| E merkure, 15.02.2012, 08:22 PM |
Violeta Gashi
GRURI NATËN PËR ZOGJËT E SHOTËS LARAMANE
Disa zogj e Zogj , Shqiponja i paska n’lara
dhe paskan për t’habitur e n’kaça
kemi për t’i renditur por edhe vetëm çokolata
nga katër anët për t’iu Gëlltitur !
Dëshirat , Shqiponjës të Pickuara m’iu plotësuar
t’ua hapim sqepin që Lumturia ka për t’jetuar e as Zogu
n’Shqiponjë s’ka për t’u Ngushëlluar se prapë për A-Zh-në
duhet m’iu Trajnuar pasi Zoti s’ka për t’iu Harruar !
Vetëm kaça , m’iu grumbulluar se Legjenda
është duke iu shkuar dhe armët UÇK-ja i ka Dorëzuar
e çokolatat ne mos m’i Ndaluar pasi vetura n’Baltë
është lëshuar që me dalur duhet m’u Munduar !
Shqiponja , ka edhe Legjenda tjera dhe UÇk-në
që me dhëmbë ka për t’kafshuar e ne zogëzat t’ua shëtitim
gjersa t’dalin nga Balta disa zogj e Zogj t’Shqiponjës
por edhe frytët n’shporta t’ua renditim !
Athua vallë , disa nga ne edhe sa do t’jetojmë
si qeni endacak dhe sa pranvera sqepi tek disa n’Shqiponjë
ka për t’iu pasur kapak e ne zogjët e Shotës edhe
sa grurin natën që për mëngjesin shtrëngatën…?!
Shifra :
Syri kaltër ?!