Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Besar Shkëmbi

| E marte, 07.02.2012, 07:22 PM |


Besar Shkëmbi

 

 

E PYETA NJE DITE NJE SHOKUN TIM

 

E pyeta nje dite nje shokun tim

cfare po ndodhe,pse nxiton,cfare po ngjet

a s´po e sheh ndjeksin prapa-m´tha

per cdo cast ai mund t´me vret

 

Nga kurreshja e pyeta prap cfare i ke bere

sepse ai nuk  te ndjek kot

vec qe s´dita rruges t´i bej lak

e ta lakoj sic po e lakojne te gjithe sot

vazhdoi prap me ironie te me thote

sot po shkove rruges  dreje

lere ndjekesin qe vret po t´vret jeta vet

 

Nuk sheh se ku  jetojme

vrases e hajna te cfare do lloji

n´gjitha anet na rrethojne

 

Ne ate shtepi ku macat mungojne

Minjte bejne dasem,vllen fillojne

si n´co shtet ku s´ka ka pushtet

c´do njeri mund t´korruptohet

dhe nga frika se mund t´vritet

ai perpara ty te vret

 

 

KULLA KULLES I THERRET

 

Eu shqiptari,eu shqiptari

ne cdo shekull nje trathti

ne cdo shekull nje trathtar

qe e shet  ende pa u thare

gjakun e trimave te lirise

here turkut,here grekut

e here popave te Serbise,

 

Per kolltuk e pak para

per pushtet  sikur  Hamza

 

Kishte dje,ka edhe sot

dhe do t´kete per jete e mot

gjarperusha e gjarperinje

plote Danjolla me dhjete  sy

qe diten te lemojne

ndersa naten ta meshojne.

 

Ai qe i shkeli pikat Bujaniti

ishte vella i Pashe Toptanit

i Rrahmait ,Ali Shukrise

Edita Tahirit qe udheq dialogun

mes Kosoves e Serbise

 

Aliu ishte  n´Beograd

duarte i kishte plote me gjak

pervec vetes s´kishte shok

mund te t´conte n´Goli Otok

diten qe festohej  per  flamur

ai te conte te theshe gure.

 

Ishte tjetri shume me i zi

haptas ishte  per  Serbi

qe mallkoi dhe nene e tij

qumshtin qe i dha ta pije

qe trathine e pagoi vet

e vrane  shkijet n´parlament

 

N´tjeten ane moj shqiptari

popujte me t´medhenje sikur ti

per djemte tu ta kane lakmi

 

Per Gjergjin qe t´solli lirine

erdhi n´Kruje  dhe e la Turqine

per t´mbrojte shtetin dhe lirine

bashkoi trojet ,beri ushtrine,

Ismail Qemalin qe ngriti flamurin

Sami Frasherin ,Abdyl burrin,

Ymer Prizrenin,Sylejman  Vokshin

Ali Kelmendin e Mic Sokolin

qe nga etja per liri per gryke e zuri topin,

 

Per Shaban Polluzhen qe i mbrojti pragjet

qe i mbrojti vatrat te tymojne oxhaqet

se po s´tymojne ata s´ka zhurrme

e ku s´ka zhurme s´ka jete

e ku s´ka jete ka vetem  vdekje,

e vdekjen normale shqiptaret nuk dojne

vdekje vec me plumb ne balle

ose duke pri

me flamurin ne dore trimave per liritri

 

Bjeshket e Drenic´s, vet f´tyra e Ahmet Delise

qe me shume e frikesonte gershetii i Shotes

se zhurma gjyleve  te topave te Serbise

"f´tyre ashte kjo"thoshte"dhe po shkoi kjo

shkoi mustaku te pshtjellaku"

 

Ise Boletini me kobure n´shoke

iu fute brenda mbretit t´Anglise

nuk mundi t´arrije t´jete bashke me Ismail Qemailin

po u perkul dhe  e puthi flamurin dit´n e pavaresise

 

Shoten me shume e terhiqte

arome e smolles dhe e pishes

t´fluturoje  e lire cakve e gergjeve

e te ngopej me ujin e ftohte te Drenices

 

Me shume i pelqente jeta

e zanave n´maje t´bjeshkes,

t´i fuetj nacellnikut vete ne zyre

e t´jete krah i djathte i Azem Bejtes,

e tu tregonte qeneve te Serbise

se nuk jane gra  vec sa per t´lindur

por qe e dojne dhe i cmojne fryetet e lirise

 

Ndersa Hasan Prishtina  botes i tregoi

Shqiptaret  s´jane  vec kacake

po dijne edhe te bejne shtet

edhe t´vdesin per bajrak

 

Bace Ademi Demaci akoma ishte i ri

kur vendosi t´shkoje drejte hapave te tij

dhe pas vetes kishte jo njemje e dymije

t´luftojne per liri kishte nje ushtri

qe t´i tregoje botes dhe t´i thone Serbise

t´jete Kosova  shtet,t´i  bashkohej  Shqiperise

 

"Cka Drenica qe po dreidhet

kulla e Mehajve nuk po lidhet

nuk po lidhet e flake po qet

lufton djali me babe t´vete

sa here qet ushtare po vret

baba i vet po i jep gajret"

 

Kull´s Jasharajve po i therret

per jete t´jeteve amenet

Pashe lirine e pashe kete gjak

t´ marresh gjakun  e babes plak

gjakun tim ja fale lirise

krejte Drenices e shqiptarise

 

 

TE VERRAT E LLUKES

 

Permbi gjysme milioni

te verrat Lluk´s u shkuam

kulla kulles i therriste

mes tyre u pajtuan

 

Njera falte gjak

tjetra falte varre

Anton Ceta plaku

po u qendronte ne balle

 

Ne emer  te rinise

e fale gjakun e vllaut

po ia fale Kosoves

per inate te shkaut

 

Ndersa tjetri briste

une fiale kete varre

burrat e Kosoves thoshin

qofshi faqebardhe

 

Me gishtat perpjete

u betuam n´famur

do t´jeme t´bashuar

s´do t´ndahemi me kurre

 

 

PLANI ISHTE I KURDISUR

 

Nuk thojne kot se koti

Per t´birin e shkines

Se te vret naten

e jo balle per balle

Por per te vret pas shpines

 

Nuk thojne kot se koti

Dhe e therrasin shkja

Ai na vrau „Kanjushen“

Me daje e me v´lla

 

Plani ish kurdisur

N´Shtutgart t`Gjermanise

Kur na i vrane djelmoshat

Duke dale prej shtepise

 

Plani ishte kurdisur

Edhe me spital

Te vritej ndonjeri

Qe mund t´shpetoj i gjalle

 

Ashtu si ishte planifikuar

Mu ashtu po shkonte

Jusufin ne spital e vrasin

Edhe pse ai mund te shpetonte

 

Keshtu u deshte nje kohe

Qe trimat t´i kthenin

N´atdheun e tyre

Atje ku e kishin vendin

 

Nuk do t´ju qaje nena

As ju as Kadrine

Keshtu u tha nene Ajshja

Ate dite qe djemte i arrijne

 

 

NGA HAJNAT RUAjNA ZOT

 

Kur leh qeni

dil jashte se ai nuk leh kot

nga hajnat ruajna zot

 

Kur mali shushurin sot

dicka aty leviz ,dicka aty rrjedhe

nga hajnat ruajna zot

 

Faqet e shtypit t´mbushura perplot

shitje e blerja tenderash

nga hajnat ruajna zot

 

Gjeparosheve s´u ka mbetur gje  dote

eshte koha e tenderave

nga hajnat ruajna zot