E premte, 29.03.2024, 12:51 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Murat Jashari: Thaçi e Lushtaku nuk hyjnë në Kullën tonë

E diele, 19.02.2012, 06:32 PM


Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari ka bërë kritika të ashpra në adresë të institucioneve të Kosovës.

 

Ai ka konfirmuar në emisionin Interaktiv të KTV-së se kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku

 

nuk hyjnë dot në Kullën e Jasharëve në Prekaz, për shkak të qëndrimeve kritike të familjes Jashari për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Jashari ka thënë Kosova është larg prej asaj që është pritur dhe është koha e fundit që të ketë ndryshime politikanësh

 

. Ai e ka krahasuar gjendjen aktuale me atë të viteve ’90, duke thënë se njerëzit po kërkojnë të dëshpëruar që të dalin jashtë për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike.

Përfaqësuesi i familjes Jashari ka thënë se Kosova është larg prej asaj për të cilën kanë sakrifikuar breza të tërë, dhe se duhet më shumë punë për të pasur atë që kemi dëshiruar.

Ai ka kritikuar gjendjen në të cilën gjendet sidomos shëndetësia e Kosovës, duke thënë se njerëzit e duhur të në të gjithë sektorët nuk janë vendosur aty ku duhet.

 

Jashari i pakënaqur me arritjet në katër-vjetorin e pavarësisë

 

Një nga pasardhësit e familjes legjendare nga Prekazi, Murat Jashari ka shprehur kritika të shumta në RTK me rastin e katër-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

 

Ai ka thënë se Kosova nuk ka përparuar fort në këto katër vjet dhe në përgjithësi ka rënë vullneti dhe dëshira për të punuar.

 

"E kemi sektorin e shëndetësisë të dobët, e kemi sektorin e arsimit që nuk është në nivel, dhe kemi shumë probleme në gjyqësor.

 

Përgjegjësinë për këtë e kanë ata që kanë shkuar derë më derë, qytet më qytet për të kërkuar vota. Nëse nuk janë të zotë të udhëheqin duhet t'ua lënë vendin gjeneratave të reja", ka thënë Jashari.

 

Pas një pauze Jashari kërkoi falje për ato që tha dhe i luti qytetarët t'i mirëkuptojnë kritikat e tij dhe t'i marrin si gjykime reale.

 

Botuar dhe huazuar nga gazeta e përditshme kombetare "Bota sot" botuar me 18.02.2112

 

Për Zemrën shqiptare:Neki Lulaj



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora