Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Biser Mehmeti: Shkrimtari i mazheve dhe i krenarisë kombëtare

| E marte, 07.02.2012, 08:36 PM |


PARATHËNJE: SHKRIMTARI I IMAZHEVE  DHE I KRENARISË KOMBËTARE

 

Nijazi Ramadani “Imazh i ngrirë” (Roman, Botoi: SHB “Rrjedha”, Gjilan, 2012)

 

Poet, prozator, publicist, autori i shkrimeve për teatrin e letërsinë Nijazi Ramadani , Kokaj, (1964), ndër të tjerat, përveç si gazetar, pedagog dhe kritik i teatrit, Nijazi Ramadani është i njohur edhe si krijues letrar, madje krijimtaria e tij letrare kryesisht është e përqëndruar në trajtimin e motivit kombëtar, përkatësisht në tematrikën e atdhedashurisë. Duhet theksuar se ky krijues me krijimet e tij letrare paraqitet në vitet e 80-ta duke botuar në shtypin kosovar sidomos poezi. Që në përmbledhjen e tij të pare me poezi “Dheshkronjë arbëri” ( “Jeta e re”,1995) , gjer më tash, ka botuar edhe përmbledhjen e dytë: "Imazhe kohe", Rrjedha, Gjilan, 2008, vepra, të cilat të imponohen me temetikën, ndjeshmërinë dhe karakterisikat e shprehjes poetike. e paraqet interesimin e tij për motivin kombëtar, përkatësisht përpjekjen e pareshtur të popullit tone për liri kombëtare dhe për ekzistencën në trojet e veta. Një temë të ktillë, me një dimension dhe një çasje tjetër, e thellon edhe përmbledhjen "Imazh kohe", 2008, dhe në dramën me imazh “Hija e gjallë”, 2010.

Në fushën e vrojtimeve letrare publicistike  në ediconin e ShB "Rrjedha", 2008, e ka botuar veprën “Vrojtime letare” por edhe në fushën e teatrit librin “Një çasje tjetër për skenën”.

 

HIMNIZIMI I VENDLINDJES

 

Kohë më parë ky krijues para lexuesve u paraqit edhe me romanin e tij të parë “Imazhi i ngrirë”, ku motivi kombëtar, përkatësisht tema e luftës shumëvjeçare e popullit tonë për çlirim kombëtar nga pushtuesit e ndryshëm është dominues në segmentin e një pjese të etnisë si pjesë integrale e asaj lufte. Pas një leximi të kujdesshëm të këtij romani, i cili është një lloj himni për krenarinë dhe dhembjen ndaj atdheut, bie në sy sidomos përpjekja e vazhdueshme e autorit që të paraqet ngjarje që janë të njohur në historinë tonë, jo vetëm në kohën e shkuar, po edhe në kohën e tashme. Autori këtyre ngjarjeve u jep edhe dimensionin letrare, duke mos u munguar edhe përjetimi estetik. Nijazi Ramadani në romanin “Imazh i ngrirë” ndërthurrë epikën e etnisë përmes imazhit që sjellë vendlindjes dhe të vendasve edhe si ngjarje me bazë reale që fantasia krijuese e tij i ngrit personazhet në lartësi morale që nuk janë të njohura në historinë tonë kombëtare, po që janë ngjarje të rëndësishme e të cilat i kanë përjetuar njerëzit që kanë jetuar në këtë nënqiell, të cilët duhej të duronin dhunën që ushtrohej në vazhdimësi nga pushtues të ndryshëm.

Autori që në start paraqet moton e tij: Arbëri dhe etërit e tij do të prehen të qetë vetëm atëherë kur dheu, për të cilin ranë, do të jetë i lire! Ai sikur i ka vënë vetës detyrë e njëherit ashtu edhe e ka qëllimin e vet kryesor, të cilin edhe orvatet me mjaft sukses ta shtjellojë gjatë romanit të tij: të paraqet në aspektin e përjetimit estetik luftën e mundimshme të popullit tonë të shumëvuajtur për mbijetesë përballë dhunës që ushtritë e huaja ushtronin ndaj  popullit tone autokton. Gjatë përshkrimit të situatave dhe fateve të ndryshme ai sikur udhëton nëpër token e lashtë të Arbërit, ku takon njerëz që jetonin në tokën e tyre, po që nuk kishin forcë të përballonin dhunën nga pushtuesit e vrazhdë, kështu që janë të detyruar ta braktisin atdheun ose të vriten në token e tyre stërgjyshore. Personazhet e romanit autori i portretizon me një trimëri të rrallë, të cilët nuk dorëzohen lehtë përballë armikut të armatosur, i cili e ka për qëllim zhdukejen e kombit tonë nga toka arbërore.  Autori i ka paraqitur disa figura të njohura të popullit tonë, të peshuar me dije, mençuri, heroizëm dhe guxim, dhe në theks të veçantë vihet si pararënës në figurën e personazheve  të atyre ngjarjeve. Duhet theksuar se personazhet, të cilët janë një galeri e tërë, i portretizon me fjalë të zgjedhura. Ata që vdesin duke luftuar për çlirim kombëtar i vajton sikur të ishte pranë tyre. Në disa raste edhe vetë autori ambientohet me kohën që e përjetojmë dhe është pjesëmarrëes i atyre ngjarjeve, por pa e theksuar një gjë të këtillë.

Shkrimtari përmes imazhit nuk i shmanget dot kujtimit të së kaluarës së hidhur, por as qëndresës heroike të vendit të tij. Kështu, në njërën anë kemi kujtime të rënda, të hidhura, kujtime për ekzistencën e vështirë, historinë e keqe , historinë e rëndë (katarsisi), historinë tragjike, tragjiken, dhembjen , apo, si  " Itaka e tij... pas së cilës vjen një mallkim i fatit, për jetën, dhe kohën e robërisë , kurse, në anën tjetër, kemi kujtimin për mbijetesën e vendit nëpër situata të vështira , kalimin e kohës së keqe , hisetarë të mirë të vendësve  etj. E parë kështu, kujtimi për historinë e vendit, në prozen e këtij autori, është një histor kontrastesh të theksuara, e cila përfundon me pyetjen dilemë hamletiane    autorit.

Kujtesa e autorit shprehet perms norratorit dhe personazheve dhe nuk është vetëm një kujtesë e pashlyeshme individuale por edhe kolektive e cila reflektohet si e kaluar tragjike, por reflektohet si po kalohet, si tragjike, por ajo është e gjallë dhe gjallërohet gjithnjë, duke vetëdijësuar e aftësuar gjithnjë e më tepër,  për ta parë, për ta njohur dhe për tu marrë me të. E kaluara, sipas Ramadanit, është koha e gjendjeve, e shfaqjeve antitetike të jetës.

Në njërën anë kemi plagët, përjetimet e kujtimet e hidhura, në anën tjetër flijimet, heroizmat dhe kujtimet krenare. Kështu, bashkë me të kaluarën tragjike, sipas poetit, kanë lindur edhe figurat dhe idealet e mëdha, të pavdekshme, ... që shfaqën si klidhje të heroit për të njohur kuptimin e tokës së të parëve, të dëbuar nga trojet e tyre dhe klithje nga dhembja për copëzimin e tokave të arbrit.

Pra, gjakon njohjen e tragjikës së popullit të tij të dëbuar nga vatrat e veta dhe ka dhembje përderi sa nuk njihet e vërteta dhe nuk shpaguhet për fatkeqësitë e padrejtësitë e përjetuara: dredhitë, intrigat, shpifjet e vazhdueshme dhe fatkeqësitë e mëdha nuk prajnë, sipas autorit Ramadani, por vazhdojnë edhe më, si veprimet në trajtat e magjive dhe shpirtra të këqij, si shqitën dot dheut të arbrit,...

Heronjtë e krahasuar me yjet dhe lufta e tyre e krahasuar me yjet dhe lufta e tyre e krahasuar me paranverën, janë ata që e mbushin personazhin plot krenari dhe, hare me entuziazëm për të ardhmen e popullit të tij.

Romani “Imazhi i ngrirë” i Nijazi Ramadanit përveç që është një himn për krenarinë dhe dhembjen kombëtare nëpër vite, është himn edhe për vendlindjen e tij si dhe për njerëzit që jetuan në të e që u përballën me jetë të vështirë që imponohej nga armiqtë e shumtë. Hapësira ku autori i vendos ngjarjet, të cilat herë kanë lidhëshmëri në mes veti, herë veprojnë të pavarura, janë të ndryshme. Si rrjedhojë e kësaj edhe koha kur zhvillohen ngjarjet është e ndryshme. Mirëpo, e përbashkët e të gjithave është dhuna e pushtuesit që nuk dallohet prej tyre si dhe përpjekjet për çlirim kombëtar. Ngjarjet kryesisht zhvillohen në fshatarat e ndryshme të Karadakut të Gjilanit, por edhe të Shkupit. Këto vise autori në disa raste i përshkruan sipërfaqësisht dhe gjatë kësaj  kohe këtë përshkrim e jep përmes narratorit dhe  përmes personazheve.

Vendi ku autori i vendos ngjarjet janë të shumta, po të cilat autori nuk i emërton me toponimet e vërteta, por të cilave ua ndryshon emërtimet, mbase për shkaqe letrare. Mirëpo, shumicës prej tyre sikur ua ruan etimologjinë e toponimit, kështu që lexuesi s’e ka të vështirë të di për cilin vend ai shkruan. Ngjatrjet në roman fillojnë në vendin e quajtur Malëzezë, për të vazhduar në Bjeshkën e Madhe, në Majëmali, Renç, Majën e Sukës, Halëzezë, Rrezëartë, Guribardh, Bukurezë, Kokë, etje, që tregon përkushtimin e autorit të përfshijë sa më shumë vende. Në secilën prej këtyre vendeve autori vendos ngjarje , të cilat në qendër të fabulës kanë edhe personazhe të ndryshme që integrohen në kohë dhe hapësirë.

Romani “Imazhi i ngrirë” është roman që nuk ka një personazh kryesor, por që i sillën rrotull një Azganit, nënë Dilja, ngase duket sikur autori është përqëndruar të paraqes sa më shumë personazhe, të cilët ngarendin në ngjarjen në të cilën janë lidhur në kohë hapësirë dhe veprim, ku secili prej tyre ka një rol të caktuar. Mirëpo, pjesën më të madhe të romanit i ështëi i lidhur dhe i përkushtuar te Azgani, si tribun, i cili në fund vritet në mënyrë heroike. Romani fillon me përshkrimin e një nga ngjarjeve më tragjike që lidhen me te, dhe shenjëtruar shpirtërisht me të bëmat dhe sakrificën e tij dhe të përsonazhit pasues të mësuesit Musafit, poetit, të burgosurit, luftëtarit dhe dëshmorit, Arbrit, Agonit që në shpirtin e tij rikarnohet edhe shpirti i paraardhësëve të tyre,  dhe ngjarjet  më të dhimbshme në historinë tone kombëtare: Dëbimi me dhunë i të parëve nga Sanxhaku i Nishit, për të vazhduar pastaj me dhunën e shfrenuar që ushtria serbe ushtroi më vonë,dhe rezistenca e tyre më tutje përshkruhet përballë dhunës së rëndë të xhandarit serb, ushtrisë bullgare ndaj gjyshërëve, për të ardhur pastaj deri te vitet e 80-ta të shek. të kaluar, kurse përfundon me ngjarjet në kohën e sotme. Gjatë tërë kësaj kohe autori përfshinë edhe fakte të rëndësishme të histories sonë. Ky roman ngjan në një dokumentar, të cilit nuk i mungon karakteri letrar dhe eseistik.

Disa ngjarjeve, po ashtu edhe disa personazheve autori u kushton rëndësi më të madhe e disa i kalon “në heshtje”.

Në këtë aspekt mund të veçohen personazhet që vriten si pasojë e tradhtisë, pastaj rastin kur nëna pret të birin që ka shkuar për të luftuar e që i kthehet në yll mëngjesi. Mirëpo, rasti më i dhembshëm është kur dy vëllezër të një nëne e të një babai vriten në mes veti, ngase njëri prej tyre pranon të kalon në fenë e re, kurse tjetri dëshiron edhe më tutje të mbetet në fenë e të parëve të tij, i cili vëllain tjetër e konsideron se është bërë gjaku i huaj.

Një aspekt i rëndësishëm në këtë roman është edhe gjuha që e ka përdor autori. Duhet theksuar se autori më shumë është përqëndruar në  ngjarjen që janë fokusuar në roman dhe i vihet gishti tregues për ti mbylluar ato plagë të cilat fatkeqsia e tyre ka bërë që deri në ditët e sotshme të kullojnë gjak dhe vrer, por edhe në kujdesin e përdorimit të gjuhës së personazhit.

Në një mënyrë të veçantë, karakteristike e autorit N. Ramadanit është që krijon edhe një epiko-lirizëm përshkrues.  Në kuadër të një lloji të tillë , theksohet ndjeshmëria e thellë e njeriut  për natyrën dhe përjetimet që ia zgjon ajo.

Si përfundim mund të thuhet se karakteristikë e prozës së këtij shkrimtari është shprehja e kondensuar e esencës së ndjenjës dhe mendimit.

Forma fragmentare e qëlllimshme, struktura prozaike dhe integruar nëpër kapituj,  pa e tërhequr simetirin dhe lidhëshmërin mes origjinës, vendit dhe berzave, por fati i tyre binjamez. Aty janë  shprehur si një karakteristike e unisuar dhe në harmoni me përjetimet, botën emacionale të sagës ballkanike.

Në roman sidomos paraqitja e dialogeve është bërë në trajtën dialektore, por edhe në raste të tjera shpesh përdor shprehje dialektore. Përdorimi i trajtave dialektore gjatë dialogeve ndoshta është bërë më qëllim që të paraqitet gjuha që e përdorin banorët e trevave që ai i përshkruan.

Leksiku, fjalori i pasur e mjaft shprehës dhe figurat e fuqishme, të një bote karakteristike, arrinë ta shprehin botën subjektive të autorit dhe të zgjojnë mendime të thella e ndjenja të fuqishme te lexuesit.

Në fund mund të themi se romani  “Imazhi i ngrirë” i  autorit Nijazi Ramadanit,  i  cili, tërësin e integruar e ka ndarë në 33 kapituj  qëllimisht të fragmentarizuar në 153 faqe. Pra është roman me motive kombëtare që në mënyrë kronoligjike sjell përmes imazhit  ngjarje e personazhe që i përkasin të së kaluarës të cilat janë heshtur pas pushtimit shekullor dhe, kishin ngel të ngrirë për një kohë dhe të pa reflektuar si në kohën e tashme dhe si i tillë imazhi është përqënduar, si dhe ngjarjet janë shikura në retrospetiv moral, shoqëror, dhe si një realizim i mirë në aspektin  letrar e artistik.

 

/ Biser MEHMETI /