E premte, 19.04.2024, 03:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Rita Saliu: Ty Kosovë

E shtune, 18.02.2012, 05:56 PM


TY KOSOVË

 

Para varrit të gjyshit, para plisit

betohem se Kosova ka histori të lavdishme

dhe shpirtin plot bardhësi

 

tek përqafimi yt Kosovë

i dërgova fëmijet cdo vjet

që të frymojmë me shpirtin tënd

si ti të mësohen me ecë

si ti për të qëndruar

 

por vetëm një stinë

u bëra pak sa e ligë

s'i lash të të vinin

t'i priste ujku në fut

për ta vrarë gjallërin e të

ardhmes sate

 

tash Learti

vazhdimisht më thërret

të shkojmë nënë edhe sivjet

t'i bëhemi krah dheut

flokun e thinjur nga dhimbjet

t'ia përtërijmë

 

edhe Driloni

i lindur te burimi i Drinit të Zi

i është bërë shpresës sime kushtrim

nga SHBA-të deri në Dardani

 

edhe Gramozi

i lindur te Drini i Bardh

pret të takohemi te gjithe bashkë

në sheshin Arbëdhetar

 

Kosovën për ta çliruar

nga pellgjet e gjakut

pezmin për t'ia shëruar

pse kish mbet kala e paepur

vellon e bardhë për t'ia vënë kurorë

si nuses që pret t'ia dhurosh ti

 

Kosovë lulekuqe sy bleroshe

të kamë parë të kamë ndjerë

se si gjakun e njomë

e shndërrojë ne shpirt të lirisë

shesheve demokratike deri në Dardani

 

të kamë ndjere të kamë parë

si e përdhose qyqar Dushanin

si i tregove ku kishte vendin

ditën kur Dardania kishte dasmë

dhe nuk duronte t'ia kafshonin ujqit fisin

e hienat t'ia përdhosin plisin

 

në mua të kame parë

kur ia tregove rrugën

për ne Karpate barbarit

 

dhe Justinën si frymonte

duke i dhëne frymë Skenderbeut

kur e lajmëruan për fitoren

pr pavaresinë

 

Rita Saliu

1998, Rhode Island. SHBA



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora