E enjte, 18.04.2024, 03:17 AM (GMT+1)

Mendime

Suzana Kuqi: Loje fati

E merkure, 05.03.2008, 06:39 PM


LOJE  FATI

Tregim

Nga Suzana Kuqi

Suzana Kuqi
Ajo ish kthyer e lodhur nga puna  e kish gjetur Mirin tek mbante nje tufe letrash ne dore. Tavllat rreth e rrotull dhomes te mbushura plot bishta cigaresh tregonin se ai nuk kishte dale fare nga shtepia.  Cfare kish ndodhur, ç’ishin ato letra ? Ajo i qe afruar per ta puthur si zakonisht por ai i qe shmangur.
           - Cfare ke Miri ?
           - Cfare kam !?- ai dridhej i teri.
Ajo e kish shikuar drejt e ne sy e i kaluan mornica ne trup , nje drite e keqe ish ndezur ne to.
            - Merri !- i pat zgjatur letrat me dore te dridhur.
Ajo i mori dhe njohu menjehere shkrimin. “ E dashura Fros”. Gjunjet ju prene e u leshua mbi kolltukun qe ish prane. C’kish bere Fredi keshtu. O perendi !
              - Kush eshte ?- degjoi Mirin.
              - Nuk e njeh.
              - Ashtu? Mos ka dhe te tjere qe une i njoh ?- timbri i zemeruar i zerit te tij i kaloi si thike neper trup.Nuk u pergjigj e ai doli duke perplasur deren. Frosi e shtangur nuk po dinte se ç’te bente, ti lexonte apo ti griste pa i lexuar. Perse ja kish bere kete, perse ish hakmarre ne menyre kaq te ulet ? Fredi!!! Kerkoi zarfin e pa vulat, kish mberritur nje dite me pare nga Amerika. Prandaj dhe Miri nuk kish dale, postieri e kish gjetur ne shtepi. Letra ishte ne adrese te saj, me ç’te drejte e kish hapur dhe e kish lexuar. Nderkohe kish rene muzgu. Zgjati doren e ndezi abazhurin qe ndodhej prane kolltukut ku qe ulur.  “ E dashura Fros!” Ajo u rrenqeth perseri. “Tash qe po  te shkruaj po numeroj ditet e mia te fundit ne nje shtrat spitali , me nenen qe me rri tek koka e trishtimi qe lexoj ne syte e saj me ben te vuaj edhe me shume, ndaj i lutem Zotit te me marre sa me shpejt …”
Frosit i shpetuan letrat nga dora. Fredi … ne spital…
           “Po bej bilancin e jetes sime, ndaj njerezit qe kam njohur ne keto tridhjetepese vjet .Njerezit qe kam dashur te marrin pjese ne jeten time e ata qe kam urryer. Ty nuk di ku te te fus Fros,megjithate do te doja te te kisha prane keto çaste. Je njeriu qe kam dashur dhe kam urryer me shume . E ke besuar kur thone qe njeriu vdes nga dashuria?  Te dua e dashura ime , e do te vdes me emrin tend ne goje.”
Frosi nderpreu leximin. Ky ka lojtur? 
       “ Ate dite qe erdha e tu luta te vije me mua seç kisha nje parandjenje. Ate mengjes kur po hiqja mjekrren , i premtova vetes para pasqyres, se ose do te behesha njeriu me i lumtur ne bote ose do te vdisja. Ironi e fatit! Sikur dikush  do te thoshte ate çast se kjo do te ishte nje lloj profecie , nuk do ta besoja. Ti nuk erdhe me mua , duhet ta dija kete. Por zemra ime ato dite qe e çmendur per ty, mendja  po ashtu…Ashtu jane edhe tani Fros..
Nuk mendoj tjeter veç per ate gjimnazisten e vitit te pare qe nuk shenoi dot kosh e ne maturantet çapkene ja shkrepem gazit. Ti ktheve koken, e skuqur nga turpi e syte e tu lutes u perplasen tek une. Perse tek une Fros, ne ishim pese, perse valle rane drejt e tek une?C’kishin valle ata sy perveç se ishin shume te bukur, nuk e di. Di qe ate dite ju betova vetes se nuk do te lejoja asnje ne shkolle te te binte ne qafe dhe te “piketova”.”Piketova” ç’fjale e ndyre me duket tani po sa e pafajshme qe per nje gjimnazist. Megjithate une nuk te ndalova ate kohe, isha maturant e me terhiqnin misteret femerore ndersa ti ishe ende femije.Prisja te rriteshe e nderkohe shoqerohesha me te tjera. Ti ishe si nje lule, ç’them dhe une, si nje gonxhe e bukur qe rrallekush mund te te kalonte  prane e te mos e kthente koken. Ishe aq e paster dhe e dlire sa mua jo vetem me vinte keq te te ngisja por jam lodhur duke te te larguar djemte qe te vinin rrotull. Ti nuk kishe se si ta dije. Te kaloja prane , duke mposhtur tundimin per te te ndaluar e folur. Ishe e pakapeshme ne ate brishtesine e thjeshtesine tende, ishe si nje engjell qe te imponon ndrojtje. Ate dite qe une gjahtari i suksesshem e vajzave te bukura te ndalova per here te pare, te lexova ne sy ankthin e  frike. Ata sy luteshin te te mos beja keq. Kishe frike dhe une u stepa, une me i guximshmi djale i shkolles fillova te belbezoj.Sa budalla kam qene Fros, ti nuk kishe frike nga une por nga ajo ndjesi ende e panjohur per ty qe kisha filluar te te zgjoja. Por adhurimi e dhembsuria per ato sy doli me i forte se instinkti i gjahut, ne vend qe te propozoja te kerkova si budalle nje liber po aq budalla qe nuk me hynte ne pune. Kur u largove vogelushja ime , e kisha vendosur, nje dite ti dhe vetem ti do te beheshe gruaja ime …”

                                             %

Frosi mbylli syte e u perpoq te kujtonte ate kohe tashme te larget te gjimnazit kur ç’do jave mund te ndodhte te dashuroheshe pas ndonje shikimi apo syve te bukur, pas ndonje buzeqeshjeje apo zeri.E siç lindnin simpatite ashtu dhe fikeshin duke i lene vendin te tjerave. Ajo kish qene koha e bukur e adoleshences se saj, e i kish dhene fund pikerisht Fredi ate dite kur e kish ndaluar e i kish kerkuar ate librin me ate titull idiot qe me siguri nuk ekzistonte. Kur ra per te fjetur ate mbremje i doli para syve fytyra e tij qe mbahej nga me simpatiket e me te lakmuara te djemve te shkolles duke belbezuar , ajo ndjeu ate dridhjen diku siper stomakut qe nuk e kish ndier me pare.C’te jete kjo, kish pyetur veten , por nuk kish ditur t’i jepte pergjigje. Kish fjetur me mendimin e lumtur se te nesermen ai ndoshta do t’i kerkonte ndonje liber tjeter me titull me te aresyeshem. Por ai nuk e pat ndaluar te nesermen dhe as ditet e tjera.Dhe ajo e kish pritur jo pak , por tre vjet me ankth e me frike se nuk do te ishte e zonja t’i refuzonte siç bente me djemte e tjere. Kish qene kjo aresyeja qe nuk i hynin ne sy djemte e tjere, se ajo priste pikerisht ate, Fredin. Shpesh i dukej se ai jo vetem qe nuk do ta ndalonte por as interesohej per te, e ja, buzeqeshja qesendisese e faturinos se autobusit qe i thosh se asaj ja kish prere dikush tjeter bileten e shikimi çapken i Fredit ne skajin tjeter te autobuzit ja ngaterronin mendimet e ajo kalonte perseri nje pasdite te qete e nje mbremje me enderra te bukura. Ah Fredi… ta dije sa te kam pritur…
     

                                              %

          “ Une erdha diten qe ti kishe provimin e fundit te matures e prita mes prinderish e te afermish me fytyra te tendosura nga ethet. Eshte per t’u çuditur se sa ngjites eshte ankthi dhe emocioni i provimit. Mjaft qe te qendrosh ne nje koridor fakulteti pas ndonje dere ku jepet provim e ndjen se si te pushton duke t’u qepur nga kembet e te ngjitet lart.Vura re se nuk kish ardhur njeri per te te pritur e me erdhi keq, nga ana tjeter mendimi se isha i vetmi qe interesohej aty per ty ato çaste beri te me gufonte zemra. Isha peshtetur pas murit e prisja me ankth te dilje nga ajo dere , e ja ku dole e rrethuar me nje brerore drite e shoqeruar nga profesoresha e matematikes qe te bente komplimente e te falenderonte se ja kishe zbardhur faqen para kontrollit . E kam ende para syve buzeqeshjen tende te çilter e rrezelluese para se ciles zbeheshin urimet e shpelara e hipokrite te nenave te shoqeve te tua qe nuk e fshihnin dot cmiren e ziline. Diku syte e tu ndaluan mbi mua e nenqeshen embel. Une bera drejt teje , te urova per provimin e te ftova per te ngrene akullore. Zot, sa e bukur ishe ate çast, une gati gati po filloja te belbezoja perseri. E megjithate çdo gje rrodhi natyrshem, dolem bashke sikur njiheshim prej miliona vjetesh.Kisha ndjesine se ne krah kisha fatin tim. U ulem ne pastiçeri e nuk ngopesha duke te te pare e degjuar e duke e quajtur vete idiot qe ja kisha mohuar vetes kete kenaqesi kaq kohe. Une nuk te kerkoja tjeter , veç premtimit qe te me prisje derisa te kthehesha nga specializimi jashte shtetit. Ti qeshe, ashtu siç din te qeshesh vetem ti, e une per nje çast mendova se shume gjera mund te ndryshonin tek ti gjate kohes qe une do te isha larg, por zot, vetem te qeshuren te lutem mos ja ndrysho, mendova.
         - Sigurisht, kur te kam pritur kaq..- qe pergjigja jote.
         - Desheron te te vi ne shtepi ? – te pyeta i sigurte se do thoje po.
         - Jo, me mire mos me hap telashe keto dite.
Stepa nje çast, ç’doje te thoje me kete. Nuk kisha kohe per sqarime,per mua kish rendesi qe ishe aty me mua.
          - Atehere do te shihemi neser ?
          - Patjeter!
          - Pasneser ?
          - Te shohim se si do te sillesh – qeshe ti.
C’do te thote me kete, mendova. Ka akoma frike se mos… Tani nuk eshte me e vogel, e une e deshiroj me tere qenjen time e nuk do te abuzoj me te. Do t’ja le asaj te vendose, ne se desheron…Ato dite qene me te lumturat e jetes sime. Une rrezelleja e kjo nuk kaloi pa i rene ne sy nenes sime e cila nuk m’u nda pa me bere qe t’i hap zemren e me shkeputi nje premtim per t’ju prezantuar. Qe na çastin e pare te prezantimit u alarmova. Nje cipe akulli veshi syte e zerin e nenes sime. Ajo xhelozi instinktive e femrave ku njera ka kaluar pragun e moshes se bukur e verbohet nga shkelqimi i rinise e bukurise se tjetres, apo ajo kontradikte e vjeter sa bota mes vjehrres dhe nuses.Gjithsesi nena ime eshte nga ato gra qe dine te zoterojne mire veten e ty nuk te ra ne sy.Nuk mund ti harroj ato vende ku shetitem e shkelem bashke . Isha i mrekulluar me ty, me ç’do gje tenden duke filluar nga gishti i vogel i kembes e deri tek fija e flokut. C’do gje e jotja me dukej perfekte e i gezohesha mendimit se Zoti te kish krijuar keshtu vetem per mua. O dashuri e dlire e atyre diteve te bekuara! Sa femra kam dashur e me sa te tjera kam shkuar, asnjera nuk me ka falur ate gezim e qetesi qe me fale ti. Ti ishe nje oaz, nje strehez e qete ku zemra ime e lodhur pas hordhive te nje djali te bukur e te lakmuar gjente prehje e gezim…”

                                                        %

          Kish qene nje dite e shenuar per te. I dukej sikur qielli kish hapur thesin e ja zbraste dhuratat njera pas tjetres. Kur ishte zgjuar ne mengjes , prane shtratit kish gjetur copen qe kish enderruar per fustanin e mbremjes se matures e qe kish tre muaj qe ja kish kerkuar nenes. Ne provim kish dale shkelqyeshem e veç kesaj ata te kontrollit te ministrise i kishin premtuar se do ta ndihmonin te merrte degen qe preferonte per te studjuar. Keshtu qe kur pa Fredin ne koridor nuk u çudit shume. Sot eshte dita ime , kish menduar, dite kur enderrat behen realitet. Nuk ish shtirur , nuk i kish bere naze , e fundja perse . A nuk e kish deshiruar e pritur kaq kohe kete çast. Ecte lehte dhe e gezuar prane tij me ndjesine se kish ne krah endrren. Nuk i kish refuzuar kur i kish propozuar per fejese, a mund t’i refuzohet endrres  ? Nuk kish dashur t’i vinte ne shtepi, perse ti humbiste ato pak dite me formalizma e ecejake, pastaj po sikur nena t’i sillte pengesa. Jo, me mire kur te kthehet Fredi. Pastaj njohja me nenen e tij, ate grua te bukur e te ftohte. Diç i thosh se nuk i kishte pelqyer, por kjo nuk kish pasur shume rendesi per te. Rendesi kish vetem ai qe dinte te zbraste aq dashuri ne shikimin e tij. Megjithate… brenda qenies se saj po ngrinte krye dyshimi se mes endrres e realitetit , endrra kish qene me e bukur…

                                                %

            “ Dhe ai perqafim i permalluar ne aeroport, them i permalluar pasi kish filluar te me merrte malli ende pa u nisur. Qendrimi i ftohte i nenes, ajo nuk t’a falte qe ato dite i kishe rrembyer djalin. Kije kujdes, i peshperita me ze lutes kur e perqafova por nuk me ktheu pergjigje. Nuk i dhashe rendesi. Perqafova dhe Lidjan, shoqen time te femijerise qe kish ardhur te me percillte e qe ende nuk i kish kaluar habia e prezences tende  pasi kurre nuk i kisha folur per ty. Kur avioni u ngrit, nje ndjenje pasigurie e frike me pushtoi te terin. Ishte hera e pare qe fluturoja dhe mendimi se ne rast avarie isha i pafuqishem per te shpetuar koken me beri pesimist. Pata nje parandjenje te lige, se kjo ishte hera e fundit qe te shikoja. Me te mberritur ne aeroportin e huaj qe llamburinte i teri nga dritat e reklamat mu davariten mendimet e erreta. E perse duhej ta vrisja mendjen tani per ato qe lashe pas. Perpara me priste nje aventure e madhe dhe e bukur qe nuk e kisha pare as ne enderr as une dhe as shoket e mi. Ndjeva mirenjohje per babain e Lidjas, pasi ai kish nderhyre per te me siguruar kete specializim, sigurisht me keqardhje pasi Lidja nuk kish mesataren e duhur, per fatin e mire timin. Ne veshe me oshetinin fjalet e nenes “ gezoje jeten bir sa je i ri, nuk ka se ç’te duhet martesa, ke kohe per te…”

                                            %

               Ajo dite ne aeroport kish qene mjaft e rende per Frosin. Seç kish patur nje parandjenje sikur do ta humbiste Fredin. Kete ja impononte qendrimi i ftohte i nenes se tij. Ajo ish munduar nja dy here ta shkrinte akullin por veshtrimi theres i saj e gozhdonte ne vend. Po keshtu i ish dukur edhe Lidja. Ajo e njihte si shoqen e Fredit pasi i kish pare shpesh bashke e nuk kish menduar se edhe ajo do ta priste ftohte fejesen e saj.Po ç’dreqin kane me mua xhanem, i ish qare vetes Frosi dhe mezi permbahej qe te mos i shperthenin lotet. Ajo ishte e ndjeshme si nje femije e ndjenja e armiqesise qe perceptonte e bente te vuante, por per momentin kish Fredin prane saj. Por kur hipen ne autobus per tu kthyer nena e tij me Lidjan pas nje shikimi kuptimplote shkuan e u ulen ne skajin tjeter te autobusit e filluan te bisedonin mes tyre a thua se ajo nuk ekzistonte fare. Frosi nuk i ndoqi, qendroi me kembe me syte te ngulur ne peisazh dhe me te humbur pamjen e aeroportit pati nje ndjesi lehtesimi. Le te sillej silleshin si te donin, ato nuk ja merrnin dot me Fredin. Ai ishte kthyer perseri ne enderr. A mund te merret e grabitet endrra…?

                                               %

                  “ Vitin e pare nuk ngopesha dot me surprizat befasuese te atij kryeqyteti qe dikush e ka quajtur kryeqyteti i botes. Isha si i trullosur. Persa i perket gjuhes nuk hoqa shume pasi kisha filluar ta studjoja qe ne shkolle te mesme. Per te tjerat  ego-ja e shqiptarit me shtynte te beja tere perpjekjet per te qene ne nivelin e shokeve te kursit, biles edhe mbi ta , e ketu me ndihmoi inteligjenca jone naturale. Cudi se ç’temperament kemi ne shqiptaret. Edhe aty ku normalisht nuk kemi si te jemi ne nje nivel me te tjeret , behemi fodulle. Ndoshta eshte veç rebelim i shpirtit tone krenar karshi fatit qe na ka lene keshtu. Per te te shkruar gjate nuk mundja sepse me kishin porositur te mos e hapja shume sqepin se ç’kish e ç’ndodhte ketej pasi merrja me qafe veten e familjen , e une kisha vetem nenen, banai na la kur isha i vogel, ndaj  mjaftohesha me ndonje leter te shkurter apo kartoline. Mezi pritja letrat e tua. Letra e pare ne te cilen nena me shkruante se ti kishe filluar te dilje me djem te tjere me erdhi aty nga fundi i vitit te dyte.Shija e hidhur e tradhetise me ndoqi nje kohe te gjate edhe pse nuk e kisha besuar e i shkrova nje leter te ashper nenes. Pergjigja me erdhi se ajo nuk kish dashur te influenconte tek une per te hequr dore nga ty por thjesht per te me thene qe ta gezoja jeten sepse dhe ti nuk po i lije gje mangut. Une jo se nuk po e gezoja, kisha zene edhe ketu nja dy mikesha, por ato ishin sa per te kaluar ndonje nate e aq, nuk ishin pjese e se ardhmes sime.Per te sqaruar kete pune i shkrova Lidjas duke ju lutur te interesohej nese ishin te verteta ato qe me shkruante nena. Pergjigja ishte pohuese. A u merzita, trishtova, terbova ? Jane pak. Nje jave nuk shkova fare ne leksion , ecja poshte e lart dhomes duke marre me shkelma ç’do send qe me dilte perpara. Nuk e kisha provuar se ç’shije te hidhur ka tradhetia kur e provon ne lekure. Asnje vajze deri atehere nuk ishte larguar nga une pa e desheruar une kete. U ula e ishin me dhjetra letrat qe shkrova per ty e perfunduan te gjitha ne kosh. Pastaj dola e u bera tape nga dhimbja e malli qe kisha per ty. Ti ishe ajo lulja qe une kisha kundruar tek rriteshe e lulezoje vetem per mua. Ate kohe kuptova se sa e rendesishme ishe per mua pasi vazhdoja te te doja akoma me shume dhe e ndava me mendje te mos te te shkruaja asnje leter qortimi, bile asnje leter deri sa te kthehesha. Luta Zotin qe kur te kthehesha te mos te te gjeja te martuar. Vetem ta gjej te pamartuar.”

                                   %

  
       Frosit i ishin mbushur syte me lot. Ja perse Fredi i kishte nderprere letrat e kartolinat. Ajo ishte merakosur shume ate kohe. Mos ishte semure, mos i kish ndodhur diçka e keqe ? Kish marre guximin te shkonte e te pyeste nenen e tij te cilen e kish pare shpesh rruges te shoqeruar nga Lidja, por te dyja i kalonin prane duke e injoruar fare. Nje mbremje shkoi ne shtepine e saj. Trokiti e priste pas deres. Nuk u pergjigj njeri  megjithese kish degjuar zhurmen e nje dere te brendeshme. Mendoi se ajo e kish pare tek syri magjik e nuk donte t’ja hapte. Atehere mblodhi doren grusht e goditi porten me sa fuqi kish derisa u hap e ne prag u dha nena e tij e shperfytyruar nga marzi e terbimi.
          - Mos ke shkalluar ?!- qe mireseardhja e asaj gruaje, e mendimi se ne te ardhmen do te ish vjehrra e saj e beri Frosin ti kalonin mornica neper trup.
          - Po !- ajo u habit edhe vete me guximin e saj.- Si eshte Fredi ?
          - Mire eshte.
          - Perse nuk me shkruan ?
          - Degjo vajze e mbare ,- zeri i nenes se tij u be papritmas i qete e autoritar,-se ç’pune ke ti me tim bir, mua nuk ka se ç’me duhet, ato zgjidhini vete. Kurre nuk kam nderhyre ne punet qe ke Fredi me vajzat e nuk kam ndermend ta bej as per ty.
Pas ketyre fjaleve i kish perplasur deren ne fytyre. Frosit i kish ardhur t’ja hynte me shqelma asaj dere e ta bente cope e çike. Zbriti shkallet dhe nje lemsh qe ju mblodh ne gryke po i merrte frymen. Fredi… Mori rrugen per ne shtepi te saj pa e vrare mendjen se edhe aty duhej ti jepte llogari nenes se saj se ku kish qene ne ato ore te vona. Diku i kapi syri Lidjan me çanta tne dore qe po drejtohej nga shtepia e Fredit. Siç dukej do te flinte aty. C’rendesi kish fundja se ç’do te bente Lidja  apo e ema. Gjithsesi ajo do ta  priste perseri, e ç’ish nje vit kur e kish pritur kaq vjet…

                                               %

 

              “ Kur u ktheva , ti ishe ne qender te mendimeve te mia. Luta edhe nje here zotin te mos ishe e martuar. Do te beja ç’ishte e mundur per te te rifituar perseri. Kur isha ne mature i kisha bere nje premtim vetes se vetem ti do te mbaje mbiemrin tim , e nuk kisha ndermend te hiqja dore prej kesaj.Tani qe isha pjekur e burreruar doja qe te ishe ti nena e femijeve te mij. O Zot, u luta perseri, vetem ma dhuro edhe nje here e une betohem se nuk kam per te pare me vajze tjeter me sy. Kisha nje vit qe nuk kisha marre asnje lajm prej teje, te kish lodhur shurdhmeria ime. Nga nena e Lidja nuk kisha kerkuar me te me shkruanin per ty. Po sikur te jete fejuar? Verte si do t’ja bej po te jete e fejuar… C’do te beja ? Gjithshka , do te mbija tek dera jote dite e nate, do te te behesha hije, do te lutesha e pergjerohesha ashtu siç nuk kisha bere asnjehere.Kur zbrita ne aeroport me priste nena me Lidjan. Vura re se ato e kishin trashur miqesine  e kjo nuk me pelqeu. Lidja ishte shoqja ime me e mire dhe nuk e dija se ç’e lidhte kaq shume me nenen. Ty nuk te permendem fare.Ate dite e te nesermen qe ne mengjes na mbyten vizitat e te afermva e te miqve e une u habita se si e kishin marre vesh kaq shpejt qe isha kthyer. Lidja nuk me ndahej , erdhen dhe prinderit e saj e me perqafuan me perzemersi te madhe.Keshtu qe diten e trete kur hapa syte ne mengjes e degjova zera qe vinin nga kuzhina e mora me mend se kishin zbarkuar perseri vizitore.U vesha si munda, u futa ne banje e prej andej dola fshehurazi pa me pare njeri ne rruge. Kisha vite pa e pare qytetin tim te lindjes e me kish marre malli.Ecja rruges duke pare me vemendje se mos kishte ndonje ndryshim dhe u drejtova ne shtepine tende. I rashe ziles me shprese se mos me dilje ti. Ishte nena jote ajo qe me hapi deren e me tha se ti kishe shkuar per te dhene provimin e fundit te diplomes. Bera prapaktheu dhe rrugen per ne universitet e bera pothuaj me vrap. Prita aty prapa deres , ne gjysmeerresiren e koridorit duke ju nenshtruar serish emocionit te provimit. Cudi si perseriten gjerat! Pavaresisht se nuk ishte i njejti koridor dhe e njejta dere klase , ishin çuditerisht te ngjashme. Ndryshimi ishte se ketu prinderit e dritheruar ishin te paket, shumica qe prisnin ishin djem e vajza te reja, te cilet siç vura re me keqardhje ishin goxha simpatike. U peshteta pas murit me duart e futura thelle ne xhepa e fillova t’i kundroja nje e nga nje. Cili prej tyre te priste ty ? Mos ishte ai biondi sykalter, ai bruni me tipare te theksuara apo ai flokegeshtenji me sy te qeshur ? Apo ai djali simpatik qe qendronte pak me tutje? Ndjeva se xhelozia si nje bishe e terbuar po me gllaberonte te terin e nuk e kisha me veten ne dore. Sikur ta dija se cili ishte do ta kapja me grushte e do ta perzija prej aty. Mblidh mendjen i thashe vetes, eshte me mire te largohesh, nuk ben te rrish ketu ne kete gjendje si je katandisur. Dil jashte e qetesohu. Mora te largohesha me kembet qe nuk donin te me bindeshin. Nuk kisha bere as tri kater hapa kur degjova kercitjen e deres qe u hap e une nuk po kisha guxim te ktheja syte drejt saj. Tere frike ktheva koken dhe perseri… si perseriten gjerat. Ti dole nga ajo dere e shoqeruar nga ajo brerore drite e mua mu duke si nje engjell. Mjaftoi te te shihja e i harrova te gjitha mendimet e liga qe kisha me shume se nje vit qe i bluaja e bera drejt teje. Asnjehere nuk kam per ta harruar ate shkelqim te syve te tu. Pa thene asnje fjale erdhe e m’u hodhe ne qafe.
         - Mos te priste njeri Fros ?
        - Jo.
Nuk e zgjata i lumturuar nga kjo pergjigje. Eshte e lire. Ndryshe dikush do ta priste aty. Me erdhi per te qeshur me xhelozine per ate bjondin a brunin . Fundja ç’rendesi kish se Frosi kish dale me ndonje djale tjeter kur une isha atje larg, une nuk kisha bere jete murgu. Sado qe perpiqesha te te justifikoja me veten time , ego-ja dhe zemra ime nuk donte ta besonte e pranonte nje gje te tille. Te kundroja e te shijoja me tere qenien time. Ishe akoma me e bukur se ate diten e larget te aeroportit. E kush mund ta linte te qete e ta kalonte nje bukuri te tille?Perse po e torturoj veten me gjeagjeza,me mire t’a pyesja vete. Budalla, i thashe vetes , mos kujto se do te te thote te verteten nese ta ka dredhur. Pune e madhe , le te me genjeje , veç te degjoja nje “jo” nga goja e saj, veç nje jo e une qetesohesha. Por… po sikur ajo te mos doje te me mashtroje, sikur ajo ta kete mbledhur mendjen te me thote te verteten ? C’do te besh ti me nje “po “ te sajen? Nuk po guxoja te te flisja e po qendronim ne heshtje. Papritur ti ngrite koken :
              - Perse nuk flet Fredi, me ka marre malli te te degjoj zerin.-nga thellesia e shekujve u ngrit ai timber misterioz femeror qe ben te dridhen burrat e kesaj bote.
               - Martohu me mua Fros ! Martohemi qe sot!- thashe une i vendosur. – Eja qe sot ne shtepine time e mos dil me prej saj!
Ti ule koken e u mbeshtolle me nje vel trishtimi qe me beri te dritherohesha.
               - Cfare ke, perse hesht ? Mos eshte “jo”?- fola une me gjysem zeri.
              - Nuk eshte puna aty. Po nena jote, ç’do te thote?
              - Eja !- brofa une e te terhoqa prej dore. Ecja pothuaj me vrap duke te te terhequr  dhe u gjendem duke dihatur para portes se shtepise sime. I rashe ziles. Doli nena.
               - Nene e dashur… kjo vajze te djelen behet nusja ime…”

                                          %


                Nusja ime… Jehona e gezueshme e zerit te tij u kthye prej vitesh e i kumboi Frosit ne vesh serish. Ju kujtua fytyra e ngrire me te cilen e priti lajmin nena e tij, e cila sa mezi krijoi nje buzeqeshje te shpelare. Frosi kish pritur qe ajo te kundershtonte, por jo. Siç duket e kish parashikuar edhe kete. Nga kuzhina u shfaq figura e Lidjas me perparese  e i ngriu buzeqeshja ne buze. Fredi nuk e kish zgjatur shume, e kish terhequr brenda ne kuzhine e kish ulur ne divan e ju kish kerkuar te shtronin dreken se e kish marre uria. Ato nuk u ulen ne tryeze me ta me pretekstin se kishin ngrene vone mengjes. Nderkohe Fredi edhe pse me goje plot nuk kish pushuar se foluri duke bere grafikun e puneve te dasmes qe duheshin kryer ate jave.E kish vendosur, te djelen martohej dhe pike. E ema me Lidjan shkembyen disa here shikime alarmuese.Nderkohe edhe Frosi kish nje tufe punesh, fustani, parukierja, pergatitja e pajes etj etj
         - E di Fros, vetem behu e bukur , nuk dua paje,- kish qeshur Fredi
         - E di Fredi, kerkoje nje here doren e nuses ne shtepi te saj,- ja kish kthyer me te qeshur ajo.
          - Vertet !? Une e di se e kam kerkuar.
          - Shiko se mos me ngaterron me ndonje tjeter.
          - Te betohem, sot ne mengjes e bera kete pune por me thane : shko e kerkoja dekanatit- beri shaka ai.
O zot , sa dite e lumtur dhe e ngarkuar kish qene ajo.Nena per fat te mire nuk kish kundershtuar. Meqe e ke vendosur Zoti te ta sjellte mbare, i kish thene. Pastaj te dy deri vone ishin marre me ecejake per pune te ndryshme, jo amaretat, jo llokume, jo lokali…. Ishte e marte e kishin shume pak kohe. Fustanin do te shkonte ta shihte e nese i pelqente do ta merrte te nesermen heret ne mengjes. Vone ai e kish percjelle  dhe e kishin lene qe pasi te merrte fustanin te kalonte e ta merrte ne shtepi qe te shkonin te zgjidhnin mobiljet. Gjumin e kish patur shume te shqetesuar ate nate. Ndoshta kishin ndikuar qortimet e se emes. C’i ben keshtu keto pune, behen keto per tri dite ? As per te lajmeruar njerezit nuk kemi kohe. Ne mengjes, mendimi se do te shihte Fredin  e beri te lumtur. Doli jashte. Koha qe e bukur e asaj ju duk se zogjte po ciceronin per te. E pse jo? A nuk po realizonte nje enderr. Shkoi tek ajo gruaja qe jepte fustane nusesh me qera.Ajo i kish nxjerre nja dhjete te tille e ishin te gjithe aq te bukur sa ajo e kish patur te veshtire te zgjidhte. Kish kerkuar ndihmen e gruas e ajo i kish sugjeruar. Me ne fund kish zgjedhur. E veshi e tek shikohej ne pasqyre e pushtoi nje trishtim i paspjegueshem. Seç eshte nganjehere nje ndjenje boshlleku qe vjen e te fillon diku aty afer stomakut e te pushton te teren aq sa te neveritet vetja. Pagoi kaparin , priti derisa gruaja e peshtolli me kujdes dhe e futi ne nje valixhe. E mori dhe me te ne dore u drejtua per ne shtepine e Fredit. Tek dera doli nena e tij me nje lloj etheje ne sy.
            - Hyre !- seç kish diçka te pakapshme ne zerin e saj.
            - Miremengjes! Ku eshte Fredi ?- kish pyetur ajo me padurimin per ti treguar fustanin.
              - Eshte ende ne shtrat – ju pergjigj nena e Fredit duke i kthyer kurrizin e u fut ne kuzhine. Frosi mbeti ne medyshje. T’i shkonte pas asaj nuk kish deshire, me mire shkonte e zgjonte Fredin. Trokiti lehte por nuk mori pergjigje. Mbajti frymen e uli dorezen. Ne fillim nuk shqoi gje pasi grilat qene te ulura e pak drite mezi depertonte ne dhome. Ajo ju afrua shtratit…befas valixhja i ra nga dora e ajo zuri gojen me dore per te mos klithur. Ne shtrat ishte Fredi me …Lidjan. Nga zhurma ai ishte zgjuar por nderkohe Frosi kish rrembyer valixhen e ja kish mbathur.
              - Fros, kthehu Fros !- kish degjuar ajo zerin e tij. Zbriti shkallet nga dy e nga tre  e vetem kur u gjend ne rruge u mbush me fryme. Lotet i vershyen me furi. Si ka mundesi… Nuk dinte ku te shkonte. Valixhja qe mbante ne dore i kujtoi diçka. Morri rrugen per atje ku e kish marre dhe e ktheu . Merre, i kish thene se zonjes, merre e jepja ndonjeres me me fat se une. Nuk kish dashur te merrte as kaparin por ajo ja kish kthyer. Pastaj kish shkuar ne shtepi dhe i kish thene nenes t’i linte te gjitha ato pune qe kish nisur se dasem nuk do te kishte dhe u mbyll ne dhome te saj. Degjoi zera pas saj, diku degjoi Fredin qe i lutej t’ja hapte deren qe te sqarohej. Nuk kish ndermend t’ja hapte.Tingulli i zerit te tij sikur ja hapte me shume plagen. Atehere ai filloi ti binte deres me grushte. Atehere ajo hapi me force deren.
           - Ik, ik e mos te t’i shoh me syte !
Ai kish shtangur. Pastaj ish kthyer e kish dale jashte shtepise. Nje moment asaj ju dhimbs, kish diçka mjerane ne silueten e tij kokeulur por i doli para syve skena e mengjesit e perplasi me force deren pas tij. U kthye ne dhome por ajo qe shume e vogel per dhimbjen e saj. Doli jashte pa vene re se koha qe prishur . Sapo beri disa hapa ia nisi shiu. Vazhdoi te ecte neper shi nga e çonin kembet. Ne nje kryqezim rruge e permendi zhurma e frenave te nje makine. Ktheu koken e pa nje djale te ri ne timon qe po e shante me fjalor te ndyre pasi i kish prere rrugen e per pak qe duke e shtypur. E fundja kujt ju prish puna se endrra e saj kish marre fund ?Kush donte t’ja dinte ? Secili kish planet e punet e veta e nuk donin t’ju ngaterroheshe neper kembe. Po sikur ta kish shtypur ? E pastaj, kujt do ti vinte keq ? Vetja ju duk e mjere. Ishte bere qull e rrobat e lagura avullonin e bashke me avullin i dukej sikur i largohej dhe shpirti nga trupi  e ajo po mbetej nje kase bosh dhe e shemtuar. Ne nje cep vitrine  kapi silueten e saj te mjeruar. Se ke i kujtoi , ke kish pare keshtu ? Xheni… e harroi shpejt dhe Xhenin. Gjithsecilit i dhemb plaga e vet , askujt nuk i dhemb e tjetrit. Pa copat e shpirtit te saj qe derdheshin rruges bashke me rrekete e ujit. O Zot , une kam mbetur bosh…bosh..bosh.. dhe boshlleku qenka me i dhimbshem…

                                            %


               “ Ate nate Fros, kur u ndame bashke , eshte pak te them se isha i lumtur. Megjithese ishte vone, nuk me behej te shkoja e te mbyllesha ne shtepi me tere ate gezim qe kisha brenda meje, aq me teper se e dija qe nena do te me rrinte fohte e do te me kerkonte sqarime. Keshtu qe u ktheva ne nje bar afer shtepise ku gjeta dy shoke te ngushte te gjimnazit. Filluam te bisedonim , sigurisht per gjera te bukura se veç te tilla ka ajo moshe kur papritmas Iliri brofi me kembe. Kish pare Lidjan, shoqen tone tek po kalonte rruges dhe e ftoi te bashkohej me ne.
                 - Pse nuk vjen te pish nje gote me musketieret e gjimnazit- e grishi ai.
Ajo nuk priti t’i thoshte dy here e ne fakt e kompletoi shoqerine tone. U ul prane meje e filluam te kujtonim qyfyret tona . Qeshnim me gjithe shpirt. Une ca isha i dehur prej teje, ca alkooli e fluturoja ne qiellin e shtate. Papritmas Lidja u be serioze e ju kthye atyre .
                  - Ju ftoi Fredi per dasem, martohet…
                  - Te djelen. Jeni te ftuar.- ja prita une.
                  - Shiko, shiko- ja beri Tani, - po me ke, a e njohim ne ?
                  - Si t’ju them… me… do ta shihni vete, - thashe une me te qeshur.
Dolem nga bari e mua po me merreshin kembet. Lidja me peshtolli per beli e me ndihmoi te shkoja ne shtepi. Cudi si e ka bere kete duke menduar se sa e imet eshte ne trup. Nena me priti ftohte, desh te me thoshte diçka, por kur e pa se ne ç’gjendje isha katandisur iku e u mbyll ne dhome te vet.Lidja u mat te largohej por e kapa per dore dhe e luta te rrinte edhe pak aty me mua.
                 - Mos ik,-i thashe,-jam shume i lumtur sot per te qendruar vetem.
                - Eshte shume vone.-kundershtoi ajo.
                - Merr nje shishe shampanje nga ato qe kam prure une e eja ta pime bashke.
                - Nuk ben te pish me . Shko e fli.
                - Lidja nuk braktisen shoket keshtu.
  Ajo ngurroi nje çast, pastaj mori nje nga ato shishet e hapi e mbushi dy gota e u ul prane meje. Shampanja shpejt filloi te beje punen e saj e ne te dy filluam te keputnim broçkulla me ze te larte e te qeshnim me te madhe. Erdhi nena e vrenjtur dhe e inatosur. Sapo u dha ne dere ja pata :
              - Ti ik, nuk pranohen ketu njerez serioze…Ke per te na thene ndonje gje per te qeshur …?
Ajo u largua . U lodhem dhe se qeshuri. Une e ndjeja gjuhen te ntrashur por dhe Lidja nuk ishte ne gjendje me te mire.
               - Tani duhet te fle… te lutem me ndihmo te gjej shtratin…
Te nesermen u zgjova nga zhurma e diçkaje qe kish rene pertoke.Nuk dija se ku ndodhesha. Pamja jote e tmerruar, une dhe Lidja te zhveshur ne shtratin tim. Nuk po kuptoja asgje. O Zot ç’paskam bere? U alarmova se ti po ikje me vrap e te ndoqa , te thirra, dola jashte pothuaj lakuriq duke te ndjekur neper shkalle por ti as koken nuk ktheve. Tek po ngjitja shkallet kuptova se ne ç’gjendje kritike e kisha katandisur veten. Kur hyra brenda Lidja qe veshur e po qante. Ate çast e mora inat a thua ma kish ajo fajin . Kisha parasysh tmerrin e dhimbjen qe pasqyronin syte e tu ate çast fatkeq. Sa keq, ishe njeriu i fundit ne bote qe une do te doja t’i beja keq e ta lendoja. U vesha dhe mora rrugen per ne shtepine tende. Nuk di se sa  here i rashe pallatit rrotull pa patur guximin te vija e ti bija ziles. Si mund te shpjegohesha, ç’mund te me justifikonte .Une dhe vete vetes sime nuk dija ç’ti thoja per ate qe kish ndodhur. Si kish mundesi xhanem. Lidja !Ajo kish qene si nje moter per mua e kaq e kaq vjet nuk me kish shkuar ndermend te beja as te njemijten e kesaj qe kisha bere me te.Ngjita shkallet e i rashe ziles. Doli nena jote me fytyre te merakosur.
            -C’patet mor bir ?- ja beri ajo.
           - Ku eshte?
           - Ne  dhome , eshte mbyllur brenda.
Trokita ne deren e dhomes. Asnje pergjigje nga brenda. Papritmas u alarmova. Mendimi se ne ate gjendje qe ishe katandisur mund t’i beje keq vetes me beri te shkallmoj deren. Celesi kerciti ne brave. Lavdi Zotit, eshte gjalle, mendova. Pastaj u shfaqe ti me fytyre te shperfytyruar.
             - Ik!-the . –Ik te mos te ti shoh me syte.
Une shtanga duke te shikuar ne sy. Nuk shprehnin inat, as meri, as fyerje e terbim … vetem dhembje, nje dhembje qe prania ime veç e shtonte. Kuptova se  nuk kish mbetur gje per sqarim.Ik, i thashe vetes, ik ne paç perendi, nese te dhimbset sadopak ky shpirt i plagosur e i mjere, ik e mos te te shohe me me sy. Ktheva majat nga thembrat e u largova me ate ndjenjen mjerane te bixhozçiut i cili ka lene ne kumar gjene me te bukur qe i ka falur fati. Dhe une ne ate loje qe quhet jete rinore, rezultatet e se ciles shpesh me genjente mendja se i kisha ne dore, te humba ty.U ktheva ne shtepi kokeulur. Nena ish e ngrysur ndersa Lidja qendronte prane dritares me sy te fryre nga te qaret. Atje prapa te kisha lene ty , qe me shfaqeshe si engjell tek dera, ketu perpara kisha shoqen, motren te cilen qe ne femijerine e larget e kisha marre nden kujdes e tani…C’te beja , ku te futesha nga turpi. Kisha qene shkaterrim per te dyja. Tere bota ishte shembur e me kish zene perfund.
           - C’do te bejme me ftesat e dasmes ?- e theu heshtjen nena.
           - Me pare me pyet a do te kete dasem!- ja ktheva me inat.
Ajo nuk foli. Nga pas degjova nje ngasherime te Lidjas . Shkova e qendrova para saj.
           - Degjo Lidja…nese te lehteson ndopak kjo… martohu me mua, te djelen…”

 

                                               %
 
        “ Ate dite, dhjete vjet me vone kur hyra ne zyren tende, ti qendroje me koke ulur mbi shkresa e nuk me vure re. Ajo menyre e te anuarit te kokes, ai gjysmeprofil i njohur beri te me rrihte zemra me furi. Nuk ka mundesi, nuk ka mundesi te jete ajo, mendova. Dola jashte dhe trokita edhe nje here, duke pritur te degjoja zerin tend. “Hyre”, - the e per mua nuk pati me dyshim. Nuk e hapa me deren, nuk hyra, dola jashte e u ula ne nje bar. Nuk isha pergatitur qe mund te te gjeja kaq papritur ne kete qytet ku kisha ardhur per kontroll pikerisht ne ate dikaster. E ndava mendjen te kthehesha ne ministri dhe t’ja lija kete pune ndonje tjetri. Do te jete me mire per te dy. Martesa ime ishte ne krize, edhe kjo me duhej dhe… E pastaj çfare ? A nuk kish qene martesa ime e gjitha nje krize ? A nuk isha une qe kur dilja qofte edhe per pune pasditeve , rrija e shikoja oren qe t’i shpetoja krizave te xhelozise se gruas sime? Lidja kish qene e ndergjegjeshme qe ne fillim se martesen nuk e kish bazar ne dashurine time. Une vone mesova se ajo me kish dashur gjithmone por kish patur frike te ma shprehte se mos me humbte. Keshtu qe kish zgjedhur si menyre me te sigurte  per te me qendruar prane  ate te qenit shoqe.O zot, sa do te kish vuajtur nga tere ato aventura te vockela te rinise sime qe une ja tregoja… Po sa ndryshoi pas martese, u martua me mua pa patur piken e besimit tek une. U mundova te jem korrekt me te, nuk ja hidhja syte me as edhe nje femre tjeter ,por xhelozia e saj sa vinte e rritej duke i henger shpirtin asaj dhe timin.Ku shkoi ajo dashuri qe pat per mua qofte dhe si shok? C’eshte kjo ndjenje e perbindeshme qe vret çdo gje te mire tek ne e na ben kaq te keqinj.Qene te kota te gjitha perpjekjet e mia per t’i nderruar mendje, per ta bindur se isha burre i mire. Sipas saj çdo gje qe beja e beja per te fshehur diçka tjeter. Acarimi i saj arriti deri aty sa nuk me degjonte dot zerin, tingulli i zerit tim e bente nervoze. Ndoshta kete e kish renduar akoma fakti qe nuk po benim dot femije. Sa i isha lutur Zotit te na falte nje femije e te shpetonte martesen tone. E kur pas shume perpjekjesh ajo mbeti shtatzene , ne nje krize nervash e xhelozie shkoi dhe e abortoi pa me thene gje mua, e kete qe te me bente te vuaja me shume. Une po beja ç’ishte e mundur per ta qetesuar, me dhimbsej ne ate brishtesine e saj dhe kujdesesha per te siç kisha bere qe kur ishim te vegjel duke ju lutur zotit te me jepte durim. Durim per te shpetuar martesen dhe Lidjan fatkeqe.
Megjithese mendja me thosh te shkoja e ti hipja trenit, kembet me çuan tek ti. Ti me prite thjeshte, nuk shprehen habi tiparet e tua te lodhura. Diçka me semboi ne zemer , a thua me kishe harruar ? Asnje shenje merie, zemerimi, lendimi apo dhembjeje. Nuk thone kot qe koha i sheron te gjitha. Dhe une budallai qe nuk kisha patur guxim te hyja brenda…”

                                            %

     Frosi i la letrat menjane e u çua e mbushi nje gote uje. Para syve kish Fredin ate mengjes. Nuk i kish bere pershtypje, asgje nuk do t’i kish bere pershtypje ate dite. Qielli ishte gremisur  teri . Miri po e tradhetonte. Miri, shoku i saj i jetes, babai i vajzes se saj t, e kish tradhetuar. E kish tradhetuar ai qe ajo i kish besuar jeten, shpresat. Qe kur ishte martuar me te kish pushuar se menduari Fredin, endrra dhe shpresa te tjera kish perpara.Miri me vajzen kishin qene gjeja me e bukur e jetes se saj. Kish mohuar veten per ta , gjithe kohen e saj e kish vene ne dispozicion te tyre pa  lene asnje sekonde per t’i kushtuar  vetes. Miri ishte bere drejtor, kish plot gra qe i vinin rrotull e qe kujdeseshin per veten e tyre. Po, kish menduar ajo, shoqet e punes kane gjithnje epersi , pasi ato nuk i shikon asnjehere pa krehur, me fytyre pa lare, pa lyer . Nuk i shikon kurre te shkaterruara pas nje nate pa gjume kur femija eshte me ethe, ashtu siç te takon te shohesh gruan. Po a thua kjo ka aq rendesi sa ta tradhetosh  ? Jo, ne kushte normale Miri nuk do ta bente, ndoshta ngaqe u be drejtor. C’fuqi paska ajo karrike e shkrete qe te shkaterroka aq keq ne shpirt e ne karakter. Kish degjuar nje here te thonin se ne do te njohesh vertete nje njeri beje ma para ose jepi post. Ajo nuk e kish besuar atehere  por tani po e provonte ne kurriz te saj. Pak nga pak i shoqi kish filluar te ndryshonte, te ishte me i sigurte  ne ato qe bente  e arriti deri aty sa nuk pranonte asnje kundershtim. Frosi e kish pare se ish prishur me dy shoke te ngushte dhe i kish ardhur keq. I kish folur Mirit por ai nuk e kish degjuar.Me pas kishin filluar ato kthimet vone ne shtepi te cilat ne fillim mundohej t’i justifikonte me aresye aspak bindese e ajo nuk i kish bere llafe. Me vone nuk merrte mundimin per t’i justifikuar: Cfare e kish transformuar deri ne kete pike?Kaq e perbindeshme ishte ajo ndjenje e te ndjerit te pushtetshem sa t’i lejoje vetes te beje gjithshka  qofte edhe ne dem te familjes tende ? Kish mallekuar me gjithe shpirt tere ate tufe servilesh qe i vinin rrotull e i rritnin mendjen. Kur i kish folur per kete ai i ishte pergjigjur se ajo kish nevoje te reflektonte se ishte xheloze per suksesin e tij. Kjo e kish lene te shtangur.  Miri i saj, ai djale me karakter e veti te mira qe e kish bere ta dashuronte aq sa kish harruar ate tjetrin qe i kish hapur ate plage ne shpirt te kish ndryshuar kaq shume? Pastaj ato peshperitje , ato biseda qe nderpriteshin kur ajo hynte ne ndonje zyre, derisa shoqja e vet i tha nje dite qe te kishte kujdes me Mirin sepse qarkullonin fjale per nje grua tjeter: Sigurisht nuk i kish besuar, nuk kish dashur t’i besonte. Shoqja i kish thene se mund te gjente nje makine e te shkonin e ta ndiqnin bashke. Jo, nuk kish pranuar, e ç’kuptim kish po ta bente. Luste zotin qe te mos ishte e vertete. Mendimi qe ta ndante te shoqin i rrinte pezull mbi koke. Fundja sido qe te behej dy rruge kish , ose te divorcohej ose ti pranonte faktet ashtu siç ishin e ta pranonte ate burre pergjysem me nje grua tjeter e te luftonte per ta rifituar te terin. Divorci ishte praktikisht gjeja me e lehte , por ajo nuk donte te zgjidhte ate, nese e zgjidhte do te thosh se ishte frikacake … Donte te luftonte fundja a ka aventure me te madhe se martesa…Por nje nate qe ai nuk erdhi fare ne shtepi dhe ajo e gdhiu ne nje karrike prane dritares nderroi mendje. Ne mengjes doli nga shtepia me mendimin qe te shkonte ne gjykate per te bere padine. Sapo u largua nga kopeshti i femijeve ku la vajzen, kembet ju renduan, Nderroi rruge e u kthye ne pune. Jo, ajo nuk do ta bente kete hap, po te donte le ta bente i shoqi.Do te duronte, fundja nuk eshte e thene qe do te jete gjithe jeten drejtor.Kraherori po i çahej e  dhimbja qe i ish mbledhur tere nates filloi t’i rridhte jashte me pjese te shpirtit te saj e te shtronin rruget. E ndjeu veten serish tmerresisht bosh. Ate dite kish ardhur dhe Fredi, e kish pare pas dhjete vjetesh. Ish aq e shurdheruar ne shpirt sa prania e tij nuk i beri asnje jehone. Tek po fliste me te per punen ju kujtua se si dikur edhe ky e kishte tradhetuar e i kish shkaktuar dhembje. E ç’rendesi kish kjo, ish kaq e larget… pastaj a e kish dashur me te vertet Fredin? Ja kish ngulur syte tipareve te tij ku koha nuk kish kaluar pa lene gjurmet e saj po e gjeti perseri mjaft simpatike. Si do te kish qene jeta e saj po te ishte martuar me te ?Kur ishte kthyer ne shtepi kish qendruar nje cope here para pasqyres. Nuk e gjeti ate fytyre te atyre koheve te shkuara. Nuk eshte se kish ndryshuar shume, rrudhat ende nuk ishin shfaqur e lekura nuk e kishte humbur shkelqimin, veç se kish avulluar ajo diçka e pakapshme,  qe endet tipareve te vajzave qe ende enderrojne dashurine e madhe e qe i ben ato engjellore e te magjishme. Si do t’i ishte dukur Fredit? C’rendesi kish, nuk i interesonte kjo. Miri, foli me vete, a do te kthehesh sot ? Shfaqja e Fredit ja kish shtuar deshiren per te shoqin. Kthehu shpejt te lutem, kam nevoje per ty. Do zoti ato qe fliten nuk jane te verteta. Plaga e vjeter kish filluar te hapej e ajo kish nevoje te ndjente pranine e tij qe ja kish sheruar, te peshteste kryet ne supin e tij e te qetesohej. I telefonoi ne zyre por nuk u pergjigj njeri. Orari zyrtar kish mbaruar. Nuk po e zinte vendi. Hengri dreke me vajzen e dolen per te shetitur. Kish kohe qe nuk kish dale bulevardit se ish mesuar te dilte me Mirin e ai nuk kish pasur kohe . Ajri i paster i beri mire, i dha besim. Vajza ecte duke lozur e duke ju ngaterruar neper kembe e ajo harroi hallet e saj e rrembyer nga loja e gazi i saj. Papritmas nje siluete e njohur burri ne nje cep lokali ne breg te detit… Miri me nje grua tjeter . Ndjeu te debulohej deri tek thembrat e gazi ju pre ne buze. Kapi rrembimthi perdore vajzen dhe e terhoqi duke e kthyer nga ana tjeter qe te mos e shihte te jatin. Po sikur ta shikonte e te kerkonte te shkonte tek ai, po sikur t’ja çonte vajzen atje e t’ja kujtonte se kish familje?C’do te bente ai, si do te reagonte ajo e pafytyre qe ishte me te ? Ajo perfytyroi skenen e ndjeu t’i ndizej gjaku. Te shkonte e ta kapte per flokesh ate tjetren. Jo, nuk e bej dot. Po perse kish dale xhanem? Kush e kishte shtyre? Fredi? A thua te kish akoma force e te ndikonte tek ajo?Padashje kujtoi ate skene te larget e u mbulua ne djerse. U kthye ne shtepi. Ate nate afroi nje kolltuk prane dritares e u ul ne te. Nuk kthente dot syte nga shtrati bashkeshortor sepse i dukej sikur shihte Mirin me ate tjetren ashtu siç pat pare Fredin me Lidjan. Kish dremitur kur papritmas u zgjua dhe pa Mirin qe qendronte prane saj duke e soditur . Ai i buzeqeshi si i zene ne faj. Ajo nuk i tha asnje fjale, u çua e shkoi ne dhomen e vajzes e u fut ne shtratin e saj qe po flinte si qengj. Vajza levizi pak e seç foli ne gjume me ate pafajsi mallengjyese qe kane femijet e ajo ndjeu se nuk do te ishte me kurre e zonja te vendoste per veten e saj, ajo nuk ishte me zonja e vetes…

                                                %

       “ Ardhja ime ne qytetin ku jetoje ti qe fatal per martesen time. Lidja se nga e mori vesh se une kisha ardhur per kontroll ne dikasterin tend e nuk kish zot qe t’i mbushte mendjen se kjo kish qene rastesi. Sado qe u mundava ta qetesoja, ajo iku tek prinderit e saj e pas tri ditesh me erdhi letra per gjyq. Shkova t’i ktheja mendjen por as qe behej fjale, bile vura re se vendimi i divorcit e kish qetesuar. Qe e kote. Dola nga shtepia e u derdha ne pijetore. Mendoja se tere ato perpjekje per te mbajtur martesen me kembe vetem per hater te Lidjas e tere ajo kohe kishin shkuar dem. Une nuk e dashuroja Lidja por e doja, i doja te miren. Kurre nuk e kisha ofenduar apo lenduar e me vinte keq qe kishte perfunduar keshtu. Pasi zbraza ca gota fillova ta shihja situaten time nden nje drite tjeter, me te ndezur. Budalla, i thashe vetes, tani je i lire , tani nuk ke se kujt t’i japesh llogari , tani mund te besh ç’te duash…”

                               %

       Ditet e kontrollit ndiqnin njera tjetren dhe nje mengjes Frosi kish vene re me habi se po shkonte me deshire ne pune. Shkakun nuk e kish te veshtire per ta kuptuar, ishte Fredi. Diç ish shkrire ne akullnajen e shpirtit te saj duke i bere vend atij ngadale. Kish qene  nje nga te pakta fytyra dashamirese e jo hipokrite qe i ish gjendur prane ato dite te veshtira. Pikerisht kur ajo po çmendej nga tradhetia e te shoqit, ne horizont ishin shfaqur konturet e endrres se vjeter. Je e çmendur, i thosh vetes, si guxon te mendosh keshtu, nuk te vjen turp? E pse jo, mos valle mendoi ndryshe Miri? Kish degjuar se Fredi nnuk i kish mire punet me te shoqen por nuk guxonte ta pyeste. A mund te kish te ardhme me te? Prania e tij ne zyre u be e deshirueshme deri ne dhembje. Nuk ishin me ato deshira te nje vajze te papervoje, ishin deshira qe klithnin nga thellesite e qenies se nje gruaje te pjekur e kerkonin endrren te behej realitet. Ne fillim kjo e trembi por pastaj i qe mirenjohese zotit per ato qe ndjente. Kish filluar te ish e lumtur qofte edhe vetem per mendimin se Fredi ekzistonte e per momentin ekzistonte vetem per te… Ajo nuk ishte me bosh…

                                                  %
             “ Me divorcin mbaruam pune shpejt, as vete nuk e kuptuam se si. Sa shpejt permbysen fatet.Nga ana tjeter pata degjuar per tradhetine e tet shoqi. Me erdhi keq. Nje shoqja jote ne konfidence, me shprehu mendimin se ti po ta merrje vesh nuk do ta duroje dot por do te shkoje drejt divorcit. Kur e degjova kete e ndjeva veten tere diten si te dehur. Kish mjaftuar kjo e thene kuturu qe me kish ndezur shpresen. Ndofta fati na kish bere per njeri tjetrin. Pse jo, a nuk e meritoja une pas dhjete vjetesh te nje martese fatkeqe e torturuese . Mendimi se ti dhe vetem ti ishe fati im erdhi e mori forme e mu fiksua perseri. Fillova te imagjinoja se si mund te ishte nje jete bashkeshortore me ty. Fantazia ime e mbushte plot ngjyra te ngrohta e premtuese qe me mbeshtillnin ne mbremje e zbeheshin ne agim ku çdo gje zinte vendin e vet. Gjerat kishin ndryshuar, e kisha vendosur te luftoja me tere forcat e mundesite e mia, ishte vetem çeshtje kohe. C’do mengjes nisesha me vendimin per te te shprazur ate qe kisha ne shpirt ,por sapo hyja ne zyren tende e shihja ate nenqeshje te embel, stepesha me friken se do te prishja ate magji te embel qe permban fillimi apo rifillimi i nje dashurie.Ta dish Fros sa kam vuajtur ato dite. E ndjeja se nuk ishe indifferente karshi meje. Kisha ndjesine qe mjaft te zgjatja doren dhe… Ti nuk ishe me ajo gonxhja e dlire qe mua me kish ardhur keq te te kepusja dikur, tashme ishe nje lule e bukur qe per ironi te fatit kishe çelur ne kopshtin e nje tjetri e qe une doja te te shulja e te fusja ne timin. Problemi ishte se duhej ta beja pa te shkaktuar shume dhembje. Tamam ne kete moment zgjidhja sikur me erdhi nga qielli e une e mora si shenje ogurmire, fitova llotarine e green cardit te Amerikes. Kur e gjeta poshte deres e mora zarfin dhe e rrotullova neper duar si i trullosur. Une nuk kisha ndermend te ikja asgjekundi ne kete moment, askund ku te isha larg teje , edhe vetem si mendim me shkaktonte dhembje. E perse duhet te ikesh vetem, merr Frosin me vajzen e mbathja…”

                                        %

     Frosi u rrenqeth kur kujtoi ate dite qe Fredi e kish ftuar pe kafe.Kish pranuar me nje dritherime te lehte e kishin shkuar ne nje lokal buze detit, pa pasur as me te voglin dyshim se papritur do te vihej para nje udhekryqi. Ai i kish folur thjesht , kish shprehur tere deshirat e planet qe kish thurur ne koke per dite te tera e nete pa gjume. Kish degjuar ne heshtje pa guxuar ta shihte ne sy, duke e strehuar shikimin tek valet e detit. Nuk po i besonte vesheve te saj. Nga njera ane ishte Miri, qe ajo vazhdonte ta donte shume por qe e kish humbur, nga ana tjeter ishte kjo dashuri e vjeter e humbur dhe e gjetur perseri, joshese deri ne çmenduri  e qe i servirte Ameriken, nje enderr tjeter… Pse jo ? A nuk ishte zgjidhja me e mire qe fati po ja servirte bujarisht ne gjendjen ne te cilen e kish gremisur? Amerika me mundesite dhe shanset qe mund te te ofroje do te ishte nje zgjidhje e mire edhe per vajzen. A nuk kishte qene pasiguria per te ardhmen qe e kish mbajtur pezull ne kete gjendje muaj me rradhe pasi ajo ish e bindur qe pa Mirin nuk i siguronte dot nje te ardhme per te qene se bijes ? “ Me trullose Fredi”,- i kish thene e kish shtuar duke pare veshtrimin kembengules te tij ,- do me presesh ca dite…” Dhe vertet ish çuar e trullosur e kish shkuar ne zyre. Per te punuar as qe behej fjale. Nga duhej t’ja fillonte. Duhej bere divorci por me ç’kurajo do ta kerkonte, si do t’ja thoshte te shoqit. Cfare do t’i thoshte se bijes kur ti kerkonte llogari nje dite se pse e kish lene pa baba duke ja zevendesuar me nje te panjohur ne skajin tjeter te botes. Nuk ishte aq e lehte sa e kish menduar atje ne breg te detit me Fredin prane. Tani qe ishte vetem çdo gje i dukej e veshtire. Perse nuk po vjen, perse po vonohet, kish nevoje per te keto çaste ta kish prane e t’i jepte kurajo. U degjua nje e trokitur e ajo ktheu syte me padurim drejt deres.Nuk ishte ai, nje siluete e bukur gruaje  beri drejt saj. Frosi i buzeqeshi si e zene ne faj per hutimin e saj e ju pergjigj pershendetjes se saj me nje te tundur koke.
             - Me se mund t’ju ndihmoj ? – e pyeti nderkohe qe po vriste mendjen se ku e kish pare.
Tjetra nenqeshi me ironi e ktheu koken nga dritarja. Frosi u drodh, ishte profili i gruas qe kish pare me Mirin. Mezi permbajti veten qe te mos ja hynte me shpulla asaj fytyre te bukur , ishte vertet shume e bukur . Ne nje fragment te sekondes Frosi me ate dhunti qe kane femrat ne kesi rastesh e mati ate nga koka tek kembet e ju desh te pranonte jo pa dhembje se Mirit nuk i kish shkuar syri kot.
              - Me njihni ? – edhe zerin e kish te bukur.
              - Jo !- ja preu thate Frosi.
              - Prandaj dhe kam ardhur.
              - Jeni lodhur kot,- Frosi e ndjeu se po i merrej fryma nga inati qe i shkaktonte paturpesia e kesaj gruaje.- Ju , nuk me interesoni fare.
              - Ju interesoj dhe shume.
              - Aspak dhe ju lutem dilni jashte nga zyra ime dhe harrojeni kete dere. Si nuk ju vjen turp! Jashte !- Frosi qe çuar ne kembe e gati sa nuk po ulerinte.
             - Turp duhet t’ju vije juve qe mbani me zor nje burre qe nuk ju do. Perse nuk i jep divorcin , ai me do mua.
Frosi shtangu nje moment. Mbajti frymen disa sekonda. A nuk e desheronte dhe ajo nje gje te tille? Rasti po binte uje ne mullirin e saj. Padashur syte i rane mbi fotografine e Mirit e te vajzes qe e mbante ne tryezen e punes dhe nje ndjenje xhelozie e rivaliteti ngriten krye. Perse duhej te dorezohej keshtu?
           - Kush tha se ai ju dashka pikerisht juve ?
           - Kete e din gjithe qyteti.
           - Ashtu ! Dhe une nuk e ditkam? Shiko se mos ke gabuar adrese.
           - Une mund te te bie dhjete vete qe ta deshmojne.
           - Deshmojne çfare ?
           - Se na kane pare bashke.
           - Degjo ketu ti putane e bukur,- me se fundi ajo i la rruge te lire shfrimit te dufit.-Ti me sill sa te duash , une prape nuk e besoj. Vetem po te ma thote ai.
           - Domethene ti nuk me beson mua ?- qeshi tjetra.
           - Besoj me shume tim shoq. Nese eshte e vertete , divorcin e jap po te ma kerkoje ai dhe jo ti.-Frosi u ngrit e hapi deren.- Dhe tani zhduku !
 Tjetra doli e Frosi ndoqi jo pa zili te ecuren e kendeshme te saj e mendoi se para nje femre te tille ajo e kish davane e humbur.E perfytyroi ne krahet e Mirit e ky perfytyrim i beri keq pasi nje skene tjeter i doli para syve. E fundja ç’rendesi kish se ç’ndjente ajo, kush e kish pyetur ? Mos valle e kish pyetur Miri para se t’ja dridhte me kete, apo Fredi kur kish fjetur me Lidjan, biles as sot kur i kish shfaqur serish dashuri nuk e kish pyetur nese ndjente dhe ajo po te njejten gje. Perse fati e kish zgjedhur per te qene viktime e egoizmit te burrave. Fytyra e qeshur e Fredit qe u dha ne dere nuk ndikoi per te mire ne gjendjen e saj perkundrazi e acaroi me shume. Ai seç po i thosh , por ajo nuk degjonte, para syve te saj qendronte Miri i perqafuar me ate gruan e bukur, nuk i hynte asgje ne tru veç mendimit te Mirit me ate tjetren, ashtu siç kish qene Fredi me Lidjan. C’dhembje, ndjeu kraherorin t’i hapej dhe lotet t’i rridhnin padashur. Ku te futej, ku te fshihej te mos shihte gje, te mos degjonte gje, Miri… Ndjeu gishtat e Fredit t’i fshinin lotet. Nuk e qetesuan, te ishin te Mirit do ta qetesonin. Padashur ndjeu se nuk e dashuronte kete burre qe qendronte prane saj. Tani ishte bere i prekshem, real, nuk ish me nje enderr dhe asaj ja pershkoi serish trurin mendimi se realiteti nuk ishte po aq i bukur sa endrra.U afrua prane dritares e veshtroi njerezit qe kalonin ne rruge. Rruga eshte jete, ne te kalojne njerez nuk kalojne endrra, kalojne çifte… Diku syte i bene sikur pa Mirin me ate tjetren e ndjeu t’i theksohej perseri dhembja e zemres. Ishte me e padurueshme se sa te …Duhej te ikte nje ore e me pare, nuk kish force ta perballonte nje gje te tille.E vendosur u kthye nga Fredi.
               - Sot do t’i kerkoj divorcin Mirit.

                                   %

    “ Ate dite tri here shkova tek stacioni i trenit e tri here u ktheve. Kembet nuk me benin te ikja. Doja te isha prane teje kete moment te veshtire kthese qe merrte jeta jote. Mezi prisja te nesermen. Po sikur ai te mos pranonte te te jepte divorcin ?Ne rastin tim vonesa me prishte pune , afati i praktikes se emigrimit ishte i shkurter e ne duhej te figuronim te martuar.U rrotullova tere pasditen ne qytet e ne mbremje bleva nje shishe konjaku e u ula buze detit, prane pallatit ku banoje e ku shihej ballkoni yt. Nata ishte e qete, nate e bukur me hene nga ato qe u japin krahe endrrave e fantazive.Here pas here ktheja koken e shihja nga dritaret e tua. Numeroja sekondat me padurimin e nje dashnori te çmendur. Sa kohe kisha qe nuk e kisha ndjere veten keshtu te lumturuar deri ne llahtari.Nuk e di se ç’me mbajti qe nuk u ngjita lart e te te merrja ne krahet e mi. Hena dhe alkooli po benin punen e tyre. E dija qe yt shoq nuk ishte ne shtepi, si zakonisht ai kthehej vone ose nuk vinte fare. Po sikur te mos vije edhe sonte?Nuk ka mundesi, ai duhet te vije sonte. Shishja kish kohe qe ish thare dhe m’u mbaruan edhe cigaret. U çova e u futa ne nje klub ku bleva te tjera. Tek kthehesha pashe nje burre qe ish ulur aty ku isha ulur une me pare. U ula nja dy metra larg tij e ndeza nje cigare duke u munduar te kapja fillin e mendimeve aty ku e kisha lene.
           - Me falni, mund te me jepni nje cigare ?
Burri tjeter me ishte afruar e une pa folur me njeren dore i zgjata cigaren dhe me tjetren çakmakun e ndezur. Vura re me habi se ishte e njejta fytyre me ate qe kisha pare ne fotografine qe mban ti mbi tryezen e punes.Dora m’u drodh e nuk po ja ndizja dot cigaren ndaj ai ma kapi dhe ma mbajti derisa u ndez e pastaj ma leshoi. Flaka u shua e ajo fytyre nuk shihej me por ndjenja te ndersjellta po zienin brenda meje. Ai u largua e u ul me tutje. Ktheva koken nga ballkoni yt. Dritat ishin shuar e nje siluete e zbehte fekste ne te. Ishe ti qe po prisje. Ora kish kohe qe kish kaluar mesnaten e gjate bregut te detit ishim vetem une dhe ai. E shihja me bisht te syrit ate hije qe nuk e dinte se ç’e priste . E shihja e tmerrohesha me ato ç’ka me vlonin ne shpirt. Kurre nuk kisha patur kaq zili, kaq urrejtje e xhelozi ne zemren time.Po sikur te shkoj e t’ja them vete, t’ja lehtesoj asaj kete pune ? C’fare t’i them , nga t’ja nis? Nga gjimnazi, t’i them qe kam qene nje dite i fejuar me gruan e tij dhe pastaj u ndame sepse… E tani po me falte !!!Atehere perse nuk duhet te falte edhe ate…Mendimet mu bene lemsh ne koke. Po sikur ta vras, sa mire do te ishte. Po si behet kjo pune, une nuk di ta bej.
           - Me fal dhe nje cigare te lutem!
Zgjata perseri paketen dhe çakmakun , kete here pa mu dridhur dora dhe e shikova drejt e ne sy sikur doja te masja forcat me te. Por shpejt hoqa dore nga ky mendim. Ishte bere per te ardhur keq,dukej sikur nje hall i madh i kish rene mbi koke. Nuk ke faj lum miku, mendova, eshte sport i veshtire ky qe po ben. Ajo tjetra siç duket te ka punuar ndonje rreng. E ke ndjere valle ndonjehere veten te tradhetuar, çfare ndjesish te sjell ? E ndoqa me su tek mori rrugen drejt pallati e ngjiste me hap te mundimshem shkallet. Eh, lum miku sonte nuk do te doja te isha ne vendin tend, ta dish se ç’te pret atje. Ndiqja me ankth dritat qe ndizeshin ne ç’do dhome  dhe hijen e tij qe u shfaq ne ballkon e t’u afrua. Zemra sa nuk po me pushonte nga ankthi e kushedi se per sa te saten here  mendimi per te ardhur aty e per te te ndihmuar mu rrotullua serish ne koke. U ngrita e nisa t’i afrohem pallatit pa ja ndare syte asaj siluete te bardhe qe fekste dhe asaj hijeje te zeze .Kur ndodhesha jo me pak se dhjete hapa nga shkallet pashe se ato u perqafuan e u shkrine ne nje te vetme. Nuk po u besoja syve. U ktheva mbrapsht e fillova te largohesha bregut te detit. Diku perpara ishte nje lokal e bleva nje shishe tjeter .”
 
                                      %

        “ Ecja kuturu ne erresiren e nates nga ku u shkeput nje hije  e nisi te ecte prane meje duke m’u ngjitur pas trupit. Ndeza çakmakun per ta kundruar me mire ate kurm te ngrohte femre, ishte shume e re dhe e bukur.
                 - Di nje vend ku mund te kalojme ndonje ore te kendeshme se bashku.- zeri i saj ishte i ngrohte e i thelle .
E shkeputa nga vetja dhe e shtyva aq fort sa ajo u rrezua e nxorri nje renkim te vogel. E pashe me bishte te syrit tek dergjej ashtu e dobet dhe e pafuqishme ne reren e plazhit e m’u dhimbs ajo krijese qe nuk kishte guximin as te protestonte per keqtrajtimin qe i behej. Fundja ç’te keqe kish te kaloja nje nate me te, sedra e lenduar e njeriut te tradhetuar po ngrinte krye. E kujt do t’i jepja llogari per kete, cili kish mbetur per te me kerkuar llogari xhanem . Nje grua qe kisha me kish lene, nje shprese qe pata mu shua. Ku te shkoja , imazhi i shtepise bosh me mbyste. Kujtimi i Lidjas me theri, mire apo keq ajo kish qene familja ime, tani nuk ishte me. Nena nuk jetonte me mua, çudi si i lidh deshira per t’i bere keq dikujt njerezit egoiste. Sapo ti Fros u largove nga horizonti i tyre ato ja kthyen kthetrat njera tjetres. Po tani ku te shkoj… Ajo hije femre e vuri re ngurrimin tim, u çua e beri drejt meje duke me kapur per krahu e me shoqeroi ne nje motel te vogel. Mendja ime nuk punonte me, padashur fillova te recitoja K’hajamin :” Naten… me th shpirti : Pi… Ngrehu! Sa rron zbras kupa dhe … puth çupa”


                                   %
          
 Frosi doli ne ballkon e mori fryme thelle. Ajri i paster i kthjelloi mendimet. Mori nje karrike e u ul aty ku pat qene ulur tri vjet me pare e shpirti ju trazua perseri. Miri kish ardhur ate nate , me nje pamje te mjerueshme , e kish mbeshtjelle  fort ne krahet e tij dhe i kish kerkuar falje. Ajo nuk e kish pritur kete, po edhe nese do ta priste kurre nuk do ta besonte se ç’force ka te kerkuarit ndjese e nje burri. Ne moment pati harruar gjithshka kish bluar dhe e kish munduar keto muaj te tmerrshem. Ate moment ish dashuria per kete burre, ç’do gje tjeter ish tretur ne erresire.

                                             %

    “ Kush thote Fros se koha iken e na le prapa ? Nuk eshte ashtu,. Keto dite kam kuptuar se nuk eshte koha ajo qe iken por jemi ne qe ikim dhe e leme ate pas. Ajo mbetet atje, mbeten datat, vitet, kujtimet, mbresat e ndjesite e pandryshuara, ata qe ndryshojme jemi ne , ne rritemi, piqemi , plakemi. A nuk jam une ai femija i prape i atyre viteve, ai gjimnazisti çapken qe ende kujtoj diten qe pashe syte e tu per here te pare ? Po te ishte ndryshe perse fergelloj ende kur kujtoj ate moment. Jeta nuk qenka gje tjeter veçse udhetimi yne ne ate kohe te shkurter qe na eshte vene ne dispozicion e ku rasti e fati i pergatisin secilit labirintin e vet. Une pata kete timin e mire a keq them se ja kam mberritur fundit. Sot jam shume i trishtuar, ajo vajza e re dhe e embel qe ishte ne dhomen perballe times e qe me bente shoqeri keto muajt e fundit, sot nuk eshte me. Nje re e vockel e bardhe me perngjau me te, ndoshta ishte shpirti i saj qe me pershendeste nga lart.  Dje ai shpirt i embel me tregoi per nje turne pushimesh ne Europe ku kish njohur nje tip shume simpatik me te cilin qe dashuruar marrezisht e ajo i kish zgjatur pushimet. Nje jave pasi qe kthyer kish marre nje leter prej tij ku i shkruante se ishte i semure me sida, se kish dy vjet qe e kish marre nga nje prostitute e tani nuk bente gje tjeter veç se hakmerrej duke ua ngjitur vajzave te pafajshme. Ky shpirt i embel me sy te kalter e te perlotur tha se nuk kish mundur asnje çast ta urrente shkaktarin e semundjes se saj. Ndjej mungesen e saj e mendoj se sa pak gjera duhen te me benin te lumtur, pak gjak i painfektuar ne damare dhe nje familje… Ti i ke keto Fros, ti duhet te jesh e lumtur .  Mendo se sa pak i vleresojme te mirat qe kemi , se sa te brishta jane nese nuk u kushtojme vemendje , sa e brishte dhe fluturake eshte lumturia ne kete bote , sa shpesh as qe na bjen nder mend se ekziston… Qofsh e lumtur Fros “

                                            %

            Frosi u kthye ne dhome  .Mori zarfin per te futur letrat brenda kur nje pusulle e vogel ra prej tij. Nuk ishte shkrimi i Fredit. “ Po ti nis keto letra  sepse jane per ty. Mund te mos i dergoja , por nuk i rezistoj ndot tundimit per te te lenduar me vdekjen e tim biri. Faktin qe ditet e fundit, ato dite qe duhej te ishte vetem i imi ,t’i kushtoi ty, nuk ta fal dot…”Frosi nuk e mbaroi dot letren se i rreshqiti nga dora e nje ngasherime ju ngrit e i zuri frymen. Degjoi zhurmen e deres qe u hap e njohu hapat e Mirit, ec e duroje tani. Nje pale krahe te forte burri e peshtollen nga pas e buzet e tij ju peshteten pas veshit . Ajo peshperime burri “ me fal” e beri serish te lumtur.  Ju duk sikur dikush tjeter i peshperiti pas veshit : Ruaje lumturine Fros… Qofsh e lumtur …”
            
Durres, 1999



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora