Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Flora Durmishi: Intervistë me Blerta Zeqirin - regjisore

| E premte, 17.02.2012, 08:58 PM |


Intervistë me Blerta Zeqirin-regjisore

Do të doja të bëja film për Riza Bllacën!

Nga Flora Durmishi

Blerta Zeqiri, nuk është emër I panjohur në Kosovë. Ajo ka kaluar tashmë edhe kufijtë kombëtarë. Para pakë ditësh ajo I solli shqiptarëve një cmim jashtëzakonisht të rëndëaishëm. Wshtë e para regjisore shqiptare që merr pjesë në një festival të përmasave të tilla sic është Festivali I Filmit Sundance në SHBA. Nga atje, Blerta dhe ekipi I filmit “Kthimi”, u kthyen me cmimin e parë për filmin ndërkombëtar.

Blertë, urime për cmimin! Faleminderit që na bëre të ndihemi krenarë!

Blerta Zeqiri: Faleminderit shumë, shumë.

Filmi “Kthimi” mori cmimin e parë në Festivalin e Filmit  Sundance. I pari film shqiptar që merr një cmim të tillë në një konkurrencë jashtëzakonisht të madhe. Duhet të jesh ndier krenare dhe e lumtur atë ditë!

Blerta Zeqiri: Të githa nga pakë dhe nga shumë! Jam ndier shumë krenare, në radhë të parë, se ka dashur fati që, unë ta përfaqësoj Kosovën në Festivalin e Filmit Sundance I cili mbahet në SHBA, dhe I cili, është një prej festivaleve më të mëdha të filmit të pavarur në Amerikë. Gjithashtu më ka bërë të ndihem  shumë krenare edhe për faktin se ka qenë hera e parë që një film shqiptar merr pesë në këtë Festival e aq më tepër që ndodhi të kthehem prej atje me një cmim të parë për filmin ndërkombëtar!

Ky film të ka sjellur shumë fat. Po ky film mori 6 nga 8 cmimet e Festivalit “Nine eleven”!

Blerta Zeqiri: Duhet të them që filmi “Kthimi” ka konkurruar për 7 cmime kështu që, në fakt, ka marrë 6 nga 7 cmimet. Një prej cmimeve që ndahej ka qenë për muzikë për të cilin ne nuk kemi konkurruar ngase filmi nuk ka pasur muzikë. Zakonisht unë nuk përdor muzikë në filmat e mi. Ky film ka qenë pjesë e Festivalit Nine eleven, që për kosovarët është I njohur se u jep mundësi regjisorëve të rinj dhe skenaristëve të rinj të bëjnë filma. Skenaristët konkurrojnë me skenaret e tyre në Festival dhe, nëse skenaret e tyre përzgjidhen të realizohen, atëherë zgjidhen regjisorët të cilëve u ofrohen  këto skenare. Kështu ka ndodhur edhe me filmin “Kthimi”.

Filmi “Kthimi” u cilësua si një film I vogël me përmbajte të madhe, si një film intelegjent e me përmbajtje…

Blerta Zeqiri: Vërtetë? Oh gëzohem! Është e vërtetë që filmi trajton një temë shumë të madhe të viktimave të krimeve të luftës, le të themi, të të burgosurve, të t’zhdukurve, viktimave të dhunës…gjithcka. I ka të gërshetuara të gjitha më të këqijat që mundet njeriu t’i paramendojë se dikujt I ndodhin në luftë. Mirëpo prapseprapë nuk është I trajtuar në mënyrë patetike. Është I trajtuar në mënyrë shumë të theshtë…

Domethënë pa zbukurime!

Blerta Zeqiri: Aspak! Aty nuk shihet dhunë. Asgjë prej këtyre gjërave të këqija, që këto përsonazhe kanë përjetuar, nuk shihen në film, mirëpo ndjehen në ndjenjat e tyre që I kanë në vazhdimin e jetës së tyre të përditshme në kohën e tashme, pas luftës.

Film që të krijon emocione dhe nuk mund të jesh indiferent!

Blerta Zeqiri: Fatmirërisht ashtu ka qenë. Ne, kur punojmë në film, nuk jemi iniferentë kurrë por, nuk e di sa po kemi mundësi me pa këtë gjë objektivisht e sa jemi subjektiv ndaj kesaj. Prej vlerësimeve të njerëzve, që e kanë pa filmin këtu në Kosovë, është vërejtur se filmi ka komunikuar shumë mirë me njerëz dhe ka lënë mbresa të ta. Njejtë ka ndodhur edhe në Festivalin e Filmit Sundance.

E shikon, gjuhën e artit e kuptojnë të gjithë!

Blerta Zeqiri: Po,e vërtetë, këtë gjuhë e dinë të gjithë!

Si lindi ideja, inspirimi, kishte kohë që e kishe menduar dhe tani I erdhi moment apo?

Blerta Zeqiri: Është pakë më e koklavitur se kaq. Shumë njerëz në të njejtën kohë kemi menduar për problemet e njejta! Dhe, kjo mendoj që e ka sjellë suksesin në këtë film, duke filluar prej skenaristit të filmit I cili, e ka shkruar një skenar dhe ka konkuruar në Festivalin Nine Eleven ku edhe i është përzgjedhur skenari në të cilin, ka qenë tema dhe situatat në të cilat janë gjendur këto personazhe . Kur unë e kam marrë skenarin, kam vazhduar ta trajtoj në një mënyrë pakë më ndryshe nga ajo se si  e ka trajtuar skenaristi në fillim. Kjo për arësye se e kam marrë skenarin shumë vonë në kohë. Kam pasur vetëm një muaj kohë për ta kryer filmin e, secili regjisor duhet ta përshtatë për stilin e vetë kështu që kam bërë disa ndryshime të rëndësishme por që gjithmonë thelbi ka mbetur ai që ka qenë.  Për temën e të zhdukurve githmonë kam dashur të punoj mirëpo nuk kam pasur guximin që të filloj ta trajtoj këtë temë. Jam frikësuar se mos nuk po e trajtoj në mënyrën e duhur, e nëse një temë e tillë nuk trajtohet si duhet e kam pasur ndjenën se mund t’I ofendoj në një farë mënyrë këto viktima. Në momentin kur e kam marrë skenarin vec I kam pasur të gatshme ato ndjenat dhe mendimet e kahmotshme për këtë dukuri .

Kam përshtypjen se skenari nuk ka qenë prej atyre skenareve klasike me që, me sa kam dëgjuar, aktorët e kanë pasur lirinë të veprojnë në mënyrën e tyre. Është kështu apo jo?

Blerta Zeqiri:  Jo, skenari ka qenë mjaft klasik, le të themi, në zhvillim por, mënyra se si kam dashur ta trajtoj ka qenë mënyra moderne e punës. Mua më ka pëlqyer shumë, në skenar, tema dhe gjetja e skenaristit që e ka bërë: me I sjellë dy njerëz me tramuma shumë të tmerrshme individuale dhe këta dy njerëz janë cift që provojnë të jetojnë një jëtë të mirë ndoshta në të ardhmën por, që ka shumë tragjedi brenda. Kam dashur që krejt këtë tragjedi ta lehtësoj. Rrëfimi është shumë tragjik dhe ta trajtoj edhe unë në mënyrë tragjike atëherë do të bëhej tepër për shikuesin! Njeriu përton të lidhet me dicka që është shumë e rëndë. Gjithësesi kam dashur që me skenar të arrij një moment që ta bëjë për të qeshur publikun e pastaj dalëngadalë të tregoj dhimbjet e mëdha. Për shkak të kohës së shkurtër që kishim në dispozicion nuk kemi mundur të bashkëpunojmë me skenaristin deri në fund të procesit kështu që, jemi marrë vesh të gjithë, që ta mbaj temën, brumin, dhe pastaj u desh të intervenohej  goxha shumë në dialogë.

Na shpjego më shumë këtë mënyrën modern të punës!

Blerta Zeqiri: Është një mënyrë e re e punës të cilën e kisha parë në disa filma që bëheshin tash në Amerikë, quhesh stili Mumblecore, ku I lihet liria aktorit që të bëjë dialogun, ta bëjë filmin vetë. Ti vetëm ia jep situatën dhe ai luan vetë në atë situatë.

Domethënë aktorët e kanë bërë filmin vetë!

Blerta Zeqiri: Jo, unë nuk e kam bërë tërë filmin në atë stil për arësye se unë e dija saktësisht se ku duhet të shkohet. Domethënë, aktorët nuk e kanë pasur lirinë deri në fund por e kanë pasur lirinë e gjetjes së dialogëve. Në këtë mënyrë unë kam qëndruar prapa kamerës, me laps në dorë dhe kam shkruar cdo dialog që më ka pëlqyer e pastaj I kemi përsëritur gjërat e njejta. Mund të them që bazën e skenarit e ka punuar skenaristi Shefqet Gjocaj se pa të as nuk kishte filluar tërë kjo punë. Pastaj ka pasur shumë njerëz që kanë dhënë ndihmesën e tyre duke filluar nga unë, aktorët (Adriana Matoshi, Lulzim Bucolli dhe Kreshnik Berisha) të cilët kanë dhënë ndihmesë jashtëzakonisht të madhe në ndërtimin e dialogëve sepse I tërë filmi pothuajse është I bazuar në dialogë.

Cili është mesazhi I filmit “Kthimi”?

Blerta Zeqiri: Nuk besoj se filmi “Kthimi” ka mesazh. Zakonisht nuk provoj të jap mesazhe. E vetmja gjë që provoj të bëjë në punën time është që ai që e shikon filmin, në një moment të caktuar, ta shohë vështirësinë e vendimeve të caktuara që njeriu I merr në jetë. Kisha dashur që njerëzit duke shikuar filmin tim të thonë “ po unë si do të kisha vepruar po të isha në vendin e këtij personazhi?”

Ky film nuk është I vetmi që ti ke punuar me temë luftën. Ke pasur edhe filma të tjerë. Do t’I kthehesh kësaj teme përsëri?

Blerta Zeqiri: Sigurisht qe do t’I kthehem shpesh për arësye se lufta është që, kur e përjeton një herë ndërron shumë gjëra dhe njeriu nuk mund të qëndrojë indiferent. Përjetim shumë I fuqishëm dhe jo I mirë, sigurisht. Unë punoj një temë të tillë e pastaj disa tema të tjera pakë më të lehta në mënyrë që të marr fuqi për t’iu rikthyer temës së luftës. Të punosh në tema të tilla është shumë e vështirë emocionalisht.

Do të konkurroni edhe në festivale të tjera me këtë film?

Blerta Zeqiri: Patjetër! Tash, pasi filmi ka pasur fillimin e jetës së tij ndërkombëtare në Festivalin e Filmit në Sundance, sigurisht që do ta thërrasin në festivalet tjera. Në mars të këtij viti do të marrim pjesë në një festival në Holandë pastaj do të vazhdojmë me prezantime të tjera por ende nuk I kemi të konfirmuara.

Tashmë e keni të hapur rrugën për Oskar!

Blerta Zeqiri: Po, pikërisht këtë desha të them. Me faktin që e kemi fituar cmimin e jurisë për filmin e shkurtër ndërkombëtar na është hapur rruga të konkurojmë për Oscar e ky ka qenë një prej lajmeve më të gëzuara që kemi marrë. Tani e dijmë që kemi hyrë në një garë shumë të ngushtë ku do të konkurojnë maksimalisht 50 filma e nominohen vetëm 4!

Filmi “Kthimi” është një film I metrazhit të shkurtër. E ke menduar ta bësh film të metrazhit të gjatë?

Blerta Zeqiri: Projekti I ardhshëm do të jetë film I metrazhit të gjatë mirëpo jo ky film. Ka shumë tema të tjera që po presin në radhë që të trajtohen. Mendoj që nuk duhet të kalojmë shumë kohë në një temë të caktuar. Është bërë film I shkurtër, ka pasur sukses, jemi të gjithë të lumtur, ka edhe tema të tjera.

Blerta thonë se arti ka fuqinë e ndikimit në ndërgjegjen e  njerëzve! Pret që ky film, por edhe filmat tjerë që ke bërë dhe do të bësh, do të ndikojnë te njerëzit që të mendojnë, të paktën, se cfarë po bëjnë dhe si po sillen?

Blerta Zeqiri: Do të doja shumë të ishte kështu! Gjithmonë kur I punoj filmat e vetmja gjë që kam në kokë është që njeriu kur e sheh filmin, I ulur në sallë, në ndonjë moment të caktuar, ta vë veten në pozitë të ndonjërit prej personazheve të filmit. Mendoj se ajo është mënyra më e mirë, shpesh herë, për me qenë më afër me ndjenjat e ndonjë situate të caktuar ose problemi të caktuar.

Cila është pozita e regjisorëve të rinj në Kosovë?

Blerta Zeqiri: Nuk janë në pozitë të lakmueshme ngase nuk kanë mundësi ta bëjnë punën e tyre! Nuk ka mjete për të bërë filma. Filmi është një prej arteve që kushton shumë dhe kështu, që në start, ne kemi probleme që të bëjmë filma. Mendoj që është një platformë e mirë Festivali I Filmit 9/11 sepse ai të jep mundësi të bësh filmin por prapë se prapë nuk është platformë ideale. Kisha dashur që shteti të investojë më shumë në filma të shkurtër por edhe në filma të tjerë. Filmi është një prej arteve që më së shumti po depërton në botë sepse është shumë më I prekshëm dhe konsumohet shumë më shpejt. Për të mos e zgjatur shumë, pozita e regjisorëve të rinj është e vështirë.

Ti vetë, deri tani, ke arritur të realizosh idenë që ke pasur?

Blerta Zeqiri: Cdo herë kur kam dashur të bëj film I kam gjetur mënyrat si të bëjë film edhe pse nuk janë ato mënyrat më të mira që unë kam gjetur. Njejt ndodh edhe me regjisorët tjerë të rinj. Duhet të sakrifikohet shumë për të punuar një film të shkurtër. Shpesh here, është e vërtetë që, paguhet puna që po e bëjmë, shprtërisht, por nuk është inkurajuese.

Jasht Kosovës jo rrallë prezantohemi me lajme jo fort të mira. A është filmi, dhe arti përgjithësisht, një formë e mirë për të dalë nga këto lajme?

Blerta Zeqiri:  Po, është një prej formave më të mira për të dalë nga lajmet e këqija për, të ndërruar imazhin që Kosova ka në botë. Të kujtoj këtu kohën kur Milloshevici bënte luftë me të gjitha shtetet që dëshironin të ndaheshin nga Serbia. Ajo (Serbia) prapë se prapë kishte një farë imazhi të mirë ose të ëmbël në sytë e njerëzve nëpër botë! Kjo për hirë të filmave që vazhdonte të shfacte nëpër botë. Vazhdonte të investonte në filmat si reklamë për shtetin e vetë. Mendoj që filmi është mjet jashtëzakonisht I fuqishëm për të prezantuar shtetin dhe imazhin për të.

Blertë, ti ke bërë filma shumë përmbatësor, emocionalë. Si duket rruga e provokimit deri te realizimi I filmit? Si lindin ato shkëndijat e para për një film?

Blerta Zeqiri: Për mua, shumë shpesh, janë momente të caktuara nga jeta, ndjenja të caktuara, situata nëpër të cilat ndoshta kam kaluar, vëzhguar ose dicka e tillë. Mund të them se më së shumti më nxit, në mendimin filmik të paktën, janë: tingujt, ndonjë dialog, ndonjë zhurmë, si bie borë, tingulli I pikave të shiut etj. Sa herë ia tregoj dikujt këtë pikë timen, të paktën nxitëse, që shumë shpesh është tingulli apo zëri në film, për shumë njerëz është  e cuditshme sepse për shumicën është vizuelja, imazhi ndërsa te unë e kundërta, është dialogu, tingulli, zëri…

Ke qëndruar një kohë në Paris por ke shikuar edhe shumë filma amerikanë. Ku dallojnë filmat amerikanë nga ata evropianë?

Blerta Zeqiri: Amerikanët e kanë jashtëzakonisht të zhvilluar industrinë e filmit për këtë arësye edhe  bëjnë shumë më tepër filma komercialë të cilët jo domosdoshmërisht më pëlqejnë mua. Ata e kanë shumë të zhvilluar këtë industri dhe dinë jashtëzakonisht mirë t’I punojnë këto zhanre të filmave. Krejt bota I njeh për këtë. Mua shumë më tepër më tërheqin filmat evropianë.Por, pastaj filmat evropianë shkojnë, nga ana filozofike, shumë larg e harrojnë ta bëjnë filmin interesant për publikun. Idealja për mua janë filmat që gjenden diku në mes. Mendoj që filmat që shfacen në Festivalin e Filmit në Sundance e kanë shumë shpesh këtë mesin e artë që janë filma edhe interesantë edhe filozofikë në të njejtën kohë.

Blertë, kush ju ka mësuar të bëni regji?

Blerta Zeqiri: Hë, në punën time kanë ndikuar shumë njerëz të ndryshëm duke filluar nga profesorët e mi këtu në Kosovë, takimeve me njerëz të ndryshëm, pastaj profesorët në Francë, takimet me njerëz të ndryshëm në Francë, librat e shumtë…gjithcka nga pakë.

Karriera yte ka filluar pothuase me fillimin e ndërtimit të një Kosove të re, do të thosha. Sa ka ndikuar lufta dhe ndërtimi I kësaj Kosove në anën profesionale?

Blerta Zeqiri: Nuk di si do t’I përgjigjesha kësaj pyetjeje. Lufta na ka shkatërruar. Unë kam qenë njeri I shkatërruar pas luftës. Nuk di cila është ndërtuar më parë karriera ime apo unë kam filluar t’I mbledh copëzat e shkatërrimit që I ka bërë lufta e me ndërtu edhe veten. Nuk di as vetë ndoshta njëra në tjetrën ose jeta vetë.

Në fëmijërinë tënde kush kanë qenë herojtë e tu, ke pasur të tillë?

Blerta Zeqiri: Kam lexuar shumë. Kam jetuar në Suharekë (Therandë), në një qytet ku nuk ka pasur edhe shumë gjëra, nuk ka ndodhur ndonjë gjë interesante. Nuk ka pasur ndonjë aktivitet. Aktivitetin më interesant e kam gjetur në libra. Më duket që asnjëherë nuk kam pasur heronj në jetën time!

A ka mjaft personazhe që meritojnë të tregohen në filma sot?

Blerta Zeqiri: Ka jashtëzakonisht shumë personazhe që duhet të trajtohen te ne. Ka jashtëzakonisht tema dhe ngjarje që janë të pa trajtuara. Arësyeja kryesore pse nuk trajtohen, të paktën në film, është se nuk ka mjete të mjaftueshme financiare që të bëhen të gjitha temat që duhet të bëhen. Kosova është vend I vogël dhe nuk mund ta fajsojmë askend pse nuk ka mjete më shumë. Ka aq sa ka, por do të ishte mirë të shkojë duke u rritur buxheti për filmin në mënyrë që të trajtohen personazhet e ndryshme që meritojnë të trajtohen. Unë, ta zëmë, do të doja shumë që, në një të ardhme të afërt, të bëja një film për rapsodin Riza Bllaca. Ka pasur një jetë shumë interesante që mendoj se meriton t’I bëhet një rrëfim. Por ka edhe shumë e shumë të tjerë.

Do të jetë film dokumentaro-artistik apo vetëm dokumentar?

Blerta Zeqiri: Vetëm artistik!

Përvec këtij projekti të cilin sapo na e shpalose cili do të jetë filmi I radhës?

Blerta Zeqiri: Tani vec kam filluar të punoj në një projekt të metrazhit të gjatë. Jam në fillet e para të ndërtimit të një skenari në bashkëpunim me disa skenaristë. Tani për tani është herët të shpalos më shumë përvec se do të jetë një projekt I filmit të gjatë shumë shpejt I cili për teme do të ketë problemet sociale që kemi ne këtu.

Cila është puna më e vështirë gjatë realizimit të një filmi?

Blerta Zeqiri: Puna më e vështirë është sigurimi I mjeteve për arësye se gjithmonë ndihem jashtëzakonisht keq kur I thërras bashkëpunëtorët të punojnë me shuma simbolike të cilat shifra më vjen turp t’I nxjerr nga goja! Do kisha dashur shumë që një ditë të me jepej mundësia që të mund t’I ftoj bashkëpunëtorët dhe ata të shpërblehen për punën që bëjnë aq sa e meritojnë. Një prej arësyeve pse jam gëzuar shumë edhe kur kemi fituar në Sundance është se kjo fitore, ky cmim,  është një satisfakcion edhe për bashkëpunëtorët që kanë punuar në këtë film pothuase vullnetarisht.

Ka mjaft aktorë në Kosovë me të cilët do doje të punoje?

Blerta Zeqiri: Po po po! Mendoj që në Kosovë pjesa më e mirë e industrisë të filmit e edhe teatrit, janë aktorët. Kemi jashtëzakonisht shumë aktorë të talentuar. Kam dëshirë të punoj pothuajse me secilin prej tyre.

Blertë, faleminderit! Uroj edhe për shumë suksese të tjera deri te Oskari!

Sundance Film Festival  është themeluar nga aktori i famshëm amerikan Robert Redford dhe njihet si festivali më i madh i filmit të pavarur në SHBA. Mbahet çdo vit në Park City, Utah.Shumë regjisorë të njohur botërorë si Quentin Tarantino, Jim Jarmush, Alexander Payne, Robert Rodrigez, Kevin Smith, Steven Soderbergh, Spike Jonze kanë dalë nga ky festival.

 

Shkurt, 2012