E premte, 19.04.2024, 05:52 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Historia e shtetit të Kosovës

E enjte, 16.02.2012, 08:22 PM


SHFLETOJMË HISTORIN E SHTETIT TË KOSOVËS

QË NGA SHPALLJA E PAVARËSISË

SË KOSOVËS, E DERI MË SOT

 

Përgatiti: Ramiz DËRMAKU

 

Me 17 shkurt 2008 Kosova shpalli Pavarësinë. Pas shpalljes së pavarësisë u dërgon letra të gjitha qeverive të europës e botës, për ta nojur pavarësinë e Kosovës. Pas disa orëve filluan edhe njohjet e para. E para pavrësinë e Kosovës e njohu kush tjetër pos Gjermanisë, me 27 shkurt të vitit 2008. PonjashtU Gjermania ishte shteti i parë e cila emëroi ambasadorin e parë në shtetin e Kosovës. Me 8 mars të vitit 2008, ministri i parë i cili e vizitoi shtetin e Kosovës ishte minstri i jashtëm i Suedisë Carl BILDT. Deri më tani pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 9o shtete, nga të cilët 88 nga 193 shtete Anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës. Pjesa dërmuese e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (22) nga 27. Anëtarët e BE-së vendosin individualisht se a do ta njohin pavarësin e Kosovës apo jo.BE-ja ka në Kosovë ka stacionuar misionin e Eulex-it për ta ruajtur paqën në Kosovë. Njëzetekatër (24) anëtarë të NATO-s nga njëzetetetë (28) e kanë njohur Kosovën. Shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, janë të ndara sa i përket pavarësisë së Kosovës.Shtetet e Bashkuara të Amerikës-SHBA, Britania e Madhe dhe Franca e njohën pavarësinë e Kosovës. Rusia akoma nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndersa Republika e Kinës ka shprehur brengosjen e saj me këtë akt. India, dhe Kina bënë një deklaratë së bashku ku i ftonin autoritetet e Beogradit e Prishtinës të fillojnë me negociata të reja. Ndersa nga fqinjët tanë pavarësinë e Kosovës e kanë njohur: Republika e Shqipërisë, ish.Republika jugosllave e Maqedonisë dhe Mali i Zi. Në mes të Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë kanë filluar bisedimet me për caktimin e vijës kufitare në mes të Kosovës e Maqedonisë. Qeveria e Serbisë si reagim ndaj ndaj atyre shteteve që e kanë njohur Republikës e Koosvës, i ka ftuar në bisedime ambasadorët e vet nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por në korrik të vitit 2008 ambasadorët e saj u këthyen përsëri në shtetet e BE-së.Ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq me 15 gusht të vitit 2008 , e dërgon një kërkesë zyrtare në OKB, për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkak të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në takimin e saj në shtator 2008 vendosi ta çojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. GJND vendosi më 22 korrik 2010 se deklarata e pavarsisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën nderkombetare, me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit Zëvëndëskryeministri i Parë i Kosovës Behgjet Pacolli ka pasur të një bisedë telefonike me presidentin e Guinea-Bissau, Malam Bacai Sanha, i cili i ka rikonfirmuar njohjen nga Guinea-Bissau. Republika e Kosovës më datë 30 janar 2011 ka marrë notë verbale nga Sulltanati i Omanit, me nr. të referencës 7102/700710/181/2011 dhe të nënshkruar nga lartmadhëria e Tij Sulltani Qaboos Bin Said dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ku thuhet se: “Njohim pozitën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë drejt pavarësisë së Kosovës dhe Qeveria e Sulltanatit të Omanit e mirëpret anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ku Kosova dëshiron të marrë pjesë”. Omani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, ku ambasadori i Kosovës në Londër Muhamet Hamiti është akredituar si ambasador jo rezident në Oman. Më shtator 2011 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kanë marr konfirmimin nga ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdulla për njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

Shtetet që e kanë njohur deri më tani Kosovën përbëjnë 72.46% të BPV-së botërore.

 

Punaur me 15.02.2012 Weingarten - GJERMANI



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora