Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Badallaj: U shua Nasuf Hoxha

| E diele, 19.02.2012, 07:22 PM |


U SHUA NASUF HOXHA

 

*Burri i Zhurit u perballe disa here me milicine serbiane

* Me vritni ju tha sherbetoreve te Serbise, e bustin e Skenderbeut dhe Flamurin nuk e jap

* Djemeve ju tha: ju mos e ndalni kengen, kur e arrestuan me 28 Nentor

* Nuk dua t´i mbetem borxh, sepse ishin gjithmone me te njejten udhe, ndaj po  shkruaj,ne pamundesi per t´ia hedhur nje grushte dheu nga lugu i Zhurit

 

Shkruan: RESHAT BADALLAJ

 

Në moshen 78 vjeçare u shua burri i Zhurit, Nasuf Hoxha. Do t´i hynim ne hak qe te mos shkruajm per kete patriot. Serbia e kishte ne shenjesten kete familje me pretekst,se keta e kishin ushqyere me grure e mielle nga mulliri qe kishin ne Vermice,ushtrine shqiptare ne Shpalljen e Shtetit Shqiptar. Shteti me barbare ne Ballkan, Serbia, babain e Nasufit e kishte mbajtur te lidhur kembe e duar ne mullirin e tyre,kinse kishin strehuar kacaket e Ramadan Zaskocit,trimit te Lumës.

Me 28 Nentor,Besniku,vellau i shtate vellezereve te tjere, kishte prure mysafire dhe kengetar te ODAVE TE BURRAVE, me cifteli e sharki, qe nga anet tona nuk e kane kete zanat. Zanati i zhurianeve eshte vallzimi me lodra-kollqoja lumjane.

Ne oden e xha Nasufit, plasi kenga. Kenge per Flamurin, Skenderbeun, Shqiperine, Ismail Qemalin... Shtepia ishte buze rruges dhe degjohej zeri nga oda,qe kanaqet e dritareve ishin te hapura.

Natyrisht i´a kishin shurdhuar veshet afijeve dhe argateve denbabaden  serbiane. I kishin dhene "haberet" te caushi i milicise, Rrustem Ramosaj. Ky xhelat i urdhron dy milice, per te arrestuar xha Nasufin me mysafiret. Mehmet magjupi i printe.

Trokasin ne deren e xha Nasufit. Del burri i Zhurit dhe ju thote:Çka ndodhur!? Ku jeni ju ne Shqiperi apo ne Jugosllavi...?

Ne Zhur. Ne Kosove! Dhe ndrrojne disa fjale. Eja me ne merre  bustin e Skenderbeut dhe mysafiret. A je ne vete more, a i dorzon burri i Zhurit mysafiret! Keta i kam me BESË DHE NUK JAM BESEPRERE...

Xha Nasufin e marrin zvarre,por nuk e jep bustin e Gjergjit, Flamurin dhe mysafiret. Mos u beni merak dhe mos e ndalni kengen. Dhe verete kenga nuk pushoi deri ku zbardhi dita...

Te nesermen ia burgosen djemte, zagaret serbiane me yzmetin e langojeve.

Dhembja nuk eshte vetem e familjes Hoxha. Ajo eshte e perbashket-gjithekombetare. Prehu i qete dhe me kupton qe nuk ta hodha nje grushte dheu te lugut te Zhurit,ndonese i ftohur por do te me shkrihej ne dore...

I QOFTE I LEHTE DHEU I ATDHEUT!

 

Me respekt, RESHAT BADALLAJ, fror i acarte 2012