Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arif Kutleshi: Tuta e borës

| E shtune, 11.02.2012, 07:23 PM |


Arif  KUTLESHI

 

TUTA E BORËS

 

qe për shembull korrikun e kaluar

mund të binte

të na e heqte zhigun e shiut

 

por edhe nëse ra

ra veç me leje të réve

duke na injoruar pabesisht

 

tashti s´shihen shenjat e rrugës

dhe do vozisim si nëpër miell

si nëpër endërrat tona të bardha

 

s´do të mund të na dënojnë

për tejkalim shpëjtësie

dhe fëmijët do kënaqen me arinjtë polarë

 

kot paskemi ikur nga malet e egra

ç´farë qyteti është ky farë Arktis/Antarktisi?

 

e vetmja zgjidhje e drejtë për ne:

të na bëjë eskimezë

a barinjë të pinguinëve

 

kush sheh borë në endërr ka fat

 

27 kallnor 012