Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dy poezi nga Fatime Ahmeti

| E merkure, 08.02.2012, 08:23 PM |


Fatime A. Ahmeti

 

 

Nënë e madhe

 

Nënë e madhe zemër gur

Qaje trupin e gjymtuar

Të kanë prerë shumë gjymtyrë

Më Kosovë e Qamëri

Hot e Grudë Plavë e Guci

Shkup,Kerqovë e Tetovë

Medvexhë,Bujanoc e Preshevë

Edhe Nishin e ke patur

Bashkë me këto ishe një nuse

Të kanë prerë te Molla e Kuqe

Ngritu tani bashkoi gjymtyrët

Pa Këto pjesë je e mjerë

Synim është edhe një pjesë, me ta prerë

Mitrovicën bashkë me Trepçën

Shpejt do këputet dhe kjo pjesë

Një virus është futur brenda

Gërryen gjymtyrët me ngadal.

Shëroi plagët shekullore

Të bashkuar në një koshere.

 

 

Shtigje qëndrese

 

Kalove të gjitha barrierat

Asgjë nuk ta ndali marshin

Shtigjeve të qëndresës

Me plagët që mbi sup bart

Në vitin e Diellit

 

Në gjumë ndërdija thërret

Kthemi eshtrat

Aty ku linda

Udhëtimin në Univers

Ta bëj të qetë

 

Mallkimin ta shlyej nga toka

Me kandilin ndezur

Rrugës së shtruar me lule të purpurta

T'i dhuroj dritë

 

Çdo fillim e nis nga vetja

Lumi të ndryshojë rrjedhën

Rruga le të përpijë malet

Deri në det

 

Era e jugut të më ngrohë

Të rritet sofra e gëzimit

E eshtrat

Eshtrat sodisin

Bukurinë e qetë