E enjte, 25.04.2024, 04:02 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Berisha: Faleminderit Ibrahim Rugova! Shqiptarët përkulen para jush

E premte, 17.02.2012, 08:22 PM


Kryeministri Berisha: Ibrahim Rugova, frymëzuesi dhe arkitekti i Kosovës së pavarur

 “Jemi mbledhur për të shprehur nderimin tonë ndaj burrit vizionar që iu dha nder shqiptarëve pas Ismail Qemalit në këto shekujt e fundit, presidentit Ibrahim Rrugova”. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar me rastin e emërtimit të një rruge në kryeqytet me emrin e ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rrugova.

Ndërsa e ka cilësuar Rugovën si arkitektin e pavarësisë së Kosovës, kryeministri Berisha theksoi se nderimi që po i bëhet atij sot nuk mund të shprehë gjithë mirënjohjen që ai meriton.

“Sot ne nderojmë kujtimin e Rugovës me këtë rrugë, në një ditë të madhe në historinë e kombit shqiptar, më të madhe pas pavarësisë së Shqipërisë por ndoshta edhe ditën më të shdritshme në historinë e shqiptarëve që nga luftrat e Skënderbeut gjer më sot, ditën e pavarësisë së Kosovës. Pavarësis e Kosovës u ndërua mbi gjakun, flijimin e jetëve të sakrifikuara të qindra-mijërave shqitarëve në Kosovë, që u arrit me forcën dhe ideve të Rugovës dhe të sakrificës së popullit të Kosovës, pavarësi që bëri të lirë shqiptarët kudo që ndodhen” ka theksuar Berisha.

Kryeministri Berisha ka theksuar më tej se historia ka faktuar se që në të gjitha luftrat për copëtim shqiptarët ia kanë dalë mbanë të rezistojnë pasi nxorrën në ballë burrat vizionarë si Rugova dhe komandatët legjendarë si Adem Jashari.

“Ne nderojmë sot presidentin Ibrahim Rrugova, këtë misionar të pashembullt të kombit tonë në vitin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Rrugova me veprën e tij, me mendjen e tij të ndritur, me përkushtimin e tij të plotë, me guximin e jashtëzakonshëm bëri të mundur që shqiptarët të vijnë në këtë 100-vjetor krenar, të lirë dhe të sigurtë në të ardhmen që meritojnë. Ndaj dhe njëherë do të përulem me nderim të madh përpara veprës së këtij burri, këtij misionari të pashoq në historinë tonë kombëtare, arkitektit të Kosovës së pavarur. Faleminderit presidenti Rrugova për gjithçka që bëtë dhe çdo shqiptar kudo që ndodhet përkulet me nderim para jush” ka përfunduar fjalën e tij Berisha.

Ndërsa Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se Rugova ishte lideri vizionar që punoi për Pavarësinë e Kosovës. “Rugova proklamoi Kosovën e pavarur. Ky vizion i presidentit Rugova u bë platformë e gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Mustafa.

Ai gjithashtu theksoi se tashmë dy vendet tona kanë objektivin e integrimit në BE dhe do të ndihmojnë njeri-tjetrin në këtë rrugë. “Në kënaqemi me sukseset që po arrin Shqipëria, demokratizimin e jetës, zhvillimin ekonomik. Edhe në po përpiqemi, të vetëdijshëm se kemi sfida, por besoj se këto do t’i kalojmë së bashku me një bashkëpunim shumë të mirë”, shtoi më tej Mustafa.

 

Katër vjetori i Pavarësisë, takim Basha-Mustafa

 

Kryebashkiaku, Lulzim Basha takoi sot kryetarin komunës Prishtinë, Isa Mustafa. Pas takimit në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Basha dhe Mustafa dhanë një konference të përbashkët për shtyp, ku informuan lidhur me detajet e bisedës mes tyre. Në këtë katër vjetor të Pavarësisë se saj, Kosova, në vlerësimin e kryebashkiakut Basha ka bërë përpjekje të suksesshme në respektim të praktikave Europiane. Njëkohësisht në fjkalën e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës garantoi bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy qyteteve. “Bashkëpunim jo vetëm për shkëmbime ekonomike, por në të gjitha fushat, me qëllim që të promovojmë vlerat shqiptare”, vuri në dukje basha.

Po kështu, Basha bëri me dije se një rrugë e kryeqytetit do të ketë emrin "Ibrahim Rugova".

Duke iu referuar një momenti të tuillë, kreu i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa e cilësoi si një vlerësim vënien e emrit të ish-presidentit në një nga rrugët e Tiranës. “Katër vjetori i Pavarësisë është një fetsë e Kosovës dhe e Shqipërinë”, u shpreh Mustafa.

Në vlerësimin e tij, bashkëpunimi në shumë fusha ka shënuar progres. Madje, sipas Mustafës në këtë progres një rëndësi të veçantë ka pasur dhe Rruga e Kombit, e cila është dhe ura lidhëse mes 2 vendeve.

 

Për ZSH-Kadri Mani

/etnike@gmail.com



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora