E marte, 19.03.2024, 03:12 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Të falemnderit Jusuf Buxhovi!

E shtune, 11.02.2012, 08:05 PM


Të falemnderit Jusuf Buxhovi!

 

Kreshtat e larta shofin shume large! (F.Xh.)

 

(Me rastin e botimit të kryeveprës historiografike  “Historia e Kosovës” e Jusuf Buxhovit  )

 

Ekskluzive nga Fahri Xharra

 

Filluan të  dridhen  themelet e SANU-s ( Akademisë Serbe të Shkencave), qerdhëja e së keqes shqiptare,filluan të dridhën gotat e shlivovicës  të cilat cakrroheshin kur përgatitëshin elaborate shfarosëse për shqiptarët. E bota iu besonte!  Edhe  pse shqiptarët notonim dhe po notojmë në ujërat e trekëndëshit të Bermudeve (SERBI,GREQI,TURQI! KADARE)ashtu qetas duke u tretur në vorbullat magnetike te pikës së zezë në brendinë e oqeanit dhe duke humbur në botën e harresës dhe tjetërsimit,  na  del “ barka e Noas”,e cila na e tregon rrugën e humbur pa dëshirën tonë.

 

Jusuf Buxhovi:” Historia e Kosovës” !

 

Populli i vjetër,i nxjerrë njerëzit e mëdhenj,të cilët i dalin krah vendit të tij,krijimit të tij dhe historisë së tij. Ky është vetëm se fillimi .Kemi njrëz ne ! Kemi të dijtur ne! Historija e jonë gjatë shekujve na është vjedhur, na është përbaltur dhe na është përdhosur. Pa dëshirën tonë! ashtu na e diktonin dhe ne ashtu si të tillë ne e pranonim.

E tani kur ne po e shkruejmë ashtu si ishte : Beogradi filloi të çmendet ! Tani kur ata menduan se fazën e përgjumjes sonë e kaluan me sukses,llogaritën në fazën e tretjës. Por Jo!   I kemi  të mëdhenjt tonë që as nuk flejnë e as nuk përgjumën,por shkëlqejnë nga lartësitë  e kreshtave dhe  i godasin me fakte përgjumësit tonë.

Njësia matëse e vlerave tona është kjo : kur diçka kemi mos u mundohuni shumë,vetëm përcjellni reagimet serbe : nëse ata na lavdërojnë ta dini se jemi në rrugë të gabuar! Por nësa ata thonë:” është për dhunim të paparë e të pashembullt ndaj fakteve historike dhe arsyes së shëndoshë”.  “Bëhet fjalë për një fantazi shumë të rrezikshme në shërbim të Shqipërisë së madhe etnike. Libri nuk meriton kurrfarë vëmendje shkencore, sepse fjala është për pamflet. Ai libër ashiqare duhet t’iu shërbejnë politikanëve si pseudoargument ër krijimin e ‘Shqipërisë natyrale’. Është krejtësisht e pakuptimtë teza për Kosovën si qendër shpirtërore, kulturore e shtetërore të Shqipërisë”( Sllavenko Terziq, këshilltar shkencor i Institutit të historisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë,),ta dijmë së për atë vepër që flasin ka vlera të mëdha.

 

Kemi shumë çka me vlerë të cilat  trekëndëshi i Bermudeve na  i ka  zhdukur,dhe na ka paraqitur karshi botës  si njerëz me bisht ( të cilin e kishin vet),si njerëz pa histori ( e vetë mburreshin  me përvehtësime),si njerëz të pa qenë ( e vet ishin të posa ardhur).

 

Historia e jonë i ka rrënjët e thella! Vështirë ato shkulën,vështirë ato  thahen!

 

I ashtuquajturi historian shqiptar Jusuf Buxhovi,para sa kohesh e botoi librin "Historia e Kosoves",e cila le qe s`ka asnje baze shkencore por i gjuan serbet krejtesisht nga historija,kurse Kosoven e pershkruan "si nje qender shpirterore,kultuore dhe shteterore te Shqiperise." marria" e tij shkon aq large sa qe pohon se shqiptaret jane themeluesit e Trojes dhe shkruesi i Iliades eshte shqiptar." (reaguan serbet)  Themelet po dridhen!

 

Një shkronjëtor politik i njohur më thosh një ditë (Faik Konica): “Evropa nuk do ta kish dhënë Vranjën te Serbia dhe Ulqinin te Mali i Zi, sikur të kish kuptuar që ka një komb shqipëtar të ndryshmë nga të Turkut.  “Shikoni Vranjën dhe Leskovacin “ -thoshte Konica. “Kur i mori Serbia këto vise, i përmblodhi të gjithë muhamedanët dhe i dboj, duke ua mbajtur tërë ç’kishin. A protestoj Evropa? Jo! A mos e pengoi Turqia këtë bartje? Jo! Apo mos Turqia i ndihmoi Serbisë? Po!.

 

J. Buxhovi eshte pene e ndritur, ku secili shqiptar qe ka lexuar dicka, medoemos ne ato qe eshte dasht te lexohen jane edhe shume vepra madheshtore te tij. Mjerimi me i madh eshte qe veprat e te tilleve nuk financohen nga shteti dhe nuk perkthehen ne gjitha gjuhet e botes, qe ata te dine te verteten e historise se shqiptareve “ shkruante një dashamirë i kombit.

 

Vetem shpirti i njeriut i mbushur me atdhedashuri shkruan vepra si keto !  Të falëmnderit Jusuf Buxhovi !

 

Deshta të shkruaj edhe më shumë,por po iu japi vend edhe të tjerëve të cilët janë zgjedhur nga një rastësi,  e entuziazmi i tyre me rastin e botimit të kësaj vepreje madhështore shprehet kështu:

“Te lumte Z Buxhovi i ke terbuar bishat shoveniste te cilat vetem gjak shqipetari deshirojnë.E verteta i terbon dhe i egërson pse nje shkencëtar shqipëtar arrin tu jau thotë të vërteten me bazë historike e arkeologjike të popullit shqipëtar,te cilet që gjashtë shekuj genjyen tërë boten. Zoti buxhovi libri yte do te na sherbej  neve  dhe gjeneratave te ardhshme per ta kuptuar te verteten historike te popullit shqipetare. Te lumt, zoti te dhashte shendetin si  ty  ashtu edhe gjithe atyre qe i sherbejne kombit shqipetar (ademi)

 

Tjetri shprehet: ”Pershendetjet ma te perzemerta dhe deshirat me te ngrohta per Ju, zotni i nderuar Jusuf Buxhovi, qe si i ka hije nje burri te vertete shqiptar, me pune te perkushtimte dhe mendjendritje, po ia vullosni vertetesine historise sone te ndrydhun e te shkelun nga armiqte e eger dhe miqte e shpifur. Ju, me Librat e botuar, ia lekundet themelet Akademise se shkencave serbe, e cila po shihet se eshte e tmerruar nga fakti se, nipat e shqiptareve "sharragjinje" te dikurshem, po ua sharrojne rrenjet genjeshtrave serbe dhe po e nxjerrin ne shesh te verteten shqiptare. Reagimet e Beogradit, jane deshmia e suksesit Tuaj te plote z. Buxhovi. Ketij suksesi, te jeni i bindur, sa Ju, i gezohen te gjithe bashkekombasit tane qe kane sy me pa dhe mend me gjyku, punen tuaj aq shume te dobishme per kombin tone te shumevuajtur dhe atdheun tone me shekuj te sakatosur. Puna juaj eshte sadisfaksioni yne ma i mire dhe hakmarrja me e denje ndaj gjitha antishqiptarizmit. Te dhashte Zoti shendet per pune e suksese te reja. Gezuar!  ( Hektori)

 

Pergezimet e sinqerta Z.Buxhovi. Jeni dhe do te mbeteni nje nga me te medhenjt e historiografise shqiptare.Historia e shkruar nga Ju,do i tund themelet e falsifikimeve serbe mbi ne, ka per te i rrezuar si kullat prej zalli cpifjet dhe mashtrimet historike qe serbet ia kane ber. Puna e juaj me vlera diamanti do ti bene ball kohes dhe do te shenon perfundimisht fundin e rrenave serbe. Europe, hapi syte! ( f.xh.)

 

Jo moti njè analist çek thonte pèr shqiptarèt : " Derisa tè tjerèt jetonin n'male, JU ( shqiptarèt ) shkruanit epitave n'varre " çka dèshmon se Ne kur kishim civilizimin, sllavèt bènin jetè n'Karpate....prandaj miku im z.Buxhovi Ju n'fakt mè punèn T'uaj t'pa'lodhshme, me argumente e fakte keni dèshmuar para opinjonit e Zotit se cila ështè e verteta pèr Kosovèn.Deshèn a s'deshèn sllavèt t'kuptojnè t'vertetèn...èshtè peshè e vogèl, sepse shpesh e verteta dhembè.T'pèrgèzoj pèr punè madhore.Falèmnderit qè po bèni shumè pèr kombin.Gjithè respekti ! ( Naimi)

 

Të falemnderit Jusuf Buxhovi!

 

Fahri Xharra

09.02.12

 

 

SHËNIME PËR AUTORIN

Jusuf Buxhovi ka lindur në Pejë, më 4 gusht të vitit 1946. Fëmijërinë e kaloi në Gjakovë, ku kreu shkollimin e mesëm. Në vitin 1968 u diplomua në Universitetin e Prishtinës (Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe), ndërsa në vitin 1979 në Degën e Historisë të Universitetit tëPrishtinës magjistroi në temën "Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet gjermane". Karrierën e gazetarit e filloi në gazetën "Rilindja" në vitin 1967, fillimisht si gazetar i kulturës, e më vonë redaktor i saj. Nga viti 1976 deri në vinin 2000 ishte korrespondent i përhershëm i kësaj gazete, i akredituar në Bon të Gjermanisë. Pas mbylljes së saj, vazhdoi karrierën si publicist i pavarur



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora