E hene, 18.10.2021, 08:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shabani: Arti dhe filozofia e vargut - hyjnia dhe disertacioni i shpirtit krijues

E merkure, 08.02.2012, 08:58 PM


ARTI DHE FILOZOFIA E VARGUT, APO HYJNIA DHE DISERTACIONI I SHPIRTIT TE NJOHUR KRIJUES DHE ARTISTIK

 

Duke e lexuar librin poetik me titull "Sinus" të poetit dhe krijuesit të njohur shqiptar, z. Gjon Neçaj

 

"Termopile në jetën me standarde absurde,

Miklojnë vitët e sotme moderne;

Ne, bijtë e Jezusit të murosur në kryq

Tash dymijë vjet

Edhe sa mijëvjçarë

Na duhen për t´u çburrëruar.

(Gjon Neçaj, "Çburrërimi i vonë", poezi nga libiri "Sinus" i botuar ditë me parë në shqip dhe në katër gjuhë të njohura botërore në Tiranë me redaktimin mjeshtëror të Kristaq Shabanit.)

 

Nga Agron Shabani

 

Bubu!...O Zot i Madh! Po ç´inkarnim i thellë arti dhe ataraksion i madh shpirti. Mrekulli e madhe krijese dhe artistike...Disertacion i përgjithshëm i një shpirti të njohur krijues dhe artistik...Profeci! Para vetës e kam librin me të ri poetik me titull "Sinus" të shkrimtarit,poetit,novelistit ,pedagogut dhe publicistit të njohur shqiptar nga Tropoja, z.Gjon Neçaj. Këtij mjeshtri dhe artist i të madh të fjalës dhe vargut të njohur letrar dhe artistik. Këtij esteti dhe eksploratori të spikatur dhe tepër narrativë në kuptimin e njohur krijues dhe metaestetik. I Cili me një dell(damar) të shquar Akribie letrare dhe artistike -suptile dhe tepër sublime. Respektivisht, me tërë atë bukuri, dashuri dhe profeci(hyjni) të pashoqe krijuese dhe artistike që shpeshherë e prekin dhe arrijnë të lartën. Që në krye të herës të bën si të thuash për veti. Të "burgos", përthekon dhe të rremben si Shqiponja Dykrenare me shpatullat ose flatrat e tij krijuese dhe artistike.Me rimen dhe ritmin e mahnitshëm të rrjeshtave ose vargjëve të tij gjithë forcë dhe energji të pahtershme krijuese dhe patriotike.Me gjakun e tij krijues,palcën dhe limfën .Me artin,gjuhën,stilin,rezonansën,përformansën,edukat ën,kulturën dhe filozofinë e tij krijuese dhe artistike.Me dualizmin e tij krijues, materien dhe strukturën e shquar kompozicionale dhe tepër harmonike të strofës dhe vargut.Me teknikën(mjeshtërinë) ,teorinë,imagjinatën dhe fantazinë e lakmuar krijuese dhe artistike prej një krijuesi të mirëfillët dhe tepër ekselent.Me tundimet,shpërthimet,plazmimet dhe kushtrimet e njohura skeletore dhe gjenetike të një poeti ose artisti kushtrimtar dhe kryengritës .Me kumtin dhe petkun e njohur lirik dhe metaforik të fjalës dhe vargut. Me ngjarjet, figurat, simbolet ,mesazhet, porositë e ndryshme, mitët dhe legjendat.Duke të futur dhe të nxjerrur shpesh prej një bote të madhe dhe aq të thellë soditëse dhe meditative që në kontekstin e njohur filozofik dhe metaestetik nuk i duket fundi. Madje, duke të nxitur, sfiduar,intriguar,fascinuar dhe provokuar vazhdimisht me ´galerinë e madhe´ të një shpirti të njohur krijues dhe artistik që i derdhur dhe brumosur në strofat dhe vargjet e tij nuk mplakët dhe nuk vdes kurrë.Në këtë sfond të pëlqejnë dhe fascinojnë aq shumë vokali, alegoria ,sintonia, simfonia dhe harmonia e pashoqe e strofave dhe vargjëve të tij që të ngjajnë shpesh në ato notat më pikante dhe ekzotike të simfonive ose filharmonive me të njohura botërore.Respektivisht, në ´ansambël´ose në një ´orkestër të madhe´letrare dhe artistike që pucët dhe gërshetohet vazhdimisht në sfond me ´korin e lartë´të kulturës dhe letërsisë botërore. Ku z.Necaj duke qenë mjeshtri dhe autori i tyre kryesor: Njëkohësisht të ngjanë në një ´komponist´ose ´dirigjent ´të shkëlqyer dhe tepër ekselent të vargut të njohur letrar dhe artistik. Aty janë edhe antonimet, diksionet, diagramet, metaforat, intonimet, konstruksionet, nonfiksionet,enkodimet dhe mesazhet e njohura filozofike dhe metaestetike të strofave dhe vargjëve të tij plot kuptim dhe narracion.Potenca krijuese, përvoja, arsimimi, edukata, kultura, kredoja (besimi), dispensa dhe disertansa e njohur intelektuale ose akademike që e bëjnë zotin Gjon Necaj një krijues të përkryher dhe tepër karismatik. Duke të bërë kështu ´rob´, gjegjësisht, një mik të përhershëm´dhe tepër besnik të strofave dhe vargjeve të tij që rrezatojnë art,jetë, bukuri, dashuri dhe një profeci(hyjni) të thellë krijuese dhe artistike që nuk e njeh dhe s´e posedon cdo kush. Mbase, gjithnjë fjala mbi shkëlqimet, reflektimet dhe rrezatimet e thella poliedrike dhe metafilozofike nga universi dhe horizonti i njohur kërkimtar dhe shtegtimtar. Gjegjësisht, nga ´bota e pasosur´ krijuese dhe artistike e një artisti dhe esteti të kalibrit(rangut) të Gjon Necajt. Në këtë frymë etika dhe estetika sipas konceptëve dhe formulimëve të njohura shkencore dhe humaniste të Immanuel Kantit, Aleksandër Gotlieb Baumgartenit, Maks Veberit etj. Parasegjithash janë shkenca ose disiplina të njohura shkencore dhe filozofike që i kanë për qëllim vështrimet, studimet dhe analizat e thella të konceptëve,formulimëve, përcëptimëve dhe anticipimëve të njohura etike dhe metaestetike mbi artin, mbi të bukurën(bukurinë), mbi të dashuren(dashurinë), mbi të vërtetën, mbi të vecantën(të posacmën), mbi të përsosurën, mbi të hyjnishmen(hyjnoren)ose profetiken(profecinë) e njohur krijuese dhe artistike dhe kështu me radhë.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe kritikën e njohur letrare dhe artistike së bashku me studimet dhe analizat e njohura etike dhe metaestetike të shijes,stilit,formës,strukturës,substancës(materie s),filozofisë,teknikës dhe teorisë së njohur krjuese dhe artistike...Të elitave, strukturave ose superstrukturave të ndryshme krijuese,intelektuale,profesionale,kulturore , artistike etj. Të shijeve,ritmëve,trendëve,standardëve,zhvillimëve,p rocesëve,levizjeve, fenomenëve dhe tendencave të ndjeshme,të ndërgjegjshme, linerare,ataraktive,inkarnative,tredimenzionale,ma triksiale,multidimenzionale etj.etj.Dhe, të gjitha këto së bashku të etabluara,sintetizuara, profilizuara dhe konvencionalizuara(Si Aksiomë, Idiomë ose Një Formulë e përgjithshme udhërrefyese dhe konspirativiste) në sfondin e gjithëmbarshëm krijues dhe artistik të shkrimtarit ose poetit të lartëpërmendur shqiptar, z.Gjon Necaj.Përkatësisht, në dritën dhe retrospektivën e njohur të librit(romanit) të tij me të ri poetik në fjalë "Sinus". Në të cilin gjithë tundim të brëndshëm dhe impresion sikur të shfaqen dhe rishfaqen vazhdimisht një spektër i gjërë përsiatjesh dhe reflektimësh të thella dhe tepër të rëndësishme(sa komplekse, po aq sfiduese dhe inkarnative) në kontekstin e përgjithshëm etik,estetik dhe metafilozofik .Dhe.. që të bëjnë të vemendshëm dhe tepër kurioz për të shpalosur(shfletuar), soditur, medituar dhe reflektuar edhe një herë në shpirtin dhe botën e madhe krijuese dhe patriotike të poetit Gjon Neçaj.Respektivisht, në të kaluarën dhe historinë e lavdishme të popullit ose kombit tonë. Kjo sidomos atëherë kur në kuader të poezisë së tij kuptimplote me titull " I Pavdekshëm" (Kushtuar Bajram Currit)-poeti shprehët duke u shkrehur gjithë kushtrim dhe amanet: Atdheu kërkonte trima për çarkun e pushkës,/ Nënlokja mëkonte rritën e bijve;/ Trimat kërkonin trima,/ Që t´i kishin në kuvende./ Bajram Curri Atdheut ia dha gjakun;/ Trimit trimërinë;/ Gurit peshën në vend të vet;/ Fjalës mençurinë;/ Kosovës besën./ Koha ia dha pavdeksinë.Apo në poezinë tjetër "Trashëgimi" kur poeti Gjon Neçaj na flet me një urtësi të njohur krijuese dhe artistike mbi figurat dhe personalitetët e njohura të luftës,krenarisë, kulturës, letërsisë dhe historisë sonë kombëtare duke u shprehur : Isa, Baca, Shota e Azemi/ Në poret e trupit tonë bulëzuan inde trimërie;/ Vëllezërit Frashëri e Çerçiz Topulli / Çamëria e Kosova/ Të gjithë nga një fije../ Amaneti i tyre/ Shqiptaria është e jona.

 

Në vazhdim të këtij romani poetik ndërkaq, të mrekullojnë dhe fascinojnë aq shumë fragmentët,sentencat,sekuencat , intervalet , inkarnimet ose satisfaksionet e ndryshme morale dhe spirtualiste (të ngritura dhe projektuara si ´balada´ose si ´romansa të vogla´poetike) që ndodhën të ruajtura dhe trasheguara sigurisht si motive, fragmente ose simbole të veçanta nga rinia e hershme e poetit Gjon Neçaj. I cili me zërin e një zemre të zhuritur të poetit kërkimtar dhe shtegtimtar në kuader të poezisë së radhës me titull "Vegim dashurie" i këndon asaj ´vashës së bukur shkodrane´ nga rina dhe baqaria e ikur në pakthim që tani i janë thinjur flokët dhe venitur shpresat disco-bareve ose salonëve të ndryshme të Europës duke soditur dhe medituar ethshëm dhe gjithë trishtim mbi rininë,bukrinë,lumturinë,kranarinë dhe dashurinë që i kishte apo shpresonte (duke besuar aq shumë) se i kishte dikur...Një ditë..Kur kishte qenë e re ...Si nxënëse ose studente në Shkodër...Tek kalonte atëherë galdueshëm dhe gjithë hijeshi´ aty dikund pari ´ rrugëve ,sheshëve,bulvardëve ose atyre kalldremëve të moçme të Shkodrës historke.Për ta shikuar drejt në sy ose përshëndetur sall një herë poetin e bërë aq shumë merak në trupin dhe sytë e saj flori. Por..ja që ditënetët dhe dritëhijet e ndryshme të netëve të gjata mondane dikund në Europë tashmë (ke ´ajo´) e kanë bërë të vetnn. Duke e nxitur dhe provokuar kështu me në fund poetin Gjon Neçaj të thuri "histori të vogla" romantike dhe baladike që i bëjnë festë dhe një dasëm të madhe shpirtit të lëxuesit të apasionuar dhe kurajoz. Në këtë sfond të pelqejnë dhe fascinojnë aq shumë ´etosi´dhe ´erosi´i njohur krijues dhe artistik i zotit Neçaj. Aty janë edhe vargjet lapidare dhe emblematike të Gjon Neçajt në kuader të poezisë "Biografi" kur poetit shprehët gjithë mesazh dhe impresion si me poshtë/Kur linda/ Nëna me ktheu me fytyrë/ prej diellit/ Kur u bëra burrë/ Babai me mbajti pranë vetës./ Në pleqëri / do të mbahemi prej/ njeri tjetrit. Se këndejmi,në këtë libër poetik të z.Gjon Neçaj si për çudi dhe një profeci të pashkruar e të pathënë asgjëkundi sikur të shfaqen dhe shpalosen një mori çështjësh dhe aspektësh të larmishme,komplekse dhe tepër lukrative e karismatike në kontekstin e njohur etik dhe metaestetik.Si të atilla çfarë janë , ato i shquajnë dhe shoqërojnë si të thuash fund e krye raportët ose marëdhënjët e gjithëmbarshme krijuese dhe artistike të autorit(poetit) si ´ego´dhe si njeri i letrave me universin dhe botën e pasosur soditëse dhe meditative të një krijuesi dhe artisti të mirëfillët dhe ekselent.Objekt i këtij libri poetik të Gjon Neçajt janë arti dhe jeta, arti dhe filozofia, filozofia dhe jeta, qenja,krijesa,materia,ekzistenca,e bukura,e dashura, e hyjnishmja,e veçanta, profecia e njohur krijuese dhe artistike, etika,estetika,stilistika,skolastika etj.Ndërsa, subjekt i tij janë shpirti i njohur i njeriut krijues dhe humanist së bashku me ndjenjat,intuitën,nuhatjet,tundimet dhe përjetimet e brëndshme etike dhe metafilozofike.Ky është libri ose romani i tetë me radhë i shkrimtarit dhe krijuesit të lartëpërmendur shqiptar, z.Gjon Neçaj. I cili gjër me tani i ka botuar edhe shtatë vepra të tjera letrare në prozë,poezi etj. Për cfarë lëxuesi dhe opinioni i gjërë kombëtar(shqiptar) dhe ai ndërkombëtar i janë mirënjohes dhe dashamirës të përkushtuar dhe kurreshtar.Ndaj, duke u falur me respekti para atij ´tempulli të madh´të shpirtit krijues dhe artistik të z.Gjon Neçajt :Ne i urojmë poetit të lartëpërmendur shqiptar jetë të gjatë dhe ´fryte´ të reja në ´kopshtin e madh´ krijues dhe artistik të popullit  dhe  kombit tone.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora