E enjte, 25.04.2024, 09:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Sami Islami: Kush ta ka ble spanaçin?

E shtune, 18.02.2012, 05:34 PM


Sami Islami

 

KUSH TA KA BLE SPANAQIN?

 

Joni i vogël shumë i mirë

Të tregohet ka pak dëshirë

Sa herë që bisedon  me te

Do të dëgjosh ndonjë ide

 

Se kush është në shtëpi kryesori

Shpesh   thotë  babi,  apriori

Edhe pse mamin shumë e don

Me babin prapë s’e krahason

 

Mami këtë gjë e kishte kuptu

Prandaj  deshi m’u sqaru

Një ditë   kur qenë vetëm  n’ shtëpi,

E pyti Jonin si  për mahi:

 

-Pse po vrapon vetëm pas babit?

-E ku është këtu roli i mamit?

 

-Unë po të laj, po të pastroj

Përralla të bukura po të tregoj

Po t’gatuj pite dhe  kulaç

Që ti t’ më rritesh sakaq

 

Joni e dëgjoi me interesim

Po  për babin prapë  s‘ndërroi  mendim

-E di, tha,  që m’ke ba piten e kulaçin,

Po kush ta ka ble spanaçin?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora