E enjte, 18.04.2024, 11:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhelku Maksuti: Definicionet e një poeti të shquar

E shtune, 11.02.2012, 08:37 PM


DEFINICIONET E NJË POETI TË SHQUAR

 

Nga Dr. Xhelku Maksuti

 

Viteve të fundit gjithnjë e më shumë vëllime poetike po dalin në gjuhë të huaja, siç është edhe rasti i shkrimtarit Mihai Pascaru, me një version të poemave të tij në gjuhën shqipe, i realizuar nga poeti Baki Ymeri, një misionar i njohur i rikëndimit të krijuesve rumunë në gjuhën e Gjergj Kastriotit, duke filluar me Eminescu, Victor Eftimiu, Marin Sorescu, Ana Blandiana, dhe shumë të tjerë, ndërsa kohëve të fundit në mënyrë të veçantë duke i përkthyer edhe vargjet e poetëve shqiptarë në gjuhën rumune, si dhe ato të do miqve të mëdhenj të kulturës shqiptare, si Marius Chelaru, Victoria Milescu, Monica Mure?an, Viorela Codreanu, Florentin Popescu, Florica Bud, Mihai Antonescu, Passionaria Stoicescu etj., të cilëve u është dhënë rasti të bëhen të njohur edhe para opinionit artdashës, në trojet shqiptare dhe diasporë.

Autori i kësaj antologjie të freskët poemash (Defini?ii/Definicione, Editura Limes, Cluj-Napoca, 2011), i lindur në rrethin e Neamcit, me studime të larta në kuadrin e Fakultetit për Histori-Filozofi pranë Universitetit të Kluzh-Napokës, aktualisht kuadër didaktik për fizofi dhe sociologji pranë të njëjtit Universitet, debuton përmes vëllimit „Mendime të shpëtuara nga kontrolli” duke vazhduar me vëllimet Gërmadha e rradhitur, Piramida. Fshati dhe fëmijëria e Andrei Dumitriut, vepër e përkthyer në gjuhën shqipe nga Adriana Tabaku, kurse para një viti, autori nxjerr në pah edhe vëllimin Thika për gjah. Ngjarje në Malet e Apusenit.

Po këtë vit, Mihai Pascaru ka botuar edhe antologjinë e shquar „Definicione”, paralelisht me versionin shqip, në kondita grafike të jashtëzakonshme, me një pasthënie („Konfiguracioni racional në vargje”) të qëndisura nga poeti dhe kritiku shqiptar, Nexhat Rexha, një vëllim bilingv të cilin autori ua transmeton edhe bibliotekave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë. Do t’i jap vetëm disa konsiderata, si për përmbajtjen e ideve në gjuhën rumune, poashtu edhe për përkthimin e krejt vëllimit në gjuhën shqipe, nga poeti i eksperimentuar, Baki Ymeri, kryeredaktor i revistës Shqiptari, periodik i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë.

Nga pjesa e parë e vëllimit „Për poetin dhe poemat”, shquhet poezia „Gjuha-1” („Kam plasuar një fjalë/ që të mugullojë,/ dhe kanë mbirë fjalë”), dhe vazhdojmë me poemën „Heshtje” („Poemat flasin me gojë të mbyllur/ mu për këtë dallohen/ nga fjalimi politik e forma tjera/ të vajtjes nga shtëpia.// Mos ia hapni gojën poemës!/ E nxjerrë nga mënyra e jetës së natyrshme / poema do të kafshojë me tërbim.// Nuk e keni parë kurrë një njeri/ të kafshuar nga poemat!”). Me një tingull perfekt në të dy gjuhët, janë vargjet e „Testamentit” („S? m?-ngropa?i / în fust? scurt? / precum un sco?ian de soi,/ afar? s?-mi r?mân? numai/ fluierul de la cimpoi”;  „Të më varrosni/ në fustan të shkurtë/ porsi një skocian të sojit/ përjashtë të më mbetet vetëm/ fyelli i gajdes”, si dhe poezia „Cioara”/ „Sorra” („Pas?rea paradisului/ românesc”; „Zogu  i parajsës/ rumune”.

Me siguri që për hijeshinë e vargjeve, sidomos të atyre të përkthyera në gjuhën shqipe, do të duhej dhënë më shumë shembuj, por ajo që dua ta nxjerr në pah është përmbajtja filozofike e tyre, forma e këndshme e shprehjes, e thjeshtë por me aluzione meritore, duke i dhënë lexuesit motive të emocionit dhe satisfaksionit për leximin e tyre. Përfundimisht po e japim edhe një nga shembujt e shumtë: „Jo të gjithë e kemi prejardhjen/ nga i njëjti majmun/ dhe as Gjykata e Pastajme./ Jo për për të gjithë do vijë pënjëherë./ Sa majmuna me biografi të majme/ po aq Gjykata të Pastajme.” (Gjenokalipsa). Qofshin të mirëseardhura poemat e Mihai Pascarut në gjuhën e Gjergj Kastriotit dhe Ismail Kadaresë!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora