E shtune, 20.04.2024, 02:17 AM (GMT+1)

Mendime

Kristina Rasi: Kosova - ''Mrekullia'' e tetë e botës moderne!

E merkure, 05.03.2008, 05:56 PM


KOSOVA-„MREKULLIA“ E TETË E BOTËS MODERNE!

Nga Kristina Rasi

Thuhet se në botë janë shtatë mrekulli të kohës moderne, siç janë:

1. Tuneli i La Manshit
2. Kulla kombëtare e Kanadasë apo „CN Towr“
3. Ndërtesa perandorake shtetërore apo „ Empire State Building ”
4. Ura portë e artüe apo “ Golden Bridge ”
5. Diga Itaipu
6. Digat e Holandës apo “Deltawerken”
7. Kanali i Panamasë dhe sa çudi e papritur e shekullit 21, sipas politikës “demokratike”, “kombëtare” dhe ndërkombëtare
lindi dhe e “mrekullia”, e
8 „Kosova Multietnike “ !!!

Ja, për t´i shërbyer “njerëzimit” pra, “paqes” në rajonin e Ballkanit bota moderne deshi të këtë edhe një “mrekulli” tjetër dhe ja e zgjodhi Kosovën si „mrekulli“ të radhës të modës moderne. Bota apo më mirë të them Evropa zgjodhi pikërisht që me tokat shqiptare të bënë më tej projekte “provash” laboratorike , për „mrekullinë“ e tetë të saj.

Kështu, për vite me radhë, prej pas luftës çlirimtare të kombit shqiptar, kjo botë “demokratike” po mundohet dhe në veçanti Bashkimi Evropian t´ua imponon shqiptarëve të Kosovës, standardet, multietnicitetin, decentralizimin,eksterritorialitetin, duke iu premtuar “ mrekullira” dhe duke iu zotuar e krekosur se ja: ” ne, u bëmë shtet dhe ju pranuam ndërkombëtarisht, si shtet, ne do të jemi me juve deri sa ju të hyni në Bashkimin Evropian”...- Por, ju o shqiptarë të ndershëm duhet ta kuptoni se në gjirin tonë Kosova, nuk mund të hyjë si tokë shqiptare, por ajo dot ë hyjë si një shtet multietnik, sepse ashtu po i shkon përshtati Serbisë, ashtu edhe ju do t´i kontribuoni më tej paqes në rajon dhe, nga kjo aspak mos u shqetësoni sepse kohët kanë ndryshuar ; koha e shteteve të pavarura dhe sovrane tani më ka kaluar – duhet të na kuptoni se: për ta integruar Ballkanin dhe Evropën, natyrisht duhen sakrifica nga shtetet që ato të gjitha të heqin jo pak pavarësi dhe sovranitet nga vetja e tyre; prandaj juve si shtet i ri, natyrisht barra po u bie më e madhe” !

Kjo tingëllon në dukje të parë si mrekulli, që nuk vret shumë, por që patjetër duhet analizuar mirë se çfarë “mrekullie” është kjo, kur pas saj po fshihen aq shumë komplote, të cilat nuk po na qojnë përpara, por vetëm po na rikthejnë prapa në historinë tonë të re.

Mirëpo, fatkeqësisht këto analiza nuk po i bëjnë aspak politikanët shqiptarë, që sot e drejtojnë Shqipërinë Natyrale të copëtuar dhe përçarë në shumë parti e partiza, prandaj dhe ka mbetur kështu e varfër! Si duket ata para interesave të tyre për pushtet i kanë mbyllur sytë para këtyre komploteve të cilat i kanë fillimet e tyre (rrënjët ekspansioniste) për më tepër se një shekull.

A është kjo „mrekulli“ e dobishme moderne për ne shqiptarët ndarja e kombit tonë në shqiptar dhe “kosovar” ?!

A nuk e mendon dikush këtë me gjakftohtësi se kjo nuk qon drejt bashkimit por drejt përçarjes?!

Pavarësisht, se shumë po bëhen zhurma për një bashkim të ri shpirtëror, por njëkohësisht nga politika shqiptare në tërësi, po luftohet haptas ribashkimi territorial!!!

Madje, kjo u sanksionua edhe në Projektkushtetutën e Kosovës me nenin 3, e cila bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës së Shqipërisë administrative. (lexo Projektkushtetutën dhe Kushtetutën) do të bindeni të nderuar lexues.

Këto përpjekje me siguri qojnë drejt dobësimit e jo drejt forcimit të kombit shqiptar. Por, jam e bindur se përpjekje të tilla do të dështojnë me turp!

Mos vallë ky qenka projekt “ i ri “ i vijimit të programit të radhës së Evropës e cila në Konferencën e Londrës në vitin 1913 i
copëtoi tokat shqiptare dhe qëllimi i saj qe, zhdukja e shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike.

Po ja tani: kjo “Evropë e Re” tani me një projekt “të ri” e cila fort me kujdes e ka „qëndisur me lule „ nga jashtë , por nga brenda mund të kuptojmë qartë se e ka për qëllim zhdukjen e identitetin e shqiptarëve, i cili është njëri ndër kombet më të vjetra në Ballkan dhe në Evropë.

Këto janë qëllimet e kësaj “mrekullie” që përkohësisht Evropa po duket sikur ia ka arritur duke na e hedhur si zjarrin në mes të shtëpisë „Pakon e Ahtisaarit“, me këtë projekt po përpiqet të na tjetërsoj neve si shqiptarë, dhe “sa mirë”, ne tani “u bëmë” kosovarë !!!

Po, sipas kësaj “mrekullie” e cila qon drejt recetave shkatërruese kjo Evropë edhe me ndihmën e servilëve të saj shqipfolës, na tjetërsoi në Kosovë, duke na e ndryshuar “flamurin shtetëror” nga Flamuri Kombëtar, nën të cilin kemi derdhur aq shumë gjak e lot! Ja ironia e madhe e lyer me vajin e mashtrimit dhe të dinakërisë: njëkohësisht na e “dhuruan”një „Flamur multietnik“.

Vërtetë, po kam frikë që do vijë koha që kjo Evropë me këta “gjuhëtarë” modernistë do na e ndërrojnë edhe gjuhën e nënës- shqipen tonë të lashtë e të re, pastaj, këtë t´na e zëvendësojnë me një gjuhë „multietnike“, me një fjalë ajo po përpiqet të na vë në gjumin e asimilimit.

Por, megjithatë përsëri e kam besimin e madh tek qëndresa jonë si komb, se: të gjitha këto përpjekje mizore, do të dështojnë me turp!

Pra, gjysma e këtyre „mrekullive“ishte vetëm „pakoja e Ahtisaarit“, kurse gjysma e tjetër e„mrekullive “ të zeza, është sepse ne “kosovarët” po pranojmë të bëjmë dialog me sllavët okupatorë, por jo të intensifikojmë veprimet drejt ribashkimit së bashku me vëllezërit tanë të një gjaku, me shqiptarët e Shqipërisë administrative , të andej Drinit, me shqiptarët e Iliridës me shqiptarët e Çamërisë, me shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medmegjes dhe as me shqiptarët e Malësisë së Madhe, prandaj, po dalin bllokada që: sipas diplomatit të Bashkimit Evropian, ish-shefi i diplomacisë polake, Bronjislav Geremek ka deklaruar se: “këto tri shtete Maqedonia, Kosova dhe Serbia, do të hyjnë në Bashkimin Evropianë para Shqipërisë administrative, pra pas vitit 2015, kurse Shqipëria duhet të presë edhe një dekadë, jo për shkak se nuk është e gatshme, por për shkak se ky vend duhet të vërtetojë se nuk ka asnjë ide për „Shqipërinë e Madhe”.

Pra, Evropa herë hapur e herë maskuar po përpiqet që me projekte të saj që shqiptarët të mbesin me tutje të ndarë dhe ashtu të dobët , të hyjnë në Evropë, të hyjnë në BE copë- copë, dhe gradualisht të arrihet më lehtë dominimi të huajve dhe kolonizatorëve sllavë mbi Shqipërinë Natyrale.

Evropa pa ndërprerë po bënë trysni mbi qeverinë e Tiranës ashtu siç ua bëri me të pabesë, shqiptarëve të Kosovës që të heqin dorë nga ribashkimi kombëtar dhe të heqin dorë nga identiteti i tyre, dhe kur të „plotësoi“ Shqipëria Londineze këto kushte, atëherë do të ketë mundësin të hyn në „parajsën” e Bashkimit Evropian.

Dhe, këtyre kushteve po iu frikësohet si gjarpërinjve Tirana “ demokratike” dhe po i zbaton me përpikëri, kryeministri i tanishëm i Shqipërisë Londineze, z. Sali Berisha.

Atij, aspak s’po i intereson për kombin shqiptar, për ata vëllezër e motra që po heqin nën thundrat e UNMIK-ut, EULEX-it dhe të kolonialistëve sllavë.

Atij , si duket nuk po i intereson as çfarë thotë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, për mbrojtjen e tyre!

Ai, po përpiqet “me mendje” e zemër që shqiptarët të tjetërsohen, dhe të shkojnë në Evropë jo krenarë dhe të lirë, por të përulur dhe të shtypur!

Prandaj, është koha që ne t´i eliminojmë me punën tonë titanike, këto “mrekulli” të zeza, që Evropa moderne po na i servon ne shqiptarëve.

Ne, duhet menduar mirë, a na duhet me shumë integrimi në Bashkimin Evropian, apo së pari ta arrijmë integrimi kombëtar dhe t´i tejkalojmë me suksese këto furtuna – pra, t´u përballojmë „mrekullive“ të Evropës dhe botës moderne, e cila deri sot, aspak nuk u tregua e drejtë ndaj Shqipërisë Natyrale.

“Albania Today/ Shqipëria Sot"

Zvicër, më 3 mars 2008




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora