E enjte, 25.04.2024, 12:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Ne vend te urimit!

E shtune, 18.02.2012, 05:21 PM


NE VEND TE URIMIT!

 

Askund nuk ndihet atmosfera e festimit të katervjetorit të shpalljes së pavarsisë. Në rruget e Kosovës akoma asnjë flamur, në rrjetet sociale akoma asnjë poezi, këngë  apo lajmërim dinjitoz përveqëse ata që këtë ditë e presin për ti mbushë xhepat me dollarë, euro e lek.

Shteti edhe poqëse qet flamuj, do ti qet ata me gjashtë yjë, ndersa falmuri me shkaben dykrenare që u ujit me mija litra gjak shqiptari  e u pagua me mijëra jetë njeriu do të struket dikund duke dënesë nga padrejtësia që ia bënë ata që në emrin e popullit e atdhuet sot errsojnë e kthjellin motin si ua do qefi.

Gjithsesi Kosova është e Pavarur ashtu si është. Më mirë nuk ishim asnjëherë përpos gjatë LNÇ-së kur kishim Shqipëri të Madhe. Kështu i thoshte gjyshi im ndjesë pastë asaj Shqipërie të viteve katërdhjeta i cili nuk e kishte kursyer jetën për atë Shqipëri.

Sot janë harruar të atëhershmit sepse historia për Kosoven filloi shumë vonë. Filloi historia pasi u hoq Serbia dhe frenjët e pushtetit i moren ata që vranin e digjnin kufoma, ata që ligjin e ekzekutonin në rrugë, në prita, me maska e që janë në gjendje prap ta bëjnë. O ZOT I MADH! SA E DHIMBSHME KUR VRITEN NJERZIT E PAFAJSHEM NE LIRI E NE EMRIN E POPULLIT,ATDHEUT E LIRISE! Bile ata që vranin kokat e kombit quheshin "patriot" të mdhenjë. Kjo ska ndodhë askund në botë!

Pas sa vite çlirim Kosova është e mbushur me krim të të gjitha llojeve të mundshme, gjë që e thanë sot edhe strukturat e larta të shtetit.

Mbesim me shpresë se në pesëvjetorin e Pavarsisë Kosova do të frymoj ndryshe, ashtu si e do populli me ligje e drejtësi për të gjithë, me drita, ujë e bukë për të gjithë dhe me liri për të gjithë.

Baca Adem Jashari dhe Dr. Ibrahim Rugova gjithmonë thonin:

Zoti e bekoftë Kosoven!

Edhe ne sot po themi:

Zoti e bekoftë Kosoven!

Zoti e bekoftë popullin shqiptarë!

Zoti e bashkoftë trungun shqiptar!

 

Me rrespekt

Agim Gashi-Gjermani!

 

 

KANË MARRË FLAKË KANGËT E MIA

(Dëshmorëve, pavarësisë dhe unitetit shqiptar)

 

Kanë marrë flakë këngët e mia

Çohu Adem Jashari se erdhi pavarësia!

Çohu Adem Jashari shetite Kosovën

Krah m’krah me President Rugovën.

 

Ju dëshmorë jeni liria

Në arena e në kufi,

Për liri ju trupat shtritë

Për me ba Shqipninë-Shqipni!

 

U banë kater vite

Do t´bahen tremi,

Kosova ime e dashur

Liri e pavarsi.

 

Dëshmorët e kombit

N´valle të lirisë

E nderojnë Kosovën

Nderojnë pavarsinë.

 

Kosovës së pavarur

Liria i ndriti,

Terrin ia ban dritë

Zahir Pajaziti.

 

Atje në Koshare

Edhe rranzë Pashtriku

Gjithmonë ndër sy trimash

Ai Ahmet Krasniqi.

 

Nga tokë e Dukagjinit

Me shqiponjë në ball,

Valles mirë i prinë

Salihu ushtar.

 

Fill pas tij në valle

Djali i Karadakut,

Agim Ramadani

Hero lule gjaku.

 

Gjaku Juaj i derdhur

Lule liri mbiu,

Kangës ja thonë n´vorr

Xheva e Fehmiu.

 

Kullat e Junikut

Që s‘u tundën kurrë,

O Bekim Berishës

Ia kanë falë nji gur.

 

Ia kanë fal gurin

Me ia ruajtë kujtimin

Si nderoj flamurin

Ato nderojnë trimin.

 

Fushat e Kosoves

I ka mveshë blerimi,

Për Adrian Krasniqin,

Luan Haradinin.

 

O të gjithë dëshmorët

Bukur hedhin vallen,

Nderojnë Kadri Zekën

Dhe Jusuf Gërvallen.

 

Çon fjalë Enver Hadri

Nga varri n´Bruksel,

Hej Kosova ime

Paq dritë e paq nder.

 

Fryma e Mic Sokolit

Zani i Smajl Hysenit,

Gëzim uji Valbonës

Forcë gurët e Shkëlzenit.

 

Vjen Shote Galica

Ua përkdhel ballin,

N`çerdhe të amshimit

Me dritë ua mbusha varrin.

 

Parajsën e juej

Me nur ua ndrin,

Me rend ju përqafon

Uron Pavarsinë.

 

Urime, urime,

Dëshmorët e mi,

Së shpejti do ta bajmë

Shqipninë-Shqipni!!!

 

Mbi qiellin shqiptar

Nuri juej ndritë,

Përkulemi me nder

Për të bardhën dritë.

 

17.02.2009, Düren

E ripërpunuar

15.02.2012



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora