E shtune, 20.04.2024, 09:50 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Mbremje festive, ne Aschaffenburg te Gjermanise

E enjte, 06.03.2008, 07:52 PM


Nga Alma Papamihali -  Zemra Shqiptare
 
Ne valen e festimeve te Pavarsise se Kosoves, nuk kishte si te mbeteshin pas dhe shqiptaret e qytetit te Aschaffenburgut ne Gjermani. Ne nje atmosfere festive me pjesmarrjen e mese 600 shqiptareve, deri ne oret e vona te se shtunes, u recitua dhe kendua ne shenje respekti dhe nderimi, per deshmoret e luftes, per familjen Jashari dhe ne mirenjohjeje te thelle ndaj presidenit Rugova.
Programi nisi me disa referate mbajtur nga kryetari i shoqates se shqiptareve, zoti Niman Mulliqi, i cili beri nje historik te shkurter te padrejtesive te bera nder vite dhe kurorezimin perfundimtar me 17 shkurt 2008.
Nder te ftuarit e tjere ishin dhe rapsodi i njohur, artisti i popullit z. Agim Gashi, i cili kendoi per te pranishmit kengen me te re krijuar prej tij, me rastin e Pavarsise.
Programi vazhdoi i larmishem me kengetare te tjere si Naim Hetemi, Alfred Mezini etj.
 
Rapsodi Gashi & Naim Hetemi
 
Nje kenaqesi e vecante per pjesemarresit, ishte dhe prezantimi i femijeve te shkolles shqipe "Xixellonjat" te cilet me nje deshire te vecante kishin pregatitur vjersha dhe recitime me temen me te re " Gezuar Pavarsine Kosove". Per mua ishte mbase kenaqesi e dyfishte tek i degjoja te recitonin me aq dashuri dhe krenari, pasi kam kenaqesine te jem mesusesja e tyre.Jane pikerisht keta femije, ky brez i ri, qe do ta percjellin 17 shkurtin vit pas viti, duke i dhene atij freski nga freskia e tyre. Ndersa ne do vazhdojme te mbetemi krenare qe perjetuam te parin 17 shkurt...ate te vitit 2008!
 
 
 
Nje ndihmese te madhe ne kete feste, dha dhe sponzori kryesor i saj, zoti Bekim Brestovci, i cili duke u karakterizuar nga shpirti nacionalist dhe patriot, mundesoi per te gjithe te pranishmit dhe te artistet e ftuar gjithcka, qe mundesoi realizimin e kesaj mbremjeje festive. Gjithashtu vlen te permenden dhe kontributi i vellezerve Xhaferi. Mbremja zgjati deri ne oret e vona, duke defryer nen tinguj muzikore shqiptare.
 
 
 
Dollia e vetme qe karakterizoi mbremjen ishte:
 "Ta gezojme Pavarsine"!
 


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora