E enjte, 28.03.2024, 10:50 AM (GMT)

Mendime

Besim Jashari: Po shemben kufijtë Maqedoni-Serbi?

E premte, 17.02.2012, 07:56 PM


Po shemben kufijtë Maqedoni-Serbi?

 

Nga Besim Jashari

 

I indinjuar thellë për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, vendosa të shpreh shqetësimet e mija në këtë opinion.

Unë ndjehem shqiptar dhe si i tillë nëpërmjet këtij shkrimit distancohem nga subjekti politik shqiptar që më përfaqëson mua, interesat e mija dhe të të gjithë shqiptarëve në skenën politike në Maqedoni. Ishin të mjaftueshme 10 vite pushtet për të kuptuar se Bashkimi Demokratik për Integrim ishte vetëm një farsë dhe asgjë më shumë prej asaj që pritej e proklamohej.

Ky subjekt politik që u themelua menjëherë pas konfliktit të armatosur të vitit 2001, që përvetsoi fondet materiale për të cilat nuk dha llogari, përvetësoi edhe rezistencën kombëtare dhe me mjeshtëri e përdori për poentim politik. Sot, jemi dëshmitarë të manipulimeve të reja në emër të eurointegrimeve. BDI aprovoi shumë ligje tregtare, ekonomike, e teknike për qarkullim të lirë më Serbinë, së fundmi miratoi edhe marrëveshjen e dy Ministrive të Punëve të Brendshme, të Maqedonisë dhe Serbisë. Sipërfaqësisht fiton përshtypjen se është një marrëveshje ndërfqinjësore, por nëse analizon brendinë do të shohësh se kjo marrëveshje në një far mënyre paraqet shembje kufijsh me Serbinë. Guxoj të jap këtë konstatim duke iu referuar  të dhënave historike dhe ngjarjeve nga e kaluara. Historia na mëson se aneksimet ndodhin dalëngadalë dhe gradualisht. Duke filluar me nënshkrimin e marrëveshjeve dhe lehtësimeve për tregti dhe qarkullim të lirë e duke vazhduar në fund me bashkëpunimet ushtarake e policore.

Çka vjen në fund? A mund të ndodh referendumi për union Serbi-Maqedoni? Gjithçka është e mundshme bazuar në faktin që BDI këto 10 vite u dëshmua vetëm si makineri e papërgjegjshme votuese qe aprovon gjithçka që i ofrohet në tavolinë bisedimesh.

Në funksion të kësaj që them më lartë është edhe aprovimi i marrëveshjes së re për bashkëpunim policor që koalicioni qeverisës VMRO-BDI legjitimoi në Kuvendin shtetëror, duke mundësuar kështu që vetëm brenda 10 ditëve të futin edhe juridikisht Serbinë brenda territorit të Republikës së Maqedonisë. Edhe bashkëpunimi ushtarak është afër, balonin e parë provues veç më e lëshoi edhe Fatmir Besimi kur filloi fushatë lobuese për integrim të Maqedonisë nga Beogradi. Për habi të të gjithë, madje edhe të vet serbëve, ai takoi një gjeneral që shquhet për urdhëresa dhe krime lufte në Kosovë, u dekorua dhe bëri shumë fotografi solemne, për të qenë ironia më e madhe, Ministri Besimi që në këtë takim institucional përfaqësoi të gjithë shqiptarët, subjektin politik të tij (BDI) dhe “krahun luftarak të UCK-së”, duke u përkulur përpara një krimineli serb që e shpërbleu me librin e tij me tregime përshkruese për krimet dhe forcën ushtarake serbe “Vojska Sërbije”.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora