Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dënon veten me vdekje nga uria për dashuri

| E merkure, 15.02.2012, 07:46 PM |


Një vajzë amerikane vendosi të vdiste duke mos ngrënë për dy muaj me radhë, në mënyrë që i dashuri i saj të vazhdonte jetën e tij, pasi ajo kishte mbetur në karrige me rrota.

 

Historia e dhimbshme i përket një 24-vjeçareje nga Nju Xhersi, e quajtur Christina Symanski.

 

Pas një lidhje të mëparshme të dështuar, ajo u njoh me një djalë, me të cilin kaloi ato që në letrën e lamtumirës i konsideronte si “çastet më të lumtura të jetës së saj”.

 

Megjithatë, gjithçka ndryshoi përgjithmonë në 4 korrik 2005, kur gjatë një mbrëmje të kaluar së bashku me të dashurin e gjashtë muajve dhe disa miq, ajo vendosi të zhytej në pishinën e shtëpisë së shokëve të saj.

 

Pa ditur thellësinë, e reja u hodh me kokë, por duke qenë se pishina ishte shumë e cekët, pësoi dëmtime të parikuperueshme në shtyllën kurrizore, të cilat e lanë për të gjithë jetën në një karrige me rrota.

 

Sidoqoftë, i dashuri i saj, Jimmy Morganti, nuk u shkëput më kurrë dhe në gjashtë vitet e ardhshme, i qëndroi gjatë të gjithë kohës në krah, duke vazhduar të ishte thellësisht i dashuruar, pavarësisht lutjeve të saj për ta lënë të vetme në vuajtjen e saj.

”Nuk mund ta përballoj dot më këtë situatë. E di që nuk kam më asnjë shpresë që të ec dhe vetëm përkeqësohem. Duhet të jetoj me ilaçe dhe s’mund të bëj asgjë pa ndihmën e të tjerëve. Ky është një ferr, të cilin nuk duhet ta ndaj me asnjeri. Jimmy duhet të shkëputet dhe të bëjë jetën e tij, edhe nëse kjo do të kërkojë që unë t’i jap fund jetës sime”.

 

Kjo ishte një pjesë nga letra e lamtumirës, e vajzës që u shua në moshën 31-vjeçare.

 

E larguar nga Jimmy me preteksin për të qëndruar pranë nënës së saj disa kohë, Christina dënoi veten me uri dhe ishte në gjendje të fshehte trupin e saj të drobitur në vizitat e përditshme të të dashurit të saj.

 

Zemra e saj pushoi dy muaj, pasi hëngri ushqimin e saj të preferuar, në dhjetor 2011.

 

 

Top Channel