E marte, 19.03.2024, 11:49 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Letër e hapur “Gazetës Shqiptare” !

E premte, 10.02.2012, 08:02 PM


Letër e hapur  “Gazetës Shqiptare” !

 

Nga Fahri Xharra

 

Më duhet patjetër të mirrrem me ju, si një gazetë e" madhe" i artit të të shkruarit,   por më dukeni më tepër si një gazetë e madhe  i llomotitjes dhe zhurmës së tepruar e pa kurrfarë qëllimi. Jo më falni, ju e ke një qëllim,  por unë nuk po e dijë se cili eshte ai. Na e thuani haptas se ku është qëllimi i juaj

Nëse ke mëni personale ndaj Kadarese, thuajeni ndryshe,  kurse nëse je i porositur që të zhurmoni sa më shumë e t`i bieni këmbanave anti shqiptare si ato të Rexhep Qosjes apo Fatos Lubonjës ateherë jeni në rrugë të mirë te të shprehurit të juaj të pa kuptimt.

 

“Natyra e ka dijtur të na nderon me gjeniun e madh, të përzgjedhur nga mëshira e saj, që t`i tregon botës se është një popull që ende frymon që nga lashtësitë mijëravjeqare. Fati historik i një mburrjeje kombetare.” e shkrova me rastin e ditelindjës  së sivjetme të të madhit Kadare. Kursej u mundoheni të errësoni nderin e natyrës që dijti me aq mjeshtri të na dhuron një gjeni, siq është Kadareja.

  ngritësh zërin kundër Kandidatit për Çmimin Nobel, do të thotë të ngritësh zërin kundër një populli të tërë, kundër popullit tonë që fatbardhësisht apo mjerisht bëjnë pjesë edhe shkruesit,  “jazegjitë “ që s`po kanë të ndalur. Jazive të tuaja ua ka dalë boja si “llafeve’ të haxhiqamilëve të kohës së Esad Pashës ashtu si edhe neohaxhiqamilëve të sotit.

 Të shkruash intervista botime, letra te hapura plotë cinizëm, hipokrizi dha antikomb më duket se për sot është vetëm se tregon se jeni në vallën e “qoftlargëve”. Shikoni,  nëse keni hyr në vallën e tyre vështirë e keni që të dilni, vështirë e keni të mbetëni ata që  pretendoni se jeni.

Qasja e tillë ndaj një krenarije kombëtare siq është Kadareja, të le të kupton se edhe ju jeni  në grupin e mercenarëve antishqiptarë të cilëve iu takon vetëm shpërblimi i turpit.

 

Fajësimi në baza të pakrypta siq e  bëni s`eshtë gjë tjetër vetëm se një tentim për varrosjen e një kombi dhe dëshirën e coptimit të tij. Dëshirë kjo e shumëkujt por jo e jona.

 

Kadareja është “Nobeli” i kombin shqiptar. E neve kurr më tepër se sot nuk na u është dashur ky Kadare. Shikoni, ju jeni vetëm një pjesëz e mirë e papërfillur kur në pyetje është kundërkombi .

 

Ju sistematikisht po na bini në qafë . Çuditërisht,  Kadareja  e ka  vendin në ballin e oxhakut të Kombit, por ju nuk pajtoheni me këte. Pah,  çfarë mllefi deri në urrejtje keni për këtë shembulltyrë të dhuruar nga vetë Perëndia.  Lerini këto pondla, leri këto zdrala të së kaluarës, mos u merrni me vogëltina.. Kemi shumë punë më të  menqura për të bërë. Kadareja është i madh.

 

Në kohën kur Kosovës i duhet shlyerja e hipotekave të këqija, në kohën kur Kosovës i duhet Kadareja, në kohën kur Kosovës vetëm miqtë e vërtetë mund t`i ndihmojnë, ju na delni me këto intervista te cilat janë vetëm një  fije eshke që pret pa durim ndezjen e zjarrit antishqiptar. A mos është kjo një rastësi? Jo aspak, por një e rame me shumë të vrame.

 

  Mos harroni! Kemi edhe malësor ne, që e presin lavdin botëror! Ndërsa ju nuk po  lodheni  kurrë duke na përfolur dhe shpërfillur,  madje dhe fyer. Jemi edhe ne pjesë e kombit!

 Mos luaj me ndjenjat e një kombi,  mos i hallakatni  “ të zezat “ e imagjinuara, se ato s`ju bëjnë nder. S`ju bëjnë nder as juve e as porositësve të juaj .U bëtë gazi i botës. Bota po qesh me ju .

 

 E din ju  Zotëri,  se konferenca e Rambujes e kishte Kadarenë mbrapa.? E din ju që mos të ishte Kadareje, historija e Kosovës do të shkruhej ndryshe.? Eh, sikur historija të shkruhej ndryshe s`do të kishte më nevojë për “shkrimet  tuaja të hapura”, se ata që lypnin ndryshe,  ndryshe do ta kishnin  dhe tani nuk po mund të pajtohen se historija po shkruhet kështu si  shkruhet sot. Mos vjellni, nuk pajtohet meju as dreqi i mallkuar,  por vetem ata “largëqofshin”.

 

Çfarë hipokrizije e  “ Gazetës Shqiptare”! Çfarë anatemimi i qëllimshëm e i pa kuptimt, i pa kuptimt mu ne kohën kur Kosovës,  Shqipërisë e të gjitha tokave mbarëshqiptare na duhet Kadareja. Neve na duhet Nobeli. Duhet t`i jemi natyrës mirënjohës që na e fali Kadarenë mu në kohën më të nevojshme për ne.

 

 Këngjilli dhe gjerdani prej ari i  nuk trazohen kurr ndër veti,  Vështirë e kanë njerëzit si ju, që të përzihen e të njollosin margaritarët e kombit. Ç`po iu duhet o “ Gazeta Shqiptare t`i hyeni kësaj pune,  punë e cila do të hudhë në shportën  e të pa dëshiruarëve . Na e pat lodhur  zemren edhe Solol Balla, ne emisionin e tij të qëllimshëm, qëllimkeq po me të njejtën temë. Sa më shumë po futëni në ujërat  turbullta te njollosjës kombëtare aq më shumë po më bëhën më të qartë se nuk ka te ju asgjë as për Shqipërinë as për Kosovën e as për tokat tjera shqiptare.

 Po e citoj vetëm pak: Çështja e faktorit shqiptar mund të përmblidhet në një frazë: shqiptarët kanë qenë në qendër të historisë së Ballkanit dhe sot janë kthyer përsëri në qendër. Ky fakt,  fakti që ky kthim u bë në formën befasuese të dy shteteve,  nuk ndryshon asgjë në thelbin e çështjes. Kryesorja është që populli shqiptar,  në këtë fazë të re të historisë së tij,  ka rastin të tregojë,  përpara vetes në radhë të parë,  por përpara aleatëve tanë gjithashtu,  se ky rikthim i tij është i mbarë,  i shëndetshëm,  drejtpeshues për të dhe për të tjerët. Me fjalë të tjera,  s’kemi të bëjmë këtu me një kërkim revanshi apo mburrjeje,  e aq më pak me një synim për të dëmtuar dikë. Kam bindjen se kjo prani e fuqishme shqiptare do të thotë,  në radhë të parë,  përgjegjësi e dyfishtë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Dhe seriozitet i dyfishtë gjithashtu. ( Kadare)

 

Neve na duhet KADAREJA.! E kemi nga ata margaritarët që bota na e ka lakmi!

 

“ Shqipëria me Kadarenë,  e ka jetën përpara” – Laurence Cosse (Le Quotidien de Paris, 17.03.1982) shkruanin në Europë . E ende shkruajnë. Po ju?

 



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora