Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halil Gashi: Peja Butrinti i Kosovës

| E premte, 10.02.2012, 08:59 PM |


Monografia “Teatri i Pejës “ Mbi gjashtë dekada të rrugëtimit skenik

 

Peja  Butrinti i Kosovës

 

Nga Halil Gashi

 

Rrugetimi i artit skenik në  më shumë se gjashtë dekada  ne qytetin e artit dhe te kultures aty rrënzë bjeshkve të Nëmura që i bejnë hijeshi gjerdanit të Alpeve shqiptare , në Tetarin e qytetit të Pejës  “ Istref Begolli” të  cilin pa hezitim dhe  me plotë te drejtë mund ta quajm “ Butrinti” i Kosovës, është sublimuar  si një simfoni arti në Monografinë e “Tetari i Pejës “ të Autorit Sejdi Berisha  e cila keto dite doli nga shtypi . Njezet vite pune me perkushtim te autorit  në mbledhjen e fakteve dhe arguementeve, në 20 vite rrugëtimi të përbashkët të Autorit me lojën skenike të ketij Teatri për më shumë se gjashtë dekada janë deshmi e përkushtimit dhe dashurisë  se tijë  ndaj artit dhe njerëzve te tijë.  . Ky rrugëtim i veshtirë dhe i rëndë  i përbashkët i autorit në mëndje dhe shpirt më të gjithë ata aktorë dhe aktore që defiluan në kte skenë duke filluar nga “majat e ajzbergut” të artit skenik Kosovar siq janë Abdurahman Shala, Istref Begolli, Faruk Begolli , Melihate Ajeti, Kristë Berisha Malogami, Ragip Loxha  e shume të tjerë që lindën dhe u rritën në kte skenë ,  më në fund të gjithë ata se bashku tani  në paqë janë  pranë njëri tjetrit në kte  Monografi prej mbi 280 faqesh më 240 fotografi.

Të sublimosh vlera të tilla kolosale të artit skenik  Kosovar në një Monografi  siq është kjo e autrit  të njohur  Sejdi Berisha , jo vetëm që fletë për një përkushtim autori , por kjo Monografi tani  është një trashigimi e çmuar kulturore e një thesari vlerash të larta artistike që do te jetë në dspozicion brezave të reja të cilat vijnë e të cilat për fatë të keq  pa fajin e tyre ,deri me tani shumë pak dijnë për gjithë keto vlera që Peja dikur i kishte dhe tani po përpiqët ti vazhdojë....

 

Në kte Monografi të punuar më përkushtim të madh por edhe me dashuri që autori kishte për skenen ngase ishte edhe vete pjesë e sajë për shumë vite , na kthen në një retrospektive sa të dashur aq edhe emocionuese. Ai, na kthen në skenen e godinës se vjeter të Tetarit aty pranë Lumit të barrdhe në Qëndër të qytetit, aty ku fjala artistike përcillëj herë më freskine grykës se Rugovës  herë më bumbullimat që vinin nga bjeshkët e Nemura dhe nga svidat e moteve për keto treva .Ai, nuk nguron te flasi për fuqinë e fjalës se thene ne kte skene që  ishte shume me e fuqishme se bubullimat dhe svidat e kohës , fuqia e fjalës shqipe e thene ne kte skene  mbajti gjallë

nder mote ne kete nenqiell  shpirtin tone liridashës . Ishin ata aktorët e më shumë se katër brezave  të atyre shumë dekadave të artit skenik Pejanë që as një herë  nuk hezituan që fuqishëm ta përcjellin mesazhin e shumë autorve teteksteve që ata i luanin në skenë.  Mjafton ta kujtoni zërin e Istref Begollit, Avdurrahman Shales , Ragip Loxhës ,  Xhevat  Qenës , Melihate Ajetit  dhe shumë të tjerve që luajten ne kte skene , që ngritën zërin e tyre deri në kup të qiellit që ta thojnë fjalënn e bukur artistike shqipe, por edhe të atyre artistëve  qe u ngjitën në ktë skenë si mysafir të këtij Teatri si  Bekim Fehmiu, pastaj Vllezërit Hadi e  Jahja Shehu , Nexhmije Pagarusha, Muharrem Qena   dhe shumë të tjerë të gjenratave që vijnë pas si Ilajz Nushi e Ruzhdi Spahiu , Muharremi Dina e Kadrush Bala , Ekrem Kryeziu, Faruk begolli ,  Igballe Qena  Selami Taraku  ,  Selman Lokaj ,Shaip Grabovi, Nuradin Sadiku , Sejdi Berisha , Ymer Osaj, Sofije Gashi , Ahmet Jakupi, Halil Gashi etj. Dhe tani  ata të brezit më të rinjë  të cilet kanë edhe shumë për ti dhanë artit skenik Pejanë si  Nimon Muqaj , Labinot Lajqi,  Rudina Zhara .......

Përpos historikut që flet për artin skenik Pejan , autori jo rrallë na svidon më qasjet e tija ndaj  pa kujdesit tanë  ndaj njerzve të artit . Ai, akuzon jo rrallë për pakujdesinë tonë si shoqëri ndaj individve , të cilët i benë nderë qytetit , vëndit dhe kombit. Në një qasje lidhur me kete  Sejdi Berisha  shkruan për harresën Shiptarqe, ku qorton deri në kupë të qiellit sjelljen mosperfillëse pë r aktori Istref Begolli të cilin e quan “ I fuqishëm në film , i madh në skenë”kur mbet i lidhur për krevat ne koma nga një smundje e rëndë i cili bëri jetë prej një aktori të madh  dhe shkoi në heshtje ... Amaneti i Istrefit te varroset vetëm në rrethin më të ngusht familjar fletë për protestën e tijë thotë autori. Ai nuk lenë anash as humbjen e madhe të Aktorit tanë më namë botërore Bekim Fehmiu  i cili na bëri për shumë dekada krenar si shqiptar e ndaj të cilit u sollëm më aq pa përfillje në vitet e fundit të jetës se tijë . Aktoret e mdhenjë sigurisht se kanë teke te mëdha , por ata janë bijet e ketyre vatrave tona ,ata rritën namin e artit dhe të kombit , ata i bënë nderë Kosovës dhe gjithë shqiptarisë....Injoranca e shoqërisë ndja tyre nuk i bënë nderë një populli që lindi bijë kaq të mdhenjë të botës se artit , kujton autori.

 

Përpos faktografisë se filleve të artit skenik në Pejë, formimit të teatrit të qytetit , Autori  Berisha më një dashuri të madhe flet për vlerat e larta artistike të kultivuara për shumë dekada në kte qytet, për Teatrin e qytetit si  vatër talentesh të  rrallë të artit skenik që ishte burimi kryesor i i aktorve të Tetarit kombëtar në Prishtinë por edhe te filmit në Kosovë. Ky qytet i dha artit skenik Kosovar aktorët më vlëra më të mëdha të artit skenik Kosovar.

Shfaqjet e lujtura në kte skenë ishin më të çmuarat në festivalet e Tetarove amatore të asj Jugosllavie, nga kjo skene me shfaqjet   “Të kulla e  Hasim Bajraktarit” dhe më  “Nitën” e Josip  Reles ,u plasuan si shfaqjet më të mira duke u lansuar në festivalet më prestigjiozet skenave teatrore    Hvar të Kroacisë. Atëerë kur masat e gjera të popullit në hapsirën Jugosllave pak ose hiq fare dinin për shqiptarët dhe për Kosovën , pikërisht ky Teatër më shfaqjet e tyre flisnin dhe loznin shqip ,shpalosnin vlerat e artit skenik shqiptar të Kosovës në keto festivale më prestigjioze të asaj hapsire jugosllave .Suksese të madhe u arrijtën edhe më shfaqjet dredhitë e Shaptukut , më Hakmarrjën e Jusuf Kelmendit , më  Dilën e Josip Reles, më  Shatë Shaljanët ,  Valsin e kuq  etj në festivale dhe manifestime të tjera teatrore në të gjitha nivelet dhe më shumë shfaqje të tjera nder dekada u shenuan suksese të shumë të mëdha në fushën e artit skenik kosovar , duke psurura vlerat e artit skenik kosovar, vlerëson autori në kte  Monografi ........

 

Në këtë vepër janë sublimuar shumë të dhëna, dëshmi, argumente dhe vlera të artit skenik dhe jo vetëm të kësaj fushe, të cilat pasqyrojnë një punë me rëndësi shumëdimensionale kulturore, e që bindshëm përforcojnë dëshminë edhe përmes të mbi 240 fotografive dhe dokumenteve të tjera, që nga fillet e artit skenik në Pejë e deri në ditët e sotme. Veç kësaj, të dhënat e shtruara për shumë të arritura dhe për shumë artistë dhe figura të njohura të artit skenik, të letërsisë dhe përgjithësisht të kulturës, shtojnë peshën por edhe zgjojnë kërshërinë e lexuesit për të mësuar më shumë jo vetëm për historikun dhe rezultatet në sferën e artit skenik, por edhe për të arriturat e të gjitha atyre figurave që sot e gjithë ditën i bëjnë nderë artit skenik, atij të filmit dhe të televizionit jo vetëm në Kosovë, siç janë: Melihate Ajeti, Istref Begolli, Ahmet Spahiu, Malo Gami, Kristë Berisha, Faruk Begolli, Ragip Loxha, Nuredin Loxha, Ramiz Loxha, Abdurrahman Shala, pastaj, Ilijaz Nushi, Ruzhdi Spahiu, Selami Taraku, Shaip Grabovci, Sejdi Berisha, Halil Gashi si dhe shumë e shumë të tjerë.

Të gjithë këta por edhe figura të tjera të artit, skenës dhe të letërsisë, në mënyrë respektive janë prezantuar në monografinë “Teatri i Pejës”, në këtë libër-dokument me rëndësi, i cili provokon edhe për shkrime të tjera kërkimore dhe studimore edhe në lëmi tjera kulturore dhe historiografike.

Ndërsa, figurat emblematike të artit skenik, të filmit, muzikës dhe të kulturës, vlerat e të cilëve i kanë tejkaluar caqet kombëtare, siç është Bekim Fehmiu dhe Nexhmie Pagarusha, provokojnë mendjen por edhe ambiciet për t’i zgjeruar dhe begatuar njohuritë përkitazi me vlerat shpirtërore dhe kulturore në Pejë, e cila e ka traditën dhe të kaluarën shumë të ndritshme, por e ka edhe namin për zhvillimin e kulturës që nga periudhat shumë më të hershme.

Shkrimtari dhe publicisti, Sejdi Berisha i cili deri me tash përveç shumë veprave poetike, atyre në prozë dhe nga fusha e eseistikes dhe dramës, ka botuar edhe dy monografi të tjera; atë “Zejtarët e Pejës dhe  monografinë “Kombinati i lëkurë-këpucëve” në Pejë, Ndërsa, me monografinë “Teatri i Pejës”, opinionit dhe lexuesve u solli edhe një dokument historik e kulturor si dritë të pashuar, e cila shërben për ta mos harruar të kaluarën por edhe për të rrugëtuar suksesshëm në ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kulturore dhe të atyre historike, që Pejës, por edhe Kosovës dhe kombit, ende u mungojnë dhe aq shumë u nevojiten për identitetin e plotë dhe prezantimin e cilësive të civilizimit në këtë pjesë të vendit dhe të Evropës mbase edhe të botës.