E enjte, 25.04.2024, 04:51 AM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: Kujdesi shtetëror për mërgatë, obligim institucional!

E marte, 14.02.2012, 08:57 PM


KUJDESI SHTETROR PËR MERGAT, OBLIGIM INSTITUCIONAL!

 

Nga Sylë Arifi, Avokat

 

Emigrimi i Shqiptarve nga Repuplika e Kosovës, e ka një histori të hershme si qdo emigrim nga shumë popuj  të ndryshëm. Shumë popuj që kan emigruar nga qfardo rrethane duke mos i përjashtuar edhe ato të dhunës politike dhe fizike, e kan psuar edhe asimilimin nacional. Sigurisht  se edhe Popull Shqiptar si pjesë e emigrimeve të përgjithme ka kaluar faza më të randa deri të atakimi i vlerës sublime qenja e tyre atdhetare si fakt nacional për tu identifkuar si Shqiptar. Të rinjët tanë pjesa më e madhe e të cilëve kanë lindur dhe janë duke u shkolluar edukuar në vende të ndryshme të botës, me prindërit shqiptarë nga Kosova, jan të ballafaquar edhe me fenomenin e skajshëm të asimilimit kulturor.

Pra, halli i diasporës Shqiptare,  nuk është se tek ajo sidomos te të rinjët kemi të bëjmë edhe me një identitet të ri, se marrin identitete të reja shtetrore kjo e nënkupton edhe ndryshimin e statuesit individual  Shtetror që ky ndryshim shpesh mund ta demton edhe identitetin e tyre kombëtar. Kjo gjendje e ndryshaur e statusit të tyre zakonisht tek të rinjët tan, që padyshim mund të ndodhë dhe po ndodhë shkëputja e çdo kontakti me Shtetin e tyre të Kosovës, me institucionet, kulturën dhe traditën e vendit të tyre,  prej ku kan emigruar.

Familja, si institucjon mund të bëjë shumë, në mbajtjën apo kultivimin e gjuhës shqipe, apo edhe shum relikteve nga kultura e jon e lasht  nacionale, siq janë  festat tona qofshin fetare, nacionale dhe shtetrore. Mbajtja e ketyre ndikimeve te të rinjët tan në kushtet dhe rrethanat  e mergatës ku çdo gjë tjetër nuk është shqiptare, assesi nuk është e mjaftueshme për ta rujtur identitetin ton nacional, në prespektiva afatgjate.

 

MOS URREJTJA E TË TJERËVE KULTUR E JONA FAMILJARE !

 

(E RUAJTUR  DHE E KULTIVUAR NGA MERGIMTARËT)

Shqiptarët, në mergim dhe në veqanti në Shtetin e Zvicrrës,  jan kundër racizmit, pra nuk i urrejnë popujt  tjerë, dhe kjo është ni kutur e jona kombëtare, sepse urrejtja është ni dukuri e shemtuar dhe anti njerzore. Racizmi është i papranueshëm në një shtet demokratik. Format e ndryshme të racizmit dhe të diskriminimit fetar, racor dhe kombëtar janë të ndaluar me ligje pozitive të Shteteve ku sundon rendi juridik.

Mergimtaret kan nevoi për ndihmë Shtetrore të Kosovës !

(Penzionistet në mërgim) !

Mergimtaret tan, sidomos penzionistet jan ballafaquar ketyre muajve të fundit me lloi lloi fushata të organizuara me skenare të ndryshme, se Shteti i Kosovës apo qytetaret e sajë të cilët gezoin penzione, kinse me vendime nga Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore në Zvicërr i kan humbur.

Pra, me të drejtë në këte rast dhe ndaj fushatave të tilla ka reagime shtetrore të Zvicrrës, se prononcimet e të vetëquajturve "këshilltarë", të cilët duke deklaruar rrejshëm, shikojnë vetëm interesin e tyre dhe informojnë me qëllim gabimisht pensionistët e Kosovës. Pra, sipas Zyrës Federale të Zvicrës nuk është e vërtetë se në bazë të ligjeve aktuale kontributet e pensionistëve të Kosovës mund të humben krejtësisht, në rast se deri më 1 prill 2015 nuk arrihet të realizohet një marrëveshje e re në mes të Zvicrës dhe Kosovës.  Gjithashtu, ka sqaruar edhe një herë se kontributet (përfitimet) mund të humben vetëm në rast se personat e prekur nuk e kërkojnë kthimin e tyre në periudhën deri në pesë vjet pas arritjes së moshës së pensionimit (mosha e pensionimit për femra është 64, ndërsa për meshkuj 65 vjeç), ose deri në 5 vjet pas vdekjes së një personi, në rast se ekziston e drejta për pension të trashëgimisë (pensioni për të vejat, vejanët ose për bonjakët). Fushatave të tilla të okestruara nga qarqe të ndryshme, edhe ketu në Zvicërr nuk duhet të ju besohet, dhe në Shtetet ligjore mergimtaret  duhet kerkuar sqarime nga mekanizmat shtetror, aty ku jetoin pra në mergim.

 

Prandaj,  për familjet që jetoin në mergim i duhet ndihma Shtetrore e ofruar nga institucionet  tona të Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani, dhe fatkeqesisht  mergata e Kosovës janë lë në meshirën e fatit, për shumë vite pas qlirimit të Kosovës, nga agresori serb.

Krijimi i Ministrisë së Diasporës, është një e mir e vonuar por siq thot populli më mir von se hiq, për ta vuar ni urë lidhse me mergatën ton. Hapja e përfaqësive kulturore ku duhet të takohen dhe organizohen mergimtaret për aktivitetet të ndryshme është një domodoshmeri për ta ndimuar gjithanshëm pjesën e popullit të Shtetit të Kosovës në mergim.

Mergata shqiptare qoft ajo ekonomike apo politike, mvarsisht nga motivi i largimit, ishte e organizuar mbi baza të shëndosha kombëtare, vite më parë. Si rezultat i shtypjes, diskriminimit, terrorit ekonomik, politik dhe ushtarak deri në gjenocid mbi Shqiptarët,  që bënte Serbia mbi Kosovën, dhe ky fakt ndikoi në ngritjën e vetëdijes  nacionale  pa dallime politike-partijake, që në parim u ba veprim uniteti në mergim nga mergata Shqiptare.

Nga kjo perspektivë, mergata e jonë ishte në nivel të obligimeve kombëtare në kohë dhe rrethana kur ndima e mergimtarve ishte jetike për ta investuar si kontribute jo vetëm  në aspektin e internacionalizimit të çështjes së Kosovës  por edhe të ndihmave të gjithanshme, matrijale, logjistike, morale dhe ushtarake për liri dhe pavarsi të Kosovës drejtë bashkimit kombëtar në Europën e bashkuar.

Nga mergata e jon Shqiptare, nga fillimi dhe vazhdimi i shumë përpjekjeve dhe sekrificave nga shumë breza si kontrbuteve për qlirimin e Kosovës, jan shkuar shumë mergimtar duke ju bashkuar radhve të UQK-es, si qlirimtar  që kan dhan pjesët e trupit dhe jetën e tyre për qlirimin e Kosovës. Shumë prej ketyre qlirimtarve e kan mbijetuar luftën dhe sot jan lider politik, Institucional dhe Shtetror të Kosovës, të cilët e kan për detyrë njerzore, politike, nacionale dhe Shtetrore që mos ta harroin apo neglizhoin kontributin e mergimtarve si  bashkveprimtar të tyre në formimin e Shtetit Sovran të Kosovës.

Ftesa  e ministrave të Qeverisë së Kosovës drejtuar mergimtave që të investojë në Shtetin e Kosovës, duke thënë se në Kosovë janë krijuar kushte të favorshme për investime të huaja, paraprakishtë është e pa analizuar mir dhe logjikshëm e gabuar,  sepse mergata apo mergimtaret  tan nuk jan të huajë por janë pjesë e Shtetit të Kosovës, dhe Kontributet apo investimet i bajn si zakonisht në vendin e tyre, dhe kjo vlenë në të vertet për të huajt e jo për popullin e Kosovës që jeton dhe punon në diaspor, si mergimtar.

 

TË SIGUROHEN VENDE PUNE PËR MERGIMTAR !

 

Ndima, apo “Shpërblimi” i mergatës siq u përmend më lart duhet të ju ofrohet nga Institucjonet tona Shtetrore, padyshim, se ka sot të interesuar nga mergimtaret që të japin kontributin e tyre edhe në keto faza të shtetndertimit në pamvarsi të plotë drejtë fundit të mbikqyrjës nderkombëtare, me angazhime profesionale qofshin ato grupore apo  personale. Pra, dyrët duhen të hapën për mergimtar që bartin përvoja nderkombëtare, në fushat të ndryshme ekonomike, juridike, mjeksore, politike, dhe instutucinale.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora