E premte, 19.04.2024, 11:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Një vepër kushtuar jetës së Nënës Terezë...

E enjte, 16.02.2012, 08:59 PM


Një vepër kushtuar jetës së Nënës Terezë...

 

Nga Tefik Selimi

 

Gjilan, 15 shkurt - Këto ditë doli nga botimi vepra më e re e Demir Behlulit, piktor nga Gjilani, “Shenjtëresha shqiptare”. Është kjo vepër edhe poetike, por edhe artistike. Vepra në fjalë dallon nga veprat tjera të këtij autori, për faktin se këtu pasqyrohet jeta e tërë e Nënës Terezë me vargje e me portrete arti, që janë  përkushtime Bijës, Motrës dhe Nënës Terezë, e cila përjetësohet në faqet e kësaj vepre letrare të Demir Behlulit, piktor e krijues.  Vepra “Shenjtëresha shqiptare, siç e ka quajtur autori, Demir Behluli, në vete ngnërthen 36 portrete të saj nga mosha e re e gjerë në vdekje. Demir Behluli lindet më 10 shkurt 1938 në Ranatoc të Preshevës. Shkollen fillore e kreu në fshatin Maxhere dhe Preshevë. Shkollën normale në Shkup, ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike-dega e artit figurativ në Prishtinë. Ka specializuar për dizajn. Vepra më e re e tij “Shenjtëresha shqiptare” është një vepër që “rrëfen” pak më “ndryshe” nga vepra tjera të këtij autori e nga të tjerët. Këtu kemi një formë tjetër artistike, e cila formë vetëm autori ka ditur ta bëjë këtë “stil” artistik. Vepra në vete ngërthen poezi, por edhe 36 portrete në vaj, të cilat portretizojën jetën e Nënës Terezë nga jeta e saj fëmijërore e gjer në kohën e fundi të jetës së saj. Ajo që e  dallon prej veprave tjera të këtij autori është edhe fakti tjetër se,  kjo është vepra e 18-ta me radhë e autorit D. Behlulit dhe artikulon dy arte: poezinë dhe pikturën, njëkohësisht. Në fillim të veprës, “Shenjtëresha shqiptare”, Demiri Behlulit, piktori, shton se ka bërë portrete me vargje për Nënën Terezë. Janë këto vargje joshëse, të cilat lidhen për kohën e saj. Poeti fillon të “këndojë” në vargje: “Ka jetuar njëherë një Nënë/ Me një zemër/ Shumë ta madhe/ Më të madhe se njerëzimi”. Apo vargjet tjera ia thonë: “Ajo Nënë Shqiptare/ Fort bujare/ E vogël me trup/  E madhe në shpirt”, f.8. Të gjitha portretet e Nënës Terezë janë të “qëndisura” me nga disa vargje, të cilat vargje “rrëfejnë” jetën e saj nëpër kohë. Autori i veprëës në fjalë, Nënën Terezë e ka pasqyruar që nga mosha 13-vjeçare, mandej, moshën e saj 14-vjeçare, moshën 17 vjeçare, 18 vjeçare, 19,  portretin e saj si mësuese dhe drejtoreshë në shkollën e Kalkutës, më 1946; Nënën Terezë së bashku me Dr. Don Lush Gjergjin në momentin kur merr çmimin Nobel, më 1979; Nënën Terezë në bisedë në Televizionin e  Shkupit, më 8 mars 1978; praninim e saj të medales Nobel për paqë, më 10 dhejtor të vitit 1979; Nëna Terezë në Pejë, më 1982; Nëna Terezë me Papa Gjon Palin II; takimi i Nënës Terezë me gazetarë, Oslo, 1979 etj. Kjo është ajo forma “tjetër” e bërjes artistike e autorit të veprës “Shenjtëresha shqiptare”. Dhe, secilit që i bie në dorë vepra në fjalë, sigurisht, me këtë “teknikë” shkrimi, do të jetë i kënaqur dhe do ta përjetojë një lexim të këndshëm dhe joshës. Siç dihet, Demir Behluli është njëri ndër piktorët e shquar të artit piktural tek ne në Kosovë. Ai ka krijuar gjer më tani mbi 3000 vepra artistike, ka punuar mbi 1570 portrete, ka organizuar më shumë se 9 ekskpozita personale e mbi 63 ekspozita kolektive. Demiri veçohet për artin e skenografisë. Punoi 7 skenografi për veprat e skenuara në Teatrin Kombëtar të Gjilanit. Mandej, ai punoi 47 ballina librash, ilustroi 30 libra, realizio 63 dezene perdesh, realizoi 7 stripe origjinale, iu botuan 185 reproduksione nëpër gazeta të ndryshme, realizoi mbi 60 murale, pikturoi 650 m2 afreska në Kishën e Binçës (në Viti) me 520 figura shqiptare. Ai dekoroi enterierin e 43 xhamive me 26.000 m2 arabeska orgjinale shqiptare, botoi 18 vepra dhe u prezentua në 10 libra të përbashkëta. Demir Behluli ka bërë një “histori” të madhe në artin dhe kulturën shqiptare si piktor dhe si krijues i artit letrar. Për 50 vjet realizoi mbi 3000 vepra artistike: 850 portrete, hapi 12 eksozita personale dhe 63 kolektive, bëri 7 skenografi, 50 ballina librash, ilustroi mbi 30 libra, realizoi 63 dezene perdesh, 7 stripe origjinale, 60 murale etj. Po ashtu, për punën e tij si piktorë, ai 11 herë është shpërblye dhe ka marrë 23 diploma e mirënjohje. Pikturat e tij gjinden në kolekcione individuale e institucionale në: Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Holandë, Gjermani, Austri, Australi, Turqi, Zvicër e gjetiu, ndërsa dhuroi mbi 560 punime artistike. Vepra e tij më e re ”Shenjtëresha shqiptare” është botuar më 2012 nga Shtëpia Botuese “Drita”.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora