E enjte, 28.03.2024, 02:17 PM (GMT)

Kulturë » Mërkuri

Poezi nga Timo Mërkuri

E diele, 12.02.2012, 04:44 PM


Timo Mërkuri

 

 

Rini e murosur

 

Për ç’kështjellë vallë a për ç’bedena

ma bënë kurban rininë? Ma murosën sakaq?

 

Prej saj, duke pikuar një lot a një rimë

viteve, u rit  një këngë, si një fënijë idhnak.

 

Po pse ma murosën më kot rininë?

Për ç’kështjellë a për ç’bedena vallë ?

 

 

…lotët s’na u ndanë

 

Në sytë e tu çelën dy bajame.

Po ç’janë këta lotë si vesa mbi petale?

 

Te çdo pikë  loti është një botë e vrarë.

Dhe në dashuri lotët s’na u ndanë?

 

Moj ngricë e kurbetit, ç’lule që ke tharë?

 

 

Në fshatin e refugjatëve.

….

Tani, këtu këngët lindin si fëmijë të vdekur.

Por e keqja është edhe

                                      se s’ka kush i varros.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora