Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Joseph S. Nye: Fuqia e grave udhëheqëse

| E diele, 19.02.2012, 07:45 PM |


Fuqia e grave udhëheqëse

 

Nga Joseph S. Nye

 

A do t? ishte m? paqësore bota, nëse e sundonin gratë? Një libër i ri sfidues, nga psikologu i Universitetit të Harvardit Steven Pinker thotë se përgjigja e kësaj pyetje është "po". Në “Engjëjt e Mirë të Natyrës Sonë”, Pinker paraqet të dhëna, t? cilat  tregojnë se dhuna njerëzore edhe pse ekziston akoma mes nesh , ka filluar t? jet? gradualisht n? rënie. Për më tepër, thotë ai, "nëse i hedhim një sy historisë, gratë kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë  një forcë paqësore. Lufta tradicionale është nj? “loj?” burri: Krye-Gratë e fiseve, kurrë nuk janë bashkuar për të bastisur fshatrat fqinjë. Si nëna, gratë kanë stimuj evolutive për t? ruajtur kushtet paqësore, në të cilat  do të “ushqejnë” pasardhësit e tyre dhe për të siguruar që gjenet e tyre të mbijetojnë në gjeneratën e ardhshme. Skeptikët menjëherë përgjigjen se: Gratë nuk kanë hapur kurrë luftë, thjesht sepse mundësitë e tyre  për t?  ardhur në pushtet kan? qen? t? pakta. Në qoftë se ato ishin t? fuqizuara si udhëheqëse, kushtet e një bote anarkike do t’i detyronin  të ndërmerrnin të njëjtat vendime luftënxitëse  me burrat.  Margaret Thatcher, Golda Meir dhe  Indira Gandhi  ishin gra të fuqishme dhe secila prej tyre  i drejtoj vendet e tyre drejt luftës. Por është gjithashtu e vërtetë se këto gra arritën pushtetin duke luajtur sipas rregullave politike të "botës së një burri". Ishte suksesi i tyre në përputhje me vlerat mashkullore, t? cilat  i mundësuan edhe arritjen n? krye t? qeverisjes e t? pushtetit. Në një botë, në të cilën gratë  posedojnë një pjesë proporcionale të pushtetin (një gjysme) në pozicione drejtuese, atëherë ato mund të silleshin ndryshe. Pra, kjo pyetje është b?r? nj? nocion edhe m? i gjerë : A ndikon përkatësia gjinore në udhëheqje? Në baz? t? stereotipave, studime të ndryshme psikologjike tregojnë se burrat “rëndojnë” në pushtetin e komandës, ndërsa gratë janë bashkëpunuese dhe n? një mënyrë intuitative arrijnë t? kuptojnë fuqinë e butë t? tërheqjes dhe bindjes. Amerikanët kanë tendencë për të përshkruar udhëheqjen me stereotipa të vështira meshkujsh, por studimet e lidershipit t?  kohëve të fundit paraqesin një sukses në rritje, për atë që një herë e një koh?  u konsiderua si "stili femëror". Në informata të bazuara në shoqëri, rrjetet janë duke zëvendësuar hierarkitë dhe punëtorët  e kualifikuar n? atë fush? janë më pak të respektueshëm. Menaxhimi në një term m? të gjerë të organizatave po ndryshon në drejtim të "lidershipit të përbashkët" dhe një” lidershipi t? shpërndarë”, me drejtues në qendër të një rrethi më tepër sesa në majë të një piramide , siç edhe ka qen?. Ish-CEO i Google, Eric Schmidt tha se atij i duhej t? "llastonte" punonjësit e tij.

 

Edhe ushtria po përballet me këto ndryshime. Në Shtetet e Bashkuara, Pentagoni thotë se komandantët q? udhëheqin stërvitjet dhe trajnimet n? Ushtri, "bërtasin m? pak", sepse brezi i sotëm i përgjigjet më mirë instruktorëve, të cilët luajnë "një rol të tipit këshillues" . Sukseset ushtarake kundër terroristëve kan? nevoj? për ushtarë q? fitojnë zemrat dhe mendjet, jo vetëm për t? “thyer” ndërtesat dhe trupat. Ish presidenti amerikan George W. Bush një herë e përshkroi rolin e tij si "vendimtar", por ka shumë më tepër për udhëheqjen moderne se kaq. Udhëheqësit modern duhet të jenë në gjendje të përdorin rrjetet, të bashkëpunojnë dhe të inkurajojnë pjesëmarrjen. Tipi i Grave jo-hierarkike dhe aftësit? relative “ushqejnë” një nevojë të udhëheqjes në botën e re të njohurive të bazuara në organizatat dhe grupe dhe na b?jn? t? ditur se mesatarisht, burrat janë më pak të përgatitur për të përmbushur këto detyra. Në të kaluarën, kur gratë luftuan për kryesitë e këtyre organizatave, shpesh  u nevojitej t? adoptonin një "stil mashkullor", duke b?r? një “shkelje” të normës më të gjerë sociale të femrës, pra "mirësisë"... Tani, duke marrë parasysh revolucionin e informacionit dhe demokratizimit q? kërkon  edhe më shumë pjesëmarrje n? udhëheqje, "stili femëror" është duke u bërë një rrugë drejt një  udhëheqje më efikase. Për t? udhëhequr me sukses, meshkujt jo vetëm që do tu duhet të vlerësojmë këtë taktike tek koleget femra , por gjithashtu do tu duhet t? mësojnë t? zotërojnë disa nga këto aftësi. Kjo është një tendencë, POR (ende jo) një fakt. Gratë ende mbeten mbrapa në pozita udhëheqëse, duke mbajtur vetëm 5% t? pozicioneve të larta në korporata dhe një minoritet në pozicionet e legjislaturës s? zgjedhur (për shembull, vetëm 16% në SHBA,  në krahasim me 45 % në Suedi). Një studim i 1.941 “sundimtarëve” t? vendeve të pavarura gjatë shekullit të njëzetë, zbuloi vetëm 27 gra, afërsisht gjysma e të cilave arritën t? vinin n? pushtet, por si të veja apo si bijat e një sundimtari mashkull. Më pak se 1% e “sundimtarëve” t? shekullit të njëzetë ishin gratë, të cilët e fituan pushtetin me forcat e tyre. Pra, duke pasur parasysh urtësinë konvencionale në studimet e reja t?  lidershipit, t? cilat i përkasin epokës se informacionit dhe q? do të thotë hyrja n? “botën e gruas”, atëherë shtrojmë pyetjen: Pse nuk po bëjnë diçka gratë, pse çdo gjë vazhdon t? jet? e njëjta? Mungesa e eksperiencës, përgjegjësitë kryesore të kujdestarit, stili i negocimi dhe plani i vjetër i diskriminimit ndihmojnë për të shpjeguar hendekun gjinor. Rrugët tradicionale të karrierës, si dhe normat kulturore që ndërtuan dhe përforcuan ato, nuk i kanë lejuar gratë të fitojnë aftësitë e kërkuara për pozitat udhëheqëse e të larta në shumë kontekste organizative. Hulumtimet tregojnë se edhe në shoqëritë demokratike, gratë përballen me një rrezik më të lartë shoqëror sesa burrat, kur  përpiqen për të negociuar për burime t? tilla karrierë siç është  kompensimi. Gratë nuk janë përgjithësisht të integruara mirë në rrjetet mashkullore që dominojnë organizatat dhe stereotipat gjinore ende i pengojnë gratë që përpiqen t? kapërcejnë pengesa të tilla. Ky paragjykim ka filluar të “rrezohet”në shoqëri të bazuara n? informacion, por do t? ishte e gabuar ta identifikonim këtë lloj t? ri lidershipi si "bota e një gruaje". Edhe stereotipat pozitive kan? nj? efekt negativ mbi  gratë, burrat, dhe një udhëheqje efikase. Udhëheqësit duhet të shihen më pak si komanda heroike e m? shum? si një inkurajim n? pjesëmarrjen e një organizatë, grupi, vendi, apo rrjeti. Pyetjet e stilit, kur duhet përdorur forca e r?nd? dhe e butë, janë po aq të rëndësishme si për burrat ashtu edhe për gratë dhe nuk duhet të “zbehen” nga stereotipat tradicionale gjinor. Në disa rrethana, burrat duhet të veprojë më shumë "si gratë"; në disa raste të tjera, gratë do të duhet t? veprojnë pak si “burrat”. Zgjedhjet kyçe rreth luftës dhe paqes në të ardhmen, nuk duhet të varen nga gjinia, por mënyra sesi liderët do t? jen? t? aft? për t? kombinuar pushtetin e fort? e t? but?, si synim  krijimin e strategjive të “zgjuara”. Si burrat ashtu edhe gratë do të jen? ato q? do t? nd?rmarrin këto vendime. Pinker, ndoshta ka t? drejt? kur thotë: Aty ku ka dhun? mungon fuqizimi i grave.

 

Joseph S. Nye, Jr, ish-Sekretari i Mbrojtjes amerikane, është profesor në Harvard dhe autori i librit t? kohëve t? fundit “E Ardhmja e Pushtetit”

Shkupi Press