E enjte, 18.04.2024, 08:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Lush Palokaj: Parathënjet e Iliadës dhe Odises duhet të ndryshohen

E hene, 13.02.2012, 09:03 PM


PARATHENJET E ILIADES DHE ODISES DUHET TE NDRYSHOHEN

 

Nga Lush Palokaj

 

Edhe sot degjoj arkeolog e historian shqiptar, sidomos në shtetin amë, duke thënë se Luftën e Trojës e bënë grekët çka s’është e vertetë, hezitojnë ta mohojnë këtë nga friga për të mos hy llugave me fqinjët siç bërë Enveri. Thonë  Helada e Vjetër , e ku e gjejnë vjetersinë e saj nuk e dij. Helenët si fis nuk i përmend Homeri por Heleni është i biri i Priamit. Edhe njëhere e përmend fjalën helën, si fis, gjeja se u ka prij Akili por Arif Mati thotë së at emër nuk e përmend ai por nacionalistët grekë kanë futur në vargjët e Iliadës. Edhe arkeologët amerikan e mohojnë se grekët janë më të vjetrit. Në një shkrim që e kam lexuar koheve të fundit ata thonë së nuk janë të verteta ato çka i kemi thënë më parë për grekët, ato janë gënjeshtra, i kemi thënë ato sepse përshkoheshim nga një lloj kënaqesie nga ata trima dhe ato lufta madheshtore por tani e dimë se grekerit nuk morën pjesë në to. Nëse helenët janë pjesmarrës, si është e mundshme që Homeri nuk i permend fare kurse fiset danaj, akej, mirmidon etj. i përmend me qidra herë, atëhere Arif Mati me plot të drejt thot se grekët erdhen në shek VIII p. k kurse Lufta e Trojës është zhvilluar me 1250(1181-91) p k.

Në parathënjën e Iliadës, e përkthyer shqip nga Gjon Shllaku, Spiro Comora  shkruan: Lufta e madhe që bënë të gjitha shtetet greke kunder Trojës, në shekullin XII para erës sonë…, përsonalisht nuk pajtohëm me këtë mendim. Në atë kohë nuk kishte grekë as shtete te tyre në ato treva, ka pasur pellazg, trajan, fise jo helene. Thuhët se lindja e qytetrimit helen është shpallur me 776 p.k. data e krijimit të Lojrave Olimpike kurse Lufta e Trojës ëshë zhvilluar katër shekuj më parë. Dijetari më i mirë i kësaj çeshtje është Mathieu Aref(Arif Mati), një shqiptar shumë i zoti. Dy librat e tij nga 600 faqesh janë shumë bindese dhe dallohet si studjues i kësaj çeshtje në mesin e shqiptareve. Studim i shkelqyeshëm, më i mirë se cilido shkrim i ndonjë akademiku shqiptar i kësaj çeshtje deri me sot i cili ua ka thyer hundët grekëve e serbeve me tezen e tij për prejardhjën shqiptare. Më se shumti kam mësuar prej tij. Edhe Aristid Kola ëshë i mirë por Arif Mati spikatët me detalët e tij për stergjysherit tanë. Nuk mund të pohojmë se kanë qenë stergjysherit tanë, por as nuk mund ta mohojmë, por dihet se greker nuk kanë qenë. Duhet përmendur shtetet e fiset, por jo të theksohën si fise e shtete greke. Në kohën e asaj lufte ku u vranë heronjët më të medhenjë të antikës për bukuroshën Helenë nuk kishte grekë. Arif Mati nuk e thotë këtë me hamendje por me fakte duke lexuar historian të vjetër grek e latin. Me mendimin e tij pajtohët edhe Dominik Brikel - Profesor në Universitetin Paris - Sorbonë. Edhe për historian e arkeolog më të njohur botnor ka qenë enigmë se kush kanë qenë paragreket. Arif Mati e sqaron këtë gje më se miri.

E kuptoj se gjatë sundimit totalitar kombëtarja e kishte humbur vleftën por sot negligjencën ndaj kulturës tonë shumë të lashtë është idiotizëm kur dihet se pikërisht zhvillimet e hovshme kulturore ju paraprijnë edhe zhvillimeve ekonomike brenda një shteti a kombi. Shqiperia është një vend i një populli shumë të lashtë. Po të rregullohën e të mirëmbahën ato ndërtimët e vjetra që ekzistojnë, si Butrinti e të tjerat do të sillnin një fitim të madh nga vizitorët që janë shumë të interesuar për to. Kam lexuar një shkrim për një vizitë që ja kishte bërë një kosovarë varrit të Gjegj Kastriotit. Shante e truante për pakujdesinë ndaj varrit të heroit më të madh të të gjitha kohrave. Shumë monumente të vjetra antike janë duke u zhdukur për moskujdesin ndaj tyrë. Para ca ditësh lexova se si kisha e Shen Marisë është në shkatrrim e sipër. Kurrë s’kisha degjuar më parë për te, por kur pashë vjetersinë e saj doli më e vjetër se Pariarkana e Pejës dhe e Manastiri i Deçanit, e një vlefte të jashzakonshme në truallin e atyre që s’dijnë se çka është kultura.

Duhët gjurmuar e zbuluar vende tjera antik në atë trevë dhe duhët angazhuar historian e arkeolog për ti hedhur poshtë tezat e rrejshme greke e serbe ndaj shqiptarëve për gjenezën e tyre. Si dukët sjelljët e politikanëve në shtetin amë janë tipike enveriste, të mesuar për të ardhur në pushtet  me ndihmën e tyre, mohojnë vetvetën e zgjedhin edhe priftin grek për ta udhëhequr Kishën Autoqefale Shqiptareve, e nënqmojnë Nolin, themeluesin e saj dhe figuren më të madhe dhe më të ngritur në terë historin e kombit tonë. Këto idiotizma nuk kapërdihën, i bejnë injorantët më të medhenjë dhe matrahulët për interesa përsonale.

Ceshtja homerike nuk duhet të merret në kontekstin e popullit grek dhe të gjitha parathënjët, pasthënjët dhe komentët në gjuhën shqipe që ua kanë falë grekëve duhët të ndryshohën. Çdo vepër, luftë apo heroizëm i bërë para shek.VIII p.k. nuk është grek. Një popull që nuk e çmon kulturën e tij e mohon vetvetën janë shqiptarët. Shumë emra të vendeve në shqiperi janë në gjuhën serbe. Serbet nuk kanë qenë banorët e parë në truallin e shqiperisë.Turp për Akademinë e Shkencave e të Arteve në Shqiperi që nuk kanë marrë qendrim për ndryshimin e emrave kur dihët se Cvijiqi gjeograf i njohur serb i ka serbizuar shumicën e emrave të vendeve në Kosovë. Kjo është një sinjalizim se të dy Akademitë andej e kendej kufirit nuk kanë vdekë por kanë cofë, kur dihet se Akademia e Shkencave të Serbisë ka qenë truri i popullit serb.

 

Bronx - New York

12-02-2012



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora