E hene, 13.07.2020, 01:29 PM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Sektori i natyrës

E enjte, 09.02.2012, 08:56 PM


Sektori i natyrës

Nga Qazim Namani

Në vitin 1951 në kuadër të Muzeut të Kosovës themelohet edhe sektori i Natyrës. Në vitin 1956 ky sektor kishte 12 punëtor. Prej kësaj periudhe e deri në vitin 1964 punoi i pavarur nga Muzeu i Kosovës dhe u themelua si Muze i Natyrës. Në vitin 1968 formohet njësia për mbrojtjen e natyrës në kuadër të Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës së Kosovës. Në vitin 1988 Kuvendi i Kosovës nxjerr ligjin për mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave natyrore. Në vitin 2000 ish Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës regjistrohet si “Instituti për Mbrojtjen e natyrës dhe Ambientit të Kosovës” me seli në Prishtinë. Ky institut në vitin 2006 bëhet agjencion i pavarur dhe financohet nga Qeveria e Kosovës. Po ashtu në vitin 2000 themelohet Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit. Në vitin 2001 formohet Ministria e Planifikimit Hapësinor.

Si vlera të trashëgimisë natyrore të Kosovës në mbrojtje përfshihet sipërfaqja prej 46.247,3 ha ose 4,27% e territorit të Kosovës. Prej tyre një park kombëtar “Malet e Sharrit”, Shpella e Mermertë e Gadimes, Kanioni i Mirushës, Parku i Gërmisë, Bifurkacioni i lumit Nerodime, Gryka e Rugovës etj.  Në Muzeun e Kosovës u formua dhe një kopsht i vogël zoologjik ku kishte: Dre, Kaproj, Kitra, Dhelpra, Ujq, Arinj etj. Pas vitit 1964 prapë Muzeu i Natyrës i bashkëngjitet si sektor Muzeut të Kosovës. Sektori i Natyrës ka qenë i vendosur në kompleksin e quajtur “Emin Gjiku” ku gjenden 4 shtëpi të vjetra në të cilat ndodhej pasuria muzeore e këtij sektori. Në kuadër të eksponateve nga zoologjia kishte 850 ekzemplarë, nga entomologjia 27 peshq, 11 amfibe, 20 reptil, 577 shpezë, 20 ve të shpezëve të ndryshme, 36 gjitarë, 49 skelete, të ndryshme të gjitarëve. Nga botanika kishte 222 specie bimësh. Sektori i natyrës kishte gjithsejtë 1812 eksponate të ekspozuara mirë në një ekspozitë të përhershme për të cilën ishte punuar 50 vite me radhë. Deri pas luftës së fundit në këtë sektor nuk kishte punuar asnjë shqiptar si profesionist, prandaj i tërë materiali ishte i determinuar në gjuhën serbe. Pas luftës në këtë sektor janë mbajtur disa orë mësimi nga lënda e biologjisë (18 orë shkolla fillore dhe 12 orë të mesme). Në këto objekte Sektori i natyrës ka ekzistuar deri më datën 16.06.2001, kur fillon zhvendosja e këtyre eksponateve nga këto shtëpi në depon e Muzeut të Kosovës me arsyetim se këto shtëpi do të rinovohen dhe  do të shndërrohet në “Park Etnologjik”.

Sektorit të Natyrës i ndahet një hapësirë në “Tauk Bahçe” ku parashihej të ndërtohet muzeu i Natyrës dhe Kopshti Botanik. Eksponatet u vendosën në podrumin e Muzeut të Kosovës ku qëndron edhe tani në kushte shumë të pa përshtatshme. Koleksionet muzeore të prezantuara në këtë sektor paraqesin një material shumë të vlefshëm sepse dokumentojnë shumë llojllojshmërinë e formave jetësore nga Botanika dhe Zoologjia në aspektin ekologjik dhe biogjeografik të këtyre hapësirave. Koleksioni i shpendëve ka një numër shpendëve të rralla jo vetëm për Ballkanin por dhe për mbarë Evropën. Të tilla janë Kojrilla-Grus, Kojliku i zi-Plegadis falcinelus, Pula me mjekërr-Otis tarda, Çapka Sqeplug-Platalea leucorodia, Shkaba-Gyps fulvus etj. Gjitarët e rrallë siç janë në listën evropiane të shtazëve të rralla, i tillë është Rrqebulli-Lyx lyx. Nga botanika disa prej bimëve janë të përhapura vetëm në Kosovë, dhe disa që qendrën e përhapjes e kanë në Kosovë, ndërsa më pak në vendet Ballkanike. Të tilla janë 139 lloje të bimëve të larta si: Spermatophyta, Pinophyta dhe Magnoliophyta. Prej tyre 4 specie janë bimë drunore dhe shkurre, 18 janë gjysmë shkurre dhe 117 janë barishtore. Sektori i Natyrës sot ka vetëm një të punësuar, Dr.sc. Safet Nishefci, ekspert i Botanikës dhe  i Zoologjisë.

Bazuar në studimet e fundit që janë zhvilluar në Kosovë diku rreth 1800 lloje të florës janë inventarizuar, por mendohet ky numër arrin deri në 2500 lloje. Zona e mbrojtur me ligj të trashëgimisë natyrore deri me tani përfshinë një sipërfaqe prej rreth 46.000 ha, apo 4.27% e tërë territorit të Kosovës. Vegjetacioni i Kosovës klasifikohet në 139 asociacione, 63 alianca, 35 rradhë dhe 20 klasë. Kosova ka rreth 230 specie të vertebraleve të egra, përderisa speciet invertebrale nuk janë studiuar sa duhet, ka rreth 150 lloje fluturash dhe rreth 400 lloje të makro ben toseve të ujërave. Vlerësohet se ka 8 lloje të ndryshme të peshkut, 13 terraqueos, 12 lloje elusore, 154 lloje zogjsh, 37 lloje gjitarësh dhe 147 lloje të fluturave ditore. Një numër mjaftë i madh i llojeve të këtyre fluturave gjenden në thesarin e sektorit të natyrës në Muzeun e Kosovës.

Ky sektor sot udheheqet nga Dr.sc. Safet Nisheci,  Udhëheqës i Sektorit të Natyrës në Muzeun e Kosovës

Fusnotat jane hequr nga autori i shkrimit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora