E premte, 19.04.2024, 09:39 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Disa fjalë për azilkërkuesit shqiptarë në kampet e Gjermanisë

E merkure, 15.02.2012, 08:55 PM


Disa fjalë për azilkërkuesit shqiptarë në kampet e Gjermanisë

 

NË VENDIN TËND EDHE BALTA ËSHTË MË E ËMBËL SE MJALTA

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Weingarten: U themi të gjithë vëllezërve tanë të cilët ndodhen në trojet etnike shqiptare e që mendojnë të marrin rrugën e mërgimit,le të heqin dorë nga kjo rrugë e mallkuar, e vështirë dhe përplot mundime, rrugë e cila e shkatrroi rininë shqiptare, sepse ëndërrat tuaja (si dikur tonat) , jo që nuk realizohen këtu , por këtu të humbet edhe shpirti edhe mbetesh bosh. Ata aqë na kanë mbjellë ëndërra( të mira, duke thënë se mërgimi është një parajsë) për këtë jetë në mërgim , ata nuk ia donë të mirën kombit e atdheut. Kështu flasin e mendojnë shumica e strehimkërkuesve në kampet e Gjermanisë.

Të sillesh si gazetarë në diasporë,e mos të shkruash për jetën, hallet, sakrificat e problemet e rinisë sonë nëpër kampe për refugjatë, do të thotë se nuk po e kryen me ndërgjegje punën që e ke për zanat . Ndonjëherë fajet edhe nuk i kan gazetarët sa politika redaktuese e gazetave të cilat botohen në diasporë, e që më shumë janë të preokupuara me të bëmat dhe njerëzit në Kosovë, thuajse këta.., (ne) janë shkëputur nga atdheu nuk janë në Kosovë ! Botuesit tanë në perendim sikur janë të interesuar që gazetat e tyre të mbushen me ngjarje nga Kosova dhe ndonjëherë nuk është lehtë që edhe të sigurosh vend në gazetë për shkrime që merren me hallet e njerëzve të gjuajtur në këtë pjesë të planetit të cilët ka zënë t’i harroj edhe Zoti. Mirëpo, edhe kur meresh vesh me Redaksinë dhe e nisë e hulumton temën , atëherë vjen në një situatë tjetër e cila poashtu është e rëndë : Ndeshesh me jerëzit e rinj e të dëshpruar. Secili prej tyre që ta ndalësh dhe të bisedosh pak më gjatë me te, do të shohish se e ka thellë në vete një dramë të cilën nuk ka fantazi e shkrimtarit e cila mund ta shpikë e të krijoj, Ndeshesh me mallin e me dhembjen e madhe të njerëzve tu të cilët erdhen në diasporë-GJERMANI; me shumë iluzione se do të bëjnë vend, se do të sigurojnë një egzistencë për vete dhe për ata që i kanë në Kosovë. Tash takon njerëz me iluzione të davaritura të cilët e kanë nga një letër në dorë, që i thoninë DULLDUNG- e nga një herë edhe negativ dhe presin ditën kur do t’i marrin policia gjermane, (e ti burgosë deri sa ti këthejë në Kosovë). Po këta refugjatë jetojnë me disa euro në gjepë sa për ta mbajtur shpirtin gjallë, dhe më nuk janë në gjendje as të ëndërrojnë për vendlindje. Ëndërrat e tyre i ka shuar mërgimi i rëndë dhe i pa përspektivë. Gjëja që e sheh më së shumti tek këta njerëz është malli. Malli e dhembja ndaj familjes. Për bashkëshorten, fëmijët, për baban, nënën, motrën, vëllaun, vendlindjen e Kosovën. Jeta në kamp është si jeta në burgun shtëpiak na patë thënë; Ragip Bërbati nga Nobergjani i Pejës. Gjatë deportimit të frefugjatëve shqipëtarë nga Gjermania, shterti gjerman shkelte ne mënyrë drastike Konventën e Gjenevës për refugjatë, dhe vendimet e marra nga Parrlamenti gjerman për refugjatë trhotë: Christian Schwarz Scheling . Në marrëveshjen e paarrlamentit gjerman në me s tjerash thuhej: Refugjatët para se të largohen-dëbohen nga Gjermania duhet të shqyrtohen kërkesat e tyre.

,a) Të bisedohet me ta se a janë të gatshëm të kthehen në Kosovë, ku janë shkaqet për moskthimin e tyre,

b ) Të kontrollohet gjendja e tyre shendetesore nga personeli mjekësor, se në mesin e tyre mund të ketë edhe njerëz të sëmuer të ciklët duhet ti nënshtrohen një kontrollimi rutinor . Mirëpo të gjitha këto dhe shumë tjera të pa shënuara flasin kjartë se rinia jonë për shkakë të dhunës dhe presionit që ushtroi regjimi kriminel e barbar serbë ndaj popullit shqipëtarë ndikoi negativisht në rininë tonë, dhe pasojat e saj po ndihen e shihen edhe sot. Ne po shkëpusim disa opininone të refugjatëve të cilat i patëm marrë kohë më parë në disa kampe refugjatësh në Gjermani. Sami Voca, qegjashtë vite ndodhem në mërgim, dhe kohën më të madhe e kalojmë në kampë, i porosisë të gjithë bashkëkombasit e mij që kurr mos ti lëshojnë trojet e tyre etnike dhe mos ta braktisin atdheun. Nëse kanë vetëm një kotherë bukë thatë për të ngrënë, le të mbeten aty në trojet shekullore sepse thotë një fjalë e popullit: „ në vendin tënd edhe balta është më e ëmbël se mjalta“. Ne na kanë mashtruar para se të vinim këtu. Nga fjalët e matrapazëve ne jemi mashtruar dhe kur i kujtojm mundimet që i kemi kaluar deri sa kemi arritur këtu, trupi po më dridhet dhe nuk mund të flasë nga emocionet. Kjo ishte një bisedë e rastit me disa refugjatë të cilët ishin në Gjermani e disa prej tyre ssot kanë shkuar në shtete tjera për të kërkuar strehim. Mirëpo siq po shihet Ministria e Mërgatës akoma po heshtë ajo po bredhë poshtë e lartë, nepër shumë shtete e qytete të mëdha të perendimit e akoma nuk ka filluar të organizojë mërgatën shqiptare; ë ndarë, të përqarë.., Ministria e mërgatës ka qenë dashtë dhe duhët të organizoj tubime informative me mërgimtarë ne të gjitha qendrat e mëdha-qytetet e Zvicrrës, Gjermanisë, Austrisë, Beligjikës, Suedisë, etj etj, pra aty ku numri ë mërgimtarëve është i madhë. Pasë të gjitha këtyre takimeve të analizon opinjonet dhe mendimet e mërgatës sonë, se për q’farë rruge janë përcaktuar. Po nëse ata janë të mendimit që të shuhet aktiviteti partiak kjo do të ishte edhe më mirë. Ne duhet ndjekur rrugën që shpie drejtë unitetit. Sepse vetëm unikë ne mund ti ndihmojmë Atdheut dhe të ecim përpara.

Ministria e Diasporës është “zemra“ e mërgatës, ajo është si ajri për njeriun. Prandaj sa më parë që Ministria e mërgatës të fillon organizimin e mërgatës aq më mirë dhe më shpejtë do të unjisohet dhe organizohet e ndihmohet kombi e Atdheu.

 

Punuar me 7.02.2012



(Vota: 4 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora