Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arben Llalla: Partia e minoritetit grek Mega kërkon shpalljen e autonomisë për Vorio Epirin

| E marte, 21.02.2012, 07:59 PM |


Partia e minoritetit grek Mega kërkon shpalljen e autonomisë për Vorio Epirin

 

Nga Arben LLALLA

 

Për herë të parë pas kaq vitesh politikanë dhe drejtues të partisë së minoritetit grek që jetojnë në Shqipëri “MEGA,, kanë kërkuar hapët Autonominë e Vorio Epirit. Kjo kërkesë e tyre është deklaruar ditën e diel më 19 shkurt 2012 me rastin e shpalljes së Autonomisë më 17 shkurt 1914.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krania të prefekturës së Delvinës ditën e diel në kishën e Shën Gjergjit. Me rastin e shpalljes së Autonomisë përfaqësues të partisë së minoritetit MEGA kanë vajtur në përmendoren e Thimios Lolit, një adart i cili ka luftuar për shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit më 1914. Në këtë ceremoni përkujtimore foli gazetari Theodhoros Asvestopulos i cili përshkojë ngjarjen historike që çuan në shpalljen e Autonomisë më 17 shkurt 1914, në Gjirokastër. Më tej fjalën e mori kryetari i partisë MEGA të minoritetit Kristaq Kiços i cili tha: “Çdo komb në botë ka heronjtë e tij, dhe për këtë kemi ardhur ne sot për të përkujtuar heronjtë tanë kombëtar të cilët luftuan për të drejtat e tyre, në tokën e tyre stërgjyshore, këtu në Vorio Epir(në Shqipërinë e Jugut). Është detyra jonë për të nderuar heronjtë e djeshëm dhe për të marrë shembull për luftën e sotme. Për të ruajtur arsimin tonë, pronën tonë, identitetin tonë kombëtar. Për të ruajtur gjithçka që gjyshërit tanë na e kanë lënë për të cilat luftuan dhe sakrifikuan. Të gjithë bashkë duhet ta kuptojmë se shkojmë për të arritur kombëtar...”

Më tej kryetari i MEGËS Kristaq Kiços vuri korrura me lule tek përmendorja e adartit Thimo Lolis i cili është nga fshati Krania.

Deklarat e Kristaq Kiços është e para deklaratë e një politikani minoritar i cili hapët deklaron se vazhdojnë luftën tyre në hapat e heronjve të autonomisë së Vorio Epirit. Kohëve të fundit janë shtuar aktivitetet e minoritarëve grek për provokuar destabilizimin e Jugut të Shqipërisë.