E enjte, 25.04.2024, 03:00 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ''Revolucioni ideologjik dhe kultural'' i 1967 (III)

E shtune, 11.02.2012, 09:02 PM


A  KISHTE  DISIDENCË  DHE  DISIDENTË  SHQIPNIA 

MBAS VITIT  1944  E  DERI    VITIN   1990 ?

 

Në 45 vjetorin e “Revolucionit Ideologjik dhe Kultural – 1967 ”

 

Pjesa e Tretë: Mbyllje

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Për politikanët e intelektualët, që shumë Shqiptarë i njohin nga titujt e tyne të zhurmëshëm “dr. prof. dhe akademikë”, e që janë pikërisht ata që duhet t’i thonin para meje dy fjalët “disidencë dhe disidentë” kur banë Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, në vitin 1980, po që vazhdojnë edhe sot me paturpësi me i mohue se “Shqipëria nuk ka patur kurrë disidencë e disidentë, sepse nuk kanë ekzistuar. Kjo është një ëndërr. Ka qenë e pamundur... se as nuk mund të mendohej”…, tregon qellimin e keq të pandryshueshëm të mendsive të tyne në pseudokulturën mjerane komuniste, e cila u ka hy në palc, aqsa kujtojnë se munden me vazhdue me rrêjtë dhe me mashtrue Popullin Shqiptar ashtu si u pelqen atyne. Të mendosh dhe të shprehesh kështu, domethanë se Shqipnia nuk ka pasë asnjëherë shtet diktatorial dhe as nuk ka provue shtypjen dhe terrorin e mnershëm të “luftës së kllasave” per 47 vjet rresht panderpremje të anadollakut sllavokomunist Enver Hoxha, dhe se Genocidi dhe krimet e tij antinjerzore të kryeme ndaj inteligjencës dhe Atdhetarëve Shqiptarë nuk i perkasin kombit Shqiptar.

Ata që diktaturën komuniste sot e quejnë “ëndërr”, ashtu si mohojnë disidentët e Popullit Shqiptar kundër asaj diktaturë barbare, duhet të pranojmë pamëdyshje se janë ata bashkpuntorë të diktaturës dhe të sigurimit të shtetit të djeshem, të cilët sot, të veshun me xhybet arabe, kërkojnë përsëritjen e historisë dhe fshimjen e krimeve të kryeme deri tashti, për të rifillue në çastin ma të volitshëm edhe njëherë atë trashigimi të gjakut të tyne, që po u siguron pasuni përrallore si paraardhësve kriminelë e gjaksorë, që në gjuhën e Popullit quhet “rjepje për së gjalli”.

Pikërisht mohimi i disidencës dhe i disidentëve asht edhe një arsye tjetër e fortë që nuk hapen dosjet nga kriminelët që deri dje vrisnin e torturonin dhe sot vazhdojnë me qeverisë sikur nuk kanë ba asgja, mbasi hapja e dosjeve t? tyne tregon edhe viktimat.

Disidenca ishte ajo që pushtetarët dhe sherbëtorët e PPSh dhe agjent?t e sigurimit të shtetit të djeshem as nuk e kanë kuptue atëherë as sot Ate, se depersonalizimi i tyne dhe servilizmi ishte aq i madh, sa fjalët Atdhé, Fé, Familje, moral, dinjitet, humanizem, karakter, shoqni, vllaznim, mik, kumbarë dhe besë, burrni e bujari, tipare k?ta të pandryeshueshme të Shqiptarit, i kishin zevendsue me emnat, komunist, agjent, spijun, vigjilent, internacionalist, marksist – leninst, druzhe, tavarish, gardist, komisar, terrorist e maskara... tituj që i ruejnë bashkë me teserat e PPSh edhe sot nën jastekë...

Deri në vitin 1967, kur në Shqipni u eksperimentue “Revolucioni Ideologjik dhe Kultural”, disidenca dhe disidentët ishin të pranishem kudo në shoqninë Shqiptare.

Në këte pjesë unë do t’ ju paraqes vetem një dokument me të cilin do t’ ju tregoj se ju vazhdoni me kenë pasues dhe mashtrues të pacipë, si ata që ju lanë trashigim per me vazhdue qeverisjen e pandershme dhe të paisun me të gjitha tiparet negative të cilat, me një kujtesë të veçantë, mund të permblidhen nen titullin qeverisje hajdutësh vllavrasës.

Dokumentin e disidenc?s Shqiptare, nëse dishroni me e pa në origjinal, e keni në dy arkive: Në arkivin e e Kryeministrisë dhe të Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë:

 

Letër e At Pjetër Meshkallës S.J.

 

Kryetarit të Këshillit të Ministrave   Mehmet Shehu

Tiranë

 

Shkëlqesë,

Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjës dhe të fjetjës, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhët ti këthehën; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë sherbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli.

Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut.

Sa për libra të mij, gjana kishtare etj. le të vinë e ti marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.

Por, unë dëshroj të çfaqë disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit.

Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrënija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohët rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditën.

Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vajë, si përfaqësuesin e fesë së vet.

Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonarët e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit.

Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetët e propagandës. Si përgjigje, populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?

Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohët me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahët synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitët shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të?

Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té.

Unë tham se, me këte luftë kundra fesë neve edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur, në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë, u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishëm ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët:“Kjo asht propagandë armiqësore!”.

Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejt me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjetë, sa i keni ba vedit.

Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.

Me nderime

Pjetër Meshkalla, meshtar katolik i Shoqënisë Jezu.

 

Krytarit të Kësh. të Ministrave   Mehmet Shehu  në Kryeministri – Tiranë

5 Prillë 1967.

***

Vetëm dy faqe.....

Vetëm dy faqe janë ato, të një fletores me kuadrate, ku çdo fjalë asht: 1 + 1 = 2.

Vetëm dy faqe janë përmbajtja e një libri të pashkruem...

Vetëm dy faqe janë historia jonë e mjerueshme!..

Vetëm ato dy faqe do të flasin për vite të tana...e jo ma pak, po do të tregojnë gjithmonë në mënyrë të saktë ku kishte vojtë Populli Shqiptar e Shqipnia e Kastriotit!..

Po, po, ato dy faqe të shkrueme me dorën e Tij, do t’i tregojnë botës nëpërmjet mendjës së ndritun të At Meshkallës, se kush kje e si qëndroi në Shqipni Kleri Katolik përballë diktaturës dhe Genocidit të mnershëm komunist gjakatar gjysëshekullor që kanë ushtrue ndaj Tij terroristët anadollakë Enver Hoxha dhe Ramiz Alia me PKSh (PPSh).!

 

Fatkeqsisht “dr.prof dhe akademik?t” tan? as k?te nuk do t’a kuptojn?, ashtu si nuk duen me dijt? se kishte apo nuk kishte opozitë e disidenc? n? Shqipni dhe nd?r Shqiptarë!

 

Melbourne, Shkurt 2012.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora