Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Caio Werneck: Veprimtari shqiptar - Engjëll Koliqi në Agjensinë Publike të Turizmit ''Belotur''

| E premte, 07.03.2008, 08:22 PM |


VEPRIMTARI SHQIPTAR - ENGJËLL KOLIQI NË AGJENSINË PUBLIKE TË TURIZMIT “BELOTUR”, TË PREFEKTURËS SË KRYEQYTETIT MINEIR:

BELO HORIZONTE HAP DYERT PËR TURIZMIN SHËNDETËSOR DHE TË PËRGJITHSHËM PËR KOSOVARËT

Caio Werneck
Në takim me shefen e kësaj agjencie – Dr Stella Maris de Moura Kleinrath, ishin edhe  funksionari i lartë i këtij institucioni – Márcio José Veloso dhe presidentja e shoqatës për bashkëpunim në mes Brazilit e Kosovës “BRAKOS” – Dr Vera Lucia Alves Neves. Në kuadër të turizmit shëndetësor, këtu mund të vijnë pacientë nga Kosova, që vuajnë nga sëmundjet e syve, të veshkave, nga sëmundjet ortopedike, kardiologjike, urologjike, për transplatime, për kirurgji plastike etj.
 
Shkruan: Caio WERNECK

Belo Horizonte, 7 mars. – Veprimtari shqiptar i Kosovës – Engjëll Koliqi, pardje ishte mysafir i ftuar në agjensinë publike të turizmit “Belotur”, të Prefekturës së kryeqytetit të shtetit Minas Gerais. Bashkë me presidenten e shoqatës në themelim, për bashkëpunim në mes Brazilit e Kosovës “BRAKOS” – Dr Vera Lucia Alves Neves, Z. Koliqin e kanë pritur: funksionari i lartë i këtij institucioni publik – Márcio José Veloso dhe koordinatorja e kësaj agjensie – shefja e këshillit të kuadrove profesionale – Stella Maris de Moura Kleinrath, të cilët që në fillim e kanë uruar mysafirin për ngjarjen e madhe historike – pavarësinë e Kosovës dhe e kanë lutur që urimin t’ua përcjellë mbarë qytetarëve të shtetit më të ri ballkanik.

Engjëll Koliqi, gjatë bisedës me Stellën e me Marcion
Së pari ata e kanë njoftuar delegacionin mbi veprimtaritë e kësaj agjensie publike, duke theksuar sidomos programin social të turizmit shëndetësor, që me ndihmën e sponzorizuesve (gjigantëve të ekonomisë vendore) ky institucion mundëson qëndrimin e grupeve të pacientëve nga vende të ndryshme të botës, për t’u kuruar dhe shëruar nëpër spitalet e kryeqytetit tonë. Z. Koliqi dhe Profesoresha Vera i kanë njoftuar mikpritësit me hallet e mëdha të shëndetësisë kosovare dhe për mungesat e mëdha teknologjike në mjekësisnë e atjeshme.
Kërkesa e tyre, për shërimin e pacientëve kosovarë nëpër spitalet e Belo Horizonte-s është pranuar me kënaqësi nga mikpritësit, të cilët kanë thënë se në kuadër të këtij programi, këtu mund të vijnë për shërim pacientë me sëmundje të syve, të veshkave, me sëmundje ortopedike, kardiologjike, urologjike, për transplatime, për kirurgji plastike etj. Të dy palët janë marrë vesh për organizimin e takimeve institucionale, deri në nivel minhistrash, për të filluar këtë program të nevojshëm, përmes rrugëve institucionale.
 
Mikpritësit solirarizohen me Republikën e Kosovës
Mikpritësit kanë shfaqur dëshirën që të mundësohen kontaktimet edhe për fillimin e një bashkëpunimi, në turizmin e përgjithshëm, sepse sipas tyre – ka plot brazilianë që duan ta njohin Kosovën dhe rajonin e Ballkanit nga afër, sikur që mendojnë të ketë edhe kosovarë që dëshirojnë ta njohin Brazilin nga afër. Në këtë kuadër, u tha se do të mund të zhvillohet edhe turizmi afarist, sepse po shihen indikacione të fillimit të një bashkëpunimi të gjithanshëm të Minas Gerais-it me Republikën e Kosovës. Mysafirët u zotuan se do të kontaktojnë sa më parë me operatorët turistikë në Kosovë, për të filluar hapat e parë të këtij bashkëpunimi.

Të gjithë njëzërit: është koha më e duhur për ta ndihmuar Republikën e Kosovës

www.zemrashqiptare.net