E enjte, 28.03.2024, 02:11 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Shën Valentini i magjishëm

E hene, 13.02.2012, 06:55 PM


Përparim Hysi

 

Shën Valentini i magjishëm

 

Erdhi,erdhi Shën Valentini,dalin çiftet dy nga dy

Tek i vështron Përparimi,e them hapur:-Kam zili!

Ja tek puthen lirshëm fare dhe s'ta kanë as për pesë

Bota e tyre:sa e madhe!Koha ime:krejt e zezë!

 

Koha ime,kur qeshë djalë;as që kish Shën Valentin?!

Se në krye qe një"djall" që e "vriste" dashurinë

-Është burgjeze dashuria(ne kemi moralin tonë?!!!)

Ja,kështu,thoshte partia:dashuri-ferrobeton!!!

 

E,moj kohë!Moj kohë e zezë,kur në krye ishte "djalli" *

Ajo kohë,për faqe të zezë,se nga"djalli"trëmbej malli!!!

Trëmbej malli,dashuria dhe çfarë them nuk është sajesë

Dashuri?Pyetej partia...biografia qe "licencë!!!"

 

Ja,kjo kohë më kujtohet,kur shoh Shën  Valentin

Dhe është mirë mos harrohet,ç'bëri"djalli"me partinë.

Kur shoh çiftet dy  nga dy,që zënë puthen fare lirshëm

Brohoras si një i ri:-SHën Valentin,je i magjishëm.

 

* aludohet për Enver Hoxhën e partinë e "punës" së Shqipërisë.

 

9 shkurt  2012

 

 

Emigrimi

 

Emigrimi,për mua,është një gjarpër që më mbyt

Është si një kafshatë e madhe që më mbet në fyt

Rrugën e migrimit e kam bërë nga halli

Gjithë kohën në mërgim,si t'më ndiqte djalli?!

 

Sado që Amerika është vënd shumë i bukur

Unë,them të drejtën,nuk kam qenë i lumtur

Nuk e dua mërgimin,po e them  unë fort

Në Shqipëri gjej gëzimin dhe jam si i plotë.

 

Shtëpinë kaqvjet kyçur do vete që ta hap

Dhe atje tek kuzhina,shtrihem gjer e gjatë

Rrugën e mërgimit  më nuk do ta marrë

Adresa e Përparimit,është në Mbrostar   *

 

Atje,në Mbrostar-Ura,atje buzë xhadesë

Është njlë fshat-qytezë,në mes të Myzeqesë.

Bukë e kripë,e zëmër,por çplot dashuri

Dhe fare s'është ëndërr;e vërtetë tani!

 

Ata,nga fundi i marsit,kur ka  ardhur pranvera

Për miqët e shokët,e hapur do jetë dera.

Kur të mos kemi bukë,do  ia kthejmë me ujë

Se me njerëz që do,bën dhe pak"rrëmujë?!"

 

Se nga gjithë trapezat(kush është më e çmuar?!)

Kur me mqtë e shokët ia kalon gëzuar.

Eh,moj Shqipëri,sa mall që më ka marrë!

Sado pleqëri,gati me të qarë...

 

*Mbrostar-Ura,fshati im,tri-katër km larg Fierit.

 

8 shkurt 2012



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora