Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Elvi Sidheri: Hordhite e Reja

| E merkure, 15.02.2012, 09:03 PM |


Hordhite e Reja

 

Nga Elvi Sidheri

 

Fjale ndoshta e ekzagjeruar ne shikim te pare por ne te vertete aspak e tille!

Pse?-Sepse sadoqe mund te mos duket keshtu ne shikim te pare, apo sigurisht duke ditur  se koha ka evoluar jo pak, rrjedhimisht do pritej, qe edhe disa fenomene tashme do i kishin mbetur vetem historise!

Por ja qe, diku historia jo vetem qe s`ecen e s`mbetet muzeve (ku edhe e ka vendin), por del ne shesh e paturpsisht vjen e na futet neper vatrat tona, tashme duke shfrytezuar mjetet me te sofistikuara moderne te teknologjise se fundit.

Flas per historine nen kendveshtrimin e tjeterkujt, sic fundja edhe kushdo Tjeterkush ka te drejten t`a kete, pa pasur sido te jete, aspak ndonje mundesi te t`a imponoje ty ate vizion te historise qe ai ndjen.

Keshtu pra, keto kohe po ngopemi (pa qene aspak te uritur per kete lloj te vecante Ushqimi), me sugjerime e tentativa rishikimesh, ndryshimesh, ripunimesh e Zoti e di se cfare me teper, gjithmone te lidhura me ate te bekuaren Histori!

Qe si perhere, sidomos nga ana jo-fituese, tentohet te perpunohet me imtesi neper zyra, sepse ne fushebeteja, aty ku flakerijne predhat, apo kercet shpata, s`para ia kane dale me shume sukses.

Sepse sic ne Shqiptaret edhe e dime mire, nga eksperienca fqinjesore me popujt me te cilet ndajme kufijte etnike e shteterore, jo pak copeza historie na jane ndryshuar ne tavoline, porsi nje rezultat ndeshjeje futbolli nga ndonje palo komision disipline.

Vetem se ne rastin tone jo shume fatlum, ne te tilla raste te shpeshta vjedhje historie, apo heronjsh, mitesh a personazhesh, komisionet kane qene totalisht te njeanshme, perfaqesues te Akademive perkatese te Shkencave(Umetnost-ve), te secilit vend fqinj sllav, apo politikes historikisht shteterore te fqinjit jugor, paraardhesin e copetimit te historise sone nacionale.

Qe Helenet kane hapur rrugen, dhe jemi qe jemi, edhe nevojitet te studiohen per aftesine e tyre pervetesuese te historise te tjeterkujt (ky Tjetri gati gjithmone jemi NE) kjo tashme s`perben asnje ceshtje te dyshueshme, dhe ne kete pikpamje Sllavet e ardhur rishtas ne historine Ballkanike, kishin ku te shihnin si punohej ne kete drejtim.

Dhe keshtu sot e kesaj dite, ne kendveshtrimin e fqinjeve, ne duhet te jemi gati me siguri, populli me i kontestuar ne planet, pa ndoshta edhe me gjere.

Cdo fqinj i yni ka teorite e tija konspirative per ne, secili na atribuon nje origjine sa me te eger, edhe te larget mbi te gjitha, me raste edhe na lene pa origjine fare, se ku i dihet del me mire keshtu.

Me kete rast edhe mbulojne injorancen e thelle ne krijimin e ketyre teorive, duke e lene te gjithe supozimin e tyre ne nje territor pa Zot, ku edhe vete shpesh perhumben me vegimet e tyre pa fill e kuptim.

Po fundja, nga shume teori, nje zhurme e pluhur historik do krijohet, dhe deri diku edhe ia kane dale te na ngadalesojne rrugen tone drejt ndergjegjesimit per ate qe jemi, kemi qene dhe do te behemi ne nje te ardhme!

Fati ka dashur, qe lashtesia jone te ngreje krye, qe ADN-ja jone ILIRE te jete aq e forte sa edhe gjaku yne, qe fjalet e vete Heleneve te vertete te lashte, te kene qene shkruar diku, ndersa flisnin per stergjysherit tane, dhe qe ne fund edhe Linguistet apo Historianet modene, dine t`a lexojne historine, dhe te kuptojne arkeologjine, gjuhet apo faktet!

Por menjane ketyre ceshtjeve te perditshmerise sone te pandashme si Shqiptare, ku hyn pazgjidhshmerisht edhe prezenca e ketyre fqinjeve perjetesisht Syerresuar nga prezenca jone ne kete truall shume kohe me pare se paraardhesit  e tyre t`i suleshin jugut dhe te shkeputeshin nga trungu i tyre i madh Sllav, ...apo edhe zilepsjes se Heleneve te rinj dhe se fundmi edhe Maqedoneve qe ende s`kane percaktuar a jane Sllave apo Sllavo-Antike inekzistente, kundrejt personaliteteve tona historike, pervec ketyre gjerave qe jane shndrruar ne afersisht normale , na ka ridale ne skene nje ceshtje e vjeter!

Dhe ketu s`po flas vetem per vizitat e shpeshtuara dukshem rishtaz te funksionareve Turq ne Shtetin Ame apo territoret rreth tij dhe kryesisht ne Shtetin e Ri.

S`po flas as per kerkesat e tyre te qarta per nderhyrje ne tekste historie, gje qe eshte me shume ndoshta si nje testim per opinionin publik vendas per te pare sa larg mund te shkojne me lojen e tyre (apo edhe sa thelle mund t`a ringulin thiken ne mish Shqiptar serish).

S`po flas as per deklaratat perdellyese per vellazerine e rinovuar (kur ishim ndonjehere vellezer kete duhet te m`a shpjegoje dikush akoma, se s`e kam kuptuar ndonjehere!) ndermjet Arnautesh sipas tyre, dhe Turqish!

Leme me kenaqesi menjane tyrbet e venerueshme te Sulltaneve triumfatore ne Fushat e Kosoves, ku rregullisht behen vizita si neper kulte fetare, apo nje mori nderhyrjesh te tjera ne cdo ane te mundshme.

Po kaloj vetem neper disa aspekte te tjera, por qe kane rolin e tyre te theksuar specifik ne kete ofensive te re qe vjen me erera te acarta Osmanizmi nga Azia e Vogel.

Gadishull ku shtrihet shteti Post-Otoman, me ca gishta kembe ne toke Europiane, ne Ballkanin tone, gje qe u sherben per t`a karakterizuar veten si vend Europian dhe ku nga ajo piknisje ne ish Adrianopojen e Edreneizuar, po ri-hidhen ne anet e largeta te ish-dominimeve te tyre Osmane!

Sulmi me i ri ballor sic duket, por i cili permban qartazi edhe nje strategji te marrjes se kraheve, me ane te goditjeve te shumfishta nga disa ane njeheresh, ka perfshire fushen e Televizionit.

Serialet Turke, s`perbejne teme te re tashme per diskutime, pasi ideja pas tyre qendron e qarte si drita e diellit.

Fitimi ekonomik eshte i dukshem, po aq sa edhe fitimi kulturor, me rihyrjen nga dera kryesore (pasi me shume perpjekje ia kishim dale qe deri diku t`a nxirrnim ne oborr te pakten, ne keto gati 100 vite pavaresi), te Turkomanizmit.

Riafrim me traditat e lavdishme Turke, me sjelljet e virtytshme, si therje nderfamiljare, tradheti te rregullta mes motrash, shokesh te ngushte e sidomos vellezerish!

Dashuri te apasionuara mes nusesh vellai e vallait tjeter, vrasje te moralshme per nje shikim te shtrember (sa e kuptojme ne Shqiptaret kete veper!), dhe trekendeshit te mrekullueshem jetesor te cdo seriali te denje Turk, atij Spital-Burg-Varreza!

Nje vizion tejet optimist i jetes, qe sigurisht frymezon cdo amvise apo adoleshente shqiptare qe kalon oret ne ndjekje te ketyre perlave telvizive, qe te permiresojne por edhe te korrigjojne menyren e tyre te jeteses, fatkeqesisht caze perendimore, qe ne keto vite demokracie edhe kishin nisur te benin.

Sepse ne nje tjeter kendveshtrim te ri te frymezuar nga ajri freskues Neo-Otoman, edhe jetesa e Aranuteve te pabese (titull qe e kemi merituar plotesisht ne syrin e pakenaqur te Osmaneve), mund te kthehet fare mire ne kornizat e ketij trekendeshi magjik te serialeve te tyre!

Shoqeria jone te kthehet serish ne nje spital te delirimit kolektiv, me doket e rifutura aspak tinzash nepermjet propagandes agresive, derivuese nga sulmi i perqendruar televiziv Turk.

Po kjo shoqeri e jona, te perfundoje jo rralle edhe Burgjeve (gje qe e ben sido te jete mjaft shpesh edhe vete tani), nen frymezimin e shtuar nga gjestet puritane, apo moralizuese te shikuar me admirim, rendom ne secilin prej ketyre serialeve.

Dhe ne fund, varrezat tona qe edhe keshtu jane dobet nga vendi per te groposur ata qe kane kaluar ne bote me te mire, mund te shkojne drejt nje tjeter tejmbushje Largqofte, si pasoje e trekendeshit ne fjale, apo edhe trekendeshit tjeter me origjine po nga i njejti vend, atij Vetvrasje-Vrasje Pasioni-Vrasje per Motive te Dobeta (te gjitha fenomene te mire-rrenjosura ne shoqerine tone, qe jo vetem s`i luftojme, por edhe ringjallen me teper prej ketyre prurjeve te reja).

Dhe si te mos mjaftonte kjo, mjafton nje shikim tek po themi, rrjeti kryesor Dixhital ne vend per te verejtur, ashtu si pa te keq, krahun tjeter te ofensives.

Ate te perkthimeve te filmave, qindra filmave qe cdo dite, jave e muaj transmetohen per shqiptaret brenda e jashte vendit!

Ai s`i ka mire hic hesapet-thuhet diku!

Beterr fare, po hajde hame nje kifle, apo simite tani!-pergjigjet tjetri.

Jo, se ne sabah do nisem, e ne aksham, avash-avash do jem atje!-thote nje tjeter.

Po, ku shkon, se nuk iket serbes pa bere adetet e tere tabiatet!-thote serish i pari.

Po hape njehere penxheren te shohim si eshte havaja sot, se kallkan duket jashte, te dime c`thote dynjaja, si jane komshinjte, t`i pyesim per evlatet si i kane, a jane te hajrit, a kane dushmaner shume, si e kane derexhene, a ja bejne hyzmetin punes, a ja kane pare qarin jetes, kane pasur bereqet?-T`u bejme zijaret ne konak, e te shtrojme ndonje zijafet per qejf ku te therim ndonje hajvan zaten!

I rashe shkurt, sepse sadoqe nje pjese te mbetjeve linguistike te 450 vjeteshit Turko-Osman ne gjuhen tone i kuptoj, disa edhe i perdor, por nje pjese as i njoh.

E qarte eshte qe sidomos ne disa qytete, apo zona te tjera te brendshme te vendit, kane mbetur fjale te konsiderueshme te Turqishtes se dikurshme.

Po aq sa eshte e qarte qe pas pavarsise perdorimi i saj ra dukshem, duke treguar hapur mospreferencen popullore dhe sidomos te shtresave te kulturara ndaj kesaj trashegimie te pushtuesit.

Ne Shqiptaret kemi fatin te kemi nje gjuhe shume te lashte, unike, te folur vetem nga ne ne kete bote.

Kaq mjafton qe te shtrengohemi fort pas kesaj gjuhe tonen, dhe te jemi mese te kenaqur me ate qe flasim.

Po ashtu nga prezenca jone e perhershme ne kete zone, kemi kontakte te zgjeruara me popujt latine, Perandorine Romake, kultura dhe ligjet e se ciles ende dominojne boten e qyteteruar, apo me Vencianet, Normanet e Italianet e sotem, bashke me nje kulture te mireushqyer frankofone.

Kjo ben qe gjuha jone te tregoje prezenca te fjalorit te ketyre gjuheve ne fondin tone leksikal.

Domosdo edhe dicka nga Turqishtja e vjeter do na mbeste pas aq kohe nen sundimin e tyre.

Por rrethanat dhe nje pune e madhe, pervec kundershtimit masiv ndaj asimilimit bene qe keto mbetje te ishin te pakta, periferike dhe te parendesishme, sidomos per gjuhen letrare te kulturuar qe na bashkon te gjitheve.

Por ndoshta rastesia, ose ndoshta jo (pa dashur te hyj vete neper teori konspiracioni), por pikerisht ne mes te kesaj ofensive te mirefinancuar nga shteti Turk, ne perkthimin e cdo filmi ne shqip, ne mes te ndoshta edhe  pese sinonimeve per nje fjale, gjehet per t`u perdorur pikerisht nje fjale turke, qofte edhe e folur ne ndonje zone te humbur shqipfolese!

Zelli me te cilin qemtohen fjaloret zonale te viseve me te largeta per te gjetur ndonje fjale tjeter turke, totalisht te harruar apo rralle ne perdorim nga te moshuar ne moshe tejet te thyer, te ben te mendohesh.

Dhe meqe jemi Shqiptare, nga nje vend ku konspriacioni, komploti etj, jane te shtepise po aq sa edhe ne shoqerine Turke, ku intriga eshte ngritur ne nivelin e Artit te vertete, atehere ca dyshime lindin vete!

Te jete valle rastesi apo te kete tjeter gje me te thelle?

Nje Zot e di!

Por po aq sa te habiste dikur nje publicitet i nje firme telefonie po Turke, qe fluturonte bashke me Shqiponjen tone nacionale permbi Statujen e Heroit tone kombetar, i cili rastesisht hyri ne legjende duke shaprtalluar po Osmanet, apo publiciteti i nje Banke po Turke, qe thoshte krenarisht...Ne jemi gjithmone ketu, ...po aq habisin edhe keto perkthime ethshem filoturke ne televizionin tone me pagese!

Rastesia ne jete ndodh, por shpesh puna per t`a paraqitur si te tille eshte me e madhe se vete ajo!

E leme me kete pikpyetje kete shkrim.