E enjte, 28.03.2024, 05:20 PM (GMT)

Mendime

Ismet Uka: Njëzet shkurti i vitit 1989 vit i sakrificës, për lirin dhe Pavarësinë e Popullit shqiptar të Kosovës

E merkure, 15.02.2012, 08:01 PM


Njëzet shkurti i vitit 1989 vit i sakrificës, për lirin dhe Pavarësinë e Popullit shqiptar të Kosovës.

 

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Ish punëtor i Kombinatit Trepça

 

Mëngjesi i 20 shkurtit dha një lajm shumë te dhembshëm por edhe rrëqethës se Minatorët e Stan-Tregut janë ngujua ne horizontin e 11-te zgafellen e minierës ne Stan-Treg,dhe janë zotua se pa avancimin e statusit te Kosovës dhe drejtave te popullit shqiptar nuk dot dalim te gjallë nga miniera e Stane-Tregut e cila gjendej ne Trepçën e Shalës se Bajgores. Viti 1989 ishte një vit i vëllimeve politike ne jugosllavi ku shqiptaret si popull por edhe qenia e tyre ishin ne shënjestër te regjimit jugosllav dhe Serb, ku me akuza te rëna ne kurriz te Shqiptarëve ishin drejtua tua shkatërronin te drejtat kombëtare qe i gëzonin me kushtetutën e vitit 1974. Minatorët me marrshin paqësor te vitit 1988 drejt Prishtinës ua kishin bërë me dije organeve te Serbisë dhe Jugosllavisë se për kur far kushti nuk dot lejojnë qe edhe një shkronjë e vetme te largohet nga kushtetuta vitit 1974 qe ka për qellim cungimin e te drejtave te shqiptarëve te Kosovës. Mirëpo regjimi Serb duke besuar thellë ne fuqinë e tij te dhunës,marrshi i minatorëve drejt Prishtinës kit regjim veç sa e vuri ne lëvizje mate madhe kundër shqiptarëve dhe autonomisë se tyre te cilën e kishin fituar me mund e gjak ku kjo autonomi shqiptarëve te Kosovës ua garantonte shumë te drejta qe deri diku ishin te njëjta si te popujve tjerë qe ishin te lidhur e te bashkuar ne federatën jugosllave. Unifikimi i popullit shqiptar dhe hegjemonizmi i ti ditëve sa mbahej marrshi i minatorëve për ne Prishtinë regjimin Serb dhe atë jugosllav e tronditi shumë sepse e dishin se  dot përballen me forcën e popullit dhe shqiptarët kurrë nuk dot hiqeshin dorë nga barazia me popujt tjerë e cila barazi shqiptarëve synohej tu merrej me an te dhunës ashtu qysh ju murr. Dihej botërisht se minatorët e Stane-Treg, së bashku me popullin shqiptar ishin zotua se ne federatën e Jugosllavisë shqiptarëve ose do tu garantohej barazi sikur te gjithë popujve tjerë ose Jugosllavia nuk dot ekzistoj fare. Minatorët e Stane Tregut regjimin Serb dhe jugosllav e demaskuan si regjim anti shqiptar sepse ky regjim kur demonstratat e vitit 1981 u mbajtën ne Prishtinë dhe u kërkonte status i republikës për Kosovën edhe se këto demonstrata kishin përkrahje nga minatorët e klasa punëtore e Kosovës kit përkrahje regjimi i atëhershëm monist e fshehte  se lente me dal ne opinion,duke than qe republikën klasa punëtore e Kosovës nuk po e kërkon por këta po e kërkojnë një grup studentesh te indoktrinuar me Sindromin nacionalist shqiptar. Tani kur minatorët marshuan për ne Prishtinë me zotim se nuk pranojmë hiq ma shumë e as ma pak te drejta se popujt tjerë ne federatën e Jugosllavisë tani minatorët dhe punëtoria kosovare qe ju kishin dhanë përkrahje minatorëve regjimi deklarohej se minatorët dhe punëtoria kosovare janë te manipuluar. Pra regjimi Serb e jugosllav kundrejt shqiptarëve te Kosovës e lunte at lojën siç thotë populli,hip se te mbyta zdryp se te mbyta. Mbyllja e minatorëve ne zgafellen e minierës te Stane-Tregut me 20 shkurt te vitit 1989 nga regjimi tentohej te mbahej fshehët për te kërkuar rrugë dhe formë sesi ti bindin minatorët te dalin nga zgafellja,ne te kundërtën te përdoret edhe dhuna dhe ti nxirin minatorët pa u përhap ne opinionin te brendshëm dhe ne atë ndërkombëtar se minatorët e Stane-Tregut janë ngujua ne zgafelle për vet film, për te bëmat e pushtetit Serb kundër popullit shqiptar te Kosovës. Mirëpo organizatoret e kësaj greve te cilët ishin ne mesin e Minatorëve ishin ma te shpejt se pushteti dhe sigurimi i ti shtetëror ku menjëherë i lajmëruan mjetet e informimit dhe lajmi  e vërshoj opinionin jugosllav dhe ndërkombëtar qe Minatorët e Stane-Tregut janë ngujua ne minierën e Stane-Tregut për vet film dhe po i thërrasin organet e Serbisë dhe Jugosllavisë qe te largojnë nga agjenda e tyre rrënimin e kushtetutës te vitit 1974 qe shqiptarëve nuk u garantonte barazi absolute me te tjerët ne federatën jugosllave por kjo kushtetutë ishte si udhërrëfimë për ti avancuar këto drejta edhe ma tutje,dhe ishte koha qe status i Kosovës te avancohej ne status te republikës brenda federatës jugosllave. Filloj përkrahja e madhe e minatorëve te Stane-Tregut nga populli i Kosovës nga nxënësit dhe studentët e aq ma e furishme ishte përkrahja e minatorëve nga vet punëtoret e organizatave punese te cilat bënin pjesë ne kuadër te Trepçës .Mbyllja e minatorëve ne zgafellen e minierës ne Stane-Tregut e paralizoj prodhimin ne Trepçe ne secilën organizatat punuese ma nuk prodhonte plumb, as argjend e ari Metalurgjia e plumbit ne Zveçan sepse makinat ishin ndal e punëtoret e kishin përqendrua vëmendjen te minatorët te brengosur rënd për jetën e tyre .Kështu  si ne metalurgjinë e plumbit kishin bar edhe punëtoret e fabrikës se zinkut,te Akumulatorëve ,fabrikës se pajisjeve. Fafosit por edhe përkrahja për minatorët vinte nga te gjitha organizatat punuese tjera ne Kosovë. Regjimi Serb ne krye te të cilit ishte Sllobodan  Millosheviqi dhe shumë idhtar te tij kokn e mbajshin lart dhe luajtshin ne kartën e te pa mposhturit dhe kërcënonin se te gjithë ata qe janë kundër atyre ndryshimeve qe shtetin Serb e bën si shtet unik ne territorin e ti dot përballet me forcën e pushtetit,dhe ndryshimet qe po i kërkon populli Serb kurrë nuk dot mund ti ndalin Regjimi u deklaronte se kushtetutat e krahinave autonome janë bërë pengës qe Serbia nuk po mund e luan dhe ushtron funksionin e vet si shtet ne territorin e saj duke i përfshi edhe krahinat autonome qe me kushtetutën vitit 1974 definoheshin si element konstitutiv ne federatën Jugosllave. Tani hierarkia udhëheqëse çart kishte ndryshua ma organet federative ishin dorëzuar para presionit te Milloshoviqit ato bënin çka  propozonin organet e Serbisë u vu ne lëvizje arsenali policor dhe ushtarak ma modern i federatës dhe u sy ne drejtim te Kosovës rrugët e Kosovës dhe magjistralja,Mitrovicë Beograd vërëshohej nga trupat ushtarake dhe arsenal i tyre luftarak duke u future ne Kosovë qe nëse shqiptaret si binden fjalës qe shkon ne dëm te tyre do ti binden dhunës. Pra për tok kalonin lloj lloj tanke,e auto blinda kurse qielli i Kosovës ishte varshua nga helikopterët dhe aeroplanët e zhurmshëm qe donin meti nxirr metë nga koka,krijoheshin pëlcitje te fuqishme ne ajër te cilat pëlcitje ishin tmerruese por edhe dëmtuese sepse shumë shtëpi te ndërtuara nga materiali i dobët ishin qa nga detonimet e shumta qe krijoheshin për te fut fig te popullata shqiptare e Kosovës. Minatorët e Stane- Tregut por edhe popullata shqiptare brenda Kosove dhe jashtë saj ishin ber një ne kërkesat e tyre edhe kuruesi nuk pranohej ajo qa Serbia donte qe ne zemër te Kosovës te formohej Serbia e madhe dhe Kosova te futej si territor unik i shtetit Serb,pra shqiptarëve ju kishin mbet dy rrugë ta pranojnë robërinë ose ta kundërshtojë ata qa Serbia donte dhe te sakrifikojnë çdo gjë dhe ta zgjidhin rrugën mjaft te dheshme por e cila rrugë do tua kthej dinjitetin kombëtar te neper kamur dhe te shkojnë drejt lirisë me rezistencë kundër gjithë asaj qe Serbia donte ta instaloj ne Kosovë .Pra deri dje me 19 shkurt te vitit 1989 ne Trepçe zhurmonin makineria e prodhimit dhe finalizimit dhe ne Trepçë punohej normalisht kurse data e 20 shkurtit po te njëjtit vitit dit e muaj  Trepçën e zuri jashtë prodhimi sepse tani punëtoret e saj kishin parashtrua kërkesa politike,qe status i Kosovës te avancohet ne republikë ne kuadër te federatës jugosllave dhe deri sa mos te jepet ne kit kërkesë  përgjigjeje prodhim ne Trepçë nuk dot ketë. Skena politike jugosllave ishte jashtë zakonisht e nxehtë sepse lufta kundër nacionalizmit Serb ishte ber e pa fuqishme sepse Milloshoviqi i pa penguar nga askush kishte arrit qe ne vet ushtrinë dhe policin jugosllave ti fus ekspertët ushtarak te gjithë te nacionalitetit Serb dhe tani ku politikisht nuk munde mej nënshtruar kuadrat federative u kërcohej me dhunë dhe  kuadrat politike ne krye te shtetit jugosllav sa i përket Kosovës u dorëzuan para Millosheviqit  ju dha liria qe me shqiptar te Kosovës Serbia te bëj si te donë vet pa respektuar as ligje as kushtetutë. Pra filloj dhuna mi çdo kuadër shqiptare qe kundershtojke dhe s’pajtohej me politiken  e Serbisë mbi Kosovën .Filluan izolimet politike te kudrave politike qe ishin ne krye te Kosovës deri dje pa i qit fare para gjygji mjaftonte te jesh kundër rrënimit te kushtetutës te Kosovës dhe menjëherë te dërgohesh ne izolim për burgjet e Serbisë duke u torturua ne mënyrën më çnjerëzore. Tortura filloj edhe ne repartet e Trepçës si ne aspektin psikik si ne atë ideologjik tani koleget punëtor Serb marrshin instruksione prej pushtetarëve serb qe edhe sillja e tyre kundër shqiptarëve te jetë sa më e vrazhdë dhe te përhapin edhe shpifje dhe rrena kundër shqiptarëve por edhe nëse është nevoja shqiptaret ti sulmojnë edhe fizikisht. Për çdo defekt qe ndodhte ne repartet e Trepçës fajtorin serbet e nxirreshin nga gjepi pra ata fajtor ishin shqiptaret e askush tjetër,rroga ma për punëtor shqiptar nuk kishte serbëve e malazezve u doli ne ndihëm një organizatë e ashtu quajtur Sefeti Save dhe ua ndante rrogat a ne esencë ato ishin rrogat e punëtoreve shqiptar. Pra nuk zgjidhej formë nga organet e pushtetit Serb për ta ngulfat zërin e punëtorisë shqiptare ne Trepçë vetëm e vetëm qe liria pavarësia te harrohen,dhe ti nënshtrohen shqiptaret një politike e cila për jetë te jetës për shqiptaret dot ishte diskriminuese. Është interesant me disa shqiptar si bashkë punëtor te regjimit serb edhe duke e par dhunën serbe me dy sytë duke u bar mi popullin e vet prapë se prapë nuk klonin ne anën e popullit te vet por rrinin si ndihmëtar te pushtetit serb dhe dhunën e bënin shumë ma te ashpër.

Mbi te gjitha minatorët e Stane-Tregut nga kërkesat e veta nuk heqshin dorë edhe nga lutjet qe ju bënin edhe nga kryetari i shtetit jugosllav qe erdh e hyni ne zgafelle te minatorët

Neper repartet e Trepçës fuqishëm mbroheshin kërkesat e minatorëve ,gjithë ashtu kërkesat e minatorëve kishin përkrahjen e mbar opinionit kosovar por edhe nga te gjitha trojet shqiptare,por përkrahje politike greva e minatorëve kishte edhe nga republikat jugosllave siç ishte Sllovenia,dhe Kroacia. Pra minatorët i futen ne problem politik edhe këto dy republika te cilat e hetuan qe Serbia Kosovën e përdorke si paravan për ti shti nen sundimin Serb edhe te gjitha republikat tjera. Pra Minatorët e Stane-Tregut dhe populli shqiptar i Kosovës qe i përkrahshin Minatorët ishin te zhveshur nga forca ushtarake dhe policore shqiptarët forcën ma te madhe e kishin dëshirën dhe vullnetin për tu shlirua nga zgjedha e okupatorit Serb qe ne kuzhinën e ti dinte për shqiptar te përgatis vetëm dhunë e torturë. Lidhja e komunistëve e Jugosllavisë ishte ardhë ne mat pozicion me veprimet e Sllobodan Milloshoviqit dhe tani kjo parti qe veten e qukje si zgjedhëse te cilit do problem qe paraqitet ne çdo cep te Jugosllavisë me rastin e Kosovës u shendrrua ne srevis vrastar te makinerisë ushtarake dhe policore e qe komandohej nga Sllobodan Milloshoviqi. Nga kryesia e LKJ-ës ne Beograd kërkesat e minatorëve qe ato kërkesa u shëndërrunë edhe ne kërkesa gjithë shqiptare vinin kritika te rrepta dhe kërkesat u klasifikuan si kërkesa anti serbe dhe anti jugosllave,pra tani edhe nga avangarda e klasës punëtore siç e quajtke LKJ veten vinin zëra qe lejonte një represion kundër shqiptarëve me qellim qe te pajtoheshin ne heshtje me atë qa donte Serbia te bënte me Kosovën. Pra ketë anim te PKJ-ës e vrenjten edhe shqiptarët e Kosovës qe pjesë e madhe e tyre ishin brenda kësaj partie por edhe ne vet kombinatin Trepça numri i shqiptarve ne PKJ ishte shumë ma i madh se aij serb sepse edhe struktura nacionale e punëtoreve ne Trepçë ishte ne favor te shqiptarëve. Punëtoret e Trepçës ne kërkesat e tyre ishin unik pa marr,parasysh se a ishin ne LKJ apo jashtë saj partia ne kombinatin Trepça sa ishin punëtoret brenda ne zgafelle ne grevë nuk funksionojke nga organizatat punese komunistët e nacionalitetit shqiptar me telegrame minatorëve u jepeshin përkrahje .Pra greva e minatorëve te Stane-Tregut zgjati tetë dit e tetë net pas kësaj greve ende kish komuniste qe mendojshin se partia dhe sindikata do ta luan atë rrolin e vet qe e kishte kur Kosova jetonte e punonte nen kushte dhe rrethana normale,nuk ishin te vetë dijshëm se një parti e cila për dikën nën e për dikën njerk nuk mundet ma te mbijetoj tani ma ideologjia marksiste leniniste veç ishte varros ne zgafellen e  minierës se Trepçës dhe tani shqiptaret te cilët ishin inkuadrua ne kit ideologji veç u liruan nga ky obligim.

 

Pas daljes se Minatorëve nga zgafellja dhe filloj puna te vehet ne binar normal tani udhëheqja serbe ishte e interesuar qe brenda OP te Trepçës te bahet diferencim dhe ndaj secilit kuadër shqiptar te përcaktohet përgjegjësia dhe ti shqiptohet masa,ne kit drejtim kërkohej qe përmes partisë ky diferencim te bëhej qe pik synim kishte qe ne mënyre te heshtur te bëhej ndryshim kudrash ne vendet udhëheqëse dhe tani ne vende udhëheqje ku ishin shqiptaret deri dje te vendoseshin serbet. Këto veprime serbe ne mënyre unike brenda Trepçës nga ana e shqiptarëve kundërshtoheshin edhe pse kishte kërcënime dhe kanosje te vrazhda kundër shqiptarëve nga ana e punëtorëve serb .Zotimi se një për te gjithë te gjith për një punëtoret e Trepçës i majti te fort dhe kurrë nuk u dorëzuan para trysnive nacionaliste te punëtoreve serb edhe se një numër i vogël qe mund te numëroheshin ne gishtërinj te dorës nga ana e shqiptarëve ju kishin bashkëngjit politikes serbe por ata ishin te identifikuar dhe e njiheshin veten te rrezikuar te rrinë me punëtor shqiptar. E ndeja e tyre kaloj ne vetmi ose me ndonjë serb,qe këta shqiptar edhe kur ndaj punëtoreve te Trepçës u përdor dhuna dhe u përzunë nga puna ata shqiptar mbeten aty. Mbi te gjitha pa marr parasysh dhunën qe ushtrohej mbi minator te Stane-Tregut dhe mi punëtoret tjerë te Trepçës masat e dhunshme te cilat i futi Serbia ne Trepçë këto masa kurrë nuk u pranuan nga punëtoret shqiptar. Por tentimi i Serbisë qe këto masa ti fut ne funksion punëtoret shqiptar e kundershtojshin duke e bojkotua punën dhe prodhimin. Pra reni kushtetuar I Serbisë ne Trepçë te Stane-Tregut u varros nga minatorët te cilin ren Serbia tentonte ta vendoske ne Trepçë e pas Trepçës ne mbar Kosovën. Pra regjimi i Milloshoviqit,i theu dhembet rend ne minierën e Stane-Tergut për mos me mundur me e realizua kurrë synimin e saj qa e kishte ndërmend te bëj me shqiptarët e Kosovës. Është interesant dhe çudi shumë e madhe me vendosjen e pushtetit demokratik pas lufte ne Kosovë qe datën e 17nandorit te vitit 1988 dhe datën e 20 shkurtit te vitit 1989 kërkuan si kanë fut si data shumë te rëndësishme qe lidhen  shumë me pavarësinë dhe lirin e Kosovës. tani edhe se minatorët e Stane-Tregut dhe punëtoret e Trepçës dhanë çdo gjë prej veti për lirin e pavarësinë e Kosovës tani edhe nga pushteti kosovar janë duke u trajtua ne mënyre diskriminuese ndonëse secili punëtor i cili ka stazh pune mi 5 vjet shëndeti i ti është i rrënuar sepse organizmi i ti është veç plumb e përkujdesja ndaj tyre nga shteti i Kosovës është qesharake dhe minimale. Greva e minatorëve te Stane-Tregut,e mahniti boten për guximin krenarin dhe trimërinë e tyre qe me trupin e tyre dolën si mburojë e kombit,jam ma se i bindur qe institucionet e Kosovës duhet te mendojnë seriozisht për ndërtimin e memorialit te minatorëve ne Stan-Tregut sepse këta e meritojnë minatorët dhe ky memorial kish me qen si frymëzim për gjeneratat e reja se si duhet luftuar dhe sakrifikuar për shtetin .kombin dhe popullin e vet e jo me opstrukcione te deri tanishme qe kanë bar institucionet e kovës kjo grevë nuk përmendet fare ose përmendet tërthorazi,bile kemi edhe te atillë qe përpiqet ta nënvlerësoj kit akt madhështor qe minatorët e bën për popullin e vet dhe për lirin e popullit te Kosovës, prandaj qojeni ne ven besën e minatorit qe një bukë do te hami te gjithë kthim mbrapa nuk ka,sepse minatorët luftuan për liri e mirqenje te secilit nuk luftuan për luks.

Qa asht mase keqi stazhi i punës qe duhet tu njihet nga momenti kur ika përzunë regjimi i Millosheviqit me dhunë nga vendet e tyre te punës si armiq te Jugosllavisë ky stazh nga institucionet e Kosovës ende nuk ju ka pranua. Prandaj nëse dikush duhet te shpërblehet për rezistence aktive qe lidhet me lirin dhe pavarësinë e Kosovës ata duhet te jen Minatorët dhe punëtoret e Trepçës,pra këta ishin ata qe Serbisë ma nuk ja dhanë as një gram plumb,as ari e argjend,as cinkë e akumulator qe Trepça te gjithë  e  dimi ka qen hambari i Jugosllavisë e armikun ne dash me dobësua rrënoja bazën ekonomike .E minatorët e Trepçës janë ata qe vërtet Trepçën e qiten nga funksioni qe Serbia ma se kishte Trepçën si bazë ekonomike qe ne saje te saj merrte kredi te jashtme e i përdorke ne luftë kundër Kosovës .Është interesant qe disa qarqe politike ne Kosovë plot gojën e kanë liri pavarësi dëshmor e heronj por ne esencë vet veprimi ndaj minatorëve dhe datave te rëndësishme qe lidhen me luftën për lirin e Kosovës po vërehet qe datat e caktuara dhe veprimi heroik i minatorëve te Stane-           Tregut dikën po e pengon.

Dhe as datat e as minatorët e Stane-Tregut nga institucionet e Kosovës nuk po respektohen kështu qe kemi shumë minator qe janë duke u ballafaqua edhe me mungesë te bukës mos njohja e stazhit te punës shumëve qe janë dal ne pension te parakohshëm tani kur po arrin ne pensionin e pleqërisë po i mungon stazhi e po jetë me 45 euro pension gjë qe po i vështërsohet jeta edhe më shumë. Kjo shoqëri duhet seriozisht te merret me probleme sociale e ekonomike duhet te fut ne funksion zhvillimin ekonomik dhe nga buxheti i Kosovës duhet te nivelizohenë pagat sepse dikush merr sa te dush e le sa te dush e dikush vuaj për bukë kësaj nuk i thonë demokraci. Për te vuajt për kafshatën e gojës as nuk luftuan Minatorët as UQK-eja por lufta u zhvillua qe secili qytetar ta ketë mirë ne Kosovë. Prandaj është detyrë patriotike,humane e njerëzore e secilit pushtetar te Kosovës qe me krejt potencialin e vet intelektual te bën përpjekje qe dallimet sociale ne shoqërinë kosovare te marrin fund sepse edhe raportet ndërkombëtare po e tregojnë përqindje te pa lejueshme te qytetarëve te Kosovës qe janë duke kalua jetë te mjerë ne varfin e skajshme e dikush me par te teksa paguesve po bën luks. Prandaj minator te nderur punëtor te kombinatit Trepça,qytetar te Kosovës nxënës dhe studentë nëna dhe motra kosovare urime 20 shkurti i vitit 1989 datë e cila ja vuri themelet e shtetit te Kosovës,ku Minatorët e nisen por përkrahja e juaj si qytetar te Kosovës atë grevë e bari madhështore dhe madhështore dot jetë sa te jetë gjallë populli shqiptar i Kosovës lirin e pavarësinë e Kosovës e bënë edhe ma madhështore lufta e UQK-ës

Dhe gjaku i derdhur i dëshmoreve ku pavarësia e Kosovës u vulos me gjakun e tyre tani ketë liri e pavarësi e kemi për detyrë ta ruajmë e kultivojmë si sytë e duhet te luftojmë qe te gjithë te jetojnë mirë ne Kosovën e lirë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora