E enjte, 28.03.2024, 10:32 AM (GMT)

Kulturë

Flet “Artist i Merituar” regjisori dhe aktori Andon Qesari

E diele, 12.02.2012, 03:27 PM


Në komedi luaj hallin tim

 

Nga Albert ZHOLI

 

Andon Qesari lindi në fshatin Qeparo të Vlorës më 27 qershor të vitit 1942, është aktor dhe regjisor shqiptar. Në 1966 diplomohet për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu”. Pas diplomimit emërohet aktor në teatrin profesionist të Vlorës. Në vitin 1972, kalon pedagog në ILA. Në vitin 1975 rifillon aktivitetin e tij artistik si aktor, por në Teatrin Kombëtar. Ka interpretuar shumë role, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”. Emërohet përfundimisht aktor i TK në 1977. Realizoi më vonë Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj. Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. I suksesshëm edhe si regjisor: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj. Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

 

Ju dhe pse në jetën artistike keni më shumë role dramatike, serioz, në jetën regjisoriale jeni dhënë pas komedisë. Përse ky ndryshim dhe  cështë komedia apo e qeshura për ?

S’mund të jap përcaktim të saktë. Dashuria për humorin është dicka e berndshme. Ka lindur bashkë me mua dhe ka marrë orientim në jetë. Shumë herë njeriu në jetë nuk zgjedh profesionin e dëshiruar por në kohë të caktuara shpalos ato që janë fshehur brenda qënies së tij. Edhe unë si aktor kam luajtur role dramatik, kur në jetën regjisorale në mënyrë qoftë spontane qoftë të vetëdijshme I jam përkushtuar komedisë, humorit. Ishte diçka që se përcaktoj dot, por që më shtynte drejt kësaj risije për portretin tim professional në aktrim.

Çështë për ju humori apo më mirë të themi komedia?

Unë do të flas për to në përgjithësi por edhe në veçanti. Do të flas si aktor por më shumë si regjisor.  Si aktor mund të them që rolet komik s’janë të nartyrës sime. Ndërsa si regjsor e kam gjetur veten në mënyrë korrekte. Si regjisor apo bashkregjisor në “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, jam munduar të përcjell komedi që nga ana regjisoriale ti përshatetn realitetit shqiptar, kërkesave të spektatorit, humorit të tabanit popullor. Humori për mua është një gjini e ëvshtirë nga ana artsitke, është një gjini që kërkon punë, studim, kërkesë llogarie, punë sistematike, eksperiencë. Humori do shumë punë për t’u vënë në skenë dhe do aktor të një natyre të veçantë. Jo çdo aktor mund të bëjë humor. Do plastikë, intuitë,  por edhe kontrapunt pra të papritura.

Cilat janë elementët kryesorë të humorit qoftë në komedi apo në skeçe?

Janë disa elementë ku unë do të veçoja preceptimin, nuhatjen  dhe kontrapuntin (e papritura). Këto tre elementë dallohen nga elemëntët e tjerë dhe duhet të jenë në harmoni. Pa një precpetim të qartë të komedisë si nga regjisori edhe nga aktori, komedia nuk ecën ën unitet, ka shkarje, ngadalsim të situatës, del nga shinat. Humori bëhet jo organik.

Çfarë kërkon komedia apo humori sot?

 Nga ana regjisoriale në një vepër absurde nuk mund të luash  absurdin por rolin, hallin. Këtë ma kanë mësuar dy gjigandë të skenës tonë Naim Frashëri dhe Mihal Popi. Në një komedi sipas tyre nuk duhet të luash veten tënde, por ët qash hallin tënd. Në rol nuk je ti, nuk duhet të jesh ti si në përditshëmti, por halli jot, problemi jot, pakënqaësitë e tua. Kështu spektatori të ofron, të merr me vete, të duartroket. Një personazh në skenë nuk del si nëj figurë e jetës në shoqëri, familje,. Por del me idenë dhe mednimin se është dikush tjetër që mabrt mbi shpinë diçka të vuajtur që spektatori mund të jetë pjesë e tij, pra e hallit. Aktori nuk mendon se sa e aprovon në cacst spektatori por shikon se si mund të përçojë hallin sa më bukur, sa më origjinal, tek spektatori.

Drama dhe komedia çfarë të reja përcjellin në kohë, pra një vepër e dikurshme si mund të përjetohet sot?

Dramaturgjia e një kohe tjetër vihet në skenë sipas kohës, pra me përshtatje. Qoftë komedia qoftë drama, në libretin e tyre bëjën një ndryshim, paçka se mund të jenë kryevepra. Nqs marrim dhe vëmë Shekspirin në skenë, ato vepra dramaturgjie që kanë tronditur botën kur vihen sot në skenë nga ana regjisoriale duhen luajtur sipas vetes. Pra evolojnë në kohë, pereceptojnë kohën, pavarsisht se sbëhen ndryshime të dukshme. Qoftë aktori qoftë regjisori këto vepra i luan sipas vetes.

Aktualisht keni ndonjë eng për të vënë nëj komedi që e keni pasur ëndërr?

Endrrat e regjisorit dhe të aktorit nuk rreshtin kurrë. Ato janë pjesa e paduskhme e të dyve. Por kur regjisori është dhe aktor ëndrrat marin përmasa të tjera. Aktualisht kam një ëndërr  që lidhet me Tiranën. Dikur këtu në qendër të Tiranës ka qenë pazari i Tiranës. Ose pazari i vjetër. Ai ka qenë i mbushur me artizanë. Pra kishte shumë punishte artsizanale tipike shqiptare. Aty kishte lëvizje gjatë gjithë ditës deri në buzëmbrëmje. Por aty kishte dhe kafene. Në këto kafene kishte dhe dashuri. Aty linin takime të dashuruarit. Por këtu këndoheshin dhe këngët e bukura të Tiranës. Ato këngë qefi që tiranasit i ëkndojën përpara filxhanit me raki. Ishte zakon në Tiranë që dhe rakija pihej në filxhanë jo me gota. Por qeflinjtë tiranas kishin dhe evshje karaktersitike siç kishin edhe femrat tiranase. Këto veshje dallonin për shumë gjëra që sot janë zhdukur por ruhen si relike nga persona të veçantë apo në kostumet popullore të Ansamblit Tirana apo TOB. Këtë dua të luuaj. Një komedi për pazarin e Tiranës, pazarin e vjetër ku gjallojnë zejatërët, artizantë, kafenetë, dashuritë, me rroba tardicionale me këngë karaktersitike tiranase. Në këtë komedi dua të shpalos të gjallë sentimentin e këngës tiranase që i ëkndojnë dashurisë dhe qefit. Tiranasit janë popull i butë dhe qefli. Më vjen keq që ai Pazar kaq i veçantë nuk është më. Ai ishte i mrekullueshëm dhe shumë origjinal, ishte tipik shqiptar. Për mau ishte dhe më i bukur se veprat e sotme shumëkatshe që të marin frymën. Pzari kishte frymëmarje por dhe shumë gjallëri. Një komedi e tillë ëshët në nderin e Tiranës. Por...

Cilat janë komedianët apo komedia më e veçantë që ju e keni për zemër?

“Mirandolina e Gordonit. Bën fjalë për një femër që nuk jepej as për para, as për qefe, as për kapardije. Një fmeër e sigurt, krenare që jepej vetëm për dashrinë e vërtetë. Këtu dalin në pah cilësitë më të mira të femrës që Gordoni i ka nxjerrë në pah me aq hollësi.Kur shikon një komedi të tillë me të vërtete ke çarë merr. Mesazhi ëshët i qartë dhe për kohën e sotme kur shumë femrave rendin pas parasë, qefit pa përmasa, apo kalojnë ën shthurrje.

Tashmë është hapur dhe teatri i Komedisë. Çpërbën ky lloj teatri i ri?

Ëshët një ogur i mirë të cilin e përshëndes. Ky lloj tearti duhej hapur shumë vite më parë por më mirë von se kurrë. Të gjithë kemi nevojë për humor pasi jami lodhur nga hallet. Një tetarë i specializuar për humorin do të bëjë që të ketë më shumë shfaqje, më shumë spektatorë më shumë eskperiencë, më shumë kërkesë llogarie. Por njëkohësisht do të shtojë numrin e krijueseve të komedisë. Këtu flas për autor shqiptarë, pasi pak krijues shqiptarë ka për komedinë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora