E enjte, 18.04.2024, 07:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Muqaku: Gonxhes së djegur në horizonte, rrita e familjes i falë dashuri

E diele, 12.02.2012, 05:50 PM


Gonxhes së djegur në horizonte, rrita e familjes i falë dashuri.

 

" Unë arvanitase, lind jam n' Çamëri, për tokën digjem mbyllë në dry. E kam për zemër, ajdeni vëllezër, mirë se keni ardhë, në kohën e pa kohë, ballë votrës duam të kalojmë së bashku sfidën e rëndë ".

 

Vështrim i librit " Pasion ëndrre ", të poetes Gonxhe Letmi- Begisholli

 

Shkruan Xhevat Muqaku

 

Tek vëllimi me poezi " Pasion ëndrre ", lexuesin e saldojnë, shpejt dhe fuqishëm vargjet e lartshënuara dhe në vazhdim: / kemi një damar, një gjak dhe një zemër /. Zaten këto vargje orientojnë që në fillim, skjarojnë: kush është Gonxhe Letmi- Begisholli dhe në cilin drejtim udhëton mendja dhe dora e saj?

 

" Kryepersonazhi i jetës së saj është Nëna, që e nxjerrë të tillë edhe në vargje. Vuan për mamanë,gjyshën dhe gjithë fëmijët bonjak, që edhe ua dedikon mjetet e këtij libri. Karshi, vendlindjes nxjerr në sipërfaqe edhe gjithë trojet tona etnike kombëtare, mjerisht të parcializuara. Po ashtu identifikon edhe figurat tona kombëtare, nisë nga kryetrimi Gjergj Kastrioti-  Skenderbeu,...kalon nëpër fushat, brigjet e varret e Dibres,...të arrij tek Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza", shkëputur nga parathënja e redaktorit të librit.

 

Nëse e vlenë të nisë një kronologji për jetën atje ku s'më njeh askush?

 

Fat' i mpirë mërgimi, prajshëm sfidon, gjurmon shtigjet kah rilindja dhe pranvera. E bënë gocën dibrane, zog të përmalluar, shqiponjë mali, që askund në botë nuk e gjen ajrin e atdheut.

 

Sipas autores, prush malli vdes për çdo mbrëmje. Ndjehet jetime pa nënën e saj, e cila në lulen e rinisë  iku në rrugën e pakthim drejt qiellit, boshatisi votrën dhe Gonxhen bonjake të ndrydhur në shpirtë, gacë e djegur në horizonte.

 

Nuk i largohen dot kujtimet për babain e mërzitur që e shoqëron vetmia.  Gjyshes dhe çunit të ndjerë të xhaxhit të saj- foshnje të një djepi i uron të mbetën rreze mbi horizonte.

 

Vargjet për bashkëshortin dhe dy pëllumbeshat e sajë jan diellë që shëndritë dhe ngrohë, rrita e familjes i falë dashuri.

 

Ajde lule, ardhshë si Gonxhe n'pranverë

 

/Unë arvanitase, lind jam n'Çamëri, për tokën digjem mbyllë në dry/

 

Çamëria dhe trojet tjera kombëtare, për Gonxhen jan Etni n'atllas që me Gjergjin frymojnë thellë në kullat me besë burrash. Te liqeni i Dibrës freskohen kujtimet ndërsa lumi Radikë ja lanë mëkatet, ja saldon besnikërinë dhe dashurinë për familjen dhe atdheun në vazhdimësi.

 

Strugë e mbresërisë, e gurrës së Drinit, e mbrëmjeve poetike, fllad i vapës, peisazh i pikturës shqiptare, këngë perjetësie me florën e sajë të pasur qëndisë, magjinë, dashurinë, vendlindjen në pentagram.

 

Tek thembër e konviktit numër pesë, në Pejën pitoreske ku poetja mbaroi studimet, Bistrica dhe lisat përcjellin flladin e verës deri në Rugovën kreshnike. Kjo natyrë magjepse ja përkujton Urtak Çettën e pajtimit të gjaqeve, injorimin e orës policore, nënën Terezë- madhoren zemërbardhë që liron aromë horizontesh e varfërisë dashuri i falë.

 

Netëve me shi e vë ( n ) siklet kujtimi për të njohuren e sajë.

Përcjellë me dëshirë uratën; askund në botë mos të dëgjoi e takoi  fëmijë të ngratë, të uritur dhe bonjak, ska gjë më me vlerë se kur nëna e merr n'grykë fëmiun e saj.

 

Hagji Maqellara zë i vendlindjes, etninë falë me shëndet nga larg.

Rrjedhin nga zemra vargjet për familjet kosovare që gjatë kohës së luftës u strehuan në shtëpinë dhe familjen e saj; "ajdeni vëllezër, mirë se keni ardhë", në kohën e pa kohë, ballë votre duam të kalojmë së bashku sfidën e rëndë. Kemi një damar, një gjak dhe një zemër shqiptare.

 

E vetëdijshme se guri i rëndë në vend të vet peshon...

 

...autorja përkujton diellin e Dibrës, fushën e Radikes, konviktin numër pesë në Pejë, gurgullimin e dritës, jetën shqip, gjakun, mëhallën, gjininë, farëfisin, ogjakun dhe qiellin shqiptarë. Bisedon me Lisat e shumtë, i krahason, u jep ngjyrë, shpirtë, gojë. I dërgon të fala vëllaut të saj nga mërgimi, digjet për te gjithmonë dhe kudo.

 

Noton dialogun e fëmiut dhe nënës në mërgim, që në shtëpi të flitet, luhet e këndohet shqip, të mësohet gjuhë e nënës në shkollë, toka stërgjyshore të vizitohet sa më shpesh që të mos mbetën si hutini në dhe të huaj.

 

Këshillon, porositë; /jeto pa hezitime/pa tejngjyrime/vazhdo jetën me leçe/në pikë- pjekje/. Përshkruan me hollësi tiparet e poetit; lis stoik me pendën testament ndërsa refugjati bredhë labirinteve të jetës me mall në qepallë, zemër të thyer pa busollë.

 

Në dhe të huaj loti jetëson tërmetin shpirtëror, rrjetën e merimanges, lulishten me gjëmba... Gjethet që e mbulojnë tokën në vjeshtë, sikur dasmorë të paftuar në valle, ja trazojnë mendimet. E zymtinë e ëndrrave që mrizojnë nën rrezet e diellit e then melodi e pritjes.

 

Në natën verore, ndërmjet liqenit dhe detit shetitja e relakson, freskia dhe bukuria magjepse i dhurojnë  ajrin e fëminisë. Ndërkohë plasaritjen e tokës, qepjen me lot e pason inspiracioni i ajrit me aromë jodi. Papritmas hëna e shoqëron e vetminë ja thejnë rrezet e para në agim.

 

Përmbledhjës poetike " Pasion zemre"- botim i dytë, i strukturusr në pesë cikle, i redaktuar nga Hasan Qyqalla, i recensuar nga Nexhat Rexha dhe Arsim Halili, i priu drejt dritës shtëpia botuese " Beqir Musliu " në qytetin Gjilan. E përcjellën dy promovime, në qytetet Stuttgart dhe Singen të Gjermanisë.

 

Biografi e shkurtër, marrë prej librit

 

Gonxhe Letmi- Begisholli u lind më 1 maj 1971 në Dibër. Shkollimin fillorë dhe të mesëm i mbaroi në vendlindje ndërsa shkollën e lartë ekonomike në Pejë. Jeton me familjen e saj në Heidelberg të Gjermanisë. " Pasion ëndrre ", është libri i parë i saj, i cili brenda një kohe të shkurtër përjetoi botimin e dytë



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora