E premte, 19.04.2024, 10:37 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Kriminelët e PDK-së dhe defatoret gabelica të tallava ahengjeve në Dardani

E enjte, 16.02.2012, 09:00 PM


KRIMINELËT E PDK-SË DHE DEFATORET GABELICA TË TALLAVA AHENGJEVE NË DARDANI

 

Nga Selim Nëngurra

 

Nuk di pse, kur plot indinjatë u ula të shkrueja, ky titull nuk m’u duk i përshtatëshëm, por përsëri e lashë ashtu. Nuk asht titulli, mendova, ai që ka randësi në këtë rast.

 

Vërtetë "politikajt" e PDK-së në Dardani, argatet e SHIK-ut dhe vet shikovcat, sot Deputet në Parlament të Dardanisë, dhe defatoret gabelica të dasmave dhe ahengjeve tallava në trevat tona shqipfolëse kanë shumçka të perbashkët.

Mbaj mend si fëmijë, na nga Dukagjini nëpër dasma merrnim kangtarë për krushqit, ndërsa te gratë paguenim defatore gabelica, të cilat mbas darkes, në mbramje, i merrnim edhe në odë të burrave për t’u defrye krushqit me defin e tyne.

 

Viset e tjera në Dardani defave u bien vetë vajzat e gratë e familjes ku asht ahengu. Mbaj mend se te burrat, kur vinin defatoret, vinin me nga një kile pomadë në ftyrë, që rrëshqiste nga djersa dhe u vinte era; porsa të afroheshe pranë tyne të kapte e vjella.

 

Fillonin t’i binin defit ato dhe dilte një burrë me vallzue. Ai, mbas pak, kapte për dore njenen nga gabelicat dhe vallëzonte me te. Tjetres i ulej pranë ndonjë burrë dhe i binin defit bashkë. Ndërsa valltaret përdridheshin e hidheshin, gabelica ia fillonte një kange, teksti i thurun aty per aty, ku gabelica shante e përqeshte ate që vallëzonte dhe familjen tij. Vallëtari i dehun, plot epshe, që i dridhej gabelica përpara, nuk ua vinte veshin shamjeve të gabilicës tjetër.

 

NGJAJSHMENIA ME DEPUTETET E PARLAMENTIT

 

Në parlament të Dardanisë kemi poashtu gra me buzë të kuqe, që po sikur defatoret e dasmave tallava, edhe ato kutërbojnë nga era e randë e parfumeve, dhe edhe ato perdridhen e përhidhen para shefave të grupeve parlamentare, para lidërve të partisë që i perkasin, para kolegëve të tyne partiakë dhe aspak nuk dallojnë nga defatoret gebelica, sepse po t’i shohë njeri ato në debate, në sallë të Parlamentit, apo edhe në programe të TV-së vëren se edhe ato dinë me sha sikur defatoret.

 

Le të më falin Deputetet e nderueme të të gjitha partive parlamentare, të cilat nuk mund të marrin as fjalën për ta thanë mendimin e tyne, pikërisht nga këto deputetet gabelica.

 

Ky krahasim i imi i ashper, dikush do thotë, po kjo asht tipike shprehje e Selim Nengurres, asht vetem pak nga krejt ato që do t’i them dhe sa per mue nuk më bahet vonë për ata që i prek ky shkrim dhe ata që si mëzeten shkojnë mas debilëve deputetë të partive kriminale të Dardanisë dhe u japin votat këtyne debilëve pa asnji fije truni, dhe pa asnji fije njerëzie as burrnie.

T’i krahasosh deputetet me defatore hahet disi, të dy palet janë të gjinisë femnore. Por si ta baj krahasimin e defatanëve mashkuj të Paralmentit Dardan, me në krye Kryedefatanin Jakup Mjeran Krasniqin (po ç’ma gerditen fisin këta zhugana të rrafshit të Dardanisë me këtë mbiemen, Milazimi, Memli, mendermethanë Shefqeti dhe edhe Kupa-Jakupi ). Kryedefatani Jakup Kupa mjerani, kur mori postin e kryeparlamentarit për të paren herë , hapin e parë që e bani kapi defin në dorë dhe tue ia dridh çamparet me atë buzqeshjen e tij dhelpnake, tue e dredhë qafen shtrembet, e filloi diten e parë të punes tue heqë nga hollet dhe zyret e Paralamentit Fotot e Shejtit të Dardanisë, të Babait të Shtetit Dardani, të Gurit Themeltar të Mvetësisë së këtij shteti, Dr. Ibrahim Rugovës.

 

Kupa i vockël, që ishte kishte ba mendjen me u rritë në gjigand, dhe ngritjen e tij në shkallet e mjerimit i bani tue perbaltë njeriun e Shejtë të këtij dheu. Ishte e tmerrshme t’i shikoje rrospiat e LDK-së se si derdhnin lot krokodili per ato fotografi. Puna shkoi deri aty, sa u desht nderkombtaret me dhanë urdhen me u sjellë ato foto aty ku ishin. JU FALEMNDERIT, O AMERIKAN, ZOTI JU BEKOFTË !

 

Sa pat fillue me u harrue kjo tallava muzikë e kryedafatanit Jakup Kupa Mjeran Krasniqit, erdhi tjetri Krasniq, këlyshi vahabist i babes fliqozof, antishqiptar dhe islamist ekstrem, pra erdhi ish RREPI* i rrugëve, Memli Krasniqi, dhe edhe ky, si kusherini i tij dhe sekretari i PDK-së, depsuz Jakup Kupa , edhe Memli rrepi,  diten e parë të punes menjanon nga zyrat dhe hollet e ministrisë së kultures të gjitha fotografitë e Dr. Ibrahim Rugovës dhe Nanës Tereze. Prap reagime siperfaqësore të LDK-së dhe prap urdhen i premë i nderkombtarve që ato foto të këthehen ku ishin.

 

Meqense jam tue ba rinovim total të shtëpisë ku po jetoj në Sarpsborg të Norvegjisë, ka disa javë që kam demontue antenen satelitore dhe kështu kam shkëputë veten nga shumçka me vendlindjen, ndëgjova se Kupa Mjerani, tash si KRYEDEFATAN me nam, sa do ia kishte lakmi edhe gabeli ma në za, prap paska marrë guximin dhe ka prekë e ka perdhosë Fotot e njeriut të Shejtë të dheut dardan, Ibrahim Rugovës. Dhe komenti i ti, qenka: KAM RESPEKTUE LIGJIN, ATY ASHT FOTOJA E PRESIDENTES ATIFETE JAHJAGA.

Degjova se kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, paska pasë reague. Pse nuk reaguen të tjeret? Pse nuk reagon kryeministri, ky kryekriminel i paraluftes, gjatëluftes dhe mbasluftes, dhe t’i thotë sekretarit të partisë së tij: Ke gabue dhe këthej aty ku ishin ato foto dhe ma kurrë mos i prek?! Pse nuk kerkon asnji defatore as defatan të LDK-së, në krye me atë llapjanin, dhandrrin e Rugovajve të Cërrces, Akadhemyk Sabri Hamitin, e me i thanë Hashim Thaqit, pse po shkon kur po të duhen votat në Velani te Varri i Ibrahim Rugovës e këtu njerzit e tu po heqin fotografi nga Parlamenti?! Po ku ishte edhe ai majmun, djali i Ibrahim Rugovës, Uka? I mjeri baba në varr cilin ka lan mbrapa?!

 

Unë mendoj se asht koha e fundit që populli me u ngritë në kambë kunder kësaj qeverie, kunder këtyne kriminelëve të qeverisë, kunder deputetëve antarë të SHIKU-t e kriminelë lufte, që po mshifen mbas imunitetit të deputetit. Dhe me u ngritë per të kerkue rend e ligj, per të kerkue drejtësi e shtet të sigurtë, e jo sikur disa që po kerkojnë të pamundunen, me çka po dalin se ata në realitet janë kunder të mundshmes dhe aktuales, e cila duhet vetem të perforcohet e të ndertohet.

 

Këta njerëz që janë në gjendje me perbaltë vlerat e veta dhe vlerë ma të madhe per Dardaninë nuk ka deri sot se Dr. Ibrahim Rugova, këta që e perbaltin dhe shajnë atë vlerë jan anmiq të kombit shiptar. Prandaj mos të presim gjithmonë që nderkombtaret t’ua ngrehin veshet këtyne. Duhet me ua tregue dhambet edhe populli këtyne kriminelve të pafytyrë.

 

Disa publicistë që po shkruejnë për LDK-në dhe po lavdojnë këtë parti sot, e kanë gabim. E kanë gabim, sepse nuk po ndalen të mendojnë se komplet kryesia e LDK-së së sotme, kush ishin deri dje. Ku ishin ata? Cilave parti u perkisnin ata etj, etj ?

 

Trimi i Drenicës dhe burri i madh i Kombit shqiptar, z. Gani Geci, në TV KOHA, në programin INERAKTIV, e tha, sot LDK-ja udhëhiqet nga njerëzit e Rrahman Morines. Unë po e shtoj edhe nga spiunet e Franjo Herleviqit dhe Stane Dollanc-it, që të dy këta sekretaret federativë të punëve të mbrendshme ma antishqiptarë të ish Jugosllavisë.

 

*RREP serbokroatisht i thonë PANXHARSHEQERIT. Ngjan pak Memli me kryet e panxharit.

 



(Vota: 24 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora