E enjte, 25.04.2024, 04:15 PM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Tragjedi që preku të gjithë

E marte, 14.02.2012, 09:01 PM


Tragjedi që preku të gjithë

 

Nga Gani Qarri

 

Ashtu siç edhe pritej,të gjithë fqinjët e Kosovës, pas zhvillimit të luftës së mundimshme për shpëtimin e Asmirës dhe familjes së saj nga organet e Shtetit të Kosovës,qenkan hedhur në sulm për përvetësimin e pa drejtë të përkujdesjes ndaj saj, përveç shtetit tonë, forcat e të cilit atë edhe e shpëtuan. Vallë përse lejohen këto gjëra nga qeveritarët tanë?!

 

Ngjarje të tilla tragjike nuk të japin kohë të mendohesh gjatë,ngase ortekët e tillë nuk kursejnë as jetëra fëmijësh, ashtu siç nuk kursyen jetërat e anëtarëve tjerë të familjes,të cilët si banorë të asaj zone të paqëndrueshme,ndërtuan shtëpitë në vende të pasigurta të fshatit. Kjo edhe bëri që pjesa më e madhe e familjes të mos i mbijetonte ngjarjes së ndodhur e cila dëshirojmë të mbetet dëshmia e fundit e një tragjedie të tillë dhe këtej e tutje të ketë edhe për banorët e kësaj treve një fat më të mirë,ashtu siç kanë nevojë të gjithë banorët e Kosovës.

 

Se edhe nën borën e ftohtë, ngrohë dashuria e madhe njerëzore,u vërtetua edhe kësaj radhe në fatkeqësinë e Restelicës,në momentet e dhembshme kur ky fenomen i rëndë natyror,familjes Reka po i sillte Lamtumirën e fundit. Dora e vdekur e nënës mbi trupin e njomë të Asmirës, jo vetëm se shprehte dashurinë e pashuar amnore ndaj bijës së saj të vogël,por ajo sikur donte ta mbronte dhe shpëtonte të paktën atë nga e liga e madhe që i kishte ndodhur familjes së tyre.

 

Kur të gjithë anëtarët e tjerë bashkë me nënën e Asmirës 5 vjeçare,largoheshin nga kjo botë nga një goditje sa të dhimbshme aq edhe të ashpër dhe të pamëshirshme të një orteku ogurzi të madh bore,i cili u solli atyre një vdekje të hershme, kamufluar me bardhësi të rrejshme vdekjeprurëse për të mos u parë më kurrë.

 

Një lamtumirë e tillë e veçantë u kthye në një histori të një dhembjes të madhe e cila nuk la asnjë shpresë të vetme,se viktimat e kësaj tragjedie natyrore,mund të takoheshin përsëri ndonjëherë. Ngushëllim i vetëm në këto çaste të rënda,ishte buzëqeshja e Asmirës,e cila ende nuk e ka kuptuar tragjedinë e madhe që asaj dhe familjes i ka ndodhur,e cila përveç rrezatimit të bukurisë fëmijërore,fytyra e saj shprehte edhe gjallëri, ngrohtësi dhe dashuri të çiltër, edhe pse  ngjarja që e solli atë në këtë gjendje,neve vërtetë na trishtoi shumë dhe përloti të gjithëve, cilindo prind që do ta ketë parë,përmes ekraneve televizive.

 

Kujtimet e dhimbshme, nga ky përjetimi i hidhur emocional,do të na rrinë para sysh për shumë kohë,të cilat na i lehtëson sado pak,fakti i shpëtimit të Asmirës së vogël, strehuar nën duart e ftohura të nënës së saj të vdekur. Vetëm mbijetesa e saj na sjell pak ngushëllim,i cili nuk është i madh aq sa shëron dhe as i fortë aq sa ndihmon,në këto momente të rënda kur Shteti i Kosovës mbante ditë zie kombëtare,në shenjë dhembje  dhe nderimi, ndaj nëntë viktimave të kësaj tragjedie natyrore që sapo varroseshin.

 

Dhembja e madhe, do të përjetohej shumë më lehtë, sikur nga një grup pro-serb të ashtuquajtur "gorani" të mos politizohej kjo tragjedi natyrore, mu në momentet kur forcat e FSK-s, Policisë së Shtetit ,Zjarrfikësve të Kosovës dhe gjithë atyre banorëve, jo vetëm nga Restelica, që për kundër terrenit të vështirë dhe motit tejet të ligë, bënin të pa mundurën ta zvogëlonin sado pak këtë tragjedi të madhe familjare. Ata jepnin çdo gjë nga vetja duke gjurmuar me të gjitha mundësitë për gjetjen e familjarëve të pa fat,me ç`rast arritën ta shpëtonin dhe nxirrnin Asmirën  të gjallë nga rrënojat.

 

Megjithatë këta far "gorani" të cilët as që jetojnë në Kosovë, kishin shfrytëzuar edhe këtë situatë të tragjedisë familjare, për të shkuar aq larg sa që kishin kërkuar ndihmën e Serbisë duke mos harruar ta ftonin edhe Tadiqin, që ta vizitonte vendin e ngjarjes.

 

Kurse në anën tjetër na shqetëson tej mase, pagjeturia e pafalshme e funksionarëve shtetërorë të Kosovës të cilët,sot e gjithë ditën, nuk koordinojnë sa e si duhet veprimet e tyre, duke i dyzuar jo edhe rrallë ato, madje kjo do përsëritej edhe  me këtë rast,kur herë Kryeministri i cili për çdo gjë shprehet me unë, e herë Presidentja e Shtetit, shpallin ditë zie për viktimat e tragjedisë.

 

Por kjo nuk është e vetmja brengë e shqiptarëve,për mos gjeturitë e përsëritura të funksionarëve shtetëror të Kosovës,kur dihet se në një kohë jo fort të largët,Presidenti Amerikan në kampin e refugjatëve Shqiptar të Bllacës, kishte ulur në prehrin e tij fëmijët bonjak të Kosovës të ikur nga lufta, duke u premtuar kthim të shpejt në vendin e tyre,kurse disa nga ta që ishin në gjendje më të rëndë, do ti merrte me vete për ti strehuar në USA, gjë e cila u përsërit pastaj edhe nga ndonjë funksionar tjetër evropian.

 

Ndaj si dhe pse ndodhi që edhe Presidentja Jahjaga, të mos ulej pranë Asmirës ,ta merrte atë në prehrin e sajë dhe ti premtonte se nga tash e tutje, ajo do të rritej nën përkujdesjen e Shtetit të Kosovës,shkollohej, përgatitej dhe punësohej nga ai, për të mos ndjerë humbjen e madhe që ka përjetuar vogëlushja, si e mbijetuara e vetme e kësaj tragjedie të rëndë natyrore.

 

Shteti do duhej ta merrte si obligim rritjen e saj, dhe jo ti lejohej kujtdo qoftë ,që si një zog të pa mbrojtur, ta merrte aq lehtë dhe si pa vërejtur Asmirën, ngase ajo jo vetëm se është shtetase e Kosovës, por edhe banorëve të atyre viseve të thella malore do tu dëshmohej edhe një herë në vepër se shteti i tyre është Kosova i cili në të mirë dhe fatkeqësi do të ndodhej pranë tyre. Madje ky qëndrim do ta nderonte Presidenten dhe Qeverinë e Kosovës,si dhe një akt i tillë human, do ta nxirrte faqebardhë edhe vendin tonë të ri para botës së civilizuar.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora