Kulturë
Poezi nga Neki Lulaj
E marte, 14.02.2012, 08:56 PM
Neki Lulaj
PËR ÇAMËRINË
Mbrëmë
Kuvenduam deri vonë
Për Çamërinë
E ajo, ende
Dergjet në shtratin
E dhimbjeve
Përkundet në djepin
E shpresave
Që e thërrasin
Me shkrumin e buzëve
Lirinë.
Mbi gozhdat e ndryshkura
Nuk varën shpresat
As në lotin e Drinit
As në shungullimën e Vjosës
As në ushtimën e Shkumbinit
E të Vardarit
Me këngët e zogjëve
Në degët
E ëndjes së bashkimit.
Kurrë ëndrrën
Deri në fund nuk e çova
Se gjumin ma trazuan
Zogjtë lajmtarë
As këngën krejt s’e mësova
Por ate ma mësuan
Martirët e tokës Çame
Që ranë me fjalën e ndarë
Më dysh -
Li-ri-në pa e përjetuar.
Ata kurrë nuk e ndalën
Thirrjen
Për t’u shndërruar
Në një trung të bekuar
Se Sy e patën Kosovën
Kokë, vesh, trup e shpirt
Shqipërinë e bashkuar.
JEMI
Jemi
Mysafirë nëpër stacionet
E jetës
E jetën kurrë nuk e qitëm
Në Pazar
Jemi
Mysafirë nëpër satacionet
E ndarjes
E ndarjen
E shqiptarit
Nga shqiptari
Kurrë nuk e deshëm
Jemi
Bagazh treni
Plotë udhëtarë
Të gjithë
E kanë nga një adresë
E unë
Nuk e di
Para cilës lokomativë
Me me u ndalë
Jam
Jam udhëtar me plotë
Shpresa
Valixhet i kam plotë
Plane
E kokën plotë me Ar
MIKU IM
Miku im
Me zemër shkëmbi
Zinxhir ndryshkur
Ag lirie
Duartë thatë
E shpirtin plotë
I kap yjet në gjithësi.
Kam fuqinë e Atomit
E në sy lexo
Kodin e Arbërit
Dhe formulën e Pagëzimit
Mendja e tij
Shkëndija të arta
Gjithë krijuesve
Ua dhuron
Metaforën e gëzimit
Nga largësia e përvuajtur
Ia lexova përgjërimin
Zemra e tij ishte trembur
Pa u trembur
Nga kërcnimet
E një katili
Kurrë në jetë
Nuk kam besuar
Se njeriu ka
Kaq shumë lot
Se nga loti
Erdh vërshimi
Duke përmbytur fushat
Me bereqet të bekuar
NJË HERË
Hipa lartë
Shkallëve të qiellit
Për të fjetur në gjithësi
Hyra mbrenda
Në vesh të yllit
E nga Ballkoni
I qiellit
E sodis vetminë
Atje lartë
Mbi faqet e murit
Po rri krenar
Duke e gdhenur jetën
Si skulptori
Rri i fortë
Se kam shumë miq
Me shpirtin bujarë
Që kanë vlerën e vet
E zemrat margaritarë