E enjte, 28.03.2024, 08:57 PM (GMT)

Mendime

Dibran Demaku: Kur do të ''zbresë'' Adem Jashari në Prishtinë

E premte, 17.02.2012, 07:59 PM


KUR DO TË „ZBRESË“ ADEM JASHARI NË PRISHTINË

 

Nga Dibran Demaku

 

Komuna e Prishtinës dhe vetë kreu i saj Isa Mustafa kohë më parë në mjete të ndryshme të infotmimit njoftoi lexuesit dhe shikuesit se në vitin që sapo hymë do të fillojnë dhe përfundojnë punimet  në dy sheshe të Prishtinës; Në sheshin „Zahir Pajaziti“ dhe në sheshin „Ibrahim Rugova“.Bile nëpër ekrane të televizioneve të ndryshme të Kosovës ai paraqiti edhe maketet se si do të duken ato sheshe në të ardhmen e afërt.Përveq kësaj ai para lexuesve dhe shikuesve tregoi edhe shumën e mjeteve të ndara nga buxheti i komunës të cilën e udhëheq, për ndërtimin e këtyre dy shesheve.

Ndërtimi dhe meremetimi i shesheve publike të kryeqytetit me emra të njohur të historisë sonë kombëtare është gjithmonë obligim i çdonjërit nga ne.Andaj vendimin e komunës së Prishtinës dhe vetë kreut të saj,Isa Mustafës e përkrahim edhe ne.

Vetëm se në Prishtinë ka edhe shumë sheshe të tjera,poaq të rëndësishme si dy sheshet e përmendura më lart, që presinn meremetimin dhe ndërtimin nga ana e komunës.Për ndërtimin apo meremetimin e atyre shesheve nuk u tha asnjë fjalë.Ishte ky një harrim i rastit apo diçka tjetër, nuk mund të thuhet asgjë me saktësi!

Sheshi që do të duhej të ndërtohej që nga fillimi(sepse ai shesh përveq emrit që mban(dhe atë vetëm në letër)sepse deri më sot në të nuk është ndërtuar asgjë, krahas dy shesheve të përmendura më lart,është sheshi me emrin e kryeheroit të Kosovës-Adem Jasharit.Por, për atë shesh nuk u tha asnjë fjalë.As në një të ardhme të afërt e as në një të ardhme të largët?!Thjeshtë sikur për një çast u harrua komandanti! Andaj me të drejtë e mbase edhe të indinjuar nga kjo „harresë” shumë lexues dhe shikues si në Kosovë ashtu edhe në diasporë pyesin:-„Kur do të „Zbresë në Prishtinë komandanti i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës,asaj Ushtrie që me gjak e sakrifica të mëdha e solli lirinë e Kosovës,Kryeheroi i Kosovës-Adem Jashari?!Pra,kur do të „zbresë“ në Prishtinë shtatorja e komandantit legjendar?!Kur do të fillojë të ndërtohet që nga fillimi sheshi me emrin e komandantit në Prishtinë?!



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora