E enjte, 28.03.2024, 06:53 PM (GMT)

Mendime

Telegrame ngushëllimi

E enjte, 06.03.2008, 06:31 PM


LIDHJA DEMOKRATIKE E DARDANISË-DEGA NË GJERMANI
 
TELEGRAM NGUSHËLLIMI

 
PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
Shkelqesisë së tij z. BAMIR TOPI,
 
KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
Shkelqesisë së tij, z. SALI BERISHA
 
TIRANË
 
Lajmi shumë i hidhur se dhjetë minuta pas mesnate në liqenin e Farkës në afërsi të Tiranës tragjikisht humbën jetën 16 qytetarë të Shqipërisë, na ka goditur thellë në shpirt. Duke e ndarë dhimbjen bashkë me Juve dhe familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre, në emër të anëtarësisë dhe Degës së LDD-së në Gjermani, si dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet tona më të thella.
 
Hafiz Gagica, kryetar
 
Shtutgart,
06. Mars 2008


TELEGRAM GUSHËLLIMI I ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH:

Vëllezër e motra!

Me indinjatë të thellë kuptuam lajmin e hidhur për tragjendinë tonë kombëtare, prandaj ju lus të më lejoni që në emër të Frontit për Bashkim  Kombëtar Shqiptar (FBKSH) t’iu shprehë ngushëllimet tona më të sinqerta, vëllazërore e atdhetare shqiptare, me rastin e tragjendisë dhe zizë kombëtare, si dhe nga ana tjetër edhe të lus Zotin që në të ardhmen SHQIPËRIA dhe KOMBI SHQIPTAR të mos përjetojnë tragjedi të tilla, kuse familjeve të viktimave t’iu dëshirojmë përballim me stoicizëm të dhimbjes shpirtërore, si dhe të gjitha viktimave të
6 marsit 2008 t’iu dëshirojmë:

I LEHTË IU QOFTË DHEU I SHQIPËRISË ETNIKE!

Zëdhënënsi Politik i FBKSH-së,
Gafurr ADILI.

Tiranë, 06.03. 2008.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora