E enjte, 28.03.2024, 07:30 PM (GMT)

Intervista

Lulzim Logu: Intervistë dimërore me piktorin Abdullah Gjongecaj

E hene, 20.02.2012, 08:05 PM


ARTI, PLANETI IM!

 

- Intervistë dimërore me piktorin Abdullah Gjongecaj –

 

Ekskluzive nga Lulzim Logu

 

Dëbora ka mbuluar gjithçka në Tropojë, bile edhe statujën madhështore të Bajram  Currit në qëndër të qytetit, bash përballë Muzeut Historik , ku fëmijët e rrallë dhe më të guximshmit lakmojnë të ngjiten dhe  të modelojnë sadopak shallin e leshtë dhe të ri në qafën e heroit.

Pikërisht aty e takoj piktorin Abdullah  Gjongecaj, një ndër artistët e njohur tropojanë, i larguar për shumë vite nëpër botë, në kërkim të fatit të vet jetësor dhe artistik dhe i rikthyer përsëri, për të rigjetur identitetin në atdheun e vet të paharruar, i cili e ka ndjekur si Itaka Odisenë, brigjeve dhe dherave të huaj, ku s’ka mundur të ngulet asesi…

“ Bota  është oborri im, Shqipëria është oxhaku im, arti është planeti im!”

Kjo ka qënë dhe mbetet motoja orientuese e piktorit, pedagogut të artit, skenografit, fotografit, por edhe kercimtarit te valles tropojane, në tribuna feste, dasma miqsh dhe pasdite të zakonshme, kur thyen monotoninë e provincës, me një gotë vere dhe ritme tradicionale në studion e tij të artit:

” GJONGECAJ”

Jetëshkrimi i tij është kompleks, shpeshherë paradoksal, me ulje -ngritje te pabesueshme, me ekstremitete vendesh dhe konceptesh, gjetjesh dhe vendimmarrjesh, të cilat jo rrallë kanë ndikuar në rrjedhat kulturore dhe zgjedhjet jetësore të tij.

Pasi ka mbaruar “Liceun Artistik” Tiranë dhe më pas “Akademinë e Arteve të Bukura” Tiranë, ka specializuar si skenograf, mesues i artit, kurator, kritik arti dhe grafikëpublike në Tiranë, Akademinë “Ratingen”, Gjermani, në Gllaskou dhe Liverpul.

Ka  hapur ekspozita vetjake dhe ka marrë pjesë në ekspozita të përbashkëta që nga vendlindja Tropojë, në Gjirokastër, Elbasan, Lezhë, Berat, Voskopojë, Kosovë, por edhe në  Berlin, Hamburg, Solingen, Blankenburg im Harz, Oschersleben në Gjermani, Belgjikë, Turqi, Austri, Japoni, Poloni, Izrael, Bullgari, Argjentinë etj.

Punimet e tij gjenden në Galerinë Nacionale në Shqipëri, në Muzeun Historik Tropojë, në shkolla dhe institucione të ndryshme, por dhe në koleksione private në Evropë, Amerikë, Australi etj.

Teknikat më të përdorura prej tij janë  vizatimet, grafika, akuarele, piktura murale,  akryl…

Aktualisht punon si mësues i artit në Gjimnazin  “ Asim Vokshi’’ B. Curri si dhe drejton “ Unionin Etnokulturor Ballkanik” një organizatë joqeveritare për promovimin e vlerave tradicionale  si dhe “ Unionin Artistik SYART” që perpiqet të krijojë një atmosferë motivuese për artistët e rinj të penelit.

Ambicioz, njohës i disa gjuhëve të huaja, njeri që nuk arrin të diferencojë apo qellimisht harron ta bëjë këtë për konturet e kohës, herë i ri dhe herë i vjetër, herë i matur e herë si adoloshent, ai e jeton jetën sipas shijes së vet, sipas pavarësisë dhe lirisë së vet, një  njeri thyes i pandreqshëm i rregullave, në fund të fundit, një artist që pelqen ta quajnë shpesh si i pandreqshëm…

I pandreqshëm në kërkimin e vet të paepur drejt artit të eperm në frymëzim dhe cilësi…

 

Je  kthyer ne vendlindje pas shume vitesh te perjetuara ne perendim, në kërkim të përvojave atistike, pse jo dhe jetësore?! Si do ta pershkruanit këtë periudhë te jetës tënde, çfare notash e kanë përcjelle ate, pendimi apo joshja e përjetshme e kthimit?!

 

Pervoja profesionale dhe ajo sociale ne Europe ishte e domosdoshme, e pasur dhe intensive. Une dola prej Shqipërisë se mbyllur, te censuruar.

Muzete e mëdha me kryeveprat botërore ishin objekti i kureshtjes sime të parë ne vite dhe njëkohesisht objekt  ishte edhe reflektimi im me punë per te kuptuar ne thelb ato fenomene e dukuri artistike te mjeshtrave te mëdhenj te cilat ketu na i kishin fshehur e ndaluar.. .

Berlini ishte kontakti i parë me Gjermanine e artit, me muzetë e famshem e ekspozitat e pasura.

 

Grafisti Wolfgang Jörg i cili për vite te tëra udhëhoqi me sukses „Berliner Handpresse“ ishte miku im se bashku me te shoqen dhe kolegët e tij, ata me shoqeruan me shumë se 15 ditë  në te gjitha ngjarjet kulmore artistike ne Berlin.

Ne grupin tonë u shtua edhe një përkthyes shqiptar tetovar ,Bujar Alia i cli studionte aso kohe mjekësi dhe e donte shume artin. Kështu une u ndjeva komod jashtë mase.

Ne Studion e tyre, „Berliner Handpresse“mu krijuan kushtet te fle, te punoj art, biles ata me siguruan edhe materiale pikturimi dhe vizatime. Ndihesha i lumtur ne mes te Berlinit, i rrethuar prej miqsh shume të mire, me studio, materiale, libra arti per konsultim te cilat këtu na munguan bash atehere kur na duheshin gjatë formimit ne shkollë.

Isha i privilegjuar te shoh kryeveprat botërore, te takoj artiste te njohun berlinez.

Miqte e mi me blenë disa libra arti te cilat mi dhuruan, kjo u be motivacion qe une te mesoj gjermanisht per gjashtë muaj. Me duhej te kuptoja patjeter, ç’fare thuhet ne tekstet per artistet e mëdhenj.

 

Kështu ,pas nje viti eksperimentesh hapa ekspoziten e pare e cila u prit me mjaft interes. Eksperimentimet e mija vazhduan ne menyre shume te natyrshme, duke i dhënë vetes kohe per te zhvilluar kalimin prej imitimit te realitetit te mesuarne Shqipëri ne artin e lire.

 

Kubizmi me mori me vete ne boten e tij e ashtu fillova te ndjek lojen magjike. Kubizmi me kishte  bërë shoqëri  qe ne Shqipëri me forcen e tij analitike dhe poetike, pra une mund te them qe jam një kubist analitik dhe poetik qe ne vitet 1985 ne eksperimentet e mia te para.

 

Noshta ju kujtohen muralet ne hotel “Kosova” te realizuara ne vitin 1989, muralet ne tekniken e akrilikut ne permase 2x 2 m, ishin “Stinet e njeriut “kështu i titullova. Jane ne arkivat e TVSH, filmuar prej Xhemal Reçit dhe  është dhënë një intervistë e imja ne TVSH.

 

Mund  te them se ishin tregues ekselent te percaktimit tim si kubist analitik dhe poetik dhe tregonin me kulmimin e vlerave artistike se ajo ishte rruga ime e natyrshme, fatkeqesisht e mohuar, më parë.

Muralet shtriheshin ne kater ndarje me gure dekorative te kornizuar ne forme harku nga siper e poshte me kënde te drejte ,si dritaret e kullave ,pak a shumë.

E para ishte ëndrra per tu bërë çift, ndërsa  e dyta ishte njohja te kroi, djali me kale dhe vajza me bucele, e treta ishte dasma rreth nje sofre diell, dhe e katerta familja me femije.

 

As qe behet fjale per pendim, edhe pse une jam gjerman me shtetësi, po kerkoj te bëhem edhe shqiptar, kjo është një tregues qe me se miri nenshkruan vetedijen se ky vend është vendi qe jep mudesinë per te krijuar, është nji atelie e madhe ku legjendat, peisazhi, njerëzit e hijshem e te dashur, bujar, me kthjelltësi mendore dhe intelektuale, japin motivacion dhe frymezim.

 

Studioja me 100 m kuadrat dhe e larte 4.5 m. me mundeson te punoj ne kushte pune profesionale.

 

Kënaqesia per te zbuluar talente te rinj e per t’ju dhëne atyre sekretin profesional, eshte gjithashtu nje kenaqesi, etja e madhe qe me ka pushtuar, per te ndaluar shkaterrimin e tradites, jane nder motivimet e mia me te mëdha, jane kënaqesia ime më e madhe.

 

Ata, talentet e rinj, me freskojne . me gjallerojne, sepse une marr e jap me ta, mesoj prej tyre dhe mesojne prej meje, japim dhe marrim ne nje rrafsh te barabartë, po kështu edhe tradita shtrihet ne nje rrafsh ,ajo eshte orientimi im kryesor ne artin tim ,prej saj kam mundur te mesoj shume me tepër se prej  gjithe kolloseve te artit botëror, vetem duhet te dish ta shohesh.

 

Tropoja eshte pellgu ku per fatin madheshtor është zhvilluar kultura  e Hasit qe njihet ne historine e artit per vlerat dhe individualitetin e saj .

 

Tropoja eshte nje atelie natyrore  e sociale frymezuese ,ku ne menyre fantazmagorike shpalosen bukuri  dhe  fenomene qe te bëjne artist, te rrembejne  te perqafosh artin dhe e them me bindje qe te gjithe jane artiste vetem se duhet ti bëjme te ndergjegjshem per kete.

 

Ortiqet e bukurise se kesaj perle alpine evropiane te marrin para me futurizmin frymezues, stinet te mprehin shqisat, ndjenjen ,inteligjencen. Tropoja eshte vendi me ideal per te krijuar. Ndersa per te shitur punimet marr kontakt me galeri arti ne Gjermani, USA, Belgjike, Angli, Itali, Skoci

etj.

Levizja ose shkeputja prej Shqipërie  ne Evrope dhe kthimi prape ne Shqipëri sigurisht qe shoqërohen me ngarkesen qe krijon zhvendosja, fizike dhe shpirtërore, jane mijera lidhje qe keputen.

 

Por, është nje gjykim i cili ndryshon formë sipas përshtatjes time. Bota sociale ,krejt tjeter, infrastruktura, ështe kontrast i madh dhe s’mund te krahasohen, por secila ka perparesitë e veta dhe duhet te dish se kur te duhet njëra e kur tjetra, qe te jesh i afte per ti shijuar.

 

Levizje te tilla jane te dhimbshme, por forca qe me shtyu te kthehem ishte shumë me e madhe se ajo e cila me thotë ndonjeherë ne zemërim e siper ,kthehu…

 

Gjermani eshte atje, po edhe ajo është atdheu im; po i dyti atdhe , une shkoj cdo vit atje, kam lidhje me njerëzit e mi, me kolege, miq e shoke, kam shumë  punime ne galeri, kam edhe nje studio.

 

Rregulli, qetesia, parqet me lule etj jane ne Gjermani një kënaqesi, prej te cilave mu desh te terhiqem, po këtu ka vlera te tjera. Une jam kthyer me vetëdije ,por duhet te them se nuk e dija qe ështe kaq i ashper peisazhi politik e social, korrupsioni  e te tjera fenomene qe i ka nje vend ne zhvillim. Motivimi qe me solli këtu, me mban ende te vendosur per te mos u kthyer.

 

Ti kthesh vendit tënd dhe njerëzve te tu ate qe ta dhuruan, mendoj se është detyre per te gjithe njerëzit patriotë e sidomos per artistin, mendoj se duhet te jemi mirenjohes.

Kush ka mundesi per te ndihmuar ne zhvillimin e shpejte te Tropojes dhe gjen force për ta bërë këtë në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë, është mire te kthehet.

Po nuk u bë  sot Tropoja dhe Shqipëria ,është veshtire te thuash se kur do bëhet. Mendoj se kthimi im është nje kushtrim  modest per te gjithe energjite intelektuale, biznesmenet, mjeshtrat e te gjitha niveleve:

 

KTHEHUNI ne Tropoje per te kontribuar me aftesite, kulturen dhe mundesite financiare „TROPOJANI PER TROPOJEN O SOT O KURRE“.

 

Te jetosh ne province per nje piktor si ju ,ështe mundesia e sigurimit te ngjyrave te patjetersuara dhe toneve te rralla apo e trishtimit qe vjen nga fokusi i kufizuar i perspektives?!

 

Perjetimet ne nje province per nje piktor si une jane favorizuese me shumë se sa frenuese, sepse une kam plot eksperienca te cilat jane te gjalla e po perjetësohen ne aktivitetet e mia krijuese si artist, si mesues i artit dhe si malesor tropojan.

 

Prishtina eshte nje qender ku zhvillohen shume aktivitete, ngjarje artistike me vlera internacionale ,per fat te mire me shume artiste njihemi, nderrojme mendime e eksperienca. Une jam ftuar ne shume koloni artistesh si ne Kosove ashtu edhe ne Shqipëri dhe aty kemi shansin te punojme per nje jave me shume artiste vendas e te huaj, keto jane shtysa per te qëne aktiv ne teori dhe praktike.

 

Ketu ne Tropoje, vijne edhe shume turiste te niveleve te ndryshme dhe kane kënaqesine kur takojnë nje artist qe i fton ne studio per te ofruar punimet e tij. Vjet ne vere kisha rreth 40 mesues vieneze ne studion time,deri ne oret e para te mëngjesit, duke biseduar per artin ,historine , per kulturat e traditen shqiptare ,per legjendat , Fishten, Iliret, Jan Kukuzelin ,Ramadan Sokolin, Onufrin, Buzen Kacelin, Naxhi Bakallin, Hazir Rrustemin etj.

 

Vizitat qe bëj ne Gjermani janë nje freskim, i cili me jep impulse te reja per te vazhduar eksplorimin tim ,ketu ne vendlindje.

Qellimi im eshte qe ne te ngrejme nje galeri arti per qytetin tone ,sepse Tropoja ka shume artiste dhe ata jane talente, te tillë kanë qënë që nga mjeshtri i madh  Abdurrahim Buza e ketej.

 

Te qenit patriot dhe artist, a ka kunderthenie mes ketij dualiteti qe i ka karakterizuar  gjithmone artistet e shquar?!

 

Artisti dhe patrioti per mua jane nje ,nuk mund ti ndaj ato vlera sepse ushqejne  njëra - tjetren, artisti dhe patrioti jane shkallezime qe integrohen per te zhvilluar ecurine e natyrshme  të një vendi,te mbrojtur prej dashurise se ligjshme , qe quhet gjuhe nënes, ushqimi i nënes, vendi i babes, ku ke lindur, ambienti qe te formoi, tradita e vlerat, historia e  kultura, te cilat realizojnë vleren e madhe të të qënit artist.

 

Burim shkakesor per te shkuar drejt pafundesise se shpirtit ,per te shpalosur vlerat tua si artist e patriot, jane rrethanat qe te linden, rriten e formuan, mbi te gjitha, është njesia kohe qe jep frutet e veta ne formimin e kesaj krijese superiore ne shoqeri.

 

Si eshte nje dite e zakonshme dimëore e piktorit dhe njeriut me emrin Abdullah Gjongeci?

 

Ketu ke shumë mundesi te punosh ne studio, ose te largohesh prej ndertesave te shemtuara  te socializmit e te dalesh ne gjirin e natyres se mrekullueshme, te vizitosh ndonjë  nga te afermit, sidomos kenaqesi per mua është ,kur rri me humorist si Sadri Qazim Isufi, te fotografosh, te lexosh, te shkruash ndonjë poezi, apo  te pish nje gote vere me kolege afer oxhakut.

 

Dimri pasuron procesin krijues me qetesine qe krijon, e bardha bore është nje qetësi qe respekton procesin e mendimeve te thella .

Procesi krijues kalon në një  bote  pafund ,në takimin me vetveten, me mbi njerezoren ,mbetet një mundesi e integrimit në,ambasaden e krijuesit qe e ka çdo njeri ,por shumë pak arrijne te hyjnë atje ,te komunikojne me te.

 

Ne cfare  faze ndodhet krijimtaria juaj e tanishme ?

 

Mund te them se krijimtaria ime është orientuar drejt tradicionit. Gjithnjë artisti ndodhet ne linjen e tij te perjetshme, sheh, perjeton, regjistron, perpunon, e reflekton me krijim.

Shpresoj te dal me me te mirat vlera para publikut artedashes. Kam edhe porosi murale te cilat po pres ti realizoj me kenaqesi. Ne Tropoje kam realizuar 13 murale deri ne formatin 9x4 m. Po keshtu edhe ne Gjermani por edhe me dimensione me te medha. Ndjesi e veçantë e imja si artist ështe, kur me jepet mundesia te merrem me artin e burrave sic e quajti Mikelanxhelo artin mural.

 

Piktori juaj i preferuar?!

 

Me pelqejne shume dhe secili ka dicka qe se ka tjetri. Po me teper pelqimet e mia shkojne drejte koncepteve artistike vizuale si te arti ilir, piktura e vjeter kineze, arti islamik, arti egjiptian, arti bizantin dhe arti i sotem i lire.

 

Me pak penelata, pershkruani vendlindjen, dashurine  tende dhe shpresen per te ardhmen!

 

Ah, kjo është dashuria me  e madhe, pervec prinderve, s ‘mund te kete gjë me te shtrenjte se vendlindja.

Eshtë kupe emrekullueshme e mbushur me shijet me te ëmbla, me format e një relievi qe  e perthyenn driten me magjine artistike e poetike, sidomos pellgu i malesise i kurorezuarme kodra kah lindja e me Alpe madheshtore qe ngrihen vertik prej zemres se tokes ,kah qielli ,si rralle kund tjeter ne bote.

 

Befasia qe krijon arkitektura natyrore ,kur hyn ne luginen e Dragobise, mbas Kollate, asaj te Valbones ,te duket sikur do të mbyllen e do te marrin perjtesisht ne gjirin e tyre legjendare, te cojne te Muji e Halili, te Gjergj Elez Alia, te Jakup Ferri, te lahuta e malesise.

 

Ndjehesh si foshnje i dobet para tyre. Po ajo Valbona qe me gjuhën e saj te ujshme ,skulpturon  guret e rrokullisur ortiqeve ,ne miliona vjet per t’na i dhëne ne si kryevepra,ne forma plastike skulturore  te papara. Shkuma e bardhe  e saj sikur do te tregoje origjinen se vjen prej gjirit  të bores.

 

Po ahishtat , pishat, pajat ,shkozat, ahu, hëna kur del, me driten e vet te argjende e shkelqen ne ujin valezues  te saj, a ne syrin e nje drenushe te arte?!

 

Bjeshket, toka nënë ,jane nje pasuri qe duhej te ishte Park Nderkombetar.

Stinet qe kane diference me  cdo vend te botes ,per kah pasuria ngjyrore format, me elemente teksturash magjike ,te pa fundme.

 

Geshtenjat, kumbulla e Tropojes, molla gjyle ,boronica … vetëm gjëra të rralla ka toka e Tropojës! Qe është aq e shendetshme. Kreshta me forma te cuditshme  kubiste, gjurmet e ortiqeve, rrgallet, jane pasuri  elementesh shprehes  të artit pamor qe pasurojne  ne shprehje  e ne koncept njeriun .

Janë  si mijera vepra arti, janë literatura me e vyer, Tropoja si natyre është biblioteka me e  pasur.

 

Por tradita jonë ,një nder më te vlefshmet në Shqipëri e bën Tropojen edhe me te besueshme per te perligjur  thënien se ambjenti te formon , ketë e shohim ne talentet e shumta e te rralla qe ka tropoja ,ne hijeshine mashkullore dhe ne bukurine femerore .

Te investojme dashuri per njerezit dhe  natyren qe Tropoja  të mund te bëhet ashtu siç ajo e meriton!

 



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ramiz Selimi: Intervistë Ekskluzive me ish-ushtarin e UÇK-së Sinan Morina - i arrestuar nga policia austriake me fletarrest nga Serbia Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (IV) Ramiz Selimi: Intervistë Ekskluzive me humanisten Fatime Blakaj Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (III) Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (II) Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (I) Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me veprimtaren, pedagogen, intelektualen, poeten Miradije Gashi Gjon Neçaj: Intervistë Ekskluzive me intelektualin dhe krijuesin Tahir Bezhani Demir Krasniqi: Intervistë Ekskluzive me z. Besart Berisha - Drejtor Artistik i Festivalit të Këngës për Fëmijë “Dëbora 2011'' në Gjilan Ramiz Selimi: Intervistë Ekskluzive me kryetarin e Agjensionit për zhvillimin e Ballkanit ''BADEA'' Franz Jetschgo Demir Krasniqi: Intervistë Ekskluzive me z. Habib Rushani - Drejtor i Festivalit ''Zëri i Alfabetit në Manastir Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me pianisten e njohur Dhurata Lazo Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Jahja Kadria, inxhinier dhe veprimtar nga Gjakova Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poeteshën dhe publicisten, Alma Papamihali Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin e njohur Besim Tafallari Asllan Dibrani: Intervistë ekskluzive me intelektualin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare z. Ramiz Dërmaku Ramiz Dërmaku: Bisedë me veprimtarin e dramaturgun, z. Mustafë Shabani Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me humanistin, aktivistin e atdhetarin e çështjes kombëtare z. Tahir Shabani Alma Papamihali: Intervistë ekskluzive me këngëtaren Mimoza Nazarko Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, pishtarin dhe atdhetarin Ramadan Dërmaku

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora