E shtune, 20.04.2024, 10:12 AM (GMT+1)

Mendime

Hasan & Lajde Blakaj: Kosova, pa emrin Republikë

E premte, 17.02.2012, 08:58 PM


Kosova, pa emrin Republikë

 

Nga Hasan & Lajde Blakaj

 

Këto ditë na doli edhe një ”sihariq”. Po flitet , dhe gjithësesi ashtu do të del se Kosovës do i hiqet emri Republika e Kosovës, gjatë prezentimeve rajonale duke bërë kembim më Rez. 1244.. Dorën në zemër asnjëherë nuk më ka pelqyer ky emer Kosovë,  sepse mund të themi lirisht sikur shumë emërtime  sllave që janë anë e kënd Trojeve shqiptare  edhe ky emer është kryekput sllav që medoemos duhej ndryshuar më kohë dhe është e natyrshme për të ja kthyer emrin e vertetë Dardani. Për hirë të asajë  dhe për hirë të kësajë Kosova sejcilen herë po humbë mvetësinë e vet se paku në emërtimet administrative nderkombtare. Kompromisi më i dhëmbshem  u bë më pakon e Ahtisarit  por pyetja është a patem zgjedhje tjeter ? Do thosha jo! Sepse ne nuk mundem vetë ta finalizojmë çlirimin e Kosovës. Andaj kur ti nuk mud të jeshë Zot shtëpije në shtëpinë tënde të bëhet  zot i shtëpisë kush të dojë. Është i marr ai që mendon që pa gjakun e derdhur të bijve dhe bijave të Kosovës u arrit kjo liri e cunguar. Ashtu si do ishte i marr ai qe mohon kontributin  e brezave të shumtë që dhan çdo gjë për këtë tokë të larë më gjak. Shumë kushë do thonte se asnjë shtet në botë nuk është bërë i pavarur pa ndihmen e ndonjë shteti tjeter të fortë.! Edhe kjo mund të jetë e vërtetë por kto shtete u bënë të verteta  dhe pernjëmend shtete dhe asesi dhë asnjëherë më asnjë plan që i rrie mbi kokë me kaq kompromise të dhimbëshme. Kompromiset për Kosoven që në pamje të parë të vogla, në të ardhmen do na shkaktojnë dhëmbje shumë të mëdha. Grupi jonë negociator për negociata gjëja teknike natyrishtë më dijeninë e qeverisë  po sjellë në pikëpyetje serioze pavarsinë e Kosovës. Të gjitha këto që po i themë nuk kan aspak të bëjnë më ndonjë kritikë tipike për qeverinë apo mbajtje krahu politik për ndonjë parti por është nevojë inmediate për gjithë ne për të reaguar dhë parandaluar pasojat që do të vinë në të ardhmen.

Ç´far humbem dhë çka do humbim në të ardhmen nese vazhdojmë më këtë trend kompromisi.

1.         Humbem rastin të veprojmë si komb dhë si tërsi kombëtare gjatë luftës për shkak të bajraktarizmit  dhë liderizmit primitiv që ne nuk ishim unik në luftë andaj ndodhi ajo që ndodhi , gjvendoja e më se një milion  shqiptarëve nga trojet stergjyshore. Masakrat të tmerrshme në të gjithë Kosovën. Humbja e mëse 13.000 bashkombasve tanë shumica gra , pleq e fëmijë, e që afër 3000 nuk jua dim as varrin.

 

2.         Hiç pjesen që i takon viteve të luftës se dytë botërore që u bën gabime  të pa falëshme e që si pasojë ngelem nën kemben e sllavit ne nuk mësuam gjë prej gjeje për tu organizuar më mirë por prap bëmë dhe  perseritem të njëjtat gabime . Pra thjeshtë ne nuk ishim unik as në luftë dhe as pas luftës. Natyrishtë që ndikojnë rrethana dhë faktorë të ndryshëm  për tu bërë unifikimi i të gjitha forcave kunder një agresori por shumë lutëra na gjeten të pa organizuar në shumë pikëpamje qofshin ato organizative apo lutarake. Ne mund të ja bëjmë dëshiren vehtës por realiteti është ky që është

 

3.         Nga Kosova u larguan  forcatë okupuese  për tu koncetruar në pjesen veriore të Kosovës duke qenë një rrezik serioz , permanent në çdo vendbanim dhë çdo kohë. Ne perçdo ditë trumbetojmë që kemi problem në pjesën veriore të Kosovës  sepse komunat të tjera janë integruar dhe pranojnë Kosovën si shtet  të vetin. Por sa është e vertetë kjo?  Ku sot e gjithë ditën në këto komuna ka edhe barrikada dhë ku pikërishtë në ndertesatë komunale  të tyre qendron i varur flamuri i Serbisë, armikut tënd të perbetuar, si në Graqanicë, Ranilluk, Shterpc, e gjitiu aty ku ka serb më shumicë. Pra nuk na qenka vetem veriu i Kosovës si problem apojo. Eja integrim eja.

 

4.         Heqja e emrit Republikë do të ketë pasoja shumë serioze. Pra Kosova atëherë do konsiderohet thjeshtë si provicë pa marrë parasyshë trumbetimet e politikanve tanë që kjo nuk do ndodhë…Kosova nuk do të ketë qasje në arenen nderkombëtare njëllojë si më Republika e Kosovës. Ngadalsimi i njohjeve  nga shtetet që nuk e kan njohur gjerë më tani do të jetë evident dhë i pa shmangshem. Pra politikanët tanë duhët të jenë shumë më këmbngules në argumentimet e tyre dhë qendrimet e tyre. Negociata sa të doni por jo në dëm të Kosovës. Futja e paralelizmit të Luginës Preshevës është sa i domosdoshem aq edhe jetik .Asnjë kompromis sa i perketë Lugines Preshevës, le të zgjasin sa te duan negociatat, po të jetë nevoja më vite. Nuk është turp të mësojmë nga kombet të tjera së se si veprojnë ato në momente vëndimtare historike , dhë së si mbajnë qendrim gjatë negociatave të ndryshme. Shembull tipik është Maqedonija një shtet i pa qenë që edhe pse nuk ka qenë kurrë komb maqedon më këmbnguljen e tyre ata një ditë do të bëhen komb. Sepse nga e drejta juridike  që edhe gjërat e gjetura duke i mbajtur një kohë të gjatë ato një ditë ke për ti poseduar ata do ja arrinë qëllimit për tu bërë komb. Pra atyre ju kushtojë më futjen e tyre në NATO por nuk ndryshuan qëndrim dhe as që po lëshojnë pe. Këtë e mora vetem si shembull të afët dhe asesi për të treguar së sa të zotët janë.  Kësajë i thonë  politikë, e vëndosur por pa shkëputur negociatat. Kompromis po por jo në dëm timin.

 

5.         Hiç anët negative në rregullimin e brëndshem shtetëror,ekonomik, social, kulturor etj etj ne kemi humbur shumë në rrafshin e kultures kombëtare, pra thjeshtë në rrafshin vetëdijes  kombëtare. Të gjitha i themë nga dhembja qe e ndjejë thellë në shpirtë dhë asesi duke menduar dikush që unë shoh vetem zi. Do na duhet kohë dhë kohë për ta kthyer atë vetëdije që dikur e kishim. Të gjitha këto të kqia që janë prezente nuk mund ta quaj ndryshe perpos tmerr për kombin si: josinqeriteti, mashtrimi fetar duke gjvendosur vëmendjen nga problemet kryesore dhe fokusuar në ato fetare, mitoja  informaliteti , kryerja fakulteteve dhe dotorraturave më të holla, prostitucioni, droga vrasjet etj etj që kan depertuar pothuaj në q´do pore të jetes

 

6.         Duke u nisur nga thënja: ”Ma gjejë një politikan që nuk gënjen do ti sjell më mija prostituta të virgjëra” dhe duke u nisur nga e verteta e hidhur që ka kapluar Kosoven në duhet medoemos të mobilizohemi i madh dhe i vogël që tja kthejmë vleren këti kombi. Është shumë reale qe sundimet e gjata të okupatorve të ndryshën kan lënë pasojat e tyre gjatë sundimeve të tyre të egra  por,  askush nuk mund të më bindë që ne nuk mund të vepromë si individ si familje, natyrisht edhe si grup për të miren e këti kombi.

 

Hasan Blakaj Stockholm 2012-02-15



(Vota: 25 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora