Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agron Shabani: Një histori e shkruar me gjak, vuajtje, lot, shkëlqim, mburrje dhe krenari (6)

| E diele, 12.02.2012, 05:59 PM |


Një histori e shkruar me gjak, lot, vuajtje,mburrje, shkëlqim dhe krenari ( VI)

 

Nga Ditari i kujtimëve të paharruara nga koha e luftës në Kosovë...

 

Nga Agron Shabani

 

Në orët e vona të një nate të ftohtë marsi me shi dhe një erë të fortë që po fryente ethëshëm( frikëshëm) dhe gjithë tërbim prej nga gjithëkah e gjithandej në qytetin bregdetar të Emdenit në Gjermani gjatë vitit të paharruar 1999...Me një të njohurin dhe mikun tim të çmuar nga koha e studimëve në Zagreb të Kroacisë, z.Avni Kusari ( Përndryshe, ingjinjer i gjeodozisë me profesion, gjegjësisht, një atdhetar i orëve të para dhe njëri prej ideologëve dhe bashkëpunëtorëve të parë ose kryesorë të klubit të studentëve të atëhershëm shqiptar "Shkëndia" në kryeqytetin e lartëpërmendur kroat..) po flisnim dhe bisedonim të shqetësuar dhe me emocione të shumëta mbi rrjedhat dhe zhvillimët e atëhershme historike dhe dramatike në atdheun tonë. Në Kosovë atëbotë ishin kohë lufte dhe masakrash të egra të soldateskës dhe falangave serbe kundër popullatës së pambrojtur dhe duarthatë shqiptare në vendin tonë. Dhe, mbase kohë të rënda ndjekjesh makabre, monstruoze dhe tepër sadiste të jetës së shqiptarëve të pambrojtur dhe duarthatë (kryesisht gra, pleq dhe femije te mitur ) nga trupi dhe nga shpirti nga ana e atij vargu të zgjatur xhelatësh, sadistësh dhe kriminelësh të egër serbokarpatian. Gjurmët e rënda të krimit dhe masakrave  serbe asokohe mund të shihëshin dhe vërehëshin kudo dhe gjithandej tokës dhe atdheut tonë që po digjej, shkrumbohej,përgjakej, plaçkitej, dhunohej dhe masakrohej nga barbarët dhe piromanët e çartur serbo-çetnik. Tek i shihje ose shikoje asokohe ( përmes "syrit" të kamerave të shumëta televizive nga i tërë globi..) njerëzit dhe popullin tonë se si me thika në asht,  me lak në fyt, me litar në shpirtë dhe zinxhirë në sy po përndiçëshin, vritëshin dhe masakrohëshin pa mëshirë nga sadistët, xhelatët dhe gjakpirësit e përbindshëm serbian!!!! Duke i zbritur dhe tejkaluar në atë kalvar të madh biblik ndofta edhe "shkallët" dhe "rrathët e fundit" të Golgotës, gjegjësisht,Ferrit të egër serbo-çetnik dhe asaj Apokalipse të madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm...Vazhdimisht sikur të bëhej se po i shihje dhe takoje dikund prap Maria Magdalenen e famshme me Apostujt e Parë duke derdhur lot dhe tundur kokën para atij "varri të hapur" të Jezu Krishtit të gozhduar dikur në kryq!(...) Edhe qielli madje sikur po shkrihte lot dhe kundërmonte "erë shpirtërash" të pafajshëm të iliroshqiptarëve që po digjëshin dhe bëheshin shkrumb e hi mbi tokën e bekuar të Zotit.Ndërkohë që vetëm hënën dhe yjet e shumtë në qiellin e pafund njerëzit dhe populli ynë asokohe i kishin në vend të dritave dhe qirinjëve.Ndërkaq, edhe duarlidhur dhe me zinxhirë në sy njerëzit dhe populli ynë si një popull i lashtë biblik dhe historik, po bënin kryq në qiellin e dashur të Zotit .

Njerëzit dhe populli ynë shqiptarë në Kosovë dhe në hapësira të tjera etnike dhe historike të iliroshqiptarëve se këndejmi, me tiparet, virtytet dhe karakteristikat e shquara të një populli të lashtë-antikë si Feniksi:Për shumë vite ose shekuj dhe dekada me radhë luftuan , u përpoçën , u martirizuan, vetëflijuan dhe sakrifikuan aq shumë për lirinë(çlirimin) dhe pavarësinë e tyre shtetërore dhe nacionale nga thundra ose tutelja e egër e mbretërive ose perandorive të ndryshme imperiale dhe kolonialiste në çdo kohë dhe hapësirë.Sëcila prej tyre me e egër, me gjakpirëse , me e përbindshme dhe me brutale se tjetra.Den Baba Den...

Ndonëse, me vuajtje,pësime, tragjedi, viktima dhe sakrifica të panumërta njerëzore dhe materiale.Për të arrirë kështu në Zenitin dhe Kulminacinion e luftës dhe përpkekjëve të shumëta çlirimtare dhe patriotike të njerëzve dhe popullit ose kombit tonë ! Respektivisht, deri tek Lufta dhe Revolucioni i Madh çlirimtar dhe patriotik i UÇK-së dhe popullit shqiptarë në Kosovë etj. Kur liria (çlirimi),shteti ,sovraniteti, integritetin, dinjiteti dhe pavarësia e shumëpritur e Kosovës sonë Martire dhe Heroike ! Njëherë e përgjithmonë atëbotë ( me 1998-1999) do i hapin ose çelin sytë me tepër dhe me bukur se kurrë. Se këndejmi, Trimat e UÇK-së nga toka dhe forcat ajrore të Natos nga qielli : Atëherë  njëherë e mirë ua kishin zënë pritat muzgujve dhe atyre hijeve të lugatëruara të mesjetës.Në këtë sfond të përgjithshëm çlirimtar dhe patriotik, Flakët e njohura të Luftës së lavdishme për liri dhe pavarësi së bashku me ata Damar të ndezur gjaku dhe ajrin e freskët të lirisë së shumëpritur të popullit dhe atdheut që po vinte duke u shfaqur pakthyeshëm në hapësirë dhe horizont...Sikur po i ushqenin dhe freskonin akoma me shumë zemrat, mushkërinjët dhe ata krahërorë të fuqishëm dhe titanik të Djemve dhe Vashave me të mira të kombit në luftëra dhe beteja të lavdishme dhe heroike me armiqtë e egër dhe gjakatar dhëmb për dhëmb, fyta fyt dhe ballë për ballë. Ishte ai  gjaku  dhe ajri i freskët dhe tepër i pastërt arbëror( mbase, gjaku dhe ajri i tokës së lashtë iliro-dardane dhe kastriotike ) që i kishte rritur, mëkuar dhe ushqyer aq shumë zemrat dhe ato ideale të njohura çlirimtare dhe patriotike të Luftëtarëve të UÇK-së në luftërat, betejat dhe përpjekjet e tyre legjendare dhe titanike për lirinë dhe pavarësinë e lartëpërmendur të kombit dhe atdheut.Ndërkohë që Djemt dhe Vashat me të mira të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët nepër frontët, horizontet  dhe sipërfaqet e njohura të luftës së lartëpërmendur të UÇK-së po i shpalosnin, shfletonin dhe skiconin dikund thellë faqet me të lavdishme të historisë me të re të iliroshqiptarëve në sfond: Duke ua hapur madje edhe portat e qiellit asparitave dhe interesave tashmë të njohura shtetërore, nacionale dhe historike  të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë shqiptarë gjithandej. Unë me mikun tim, Avniun ( Kusarin) me kujtohet se gjatë asaj nate të ftohtë marsi që nuk sosej , me sytë e përmalluar të mendjes, zemrave tona dhe shpirtit sikur kishim zënë ti skiconim dhe vizatonim prajshëm dhe gjithë lakmi gjeografine dhe historinë e re shtetërore, nacionale dhe politike të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët. Duke ia rikujtuar njëri tjetrit në sfond teorinë e njohur të Thomas Robert Malthusit kur thotë se " popujt ose kombet e ndryshme  rriten ose shtohen sipas ligjit dhe progresionit të njohur gjeometrik, ndërsa, mirëmbahen dhe ushqehën sipas ligjit dhe progresionit të njohur aritmetik.

Me kujtohet se me Avni Kusarin dhe me shumë e shumë intelektual, veprimtar dhe atdhetar të tjerë shqiptar si ky i fundit këtu në Gjermani dhe kudo...Gjatë këtyre shumë vitëve ose dekadave të fundit i kishim kaluar me mijëra dhe mijëra kilometra  rrugë si dhe shumë net pa trohë gjumi në sy...Nepër protesta, demonstrata  dhe tubime të ndryshme informative, solidare dhe mobilizative ...Për t´iu ndihmuar një trohë njerëzve, popullit (kombit) dhe atdheut tonë kur Ata e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë.Ndërkohë që me prof.dr.Mujë Rugovën-përfaqësues i atëhershem politik dhe diplomatik i UÇK-së në Gjermani, ditë me parë e kishim përfunduar me sukses një takim të madh informativë me gazetarët e shumtë gjerman dhe të tjerë nga e gjithë bota në ambientët e njohura të Bundestagut(Parlamentit) gjerman që asokohe ndodhej në Bonn.

 

Në vazhdimet tjera: Në mes shtetëve nacionale si "revolucione prej së larti" dhe shtetëve qytetare dhe demokratike si "revolucione moderne ose bashkohore"? Duke menduar ne Revolucionet e njohura industriale dhe politike ne Angli(B.Madhe), SHBA-se, France etj...