E premte, 19.04.2024, 09:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Ali D. Jasiqi: Sentenca poetike

E hene, 13.02.2012, 08:56 PM


SENTENCA POETIKE

 

Mendime, apo reflektime meditative për një poet të mirëfilltë, i rikënduar me përkushtim në gjuhën shqipe nga shkrimtari dhe atdhetari Baki Ymeri, i cili është bërë një simbol i popullarizimit të letërsisë shqipe në gjuhën rumune.

 

Shkruan Ali D. Jasiqi

 

Shkrimtari rumun Mihail Pascaru shkruan  poezi, por edhe proza, duke dëshmuar kështu talentin e vet. Përmbledhja më e re e poezive të tij mban titullin “ Defini?ii”, që në shqip do të thotë “Definicione” . Lajtmotivet, përkatësisht subjektivët   lirikë të poezisë se këtij shkrimtari,pra edhe të kësaj përmbledhje, janë poezia dhe poeti, prindërit, fshati e të tjera. Për këtë flasin edhe vetë titujt e pesë cikleve ( “Për poetin dhe poemat”, “Njerëz,vende, qëndrime”, “Definicione,” “Sentenca” dhe “Apokalipsi  dhe poema tjera”)  Ai i këndon poemës, si formë e të shprehurit artistik të botës intime të shpirtit. Dhe më të drejtë është konstatua se “ një nga cilësitë e poemoparimeve të tij është koncizioni”. Kjo ilustzrohet me shembuj konkrete

Poemat flasin me gojë të mbyllur;

mu për këtë dallohen

nga fjalimi politik e forma tjera

të vajtjes nga shtëpia..”

(Heshtje)

ose

Asnjëherë poema

nuk rri qetë

në gjendje të paqes,

e shtrënguar në kanxhat e idesë

ai perhere shpërbëhet”. ( Poema

Është e qartë ideja, përkatësisht preokupimi i poetit, që përmes vargjeve për poema, me metafora të zgjedhura dhe të qëlluara ta shpalos botën e vet intime, përkatësisht shpirtërore. Sepse, siç thotë edhe vetë poeti, poemat nuk flasin me gojë të mbyllur, dhe për këtë dallojnë nga fjalimet politike,andaj nuk është mirë tu hapet goja,sepse nuk rrinë të qeta asnjëherë, por shpërthejnë si vullkan. Duke e trajtuar këtë temë poeti në të njëjtën kohë ka dhenë edhe mesazhe të qarta për jetën dhe qëndrimin e njeriut ndaj dukurive jetësore dhe sjelljet e tij ndaj tyre. Të gjitha këto ai i shpreh me metafora të zgjedhura dhe të qëlluara, për shembull,si këto:”ndërsa dielli lind/ me qerpikët në turi –/ vetëm poetët shkruajnë /pa u lodhur/ poema”. (Poezia “Rezistenca”).

Diç të ngjashme me poemat janë ato krijime ku në qendër të vëmendjes se autorit janë poetët. Ata  janë shpirt mirë, janë human dhe të ndërgjegjshëm. Nuk i bëjnë keq askujt, por vetëm përpiqen për të mirën e njerëzimit, duke i ruajtur ato elemente që e zbukurojnë jetën.

Ata nuk u bëjnë asnjë të keqe

por absolutisht asnjë të keqe

përveç faktit

se e padisin ndonjërin

kur e këpusin në lulishte

nga një lule

për vjehrën.” (Poetët)

ose edhe

Është një lodhje e madhe

gjithandej –

madje dhe yjet bien

më herët në gjumë

ndërsa dielli lind

me qerpikët në turi –

vetëm poetët shkruajnë

pa u lodhur

poema”.

(Rezistenca)

Nga shembujt e poezive të cituara kuptohet se poetët e duan natyrën, i duan lulet si simbol i bukurisë dhe mirësisë. Ata i dënojnë vetëm ata që e dëmtojnë këtë bukuri, këtë dhunti që natyra ia dha njeriut. Poetët shkruajnë vazhdimisht poema  edhe kur janë të lodhur, vetëm e vetëm që ta ndihmojnë njeriun në punët e përditshme dhe të mundimshme nganjëherë. Duke vepruar kështu poetët behën të dashur dhe të respektuar nga adhuruesit e tyre, por edhe nga mbarë njerëzimi. Të tillë i bën ata humanizmi dhe dashuria për qenien njerëzore .

Siç u tha në fillim të këtij shkrimi poeti në fjalë u kushton poezi prindërve të vet. Poezitë kushtuar prindërve janë poezi të ngrohta, të sinqerta. Në to shprehet  dashuria dhe respekti që gëzojnë nëna dhe babai ke autori. Nëna, se cilës i janë kushtua dy poezi, është e qetë, dhe edhe në momentet e fundit mendonte për bukurinë e jetës duke pyetur se “kush po na i ujit lulet? “

Vdiq pa i treguar

askujt.

Kur e pyeste dikush

pse po vdes

ajo ia kthente:

“Kush po na i ujit lulet?”

Vdiq kur e pat ndjerë

se Zoti ia ka prekur

nënsqetullat.” (Nëna)

Dhe

Secila nënë

është

Mamaja

E Zotit të vet

( Poezia tjetër „Nëna”,në ciklin “Sentenca”)

Kurse babai është diç tjetër. Në në poezinë  e poetit

„Babai

kur dehej

shkonte dukshëm

nëpër dy shtigje,

në realitet

ai mbrohej

të mos shkelë gjurmët

e ndonjërit prej nesh. „ (Falje)

Babai, pra  është njeri që kujdeset që të mos i trazojë fëmijët edheatëherë kur është nën ndikimin e alkoolit.

Fshati me bukurinë e vet behët tërheqës për të gjithë njerëzit. Atje njerëzit janë të ndjeshëm, janë bujar e mbi të gjitha janë  shpirtërisht të pastër dhe të gatshëm të ndihmojnë secilin nevojli. Secilin që ka kërkesa për ti dalë në ndihmë fshatarët janë të gatshëm të ndihmojnë. Sepse

Fshatari

eshtë një njeri

që shkëndijëzon

çdo stërpikje uji

dhe gjithçka që shkëndijëzon

nëpër botë

nga lotët e tij pin.” (Fshatari)

Një cikël i kësaj përmbledhje mban titullin Sentenca. Janë këto 18 poezi, që shprehin mendimet e autorit për fenomenet e ndryshme jetësore. përkatësisht mendime , apo reflektime meditative. Për këtë flasin titujt e disa prej tyre si, bie fjala, “Histori”, “Besimi”, “Relativitet”,”Algjebra”,” Fizikë”,” Proverb”, “Logjika”, “Fuqi”, “Peshë” e tjera.

Të theksojnë  kalimthi se poezitë e tij nga gjuha rumune  në gjuhën shqipe i ka përkthye mjaft me përkushtim shkrimtari dhe atdhetari  Baki Zmeri, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Bukuresht duke e popullarizuar letërsinë shqipe në gjuhën rumune.

Të gjitha këto që u thanë më lartë e bëjnë këtë poet të dashur dhe të çmuar nga lexuesit, dhe librin e tij të domosdoshëm në bibliotekat tona.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora