E hene, 20.09.2021, 02:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Epitafi

E marte, 07.02.2012, 07:33 PM


Epitafi

 

(Fletë nga ditari)

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

 

Sa mirë është që të mbash ditar! Ditarët sikur fusin në memorie të kohës momente nga jeta.Do pak vullnet që të mbash ditar.Mua,vullneti më ka munguar,por,megjithatë,siç vërej në këtë"makazinën time të shkrimeve",paska qenë një kohë që paskam mbajtur ditar.Tek zura e po shfletoja me nge,kishte momente që,me të vërtetë,që qeshja me të madhe,por ja ku hasa dhe me një ngjarje të dhimbshme.Ngjarje që,po moskisha mbajtur ditar,do ta kisha harruar.Do ta kisha harruar se,sado si ngjarje e dhimbshme,unë u njoha me këtë krejt rastësisht.Ka qenë viti 2000.Dhe ja seç ndodh më tej...

 

*    *   *

Zyra ime në Drejtorinë Arsimore të Fierit ishte mu në katin e dytë (këtë kat me gati 6 zyra dhe me një sallë të madhe për mbledhje ne e kishim të tërin tonën) dhe,poshtë nesh,ishte ajo që quhej"Shtëpia e Pionierit). Sa ngjitje shkallët për në katin e dytë,mu djathtas qe zyra jonë e inspektorëve.E kisha lënë paksa hapur derën enkas se prisja dikë që,sa të ngjitej,të më shihte.Qeshë përballë dhe mund të vija re fare mirë sekush hynte apo dilte.Dhe qenë të shumtë,se ku mbarohen hallet e njerëzve.Dhe tek prisja për atë mësuesin e gjuhës nga një zonë e largët,vëreja se,pothuaj ngjitur me derën,rrinte në këmbë një i moshuar.Nga veshja,dukej se qe nga fshati dhe,tek e kundroja më me nge ,që atje tej dukej se jeta nuk ia kish kursyer brazdat.Fytyra kish marrë pamjen e një harte ku qenë vizatuar ca izoipse të lexueshme vuajtjeje.Si gjithë fshatarët.E shihja që,sa shuante një cigare,ndizte tjetrën sikur me këtë të digjte kushedi seç hall.Njerëzit e tjerë hynin nëpër zyra-dhe në zyrën time- qanin hallin dhe,mbaronin apo nuk mbaronin punë,zbrisnin shkallët për t'u kthyer andej nga kishin ardhur.Kurse ky mbeti aty në korridor siukur të qe enkas për të numëruar ata që vinin e shkonin.Asnjë përçapje nuk bëri që të pyeste për diçka ao për dikë,vetëm aty në korridor mu përballë zyrës dhe vetëm ndiz e shuaj cigarë.

Me siguri,mendova që ai kërkon ndonjë prej kolegëve tanë(duket e njeh atë apo e ka lënë orën e takimit me të) dhe,më shumë për t'i ardhur në ndihmë,iu afrova dhe e pyes:

-Xhaxha!-ke më shumë se një orë në këmbë.Përse je munduar dhe kë kërkon?

-Dua Raqin,- tha veç shkurt.

Raqi apo Sotiraq Binnjaku është kolegu ynë dhe më sakt:është kryeinspektori.Ai ka tri ditë pa ardhur në punë dhe kështu i flas  të panjohurit.Ou!!!!!,-bëri.

Kjo pasthrimë kaq tronditëse qe domethënëse.Megjithatë,e ftova në zyrë dhe,pasi e ula në një nga karriket e lira,e pyes:

-Nga të kemi,xhaxha?

-Nga ku mosqofsha!...

Më fal,- i thashë,- po Raqi seç ka një hall dhe nuk vjen as sot,po a ma thuaj dot përse e do Raqin?

Përse e dua,përsëriti ai fjalët e mia dhe,ndërkaq sikur të ndodhej para një dhimbjeje të madhe,zuri të përlotej.Unë jam tip shumë induktiv dhe,sa pashë lotët e këtij njeriu të vuajtur,zura të merrja frymë me zor( kam tridhjetë e ca vjet që vuaja nga azma dhe,po u acarova,paksa zë  e bëj si ajo macja  kur fle mbi hirin e ngrohtë të vatrës).Po për t'i shpëtuar,sadopak këtij "gërçi" që më erdhi papritur,tak nxora paketën nga sirtari(e pija atë qerrata duhan,sado me azëm) dhe ia zgjata.

-Xhaxha,- i fola pak me dhëmbje,-më fal në të lëndojë ndonjë plagë,por në të ndihmoj unë në vënd të Raqit,ma thuaj se dhe Raqi është miku im.Me që je miku i Raqit,zëre se jemi miq dhe tok.Sikur u qetua dhe tek  tymosi cigaren me filtër që i kisha ofruar unë,filloi të rrëfehej:

-Hallin tim,or bir,mos e pastë as hasmi.Kam patur një djalë (këtu zuri dhe po mbytej nga lotët) që mbaroi shkollën e lartë për mësues.Bëri dhe të mesmen dhe të lartën për inglisht në Tiranë.Por këta (e kishte fjalën për pushtetarët) siç mbyllën dhe prishën  fambrikat (fabrikat),nuk i gjetën vënd  djalit gjëkund.Dhe iku në Greqi.Atje tek shkonte në punë me një motorçikletë të shkretë, u godit nga një makinë dhe u vra.Atë kisha dhe shpyrtin.Epo kaq qe shkruar nga Zoti dhe ,para Zotit,nuk dilet.

Lotët e mbytën dhe,për t'i ardhur në ndihmë,i zgjata një letër të hollë që mbaja në zyrë.Po ai nxorii shaminë nga xhepi dhe,tek i fshiu,vazhdoi:

-Raqin e dua të më shkruaj për të atë tek pllaka e varrit,por ç'e do,ai nuk qenka.

-Çfarë do t'i shkruash?-e pyeta.

-Do t'i shkruaj sa për një qytet se,si unë po dhe ajo "qyqja" (është fjala për të shoqen) që kam lënë në shtëpi,po vdesim nga pak çdo ditë.

-Mirë,xhaxha,- i thashë.Do ta rregulloj unë atë punë.Pa më thuaj se si quhej yt bir?

-Artan!Artan Yzeiri!Qe njëzet e shtatë vjeç dhe,tek  prisnim që ta martonim,iku... dhe çdo fjalë vaditej me lot.Lot dhimbjeje.

Vura dy mashka letër në makinë (ende nuk kishim kompjuter) dhe,aty për aty,shkrova vargjet:

 

"Artan! Ti ike si zog në fluturim

Dhe shpirtin tonë e vrave

Ta dish,ta dish,o shpirti ynë,

Që zëmrat na i thave.

 

 

Dheu mbi ty qoft i lehtë

Zoti të pastë pranë!

Po,përse o bir,na le të shkretë

Si nënën dhe babanë. "

 

Për të qenë i ndershëm  me lexuesin dhe tani që po i përciell,lotët më shkojnë vu si atë ditë. E nxorra letrën nga makina dhe ia zgjata.Pashë që,sa mori letrën,futi dorën në xhep.

-Ç'bën?-pyeta gati i tmerruar.As  mos të shkoj në mëndje.Tani,- i thashë,-për t'ia lehtësuar paksa dhimbjen hajde se do të jap një kafe.Erdhi pas meje.E çova tek kafja(ne e kemi ngjitur klubin e Osmënit)dhe Liza,ajo kamarierja që i kish të rralla shoqet,erdhi  për porosinë:

-Dy fërneta dhe dy kafe(timen ekspres),mua turke,po zeher,tha miku im.

Pimë ato dhe,tek e përcolla për në hallin e vet,i thashë:

-Hall të tillë mos paçë kurrë.Po në paçë çfarëdo problemi,zyrën time tani e di.Dera për ty është e hapur.Kur u ndamë,më puthi si të kishte para evlatin e tij.Më tha:-Në ndodhtë që nuk vij prapë,dihet që Demir Yzeiri ka vdekur. Iku me hapa të ngadalta dhe më dukej sikur mbante gjithë hallet e botës mbi kurriz.

 

*    *   *

Xha Demiri kishte ardhur prapë.Duket nuk më gjeti në zyrë,po kishte gjetur Raqin,mikun e tij.Qe Raqi që ma solli në zyrë që më tha:

-Xha Demirit,ata që merren me qivuret,nuk ia pranuan atë ç'shkrove se qe shkrim i gjatë.Pa shiko se mos ia shkurton.Dhe tani unë shkrova:

"Artan!Na i thave zëmrat

Ne do të kemi në zëmra!"

Poshtë shënova emrat. Këtë radhë kafet na i dha Raqi.Xha Demiri iku dhe më nuk e pashë.Por tek shfeltova ditarin e atij viti,u përlota nga dhimbja dhe,me që s'e mbaj dot vetëm,e solla për ta ndarë me ju. Dhe kam shkruar në fund të fletës:-Kurrë mos shkrofsha epitafe për të rinj".Paska qenë 15 prill i vitit 2000...

 

1 shkurt   2012



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora