E premte, 29.03.2024, 09:05 AM (GMT)

Kulturë

Shaban Cakolli: ''I paepur'' Demir Krasniqi

E shtune, 18.02.2012, 04:57 PM


"I PAEPUR" DEMIR KRASNIQI

 

"I PA EPUR" Përmbledhja e librit të XVII nga  Demir Krasniqi

 

Nga Shaban Cakolli

 

Poezia popullore është vlerë e trashëguar e krijimtarisë poetike të një populli, e cila është ruajtur e zhvilluar duke u bartur ndër breza njerëzor. Shumë lIoje të këngëve, që lidhen me ritet e ndryshme familjare e shoqërore, janë ruajtur në sajë të kujdesit të përgjithshëm, sepse interpretues dhe bartës të tyre kanë qenë shurnica njerëz të rëndomtë, që iu kanë bashkuar interpretimeve të përbashkëta kolektiye të këngëve rituale. Mirëpo, për krijirnin, ruajtjen dhe kultivimin e disa lIojeve, në radhë të parë të atyre të këngëve epike dhe epiko-llrike, të cilat herët kanë filluar të interpretohen me përcjelIje të veçantë të veglave muzikore duke u kënduar individualisht, roI të veçantë kanë pasur këngëtarët e talentuar me p/rirje të veçantë poetike dhe muzikore. Ata gjatë zhvillirnit historik të këngëve epike, janë bërë edhe modelues të formave melodike dhe poetike dhe ruajtës të kujdesshëm të traditës së këndimit. Disa nga këta këngëtarë janë shquar për aftësitë krijuese dhe interpretuese, prandaj nuk janë vetëm bartës të thjeshtë të trashëgirnisë poetike dhe muzikore, por edhe krijues të talentuar. Krijuesit e këtillë të këngëve populI ore epike janë quajtur më së shpeshti rapsodë ose edhe poetë populIorë. Ata kanë treguar edhe aftësi të veçanta të mbamendjes dhe të kujtesës, sepse kanë qenë në gjendje t'i riprodhojhë drejtpërdrejt me mijëra vargje.Këngëtar që si bartës sotëm trashëgimisë poetike si mbajtës së kujtesës që pasuruan eposin tonë ishin:Sefë Mleqani,Dervish Shaqa,Rizah Bllaca,Salih dhe Feriz Krasniqi,që u ngulitën në zemrat e popullit në ruejtëjen e traditës sonë të këngës.Demir Krasniqi ndryshe nga këta rrapsod ishte vet krijues,interpretues,poet,muzikolog,mësimëdhenes muzike,e me një fjalë kishte dhunti dhe prirëje,eksperiencë,për të hartuar vet tekstin,komponimin,përshtatjen melodike,tematiken,pastaj edhe për të plotësuar ate që historia la anash.Pra dhuntia,talenti,eksperienca puna e tij e pa epur,e bënë të shquar nga shumë këngëtar tjerë,i cili kendoj më bukur sa më nuk bëhet,po dhe hyri në zemrën e çdo artisti.Nuk mjafton vetëm kjo që ne po themi,ai kishte edhe karakteristika që i duhen një këngëtari,si psh: Të jesh këngëtar , rapsod , apo artist popullor është një nder dhe privilegj shumë i madh njerëzor . Por, rrugëtimi jetësor i një artisti popullor, sidomos i këngëtarit dhe rapsodit popullor nëpër krihet e këngës popullore nuk është aspak i lehtë. Ky profesion ka përgjegjësi të madhe morale dhe profesionale, andaj ata që i rrekën këtij profesioni duhet t’i përkushtohen me tërë qenien e vet njerëzore për ta kryer me nderë dhe me vlerë, ashtu siç e kërkon kënga , traditat dhe zakonet tona popullore. Të jesh këngëtar, apo rapsod popullor do të thotë të jesh ambasador i vërtetë i vlerave të kulturës kombëtare, bartës besnik i traditave muzikore prej një brezi në një brez, prej një rrethi në një rreth, prej një krahine në një krahinë deri tek prezantimet e karakterit kombëtarë dhe mbarëkombëtarë .Të gjitha këto karakteristika i gëzonte Demir Krasniqi,dhe shtegu i tij ishte hapur andaj edhe bëri shumë në kultivimin dhe mbrojtëjen e kulturës sonë kombëtare. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollimin e mesëm-drejtimin muzikor e keru në Prishtinë. Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep Bunjaku, që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e gjashtë ai zuri vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni është i Juaji”. Punoi si mësimdhënës i kulturës muzikore në shumë shkolla të Kosovës, profesion të cilin edhe tash e ushtron. Këngës dhe folkorit deri më sot nuk i është ndarë asnjëherë. Në opusin e tij krijues, ka më se 1500 këngë e valle origjinale, të thurrura, të komponuara dhe të inçizuara nëpër disqe gramafoni, audiokaseta, videokaseta, CD e DVD. Është mbledhës i folklorit burimor muzikor dhe deri më tash ka grumbulluar mbi 4000 këngë të ndryshme, disa prej të cilave i ka të publikuara, e, që janë deshifruar nga etnomuzikologu Lorenc Antoni në blenet IV, V, VI dhe VII të “Bleni muzikor shqiptar”.Deri me tani Demir Krasniqi ka botuar 17 libra me këngë. Demir Krasniqi merret edhe me gazetari. Vepron dhe jeton në Gjilan.Libri i tij i fundit"I PA EPUR"është libër voluminoz,po të mundohemi në shtjellimin e përgjithshëm të një analize të këtij libri,do të duhej të themi shumë e shumë,ne po prekim disa nga ato,duke shpresuar se në të ardhmen do i shtjellojmë në tërësi.Librit i jep vulen e rendesishme karakteri historik i saj,bartesit e qendreses kombetare,krenarinë dhe dhimbjet përmes së cilave kaloi populli ynë i shumë vuajtur,vënë para artdashësve figura kombëtare të cilat për disa shkaqe i ka lënë menjanë historia.Ai hyn ne shpirtin e popullit të të gjitha kohërave duke trajtuar qëndresen e pa shuar shqiptare për liri,barbarizmat e dhunës sllave mbi popullin tonë liridashës,rrugët e sakrificës shqiptare nën terrorin sllav,mërgimin si plagë që lëngon në kërkim të shërimit,shkollat shqipe nën dhunën kulturore sllave,qëndresën heroike të luftëtarëve të lirisë të cilët u ngritën kundër pushtuesit sërb,por edhe përkrahëjen nga Fuqitë e Mëdha,që u vunë në krah të drejtësisë shqiptare.Demir Krasniqi është krijuesi më real i cili di të i jep kuptimin e plotë përmbledhjeve të tija,pa lënë anash edhe goditjet e tradhëtisë,nga tradhetaret tanë që u hapnin rrugë pushtimeve sllave,duke shprehur mallkimin e tij mbi këta bartës të shëmtuar.Porosia dhe ideali mbi"BASHKIMIN KOMBËTAR" nuk kan munguar asnjëherë te këngët e Demir Krasniqit.Këngët e tija mbërthejnë e zbërthejnë çdo vuajtëje dhe krenari kombëtare,pa i harruar edhe të bëmat e të tjerëve për ne: Toni Bler dhe Hillari dhe Bill Klintoni,e shumë figura tjera si Yesli Klark... do ngelen ne kujtesen e popullit shqiptar si Shqiponja qe shpetuan Kosovennga kthetrrat e Serbise..Toni Bler,Hillary dhe Bill Klinton korrigjuan deri diku gabimet e bera nga Fuqite e Medha ne vitet 1878, 1913 dhe 1946.Mirenjohje dhe vetem mirenjohje te perjetshme per keta dy burra shteti dhe znj.Hyllari që këngëtari e quan nëna e dytë e shqiptarisë,ne po zgjedhim vetëm një këngë nga ky libër që përshkruan bukur këtë korigjim historie:

 

PRESIDENTIT BILL KLINTON

 

Ju, hyrët në  vargjet e këngëve të mia ,

Ashtu si që  hyrët në tonat shtëpia –

Si miku ma i shtrenjtë  n’ zemër t’ çdo shqiptari ,

Si feniks lirie – hero legjendari !

Si mendjeartë , si prijatar ,

Si shpëtimtar të popullit shqiptar .

Si vala e detit kënga po jehon ,

Si vëllai – vëllait , shqipja ju këndon !

 

Refreni:

 

Ju faleminderit , zoti Bill Klinton ,

Ju faleminderit, Bruksel e Vashington !

Ju faleminderit , zonja Hillari –

Je si nënë e dytë , o, për shqiptari !

Ju , na i zgjidhet prangat e hekurta t’ robërisë ,

Ju, na i ndalet vrasjet në prag të shtëpisë ,

Ju, na i hapet dyert e demokracisë ,

Ju, na e trasuat rrugën n’ hap drejt pavarësisë !

Si engjëll paqe i gjithë njerëzisë ,

Si rreze e bardhë e diellit të lirisë ,

Si vala e detit kënga po jehon ,

Si vëllai – vëllait , shqipja ju këndon !

 

Refreni:

 

Ju faleminderit, zoti Bill Klinton...etj.

Që ta gëzojë  Kosova përherë republikën ,

Në miqësi me NATO-në dhe me Amerikën !

Dhe këngët për Juve , do t’ jehojnë krenare –

Gjithandej familjeve në trojet shqiptare !

Si faqe e ndritur e historisë ,

Si nota të arta të melodisë .

Si vala e detit kënga po jehon ,

Si vëllai – vëllait , shqipja ju këndon !

 

Refreni:

 

Ju faleminderit , zoti Bill Klinton...etj.

 

AUTORI I LIBRIT "I PA EPUR" Demir Krasniqi përshkruan figura dhe ngjarëje heroike krenare këto për kombin tonë,ripërtrinë dhe përcjell kujtesën e të bëmave shqiptare,qëndresat dhe sakrificat e tyre për lirinë,të cilat i japin vulën e një libri kombëtarë plot vlerë.Autorit i dëshirojmë shëndet dhe krijimtari të njëpasnjëshme,ashtu i pa epur si ka vepruar deri më tani.



(Vota: 5 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora