E enjte, 25.04.2024, 01:05 AM (GMT+1)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Për poetin Niko Kacalidha

E diele, 19.02.2012, 08:58 PM


Për poetin Niko Kacalidha

 

Nga Timo Mërkuri

 

Presidenti Topi dekoron poetin, prozatorin dhe përkthyesion  Niko Kacalidha me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”më 09.02.2012

 

Kush është poeti, prozatori dhe përkthyesi, miku im  Niko Kacalidha

 

Ishte 22-vjeç kur botoi librin e parë  poetik me titull ?Fjalë të thëna në pranverë?, me  të cilin fitoi edhe  një  çmim kombëtar. Për të vazhduar  më pas me: ?Flugeri? 1975; ?Shtëpitë tona në jug?, 1982 (çmim kombëtar); ?Shtrati i lumit tim? 1982; ?Zërat e vendlindjes? 1989; ?Profecitë e drurëve?, 1998; ?Zërat e vendlindjes? 1989; ?Kor tragjik i përgjakur?1990; ?Bibla e të vrarëve? 1991; ?Shtëpia e erërave?, 1992; ?Rrënjët e drurëve?, 1992; ?Letër urgjente nënës?, 1993; ?Baladë e përzishme?, 1993; ?Vaj i malit të vrejtur?, 1994; ?Dhe sfinksi foli?, 1995; ?Njëqind trëndafila të agullimit?, 1997 (çmim ballkanik); ?Loti i ciklaminit?, 1998l ?Bashi i yjeve?, 2001; ?Fati i amarandusit?, 2003; ?Shala e hënës?, 2007; ?Heraldikët e mullibardhës?, 2008; ?Shenjat e hidhërimit?, 2009... ?Orë diellore? etj etj

Meqënëse  poeti Niko Kacalidha  është ndër miqtë e mi, duke qënë njëkohësisht edhe redaktori i tre vëllimeve të mia poetike, si dhe përkthyesi i një vëllimi tim  në gjuhën greke, është e natyrshëme dëshira ime për ta përshëndetur edhe në faqet e  gazetës Fjala e Lire   dhe te blogu  Arti Jonian  me këtë rast. Por nuk di pse mu lidhën fjalët dhe kam ?frikë? se ndoshta, nuk do jem në gjëndje të zgjedh ato të duhurat, të artat për mikun tim. Pranfaj, në vënd që të flas për mikun tim Niko Kacalidhën, ju ftoj edhe juve të dëgjoni të ?tjerët ? çfarë thonë për atë.

E fillojmë me Ismail Kadarenë i cili shkruan:

?Niko Kacalidha është në radhë të parë poet, një poet me zanafillë greke, me një poezi metaforike surrealiste brilante, përqasur herë me zymtësinë e Seferis dhe me dritësinë e Elitis, dhe herë me detaje shqiptare të gurit, të malit, të dritës dhe të detit, të pranishme këto në pjesën më të rëndësishme të krijimtarisë së tij, gjë që e bën poezinë e tij ballkanike, me ngjyra mesdhetare, pranuar edhe nga lexuesit e kualifikuar europianë?.

Ismail Kadare në parathënien e librit Pagëzimi i zogjve 2005 shkruan:

?Krijues me dy identitete, ai është po aq poet i talentuar në të dyja, duke përbërë për studiuesit një rast të veçantë, kur i njëjti shpirt poetik shfaqet në gjuhët kaq të ndryshme siç janë shqipja me greqishten...Poezia e Niko Kacalidhës, po aq sa rrugëtimi i tij njerëzor, bëjnë pjesë në historinë e re, asaj që i përket e ardhmja,  të gadishullit ballkanik.

 

Dritëro Agolli: ?Niko Kacalidha është jo vetëm poeti më i plotë i minoritetit grek, por edhe një ndër poetët e shquar në Shqipëri. Ai nuk është poet vetëm i Shqipërisë apo i Greqisë, është një poet ballkanas dhe, më gjerë, një poet europian, një poet modern me kuptimin e gjerë të kësaj fjale, i dendësisë së figuracionit dhe veçanërisht të metaforave të dhëna shkallë-shkallë me një kursim prej artisti?.

Sadik Bejko: ?Niko Kacalidha është një poet madhor në letërsinë shqipe dhe në letërsinë greke. Ai është vërtet me fat që mundi ta shfaqë kaq madhërisht artin e vet. Nga brezi i tij, nga gjithë ç?e filluan poezinë bashkë me të në vitet ?70, të paktë, as sa gishtat e njërës dorë, janë tani në vitet 2000 poetët që e rinovuan verbin poetik shqip ashtu si ai, si Niko Kacalidha?.

Nikos Tendas , ?Niko Kacalidha është poet me frymëzim homerik, shprehës i pulsit kontemporan grek?

Leta Kucohera : ?Si poet vjen dhe bën betimin te poeti i poetëve, te stërgjyshi ynë i madh, Homeri, që të mos ndërpritet obligimi poetik?.

Dhimitris Iatropoulos: ?U njoha me veprën e poetit më të shquar grek të Shqipërisë. Poezia e tij mban aromën e traditës akritike, format e tij janë të kultivuara, thesari gjuhësor i shkëlqyer,  i peshuar midis dramatikes dhe tragjikes pa rënë kurrë në melo, kurse shpërthimi i tij ekzistencial  takon dendur majat dhe kulmet e agonisë aktuale të botës. Origjinaliteti i tij është theksuar te stili, që herë duket se Rigas Velenstilis tërheq një perde, herë sikur Solomosi çel një dritare të befasishme dhe herë sikur aedi anonim bizantin shkon shaluar mbi kalin e tij para teje?...

Krijimtaria e  Niko Kacalidhës, veçse në shqip dhe greqisht, është përkthyer në disa gjuhë, duke u përfshirë njëhrësh  në disa Antologji  botërore si në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, bullgarisht etj.

Niko Kacalidha është përfshirë në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë Shqiptare të vitit 2011, si dhe në enciklopedinë botërore ?Ëho is ëho?, midis personaliteteve të shquara të vitit 2011.

Për përkthimin në shqip të nobelistit grek Odhiseas Elitis, u nderua në vitin 2003 me çmimin ?Penda e Argjendtë? nga ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Për Niko Kacalidhën mund të flitet shumë, por unë, me atë ndrojën time se mos  ?gaboj? në zgjedhjen e fjalëve, vendosa të zgjedh për ju disa poezi nga   libri i tij, ?Pagëzimi i zogjve?

 

Me siguri Paridi s?e ka puthur

Me siguri, Paridi s?e ka puthur...

 

E ku të linin pleqtë e Trojës që përgjonin bukurinë nga muret ?

E ku të linte Menelau që e ndoqi pas mes zjarreve detare ?

E ku të linte Odiseu që me vite priste brenda kalit ?

E Poseidoni që me fushnje i tërbonte detet ?

Po ku të gjente një minutë Paridi për ta puthur ?

Gjithë gjullurdia e Trojës pa një puthje !

Gjithë ai gjak i derdhur kot, pa asnjë puthje

Se po ta kishte puthur,do zbuteshin dhe detet.

 

Me siguri, Helenën s?e ka puthur...

 

Menopauza e gurit

 

Tani që bari i shterpësisë rrënojave ka mbirë,

Dhe një fjalë mistike e ngurtësimit vidhet nga skëtera.

 

Tani,mbi gurë çka mbetur për të thënë më për pjellorinë?

Tani që mbin në brigje menopauza e gurit?!.

 

 

Aristokracia e prillit

 

Gjiri me pushin e virgjërisë dhe shega e bigëzuar në birësimin e brinjës

Cimbalit i bie brigjeve zogthi i shkalluar.

Shtëpitë e përhumbura në gjethërimin e blirit.

Brigjet e mbështetura në gjirin e jargavanit.

Ndanë shtëpive tona shtiza e ëndrave duke pëshpëritur në veshin e yjeve

Prilli çap pas çapi i pushton brigjet e barit.

Nuancat e klorofilit derdhur nëpër rrasat e oborit.

 

 

Koka e Gjon Pagëzorit

 

Për gjirin e Salomes që përdridhej

farfurimeve të hënës.

 

Për lumin përvëlues që dredhonte

gjer te gjethi i saj i fikut.

 

Për bebëzën e saj dhe për një puthje

pse mos ti jepte në sini Herodi

kokën e prerë të Gjon Pagëzorit ?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora